SEKUESTRUAR NJE SAI MUNICIONI LUFTARAK Archives - Albeu.com

Kontrollet e RENEA-s dhe FNSH-së në Shkodër, policia jep detaje nga operacioni: Sekuestrohet një sasi municioni luftarak, disa të arrestuar
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me operacionin e forcave RENEA dhe FNSH paraditen e sotme në lagjen Kiras të Shkodrës.

“Gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve janë sekuestruar 3 mina me telekomandë, 8 kallapë tritoli me peshë 1360 gramë, 2 gjerdanë me fishekë, radio si ato të policisë si dhe 2 apartae celularë.

Armët e sekuestruara do të dërgohen për tu ekzaminuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale. Në bashkëpunimin me prokurorinë po vijonë puna për hetimin e minave të telekomanduara ët cilat dyshohet se do të përdoreshin në ngjarje kriminale”, deklaroi policia.

Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Petrit dhe Gledis Kubazi, si dhe është proceduar në gjendje të lirë Cuf Mataj, ndërkohë që është shpallur në kërkim një tjetër shtetas.

Njoftimi i plotë:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Drejtues i Parë Hamdi Fjora, në konferencë për shtyp, për finalizimin e fazës së 8-të të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit nga pjesëtarë të grupeve kriminale, kanë vijuar hetimet e thelluara për këtë qëllim.

Si rezultat i veprimeve të thelluara, bazuar dhe në inteligjencën informative për disa persona që janë anëtarë të grupeve kriminale, të cilët mund të fshiheshin në banesa dhe mbanin armë zjarri e municion luftarak me vete, me mbështetjen e Forcave Speciale RENEA dhe FNSH Tiranë, në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, mëngjesin e sotëm u finalizua faza e 8-të e megaoperacionit policor të koduar “Qarku”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer 8 kontrolle banesash, në disa lagje të qytetit të Shkodrës.

Si rezultat i kontrolleve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K., 52 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi G. K., 20 vjeç, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, djali tjetër, shtetasi G. K., 16 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 mina me telekomandë, të lidhura me telefon, 8 kallëpe tritoli C4, gati për përdorim, me peshë totale 1 kilogramë e 600 gramë, kapsolla detonatore të lidhura me tela, të gatshme për përdorim, 1 armë gjahu (shotgun) me 2 gjerdanë dhe 50 fishekë, 1 radio si ato të Policisë, 1 aparat për bllokimin e valëve, 3 aparate celulare dhe 1 armë sportive.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së shtetasit C. M., në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri kallashnikov, 5 krehra me fishekë dhe një sasi tjetër fishekësh kallashnikovi (gjithsej 280 fishekë), 1 armë zjarri pistoletë tip TT, me krehër me 7 fishekë, 20 fishekë luftarakë të kalibrit 7.9 mm, që përdoren për pushkë snajper, 5 krehra pistolete të kalibrit 9 mm me fishekë në të, 1 armë gjahu, 1 radio si ato të Policisë dhe 2 aparate celulare.

Shtetasi C. M., për shkak të moshës së madhe, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, ndërsa djali i tij, shtetasi I. M., 45 vjeç, është shpallur në kërkim, pasi në momentin e kontrollit nuk është gjetur në banesë.

Gjithsej, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesa, në kuadër të fazës së 8-të të këtij megaoperacioni u sekestruan:

2 armë zjarri, 3 mina me telekomandë, 1 kilogramë e 600 gramë lëndë eksplozive C4, 2 armë gjahu, 1 armë sportive, 1 bllokues valësh, 2 radio si të Policisë dhe fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, pasi dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë në qarkun Shkodër, por jo vetëm.

Njëkohësisht, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë po vijon puna për zbardhjen e qëllimit të prodhimit dhe mbajtjes së minave me telekomandë, të cilat, nga veprimet e para hetimore dyshohet se do të përdoreshin nga një grup kriminal, për ngjarje kriminale.

Siç jeni në djeni, Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodër është përfshirë prej muajsh në megaoperacionin policor të koduar “Qarku”, si rezultat i të cilit, gjatë 7 fazave të realizuara më parë, janë sekuestruar 270 kilogramë kanabis, 476 bimë narkotke, dhjetëra doza kokaine, pajisje që shërbenin për përpunimin e kanabisit, 2 armë zjarri, 1 armë sportive, 4 automjete, 16 aparate celulare dhe muncion luftarak.

Në bashkëupim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në koordinim dhe mbështetje nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ky megaoperacion është në vijim, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e personave që janë anëtarë të grupeve kriminale, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Sigurojmë qytetarët se strukturat e Policisë në qarkun Shkodër janë tërësisht të angazhuara dhe të vendosura për të luftuar me ashpërsinë e ligjit, krimin në përgjithësi dhe atë të organizuar në veçanti, dhe në këtë kuadër ftojmë sërisht qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë, për krijimin e një ambienti më të sigurtë

The post Kontrollet e RENEA-s dhe FNSH-së në Shkodër, policia jep detaje nga operacioni: Sekuestrohet një sasi municioni luftarak, disa të arrestuar appeared first on Albeu.com.