sekuestrohen 176 mije euro Archives - Albeu.com

EMRAT/ Sekuestrohen 176,000 euro në Portin e Durrës, dy të arrestuar
Policia, në kuadër të operacionit “Fluksi” ka sekuestruar në portin e Durrësit 176 190 euro, 500 dollarë, 50 euro të falsifikuara, një pako me fishekë çifteje dhe një sasi mallrash, të fshehura në brendësi të një autobusi që vinte me tragetin e linjës Bari-Durrës.

https://www.facebook.com/100068191943743/videos/710156610460847

Në pranga kanë rënë,  Algert Atia dhe Adrian Bello, dy drejtuesit e autobusit ku u gjetën paratë dhe mallrat e tjerë të kontrabanduar.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, të cilët kanë ndimuar ose favorizuar, drejtuesit e këtij autobusi dhe të autobusëve të tjerë të kësaj shoqërie, gjatë hyrjeve ose daljeve nga PKK Port Durrës.

Njoftimi i policise:

Port, Durrës/Finalizohet faza e 5-të e operacionit policor të koduar “Fluksi”, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për të futur në Shqipëri, para që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.

Operacioni, rezultat i informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Faza e 5-të e këtij operacioni u finalizua në bashkëpunim me Policinë Kufitare të portit të Durrësit dhe me autoritetet doganore të këtij porti.

Sekuestrohen 176 190 euro, 500 dollarë, 50 euro të falsifikuara, një pako me fishekë çifteje dhe një sasi mallrash.

Vihen në pranga 2 shtetas (drejtuesit e autobusit ku u gjetën të fshehura shuma e parave dhe mallrat që tentuan t’i kontrabandonin në Shqipëri).

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e tentativave për të futur në mënyrë të kundërligjshme në Shqipëri, shuma parash që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, bazuar në inteligjencën policore, finalizuan fazën e 5-të të operacionit policor të koduar “Fluksi”.

Në baskëpunim me Policinë Kufitare të portit të Durrës dhe me autoritetet doganore të këtij porti, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Policinë e Shtetit, kaloi për kontroll të imtësishëm në vijë të dytë, autobusin që vinte me tragetin e linjës Bari-Durrës, i cili dyshohej se transportonte një shumë të madhe parash dhe mallra.

Gjatë kontrollit të imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në brendësi të autobusit dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 176 190 euro, 500 dollarë, 50 euro të falsifikuara, një pako me fishekë cifteje dhe një sasi mallrash (qindra shishe verë, pije të tjera alkoolike dhe mallra të ndryshme).

Në vijim të veprimeve, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Policinë e Shtetit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. A., 34 vjeç, banues në Berat dhe A. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, të dy drejtues të autobusit ku u gjetën të fshehura paratë dhe mallrat që do të kontrabandoheshin në Shqipëri.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, të cilët kanë ndimuar ose favorizuar, drejtuesit e këtij autobusi dhe të autobusëve të tjerë të kësaj shoqërie, gjatë hyrjeve ose daljeve nga PKK Port Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Trafikimi i armëve dhe municioneve”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimi doganore ose të akcizës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të kryera në bashkëpunim.

The post EMRAT/ Sekuestrohen 176,000 euro në Portin e Durrës, dy të arrestuar appeared first on Albeu.com.