serb Archives - Albeu.com

Kosovë/ Ky është koloneli serb i akuzuar bashkë me vëllain për sulmin terrorist në “Ibër Lepenc”
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të përfshirë në sulmin terrorist ndaj kanalit “Ibër Lepenc”, i cili ndodhi më 29 nëntor 2024 në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut.

Dy prej të akuzuarve janë vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viçentijeviq, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim.

Sipas aktakuzës, vëllezërit Viçentijeviq, së bashku me persona të tjerë ende të panjohur, dyshohet se kanë vendosur rreth 20 kilogramë eksploziv të llojit TNT në brendësi të kanalit të “Ibër Lepencit”, duke e aktivizuar lëndën shpërthyese përmes një çante të lidhur me litar në një shtyllë betoni.

Nga shpërthimi është shkaktuar dëmtim i rëndë i strukturës së kanalit, ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm, rrezikim i prodhimit të energjisë elektrike dhe dëm i madh ekonomik për ndërmarrjen “Ibër Lepenc”, i vlerësuar në 376,774.70 euro.

Prokuroria ka bërë të ditur gjithashtu se Jovan Viçentijeviq ka vepruar si kolonel i rekrutuar i Shërbimit Informativ Ushtarak të Serbisë, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara për aktivitetet kundërligjore në Kosovë.

Një person i tretë, me inicialet I.D, është po ashtu i akuzuar për veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve publike”, “Kryerja e veprës terroriste” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Prokuroria Speciale thekson se sulmi ndaj kanalit “Ibër Lepenc” ka pasur pasoja të rënda në furnizimin me ujë, energji dhe infrastrukturën jetike të vendit, ndërsa hetimet për bashkëpunëtorët e tjerë vazhdojnë.

The post Kosovë/ Ky është koloneli serb i akuzuar bashkë me vëllain për sulmin terrorist në “Ibër Lepenc” appeared first on Albeu.com.

“UÇK-ja për ju ishin terroristë, për të tjerët luftëtarë të lirisë” – profesori britanik i përgjigjet gazetarit serb
Profesori i historisë në Universitetin e Oxfordit, James Pettifer, ka folur për periudhën e luftës në Kosovë në një intervistë për Televizionin Publik të Serbisë (RTS), ku ka komentuar perceptimet e ndryshme rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në pyetjen e gazetarit serb, i cili e cilësoi UÇK-në si “organizatë terroriste”, Pettifer kujtoi se perceptimet për këtë çështje kanë qenë gjithmonë të ndryshme dhe shpesh varen nga këndvështrimi politik.

“Një nga temat me të cilat merreni është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Keni shkruar se ajo ishte ndoshta lëvizja e parë e suksesshme kryengritëse në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Ne e konsiderojmë atë si organizatë terroriste. Në fakt, edhe Shtetet e Bashkuara e konsideronin të tillë deri në qershor të vitit 1998, kur Richard Holbrooke u takua me udhëheqësit e UÇK-së. A ishte kjo një pikë kthese në politikën e SHBA-ve?”, pyeti gazetari.

Në përgjigje, profesori britanik tha se termi “terrorist” është i debatueshëm dhe shpesh përdoret në mënyrë të ndryshme nga vende të ndryshme.

“Siç e dimë, ata që për disa janë terroristë, për të tjerë janë luftëtarë për liri. Këtë mund ta shihni çdo ditë në televizion, në rastin e Palestinës. Askush në botë nuk është dakord se çfarë saktësisht është ‘terrorist’. Politologët shkruajnë libra të gjatë për këtë”, tha Pettifer.

Profesori James Pettifer është autor i disa librave mbi historinë moderne të Ballkanit dhe zhvillimet politike në Kosovë, përfshirë studime të rëndësishme mbi rolin e UÇK-së dhe ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999.

The post “UÇK-ja për ju ishin terroristë, për të tjerët luftëtarë të lirisë” – profesori britanik i përgjigjet gazetarit serb appeared first on Albeu.com.

Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike
Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve dhe mbështetësve të pushtetit, të udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (SNS), partia e presidentit të këtij vendi, Aleksandar Vuçiç.

Protestat zhvillohen në Beograd, Novi Sad, Nish, Kragujevac dhe disa qytete të tjera në gjithë vendin.

Një nga vendet e protestës është Novi Beogradi, ku është pezulluar qarkullimi i trafikut, ndërsa në Novi Sad po mbahet një marsh protestues, në të cilin, siç raportoi N1, marrin pjesë shumë qytetarë.

Në Novi Beograd situata është e tensionuar, pasi demonstruesit janë ndaluar nga një kordon policor, pas të cilit ndodhen mbështetës të pushtetit. Ndërkohë, Vuçiç po i drejtohet mbështetësve të tij në rrugën Kneza Milosh.

Në Novi Sad nga ambientet e SNS-së janë hedhur mjete piroteknike, ndërsa demonstruesit kanë thyer dritaret e zyrave të kësaj partie. Policia pak minuta më vonë ka formuar një kordon mes ambienteve të SNS-së dhe demonstruesve.

Gjithashtu, edhe në qytetet e tjera ku po mbahen protesta, situata është e tensionuar mes demonstruesve, mbështetësve të pushtetit dhe policisë. Protestat e mbrëmjes janë reagim ndaj përleshjeve të djeshme mes kundërshtarëve të pushtetit dhe mbështetësve të tij.

Në mbarë Serbinë, që prej nëntë muajsh po mbahen protesta të organizuara nga studentët, si reagim ndaj shembjes së çatisë së rikonstruktuar të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.

The post Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike appeared first on Albeu.com.

Xhandarmëria serbe me simbole ruse, Islami: Nuk është rastësi, por sinjal shqetësues
Një pamje që ka qarkulluar në rrjetet sociale ku shihet një pjesëtar i xhandarmërisë serbe, duke mbajtur në uniformë një emblemë me simbole ruse ka nxitur reagime.

Pjesëtari i xhandarmërisë serbe thuhet se ishte i përfshirë në ndërhyrjen ndaj protestuesve në Beograd, dhe në uniformë kishte emblemën me simbole ruse dhe mbishkrimin “Dimitrij Donski” – një figurë historike ruse që sot simbolizon ideologjinë nacionaliste dhe militariste pro-Kremlinit.

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, në një reagim publik, e cilësoi këtë si një dëshmi alarmante të ndërthurjes ideologjike ruso-serbe brenda institucioneve shtetërore të sigurisë.

“Simbolet e Rusisë në uniformat e xhandarmërisë serbe janë dëshmi alarmante e ndikimit ideologjik në institucionet e sigurisë të Serbisë,” tha Islami.

Ai shtoi se prania e emrit të princit rus të shekullit XIV, Dmitrij Donski, në këtë kontekst, nuk është e rastësishme.

“Në emër të tij marshojnë ata që besojnë në ‘Botën Ruse’ – një koncept ideologjik që promovon përplasjen me Perëndimin, luftërat ‘të shenjta’, dhe përhapjen e ndikimit rus përtej kufijve të saj”, ka thënë Islami.

Për të ky rast nuk mund të trajtohet thjesht si një incident i izoluar, por si tregues i një tendence më të gjerë e më të rrezikshme.

“Fakti që ky simbol gjendet në uniformën e një efektivi të xhandarmerisë serbe, i cili ndërhyn ndaj qytetarëve të vet protestues, është më shumë se një incident – është një tregues i rrezikshëm i ndërthurjes ideologjike mes Rusisë dhe Serbisë në nivel institucional”, ka shkruar Islami.

Ai ka edhe një apel duke theksuar se “Historia na ka mësuar se kur ideologjitë ekstremiste dhe strukturat e dhunës bashkohen, pasojat janë gjithmonë shkatërruese. Është koha për vigjilencë dhe për një analizë të thelluar të ndikimeve të jashtme në aparatin shtetëror serb”

The post Xhandarmëria serbe me simbole ruse, Islami: Nuk është rastësi, por sinjal shqetësues appeared first on Albeu.com.

Nis operacioni “fshesa” te Milani, Igli Tare i tregon “derën” lojtarit serb
Tashmë me Igli Taren si drejtor sportiv dhe Max Allegrin trajner, në kampin e Milanit do të ketë ndryshime në organikën e ekipit. Një prej të larguarve të sigurt është edhe Luka Jovic.

Dopieta në Kupën e Italisë në derbi ndaj Interit, nuk e “shpëton” dot sulmuesin serb. Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë nuk e kanë ushtruar opsionin e rinovimit të Luka Jovicit.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i largimit të sulmuesit serb nga Milano. Pas dy vitesh tek kuqezinjtë, Luka Jovic tashmë duhet të kërkojë për një skuadër tjetër. Milani e bleu Jovicin verën e vitit 2023 nga Fiorentina për 500 mijë euro.

The post Nis operacioni “fshesa” te Milani, Igli Tare i tregon “derën” lojtarit serb appeared first on Albeu.com.

Slogani nacionalist serb vendoset në hyrje të Ambasadës së Kosovës në Oslo
Slogani nacionalist serb “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, është vendosur në hyrje të Ambasadës së Kosovës në Oslo. Një veprim i tillë është dënuar nga ambasada, ku thuhet se ky akt është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën.

“Thellësisht të shqetësuar për imazhin alarmant dhe sloganin nacionalist serb të vendosur në hyrje të ambasadës sonë në Oslo. Ky akt është kërcënim i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës, stafin e ambasadës, shkel normat ndërkombëtare, si dhe minon parimet e diplomacisë dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet në reagim.

The post Slogani nacionalist serb vendoset në hyrje të Ambasadës së Kosovës në Oslo appeared first on Albeu.com.

Qeveria e Kosovës mbyll një komunë paralele serbe në veri
Autoritetet e Kosovës e kanë mbyllur të mërkurën një komunë paralele serbe të Skenderaj në veri të vendit, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Kjo komunë paralele ishte vendosur në një ndërtesë në Mitrovicën e Veriut, për t’iu ofruar shërbime kryesisht pjesëtarëve të komunitetit serb nga fshatrat Bajë dhe Suhogërll nga komuna e Skenderajt.

Mbylljen e kësaj komune paralele, e njohur si Autoriteti i Përkohshëm Komunal i Sërbicës, e ka konfirmuar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke theksuar se punëtorët janë “përzënë” me arsyetimin se janë marrë me “veprimtari të paligjshme dhe antikushtetuese”.

“Një veprim i tillë është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me të gjitha marrëveshjet dhe dialogun e vazhdueshëm dhe tregon se e vetmja gjë që di [kryeministri i Kosovës Albin] Kurti është të udhëheqë politikën e mbylljeve dhe bllokadave”, tha ajo.

Autoritetet e Kosovës i cilësojnë si të paligjshme institucionet që punojnë në sistemin serb në Kosovë dhe nisën t’i mbyllin ato në fillim të vitit 2024, duke nxitur kundërshtime të mëdha nga serbët lokalë, si dhe kritika nga bashkësia ndërkombëtare, e cila beson se vendimet e tilla të “pakoordinuara” mund të nxisë tensione.

Përvec institucioneve paralele serbe në veri dhe në pjesë tjera të vendit si, Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash, autoritetet kosovare kanë mbyllur edhe degë të Postës së Serbisë në veri të vendit.

Kurti vazhdimisht këmbëngul se veprimet e Qeverisë së tij nuk janë të drejtuara kundër askujt dhe se ato ndjekin Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendon se me vazhdimin e mbylljes së këtyre institucioneve, vazhdon “represioni institucional dhe politik ndaj popullit serb në Kosovë nga Albin Kurti”.

“Megjithatë, ai gabon nëse mendon se Beogradi do të heqë dorë ndonjëherë nga kërkesa për formimin e ZSO-së (Asociacionit të komunave me shumicë serbe) dhe se do të mund të shpëtojë nga detyrimet e tij ose se Beogradi do të largohet ndonjëherë nga persona pa ndihmën dhe përkatësinë që u paguan dhe që do t’u paguhet”, thuhet në njoftim.

/ rel

The post Qeveria e Kosovës mbyll një komunë paralele serbe në veri appeared first on Albeu.com.

Pse Mali i Zi “me më shumë serbë e me më pak malazezë” – krahasuar me regjistrimin e mëparshëm?
Fakti që në regjistrimin e popullsisë në Mal të Zi në dhjetor të vitit 2023, numri i atyre që u deklaruan si serbë, u rrit për 4 për qind në krahasim me regjistrimin e mëparshëm të vitit 2011, nuk është befasi për metodologun malazez, Millosh Beshiq.

Ai kujton se në atë regjistrim ishin rreth 5% e banorëve që refuzuan ta deklaronin kombësinë e tyre.

Pikërisht në atë kategori thotë se “fshiheshin” serbët që në regjistrimin e fundit u deklaruan si të tillë.

“Tani që janë ‘kthyer’, ndodh ky ndryshim. Prandaj, numri i serbëve në Mal të Zi është stabil, është pak më pak se një e treta (32.9 për qind). Kështu ishte 20 vjet më parë, kështu është edhe sot”, thotë Beshiq për Radion Evropa e Lirë.

Në regjistrimin e vitit 2003 në Mal të Zi, numri i serbëve ishte 32 për qind.

Në regjistrimin e fundit – rezultatet e të cilit i shpalli Drejtoria e Statistikave në Mal të Zi, MONSTAT, më 15 tetor – 41.1% e qytetarëve u deklaruan si malazezë, ndërsa 32.9% si serbë.

Krahas rritjes së numrit të serbëve, krahasuar me regjistrimin e mëparshëm, kishte rënie prej rreth 4% të atyre që e identifikojnë veten si malazezë.

Regjistrimi në Mal të Zi është më shumë çështje politike sesa statistikore, veçanërisht në pjesën që ka të bëjë me përkatësinë kombëtare dhe gjuhësore.

Që nga referendumi për pavarësi në vitin 2006, shoqëria malazeze është thellësisht e ndarë në mes të pjesës që dëshironte të mbetej bashkë me Serbinë dhe përkrahësve të Malit të Zi të pavarur.

Ky ishte regjistrimi i parë i popullsisë pas rënies nga pushteti të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviqit në vitin 2020.

Ajo qeverisi në këtë vend për 30 vjet.

Pushteti më pas u mor nga parti kryesisht proserbe, të udhëhequra nga Fronti Demokratik prorus.

Pse serbët prisnin më shumë?

Beshiq thotë se përfaqësuesit e serbëve prisnin që, për shkak të ndryshimit të rrethanave politike, regjistrimi të tregonte se ka shumë më tepër serbë.

“Ata besojnë se politikat e Millo Gjukanoviqit, DPS-së dhe Malit të Zi të pavarur e kanë orientuar përkohësisht një numër të caktuar të njerëzve që të deklarohen si malazezë dhe jo si serbë”, thotë Beshiq.

Por, ky regjistrim tregoi, në fakt, se nuk është kështu, sipas tij.

“Ai tregoi se identiteti kombëtar në Mal të Zi u formësua nga rrethanat historike dhe politike dhe tani është vështirë të ndryshohet”, thotë Beshiq.

Regjistrimit i parapriu një fushatë e forcave dhe mediave proserbe e proruse, të cilat u bënin thirrje qytetarëve që të deklaroheshin si serbë.

Fushatës iu bashkua edhe Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, i cili u bëri thirrje qytetarëve që të identifikoheshin si pjesëtarë të popullit serb dhe besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe, që flasin gjuhën serbe.

Gjithashtu, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, foli disa herë për rëndësinë e regjistrimit në përcaktimin e numrit të serbëve në Mal të Zi.

I pyetur nëse rezultati i regjistrimit korrespondon me pritjet e Serbisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe, Beshiq thotë se nuk e di “nëse ata e prisnin këtë, por se sigurisht do të donin që të kishte më shumë”.

“Ata që deklarohen si serbë, duan të kenë sa më shumë serbë, që është shumë logjike”, sipas tij.

Gjuha – rritje e lehtë e serbishtes dhe rënie e gjuhës malazeze

Edhe pse gjuha malazeze u fut si gjuhë zyrtare në Kushtetutën e Malit të Zi, pas rivendosjes së pavarësisë së tij në vitin 2006, numri më i madh i qytetarëve u deklaruan se ishin serbishtfolës.

Në regjistrimin e fundit, 43.2% e qytetarëve thanë se serbishtja është gjuha e tyre amtare, që nënkupton një rritje të lehtë prej 0.3%, në krahasim me vitin 2011. Në anën tjetër, rënie ka të numrit të atyre që e konsiderojnë gjuhën malazeze si gjuhë amtare – nga 37 në 34.5 për qind.

Beshiq thotë se numri i atyre që flasin serbisht, është më i lartë se i atyre që deklarohen si serbë. Dhe kjo me 10 për qind, sipas tij.

Ai thotë se një pjesë e popullsisë së korpusit ortodoks, që thotë se është e kombit malazez, ndihet e afërt me korpusin serb.

“Në interpretimin e tyre, ata i shohin rrënjët e tyre etnike serbe dhe deklarohen si malazezë. Me fjalë të tjera, kur thonë ‘unë jam malazez’, nuk do të thotë domosdoshmërisht se jam joserb. Nëse e shikoni historinë e Malit të Zi, është shumë e kuptueshme”, thotë Beshiq.

Serbia dhe Mali i Zi ishin pjesë e një shteti të përbashkët nga viti 1918 deri në vitin 2006.

Përqindje e qëndrueshme e shqiptarëve, rritje e boshnjakëve

Regjistrimi i fundit tregoi se përqindja e popullsisë shqiptare në Mal të Zi mbetet e njëjtë në krahasim me regjistrimin e mëparshëm – gati 5%.

Nga ana tjetër, numri i myslimanëve u përgjysmua – nga 3.3% në 1.6%, ndërsa përqindja e boshnjakëve u rrit nga 8.6 në 9.4%.

Në regjistrimet e popullsisë në Mal të Zi, një pjesë e popullsisë u deklarua edhe si myslimane, edhe pse bëhet fjalë për çështje fetare.

Beshiq thekson se me “vite e dekada” punohet për të siguruar që të gjithë myslimanët në Mal të Zi, të deklarohen si boshnjakë.

Ai thotë se komuniteti intelektual, politik dhe fetar boshnjak është shumë i angazhuar në këtë çështje, por se, në anën tjetër, ata që deklarohen si myslimanë, nuk e kanë atë lloj mbështetjeje.

“Pra, keni një proces aktiv politik-kombëtar, dikush do ta quante ndërgjegjësim, e dikush manipulim”, thotë Beshiq.

Kjo u reflektua edhe te gjuha. Në regjistrimin e vitit 2011, 5.3% e qytetarëve thanë se flasin gjuhën boshnjake, e në regjistrimin e fundit ishin 7%.

“Kjo ju tregon se të gjitha ato presione kishin efekt”, thotë Beshiq.

Rusët dhe ukrainasit në Mal të Zi

Risia e regjistrimit të fundit është rritja e numrit të rusëve në Mal të Zi.

Në regjistrimin e 13 vjetëve më parë ishin 0.15%, ndërsa tani janë 2.1% – shifër që i bën rusët komunitetin e pestë më të madh kombëtar në Mal të Zi.

Në regjistrimin e fundit, po ashtu, gjysmë për qind e banorëve u deklaruan si ukrainas, ndërsa në vitin 2011 nuk kishte të tillë të regjistruar.

Pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, i cili filloi në shkurt të vitit 2022, një numër i madh shtetasish rusë dhe ukrainas u shpërngulën në Mal të Zi.

MONSTAT tha se regjistrimi i popullsisë tregoi se mbi 46.800 shtetas të huaj, jetojnë në Mal të Zi – në mesin e tyre edhe 3.000 nga Kosova. /REL/

The post Pse Mali i Zi “me më shumë serbë e me më pak malazezë” – krahasuar me regjistrimin e mëparshëm? appeared first on Albeu.com.

Tifozët serb i vendosin flakën flamurit shqiptar në Gjermani (VIDEO)
Tifozat serb në Gjermani i kanë vendous flakën ditën e sotme flamurit shqiptar.

Në video tifozët duken qartë teksa djegin flamurin shqiptar dhe më pas kanë duartrokitur.

Pas kësaj skene, kanë ndërhyrë menjëherë forcat e policisë.

Albanian fan provoking Serbian fans with an Albanian flag, which they burned 🇷🇸🇦🇱👊 pic.twitter.com/4hiQwYxSL1

— Football Fights (@footbalIfights) June 16, 2024

The post Tifozët serb i vendosin flakën flamurit shqiptar në Gjermani (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Kërcënohet me vdekje” presidenti serb Aleksandar Vuçiç, arrestohet një person
Një shtetas serb është arrestuar pasi kishte kërcënuar me vdekje presidentin Aleksandar Vuçiç, tha Ministria e Punëve të Brendshme të vendit.

I dyshuari u identifikua si Dragan Mijatovic nga Sombor, një qytet në kufi me Kroacinë, dhe tha se ai ishte arrestuar nga policia “për shkak të kërcënimit të rrezikimit të sigurisë së Presidentit të Republikës”. Mijatovic do të qëndrojë në burg për 48 orë ndërsa autoritetet do të kryejnë një hetim fillestar.

Mijatovic besohet të ketë bërë kërcënimin e supozuar në X (ish Twitter). Më 15 maj, Vuçiç doli në platformë për të komentuar tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico të njëjtën ditë, duke thënë se ai ishte “i tronditur” dhe e quajti Fico “një mik i madh” për veten dhe Serbinë.

Në përgjigje të komentit të Vuçiçit, Mijatovic  shkroi : “Kjo ishte një provë për vrasjen tuaj!” Ai nuk e justifikoi veten dhe as nuk e shpjegoi mospëlqimin e tij ndaj Vuçiçit. Nuk dihet nëse i dyshuari ka bërë edhe kërcënime të tjera ndaj presidentit.

Zyrtarët serbë e dënuan ashpër postimin për Vuçiçin, duke e quajtur atë “të turpshëm”, ndërsa e lavdëruan atë për luftën për një Serbi të fortë dhe të lirë. Ministrja e Drejtësisë Maja Popovic tha se ishte “e papranueshme” që disa individë e shihnin tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak si një mundësi për të kërcënuar presidentin e Serbisë.

Fico u qëllua dhe u plagos të mërkurën pasi mori pjesë në një mbledhje të qeverisë në qytetin Handlova. Ai ishte në operacion për pesë orë, dhe mbetet në terapi intensive.

Sulmuesi i dyshuar i Ficos u ndalua menjëherë. Ai është identifikuar nga mediat si 71-vjeçari Juraj Cintula, një ish-rojtar sigurie në një qendër tregtare dhe një poet. Megjithatë, autoritetet sllovake ende nuk e kanë konfirmuar identitetin e tij. Në një konferencë për shtyp të enjten, ministri i Brendshëm sllovak Matus Sutaj Estok tha se autori i dyshuar i tha policisë se ai qëlloi Fico sepse ai “nuk ishte dakord” me politikat e tij, duke përfshirë pezullimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Estok tha se autori veproi i vetëm dhe se ai kishte marrë pjesë në protesta antiqeveritare, por nuk ishte i lidhur me ndonjë grup radikal. Ministri shtoi se autoritetet po kërkojnë gjithashtu 32 persona që vlerësuan sulmin në internet.

Mediat lokale raportojnë se autoritetet sllovake e kanë akuzuar tashmë sulmuesin për tentativë vrasjeje të kryeministrit. Ai përballet me një dënim të përjetshëm.

Si Fico ashtu edhe Vuçiç njihen për qëndrimin e tyre jopopullor ndaj konfliktit të Ukrainës. Pavarësisht dënimit të gjerë perëndimor dhe sanksioneve ndaj Rusisë, të dyja kanë bërë një përpjekje për të ruajtur marrëdhëniet me Moskën. Fico ndaloi të gjithë ndihmën ushtarake sllovake për Ukrainën me marrjen e detyrës vitin e kaluar, duke argumentuar se “njerëzit në Sllovaki kanë probleme më të mëdha”, dhe ai ka kritikuar vazhdimisht masat e Brukselit kundër Rusisë. Vuçiç gjithashtu ka refuzuar të sanksionojë Moskën pavarësisht presionit nga fuqitë perëndimore

The post “Kërcënohet me vdekje” presidenti serb Aleksandar Vuçiç, arrestohet një person appeared first on Albeu.com.