Sekstradimi Archives - Albeu.com

VIDEO/ Momenti kur Sokol Hoxha zbret në Rinas! Policia: I akuzuar për tre vrasje, u deportua nga SHBA në Shqipëri
Policia e Shtetit, ka publikuar pamjet e deportimit të Sokol Hoxhës nga SHBA drejt vendit tonë, i akuzuar për tre vrasje në Shqipëri dhe Belgjikë.

Në pamjet e shpërndara nga Policia e Shtetit, shihet që Hoxha zbret nga avioni pa pranga në duar, ndërsa shfaqet i qetë, duke përshëndetur edhe autoritetet amerikane.

Prej rreth 30 vitesh 51-vjeçari Hoxha ndodhej në arrati. Ndërsa në vitin 2000, Gjykata e Fierit e dënoi me 25 vite burg për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, pasi më 30 mars 1997, në Patos, së bashku me një tjetër person, vrau me armë zjarri dy vëllezër për motive të dobëta.

Ndërkohë, në vitin 2010, Gjykata e Brukselit, e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen me dashje të një shtetaseje shqiptare në Bruksel, krim i ndodhur më 29 gusht 1997.

Sipas autoriteteve, viktima ishte shfrytëzuar më parë për prostitucion nga i dënuari.

Policia e Shtetit

Deportohet në Shqipëri, një shtetas i dënuar për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Departamentit të Policisë Kriminale/Njësisë së Hetimeve të Përbashkëta, Interpol Tiranës, Interpol Uashingtonit, Interpol Mançesterit dhe Interpol Brukselit, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”, u finalizua procedura për deportimin në Shqipëri, të shtetasit të arrestuar në Ohio, më datë 05.05.2026:

-Sokol Hoxha, 51 vjeç, lindur në Fier.

Ky shtetas, në vitin 2000, është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, pasi më datë 30.03.1997, në Patos, Fier, në bashkëpunim me shtetasin D. S., ka vrarë me armë zjarri, shtetasit H. B. dhe I. B. (vëllezër), për motive të dobëta.

Gjithashtu, në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Brukselit, Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi më datë 29.08.1997, ka vrarë me armë zjarri, në Bruksel, një shtetase shqiptare, të cilën më parë e kishte shfrytëzuar për prostitucion.

Deportimi i shtetasit Sokol Hoxha, mëngjesin e sotëm, rezultat i bashkepunimit te vazhdueshem ndërkombëtar policor ndërmjet hetuesve nga Njësia Speciale Policore e Departamentit të Policisë Kriminale (e njohur si Njësia e Përbashkët e Shërbimeve Investiguese), e cila punon ngushtë me Njësitë e Hetimeve Ndërkombëtare Kriminale DSS/OCIU në Ambasadën Amerikane në Tiranë, si dhe me Marshallët Amerikanë dhe me ICE-ERO në ShBA.

Policia e Shtetit është maksimalisht e angazhuar dhe e vendosur për të qëndruar përkrah partnerëve amerikanë për hetime të përbashkëta dhe në veçanti për rastet e shtetasve në kerkim që i fshihen sistemeve të drejtesise të të dyja vendeve.

The post VIDEO/ Momenti kur Sokol Hoxha zbret në Rinas! Policia: I akuzuar për tre vrasje, u deportua nga SHBA në Shqipëri appeared first on Albeu.com.