sekuestrohen pasurite Archives - Albeu.com

E kërkoi Italia, Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e Gëzim Sallakut
Prokuroria e Durrësit, me kërkesë të autoriteteve italiane, ka sekuestruar pronat e Gëzim Sallakut, i cili akuzohet për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Zakonshme të Breshias, Seksioni i Masave Autonome të Parandalimit, kërkoi vendosjen e sekuestros preventive të pronave të shtetasit G.S. për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Pronat e sekuestruara

– Pasuri e paluajtshme e tipit apartament me sipërfaqe 48.8 m2 në emër të G.S dhe S.H.;

– Pasuri e paluajtshme e tipit apartament me sipërfaqe 330 m2, e regjistruar në emër të G.S. dhe S.H.;

– Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 12,710 m2, blerë nga G.S.;

– Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 7.890 m2, në emër të shtetasit A.L., blerë nga G.S;

– Pasuri e paluajtshme e deklaruar për legalizim në emër të shtetasit G.S, objekt 3-katësh, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, ndërtuar në truall 300 m2; dhe

– Pasuri e paluajtshme e deklaruar për legalizim, në emër të shtetasit S.S., objekti 2 kate, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, ndërtuar në një sipërfaqe trualli 500 m2.

Vlen të theksohet se në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është regjistruar procedimi penal në vitin 2014, i rifilluar në vitin 2018, që bën fjalë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal. Në interes të këtij procedimi, me vendimin të vitit 2021, është vendosur caktimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive”, për pasuritë e shtetasit G.S., etj, ku bëjnë pjesë edhe pasuritë e mësipërme. Në përfundim të hetimeve është marrë i pandehur shtetasi G.S., etj, dhe kjo çështje penale është sjellë për gjykim më shkresën në vitin 2023.

The post E kërkoi Italia, Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e Gëzim Sallakut appeared first on Albeu.com.

U kapën me mbi 580 kg kokainë në Greqi, Prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e çiftit Xhafaj
Prokuroria Fier ka sekuestruar pasuritë e çiftit shqiptar,  Arjan dhe Lutmira Xhafaj, të arrestuar me mbi 580 kg lëndë narkotike kokainë në Greqi.

Prokuroria e Fierit njofton se çifti, banues në Fier, i cili u kap me mbi 580 kg lëndë narkotike në Greqi ka pastruar në Shqipëri të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Nën sekuestro është vënë një truall me sipërfaqe 300 m2 dhe një sipërfaqe ndërtese 110.70 m2 në Vlorë, 40 mijë euro dhe një automjet i markës “Volswagen”.

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.1523, datë 02.11.2023, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e informacioneve të publikuara në media dhe verifikimeve të kryera, sipas të cilave njoftohen të dhëna se shtetasit A. Xh. dhe L. Xh., me banim në Fier, janë arrestuar në Greqi për kapjen e 585 kg e 208 gramë lëndë narkotike “kokainë” dhe dyshohet se kanë pastruar në vendin tonë të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore të kryera në dinamikë në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, shkëmbimit të informacionit me organet e tjera ligjzbatuese, si dhe analizimit e kryqëzimin të të dhënave të administruara, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka kërkuar në Gjykatë sekuestrimin e pasurive të dyshuara me prejardhje nga veprimtaria kriminale të shtetasve A.X. e L.Xh, si më poshtë:

– Pasuri e paluajtshme nr. 24/198, vol. 30, fq. 230, lloji “truall” me sipërfaqe 300 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 110.70 m2, ndodhur në Vlorë;

– Shuma monetare 40,000 Euro; dhe

– Automjet i markës “Volswagen”, model “Golf”, viti i prodhimit 2010.

Së bashku me çiftin Xhafaj u arrestuan dhe 4 persona të tjerë.

Arjan Neki Xhafaj, Ilirian Shpetim Baraj, Klevis Arben Muskaj, Avelino Alfred Feimi. Këta shtetas janë nga Cakrani i Fierit dhe nga Vlora.

Kreu i grupit ishte Arjan Xhafaj, i cili rezulton punonjës i Zjarrfikëses në Shqipëri. Ai ka thënë para gjykatës greke se do të paguhej 50 mijë euro për transportin e kokainës, ndërsa bashkëshortja e tij ka mohuar çdo pjesmarrje në ngjarje.

Mediat e huaja shkruajnë se një pjesë e madhe e kokainës do të përfundonte në Shqipëri dhe prej andej do të promovohej në Europë, ndërsa një pjesë më e vogël e së njëjtës seri synohej për tregun grek./Albeu.com

The post U kapën me mbi 580 kg kokainë në Greqi, Prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e çiftit Xhafaj appeared first on Albeu.com.

SPAK merr zyrtarisht dosjen e Armando Papës, njeriut të “Baronit të Drogës” Gëzim Çelës, firmoset sekuestrimi i pronave në Luginën e Patokut
Në foto Armando Papa dhe Gëzim Çela

SPAK ka sekuestruar 11 pasuritë e trafikantëve në fushë-Kuqe pas finalizimit të fazës së dytë të operacionit “Flakë në det”.

Më 9 tetor 2023, policia zbarkoi në Fushë-Kuqe dhe rrethoi biznesin e banesën e Gëzim Çelës, i njohur si baroni i drogës.

Ky i fundit nuk u gjet në banesë dhe u shpall në kërkim. Gjithashtu në kërkim u shpallën shtetasit Arben Dalipaj dhe Roland Guxo.

I vetmi i arrestuar është Dritan Metaj, i cili mbante detyrën e shefit të komisariatit në Kurbin.

Sakaq hetimet filluan më 1 prill 2023, kur Armando Papa u kap me 41.7 kg heroinë në afërsi të Rinasit.

Papa dyshohet se është pjesë e të njëjtit grup kriminal që kryesohet nga “baroni i drogës” Gëzim Çela.

Ai dyshohet se është korrieri i Çelës nga Fushë-Kuqe dhe  Arben Dalipit nga zona e Vlorës, tashmë të dy të shpallur në kërkim nga SPAK.

Teksa ka dalë parë gjyqtarëve të Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”, Papa pretendoi se nuk kishte dijeni për lëndën narkotike dhe se dikush tjetër duhet ta ketë vendosur atë në makinë.

31-vjeçari pohoi gjithashtu se ishte nisur drejt Rinasit, për t’i dërguar një porosi motrës së tij.

Vlera e heroinës në treg llogaritet në gjysmë milioni euro.

Por hetimet e këtij rasti i ka ndjekur prokuroria e Posaçme SPAK, e cila zbuloi se në këtë linjë të trafikut të drogës, ishte i përfshirë Gëzim Çelaj dhe vlonjati Arben Dalipaj.

Dhe ditën e sotme, SPAK njofton zyrtarisht se këtë çështje do t’ia bashkojë dosjes voluminoze të Gëzim Çelës dhe grupit të tij kriminal në Luginën e Patokut.

Njoftimi i plotë i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal Nr. 185 të vitit 2023 për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Me vendim të Prokurorisë së Posaçme procedimi penal nr.185 i vitit 2023 është bashkuar me procedimin penal nr.211 të vitit 2023.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se me datën, 31 Mars 2023 pas kryerjes së veprimeve hetimore në dinamikë, është ushtruar kontroll në automjetin Mercedez Benz me targë AB 790 IK, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 62 pako me peshë prej 41 kilogram e 695 gramë, lëndë narkotike e llojit ‘’heroinë’’ si dhe është arrestuar në flagrancë i dyshuari Armando Papa dhe kanë vijuar hetimet për pjesëtaret e tjerë të grupit kriminal.

Në vijim të hetimit të këtij procedimi penal janë administruar të dhëna për faktin se nga pjesëtaret e këtij grupi kriminal, me datë 14 Gusht 2023, do trafikohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit “cannabis sativa’’ nga vendi i quajtur Patok-Kurbin me mjete lundruese, nëpërmjet detit dhe kjo lëndë narkotike do të shkëmbehej në det me lëndë narkotike të llojit ‘’kokainë’’ e cila do të transportohej me një mjet tjetër lundrues i cili drejtohej nga shtetas të huaj. Lënda narkotike më pas do të trafikohej nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal.

Pas administrimit të të dhënave dhe informacioneve nga policia gjyqësore u konstatua se ne dalje nga ‘’Laguna e Patokut’’, Kurbin, u konstatua një mjet tip gomone duke udhëtuar me shpejtësi në drejtim të një mjeti lundrues “velierë’’ e identifikuar me pas si veliera “NIULA” me flamur të huaj e cila kishte hyrë pa njoftuar në ujërat territoriale Shqiptare, në afërsi të ‘’Kepit të Rodonit’’. Nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Pergjithshme të Policisë së Shtetit është komunikuar dhe bashkëpunuar me forcat e policisë italiane Guardia di Finanza (të cilat operojnë në Republikën e Shqipërisë dhe në Itali) me qëllim kapjen e dy mjeteve lundruese dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike në bashkëpunim me policinë gjyqësore që po ndiqnin hetimet. Mjetet lundruese janë mbajtur në mbikëqyrje dhe ndjekje të vazhdueshme nga ana e policisë gjyqësore. Në momentin që mjetet e policisë janë parë nga të dyshuarit, shtetasit Ukrainas K. P. dhe K. B., që ndodheshin në mjetin lundrues ‘’veliere’’, i kanë vënë flakën mjetit lundrues në të cilin ndodhej lënda narkotike dhe kane zbritur në një mjet shpëtimi, ndërsa mjeti tjetër lundrues që drejtohej nga shtetas shqiptarë, i nisur nga ‘’Laguna e Patokut’’, Kurbin, është larguar me shpejtësi duke u ndjekur nga forcat e policisë . Ky mjet është bërë e mundur të sekuestrohet pas disa orësh ndjekje nga ana e policisë. Hetimet evidentojnë se ky mjet lundrues drejtohej nga i dyshuari B. B. Gjatë këqyrjes së kryer në vendin ku u konstatua mjeti lundrues ‘’Velierë’’, policia gjyqësore gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale pako me lëndë narkotike të llojit ‘’canabis sativa’’ të cilat nuk kanë arritur të digjen plotësisht.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se ka dyshime se personat nën hetim G. Ç., R. G., A. D. duke bashkëpunuar me A. I., A. M., N. Ç., B. B., K. P., K. B., A. P., D. M., me detyrë Shef i Komisariatit Kurbin dhe persona të tjerë të paidentifikuar akoma, në formën e një grupi të strukturuar kriminal kanë konsumuar elementët e veprave penale të ‘’Trafikimi i narkotikeve’’, ’’Pastrimi i produkteve te veprave penale’’, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, ’’Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’, parashikuar nga nenet 283/a,287,333/a,334, 278 të Kodit Penal.

Gjithashtu pas të dhënave të administruara gjatë hetimit për pasuri të përfituara nga të ardhurat e aktivitetit kriminal, është regjistruar procedimi pasuror nr.14/2023 dhe në kuadër të këtij procedimi pasuror, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.27 datë 09.10.2023 ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:

1. Shoqëria “Royal Blue” Sh.p.k, e themeluar në datë 26 Tetor 2022 me administratore dhe ortake të vetme me 100% të kuotave shtetasen M.Th. me objekt aktiviteti Bar Restorant dhe adresë Lezhë, Laç, Qarku Lezhë, Bashkia Laç, Njësia administrative Fushë-Kuqe, Fshati Patok, Pasuria nr. 1759, Zona kadastrale 1673;

2. Automjet i markës Volksëagen, modeli Golf viti i prodhimit 2020 ngjyrë e bardhë me targë, në pronësi të N. Ç.;

3. Automjet i markës Audi, modeli Q8, viti i prodhimit 2018, ngjyrë e bardhë, në pronësi të N. Ç.;

4. Automjet i markës Audi, modeli A8, viti i prodhimit 2017, ngjyrë gri e errët, në pronësi të shtetasit A. I.;

5. Automjet i markës Wolksëagen, modeli Golf, viti i prodhimit 2015, gjyrë gri, në pronësi të shoqërisë “Ayla” shpk.;

6. Mjet lundrues tip Gomone, me ngjyrë gri, me gjatësi 9 m dhe gjerësi 2.7 m, me tre motorë me ngjyrë të zezë, të markës Yamaha 350 V8;

7. Kartëmonedha të prerjes 50 euro, 200 copë, sekuestruar shtetasit A. I.;

8. Shuma monetare 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) Euro, 500 (pesëqind) paund britanik, 50 (pesëdhjetë) franga zvicerane dhe 2 344 500 (dy milion e treqind e dyzetë e katër mijë e pesëqind) lekë, sekuestruar shtetasit N. Ç.;

9. Mjet ujor Zip, gomone me gjatësi rreth 7 metra, me 1 motorr ‘entrobord’, tip Ratox me numër M6237725, ngjyrë e zezë e vendosur në karrelin me numër ROMA86/52;

10. Mjet ujor tip gomone me ngjyrë gri me mbishkrimin AKUILA NERA SEM, me 1 motorr tip SUZUKI, me fuqi 150 hp me numër 02/0z/580020;

11. Mjet ujor tip gomone, ngjyrë e zezë me gjatësi rreth 10m me mbishkrimin “G-RS”, me 2 motor tip Suzuki me fuqi 300 hp secili me numra 3000ZP – 245968 dhe 3000ZP – 245/92.

/Albeu.com

The post SPAK merr zyrtarisht dosjen e Armando Papës, njeriut të  “Baronit të Drogës” Gëzim Çelës, firmoset sekuestrimi i pronave në Luginën e Patokut appeared first on Albeu.com.

Po gjykohen nga autoritetet belge, SPAK sekuestron pasuritë e dy vëllezërve nga Fushë-Kruja (EMRAT)
SPAK ka sekuestruar pasuritë e vëllezërve Bardhok dhe Kastriot Shota si dhe personave të lidhur me ta. Dy vëllezërit po gjykohen nga autoritetet e Belgjikës.

Për çfarë akuzohen?

Vëllezërit Bardhok Shota dhe Kastriot Shota, banues në fshatin Derven, Fushë Krujë, janë hetuar dhe po gjykohen nga autoritetet e Mbretërisë së Belgjikës, pasi në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal janë marrë me aktivitetin e kundraligjshëm të kultivimit të kanabisit gjatë periudhës Qershor-Korrik 2020.

Gjithashtu nga autoritetet ligjzbatuese belge janë zbuluar disa plantacione me kanabis në zonat Saint-Josse-Ten-Noode dhe Antëerp.

Hetimet

Nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe shërbimet e policisë gjyqësore në Njësinë “E” për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Hetimore të Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë janë bërë hetime në lidhje me pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme prej subjekteve Bardhok Shota dhe Kastriot Shota, si dhe personave të lidhur me ta.

Vendimi

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.10, datë 17.02.2023 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurive të subjekteve nën hetim pasuror Bardhok Gjon Shota dhe Kastriot Gjon Shota, si dhe të personave të lidhur si më poshtë:

Çfarë u sekuestrua?

1.Pasuri e paluajtshme në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror), e deklaruar në proçes legalizimi e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë.

2.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 1, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 50.3 (pesëdhjetë pikë tre) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).

3.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 2, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 45.2 (dyzet e pesë pikë 2) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).

4.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 3, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 40.2 (dyzet pikë 2) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).

5.Pasurisë së luajtshme mjetit motorik të markës Dayang, modeli DY110-18, vit prodhimi 2013, i llojit motor.

Për Administrimin dhe përdorimin e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme është ngarkuar Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.

Në zbatim të urdhërit të ekzekutimit të datës 17.02.2023 të Prokurorisë së Posaçme të kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, janë bërë njoftimet përkatëse pranë Drejtorive vendore të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Kavajë dhe Krujë, si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor, si dhe më datë 8 Mars 2023 nga përfaqësuesit e Agjensisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara është bërë sekuestrimi i tre apartamenteve të ndodhura në Golem, Kavajë.

Përsa i pëket Pasurisë e paluajtshme në pronësi eventuale të Shtetasit Gj. Shota, e deklaruar në proçes legalizimi, e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë, nga përfaqësuesit e Agjensisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit është mbajtur akt-konstatimi përkatës, duke qenë se objektin në ndërtim e sipër nuk kishte asnjë person që të firmoste proçesverbalin e sekuestros.

Në lidhje me mjetin motorrik për të cilin është vendosur sekuestrimi është bërë njoftimi pranë Drejtorive Vendore të Policisë së Shtetit për bllokimin e këtij mjeti për efekt të zbatimit të vendimit të gjykatës për sekuestrim.

/Albeu.com/

The post Po gjykohen nga autoritetet belge, SPAK sekuestron pasuritë e dy vëllezërve nga Fushë-Kruja (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Dyshohen se u përfituan nga krimi, sekuestrohen pasuri me vlerë 50 mln lekë në Durrës
Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pasuritë e shtetasit M.F në vlerën 50.000.000 lekë pasi dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal.

Konkretisht janë sekuestruar:  Pasuria e paluajtshme me sip 133m2, Zonë kadastrale 8512, me vendndodhje rruga Taulantia Durrës, në emër të shtetases K.F, Pasuria me sip 492m2, Zonë Kadastrale 8515, me vendndodhje në lagjen nr.14 Shkozet, Durrës, në emër të shtetasit M.F, Pasuria me sip 165m2, Zonë Kadastrale 3385, me vendndodhje Golem, Kavajë, në emër të shtetasit M.F., Pasuria objekt informal, ndërtesë 3-katëshe në proces legalizimi, e vendosur mbi sipërfaqen e truallit 498 m2 në emër të shtetasit M.F., Si dhe disa llogari bankare në emër të subjektit M.F., e të afërmve të tij.

Njoftimi i plote:

Dyshime se burojnë nga aktiviteti kriminal, Prokuroria Durrës sekuestron pasuritë e shtetasit M.F., në vlerën 50.000.000 lekë

Në kuadër të zbatimit të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar, dhe synimit për të goditur pasuritë apo asetet e paligjshme që zotërohen/posedohen nga subjekte në fushën e veprimit të këtij ligji, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka regjistruar disa procedime pasurore midis të cilave pas kryerjes së veprimeve të nevojshme proceduriale është konkluduar me sekuestrimin e pasurive të ndryshme si më poshtë vijon:

1. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka regjistruar procedimin pasuror Nr.1, të vitit 2022, ndaj subjektit M.F., i dënuar në shtetin italian për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve”. Pas veprimeve hetimore të kryera për këtë procedim pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, me vendimin Nr. 13, datë 16.01.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, u vendos sekuestrimi i pasurive që burojnë nga aktiviteti kriminal, të cilat arrijnë një vlerë rreth 50.000.000 (pesëdhejtë milionë) lekë, si më poshtë vijon:

Pasuria e paluajtshme me sip 133m2, Zonë kadastrale 8512, me vendndodhje rruga Taulantia Durrës, në emër të shtetases K.F.

b. Pasuria me sip 492m2, Zonë Kadastrale 8515, me vendndodhje në lagjen nr.14 Shkozet, Durrës, në emër të shtetasit M.F.

c. Pasuria me sip 165m2, Zonë Kadastrale 3385, me vendndodhje Golem, Kavajë, në emër të shtetasit M.F.

d. Pasuria objekt informal, ndertësë 3-katëshe në proces legalizimi, e vendosur mbi sipërfaqen e truallit 498 m2 në emër të shtetasit M.F.

e. Si dhe disa llogari bankare në emër të subjektit M.F., e të afërmve të tij.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në zbatim të prioriteve për konfiskimin e çdo pasurie që buron nga veprimtaria e paligjshme sipas parashikimeve të ligjit “Antimafia”, vazhdon hetimet me qëllim identifikimin e pasurive të tjera mbi të cilat mund të procedohet sipas parashikimeve të këtij ligji.

/Albeu.com/

The post Dyshohen se u përfituan nga krimi, sekuestrohen pasuri me vlerë 50 mln lekë në Durrës appeared first on Albeu.com.

I dënuar për trafik droge, apeli i GJKKO sekuestron pasuritë e Emiljan Shegës
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe SaidaDollani (anëtare), sot më datë 22.09.2022 shpalli vendimin  lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 91, datë 06.05.2022,mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt “ankim ndaj vendimit nr. 9, datë18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, lidhur me konfiskimin e pasurive të subjektit E.Sh., personave të lidhur dhe personave të tretë,dhe vendosi:

Ndryshimin pjesërisht të vendimit nr.9, datë 18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, duke vendosur konfiskimin e pasurive si më poshtë vijon:

Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 130 m2, {…}, në pronësi të shtetasit E.Sh.;

Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 5667 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe E.K.;

Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 3782,6 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe E.K.;

Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 498,8 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe R.K.;

Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 17328,3 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe R.K.;

Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 7000 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve G.H. dhe M.K.

-Lënien në fuqi të vendimit nr.9, datë 18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për pjesët e tjera të tij.

The post I dënuar për trafik droge, apeli i GJKKO sekuestron pasuritë e Emiljan Shegës appeared first on Albeu.com.