sekuestrim i 1 milion eurove Archives - Albeu.com

Iu sekuestruan 1 milion euro pasuri, GJKKO rikthen në detyrë mjekun Edvin Prifti
Mjeku kardiolog Edvin Prifti, rikthehet të ushtrojë profesionin e tij, pas 1 viti e 3 muaj pezullim.

Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Posaçme, e cila ka vendosur rrëzimin e masës së “pezullimit nga detyra”.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale SPAK, e akuzoi mjekun Edvin Prifti për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Emri i Priftit doli në përgjimet e SPAK teksa po hetonte një rast korrupsioni në Gjykatën e Krujës, ku në pranga përfundoi ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha e prej asaj kohe, kardiologu po vijon një përballje të ashpër me drejtësinë.

Më pas ai u akuzua se ka shitur për 1.1 milionë lekë një valvulë biologjike një pacienteje duke pretenduar se e kishte blerë në privat. Edvin Prifiti i kishte bërë transplant një gruaje e cila më pas kishte ndërruar jetë. Dy djemtë e saj i kërkonin mjekut lekët sepse nëna e tyre nuk kishte mbijetuar.

Mjeku i njohur bëri kallëzim për dy djemtë e pacientes së tij, se ata po e “shtrëngonin për dhënie pasurie”. Dosja përfundoi përsëri në duart e prokurorëve të SPAK dhe këtë herë me kërkesë të tyre, GJKKO e pezulloi Edvin Priftin nga detyra për herë të dytë.

SPAK e dërgoi vendimin në Gjykatën e Lartë duke kërkuar që mjeku të rikthehet prapa hekurave. Në 7 shtator 2021, Gjykata e Lartë nuk pranoi kërkesën e SPAK për kthimin në burg të Edvin Priftit por as nuk e ktheu atë në detyrë.

Dy javë më vonë, mjeku bëri përsëri kërkesë për të veshur përparësen e bardhë, por Gjykata e Posaçme e Apelit sërish e rrëzoi.

The post Iu sekuestruan 1 milion euro pasuri, GJKKO rikthen në detyrë mjekun Edvin Prifti appeared first on Albeu.com.