semundja misterioze Archives - Albeu.com

UNICEF i ofron ndihmë Iranit pas shfaqjes së sëmundjes “misterioze” nëpër shkolla
Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF) tha se është e gatshme të ofrojë mbështetje për Iranin për të ndihmuar në zgjidhjen e një krize në rritje, pas një një sëmundje misterioze që ka shtruar dhjetëra nxënës shkollash nëpër spitale. Po ashtu, kjo ka nxitur spekulimet për një komplot për të detyruar mbylljen e shkollave për vajzat iraniane.

Incidenti i parë besohet të ketë ndodhur në nëntor, kur 18 nxënëse në qytetin e Qom u dërguan në një spital pasi u ankuan për simptoma si dhimbje koke, kollë, vështirësi në frymëmarrje, rrahje zemre dhe mpirje të duarve dhe këmbëve.

Që atëherë, qindra raste të tjera kanë ndodhur dhe mbetet e paqartë se çfarë mund të jetë shkaktari i sëmundjes.

“Shkolla është një strehë e sigurt për fëmijët dhe adoleshentët. Ngjarje të tilla mund të kenë një ndikim negativ në shkallën e lartë të arsimimit të fëmijëve, veçanërisht vajzave”, tha UNICEF-i në Iran në një postim në Twitter, më 2 mars.

“UNICEF është i gatshëm të ofrojë çdo mbështetje të nevojshme”, shtoi agjencia.

Shahryar Heydari, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, tha se që nga 1 marsi, rreth 900 studentë në provinca të ndryshme të vendit janë prekur nga kjo sëmundje.

Se kjo çështje është problem, zyrtarët iranianë e kanë pranuar vetëm kohët e fundit.

Deputeti iranian, Abdulali Rahimi Mozafari, më 28 shkurt që i bëri thirrje kryetarit të Parlamentit të urdhërojë një hetim mbi këtë çështje.

Megjithëse shtrirja e krizës po rritet, autoritetet e sigurisë në Republikën Islamike thonë se ende nuk kanë identifikuar apo arrestuar dikë në lidhje me incidentet.

Përgjigja e ngadaltë e autoriteteve ka bërë që disa ta akuzojnë Qeverinë e Iranit për “helmimin” e qëllimshëm të studentëve, të cilët kanë qenë në ballë të protestave të fundit antiqeveritare – kërcënimi më i madh për udhëheqjen islamike që nga revolucioni i vitit 1979.

Irani është tronditur nga trazirat që nga vdekja më 16 shtator e 22-vjeçares, Mahsa Amini, e cila vdiç teksa ishte në paraburgim, e arrestuar nga Policia për veshjen e hixhabit ose shamisë së kokës në mënyrë të pahijshme.

Njerëzit vazhdojnë të dalin në rrugë dhe të protestojë në të gjithë vendin, ku universitetet dhe shkollat janë bërë vende kryesore për përleshje midis protestuesve dhe autoriteteve iraniane.

Forcat e sigurisë kanë nisur gjithashtu një sërë bastisjesh në shkollat në të gjithë vendin, duke arrestuar dhunshëm studentë, veçanërisht vajza, të cilat kanë hequr hixhabet në shenjë proteste./REL/

The post UNICEF i ofron ndihmë Iranit pas shfaqjes së sëmundjes “misterioze” nëpër shkolla appeared first on Albeu.com.

Sëmundja misterioze që prek fëmijët, shënohet viktima e parë në shtetin fqinj
Në Greqi është shënuar viktima e parë e sëmundjes misterioze, Hepatiti akut, që prek fëmijët nga 0 deri në 10 vjeç.

Një foshnjë 13-muajshe humbi jetën ditën e sotme, pas 2 ditësh me temperaturë të lartë dhe gjendje shoku. Nga analizat e bëra në trupin e të miturit u konstatua insuficiencë hepatike dhe edemë cerebrale dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve fatkeqësia nuk u shmang.

Pas njoftimit të rritjes së rasteve me hepatit akut në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë regjistruar 920 raste të ngjashme në 33 vende të botës. Ende nuk dihet se çfarë e shkakton sëmundjen, por dihet se virusi konsumon mëlçinë e fëmijëve deri sa e nxjerr atë jashtë funksionit.

Nga rastet e mundshme të raportuara në mbarë botën, 45 (5%) kërkuan transplantim të mëlçisë.  Vihet re se javët e fundit ka një rënie të vazhdueshme të incidenteve në nivel ndërkombëtar. Deri më sot, në Greqi janë raportuar 11 raste. Këto raste nuk kërkonin trajtim të posaçëm, nuk kishin komplikime dhe mbeten në gjendje të shkëlqyer.

Pas njoftimit të rasteve nga Britania e Madhe, raste të ngjashme janë raportuar në 16 vende evropiane si dhe në SHBA, Kanada, Japoni, Izrael, Singapor./albeu.com

The post Sëmundja misterioze që prek fëmijët, shënohet viktima e parë në shtetin fqinj appeared first on Albeu.com.

Një vit pasi u sëmur në mënyrë misterioze, Princesha Charlene bën daljen e parë publike
Princesha Charlene e Monakos bëri daljen e parë publike të shtunën, pasi luftoi me një sëmundje misterioze në Afrikën e Jugut.

Princesha 44-vjeçare mori pjesë në Monaco E-Prix me bashkëshortin e saj, Princin Albert II, dhe binjakët e tyre 7-vjeçarë, Princeshën Gabriella dhe Princin Jacques.

Charlene u shfaq elegante, me një kostum gri të komninuar me këpucë me majë dhe me një prerje flokësh pixie.

Ajo u fotografua duke marrë pjesë në prezantimin e trofeut pas garës së Formula E, dhe në një çast vendosi duart rreth vajzës së saj, një moment i ëmbël i kapur nga kamerat.

Kjo është hera e parë që Charlene merr pjesë në një ngjarje të profilit të lartë që kur Page Six raportoi në nëntor 2021 se ajo “pothuajse vdiq” në Afrikën e Jugut pasi iu nënshtrua operacioneve të shumta dhe pësoi një humbje ekstreme në peshë.

Ajo u kthye në Monako në mars pas një qëndrimi 4-mujor në një klinikë zvicerane, ku u trajtua për “lodhje emocionale dhe fizike”. Burimet për Page Six thanë vitin e kaluar se miqtë e familjes ishin të shqetësuar se Albert e minimizoi sëmundjen e Charlene pasi dha një intervistë për vizitën e saj në klinikën zvicerane.

Burimi vuri në dukje në atë kohë se Charlene ishte në gjendje të “merrte lëngje vetëm përmes një pipze”, kështu që ajo humbi pothuajse gjysmën e peshës së saj trupore.

Siç u raportua më parë, Charlene u sëmur gjatë vizitës së saj në Afrikën e Jugut në maj 2021, që ishte menduar të ishte një vizitë 10-ditore. Një seri operacionesh të dhimbshme më pas e vonuan kthimin e saj në principatë. Albert pretendoi në një intervistë të nëntorit 2021 me People se gjendja e saj ishte rezultat i “disa faktorëve që janë çështje private”.

Charlene nuk ka komentuar publikisht për shëndetin e saj.

The post Një vit pasi u sëmur në mënyrë misterioze, Princesha Charlene bën daljen e parë publike appeared first on Albeu.com.