sekretari amerikan i mbrojtjes Archives - Albeu.com

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Austin shtrohet në spital
Një zëdhënës i Pentagonit tha se sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u dërgua në spitalin ushtarak Walter Reed të dielën për trajtimin e “simptomave që tregojnë për një problem emergjent të fshikëzës”.

“Zëvendëssekretari i Mbrojtjes dhe shefi i Shtatmadhorisë janë njoftuar. Për më tepër, janë njoftuar edhe Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi”, tha në një deklaratë me shkrim zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajori Pat Ryder.

Më vonë, zëdhënësi Ryder publikoi një deklaratë tjetër, duke thënë se rreth orës 17:00 të së dielës sekretari Austin ia transferoi “funksionet dhe detyrat” zëvendës sekretares së Mbrojtjes, Kathleen Hicks.

Update: Secretary Austin is still at the hospital and receiving treatment. At approximately 4:55 pm today, he transferred the functions and duties of the office of the Secretary of Defense to Deputy Secretary of Defense Kathleen Hicks. Full statement: https://t.co/ohOQmlG57x

— Maj. Gen. Patrick Ryder (@PentagonPresSec) February 12, 2024

Zyrtarët në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed thanë se sekretari Austin u shtrua në spital pasi iu nënshtrua analizave mjekësore.

“Tani për tani nuk është e qartë se për sa kohë sekretari Austin do të qëndrojë i shtruar në spital”, thanë zyrtarët në një deklaratë. “Çështja e fshikëzës nuk pritet të ndryshojë shërimin e tij. Parashikimet mbeten të shkëlqyera”.

Në fund të vitit të kaluar, Austin u diagnostikua me kancer të prostatës. Ai u kritikua që e mbajti fshehtë një gjë të tillë.

Më 1 shkurt, sekretari Austin, 70 vjeç, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se kur mori vesh për diagnozën, “ishte tronditur” dhe ideja e parë ishte “ta mbante të fshehtë”.

“Dua të jem i qartë, ne nuk e trajtuam këtë si duhet. Unë nuk e trajtova si duhet. Duhet t’i kisha thënë presidentit për diagnozën time. Duhet t’i kisha thënë gjithashtu ekipit tim dhe publikut amerikan, dhe e marr përsipër përgjegjësinë e plotë”, tha sekretari Austin më 1 shkurt. “U kërkoj ndjesë shokëve të mi të skuadrës dhe popullit amerikan”.

Pasi u diagnostikua me kancer të prostatës në fillim të dhjetorit, ai u shtrua në një spital për një procedurë kirurgjikale më 22 dhjetor. Sekretari Austin punoi nga shtëpia në javën pas ndërhyrjes, raportoi agjencia Associated Press.

Sekretari Austin u dërgua serish me 1 janar dhe kaloi dy javë të tjera në spital pasi përjetoi dhimbje të mëdha dhe u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv.

Presidenti Joe Biden dhe udhëheqës të tjerë u informuan për diagnozën e sekretarit Austin më shumë se një javë pasi ai u rishtrua në spital.

The post Sekretari amerikan i Mbrojtjes Austin shtrohet në spital appeared first on Albeu.com.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes i ofron mbështetje Izraelit
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Ausitin, u takua me kryeministrin izraelit, Banjamin Netanyahu, dhe zyrtarë të lartë qeveritarë më 13 tetor për të riafirmuar mbështetjen amerikane dhe për të parë nga afër armët dhe asistencën e sigurisë që Uashingtoni me shpejtësi ia dërgoi Izraelit, në javën e parë të luftës së Izraelit me grupin militant palestinez, Hamas.

Austin është zyrtari i dytë më i lartë amerikanë që ka vizituar Izraelin në dy ditët e fundit. Një ditë më herët në Izrael qëndroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili po vazhdon vizitat e tij në rajon.

Të premten, ushtria izraelite u bëri thirrja qindra mijëra banorëve të Qytetit të Gazës të evakuohen “për sigurinë dhe mbrojtjen e tyre”, teksa është rritur frika se Izraeli do të kryejë sulm tokësor. Militantët e Hamasit, që udhëheqin Gazën, u përgjigjën duke iu bërë thirrje palestinezëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

I pyetur për gjasat që të ketë viktima në mesin e civilëve në Gazë, Austin tha se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe shtoi se ai ka punuar për vite të tëra me forcat izraelite, kur kishte shërbyer në ushtri.

“Ata janë profesionistë, janë të disiplinuar dhe janë të përqendruar në gjërat e duhura”, tha ai për gazetarët pas takimit me ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe kabinetin e luftës të Izraelit.

Gallant nuk iu përgjigj pyetjes nëse forcat e tij do t’iu japin vetëm 24 orë kohë civilëve në Gazë që të largohen. Por, ai tha se ata që duan të shpëtojnë jetën e tyre “duhet të shkojnë në jug”.

“Izraeli kurrë nuk do të shtie me qëllim drejt civilëve. Kurrë”, tha Gallant. Ai shtoi se militantët e Hamasit do ta kamuflojnë veten në mesin e popullatës dhe Izraeli duhet t’i ndajë ata nga civilët.

Para kësaj konference për media, Austin u takua me Netanyahun të cilin e sigurojë se “siç ka thënë edhe presidenti [i SHBA-së, Joe Biden] ju keni mbështetjen tonë. Ne qëndrojmë me ju”.

Zyrtarët e mbrojtjes që ishin në udhëtim me Austinin thanë se kjo vizitë u bë për të shfaqur mbështetjen e palëkundur të Amerikës për popullin e Izraelit dhe për t’u siguruar që këtij shteti t’i ofrohen mjete për mbrojtur veten.

Dërgesa e dytë me armë në Izrael arriti më 13 tetor, tha SHBA-ja dhe Gallant.

Më 7 tetor, Hamasi nisi një sulm të befasishëm, duke sulmuar Izraeli nga toka, ajri dhe deti. Izraeli u kundërpërgjigj me bombardime në Rripin e Gazës, që është shtëpi e 2.2 milionë palestinezëve.

Si pasojë e dhunës, mbi 1.500 persona janë vrarë në Izrael dhe 1.400 të tjerë në Rripin e Gazës.

The post Sekretari amerikan i Mbrojtjes i ofron mbështetje Izraelit appeared first on Albeu.com.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron për rrezikun e “një bote tiranie”
Agresioni rus ndaj Ukrainës ofron një pamje të “një bote të mundshme tiranie dhe trazirash”, tha të shtunën Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin në një fjalim gjatë një forumi sigurie në Kanada.

Komentet e zotit Austin ishin ndër më të fortat deri më sot mbi nevojën e ndihmës nga komuniteti ndërkombëtar që Kievi të fitojë pas gati nëntë muajsh lufte. Ai foli në një moment që mund të shënojë një pikë kthese në konflikt.

Pas një sërë humbjesh në fushën e betejës, Rusia ka vënë në shënjestër të sulmeve me raketa infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjë që mund të ekspozojë miliona civilë ndaj të ftohtit të dimrit. Moska shpreson të frenojë mbrojtjen me raketa të Ukrainës dhe të blejë kohë për të rikthyer forcat e saj, thonë zyrtarët e Pentagonit.

Sekretari Austin tha se Rusia po shkel ligjet e luftës.

“Këto nuk janë thjesht gabime. Këto nuk janë përjashtime nga rregulli. Këto janë mizori,” tha ai.

“Breshëria e raketave ruse ka lënë ukrainas të pafajshëm pa ngrohje, ujë dhe energji elektrike. Ne kemi parë shkolla të sulmuara. Fëmijë të vrarë. Spitale të bombarduara. Qendrat e historisë dhe kulturës ukrainase janë kthyer në gërmadha”, u shpreh zoti Austin.

Moska mohon që forcat e saj të armatosura të kenë vënë në shënjestër qëllimisht civilët ose infrastrukturën civile.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë ndihmuar me armatime, informacion zbulimi dhe stërvitje për forcat ukrainase, por nuk kanë ndërhyrë drejtpërdrejt në luftë kundër Rusisë e cila ka armë bërthamore.

Zoti Austin tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen pjesëmarrës në “luftën e zgjedhur” nga presidenti rus Vladimir Putin, por paralajmëroi për rreziqet e përhapjes bërthamore globale nëse Moska fiton.

“Kolegët autokratë të Putinit po ndjekin zhvillimet. Dhe ata mund të arrijnë në përfundimin se sigurimi i armëve bërthamore do t’u jepte atyre një liçencë për të vepruar,” tha Austin. “Dhe kjo mund të nxisë një cikël të rrezikshëm të përhapjes bërthamore.”

Vetëm ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuata Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvilluan bisedime të hënën, zoti Austin tha se Pekini, ashtu si Moska, synon “një botë ku forca vendos.”

Sekretari i Mbrojtjes tha se avionët kinezë po fluturonin afër Tajvanit në numër rekord pothuajse çdo ditë.

Tensionet midis Taipeit dhe Pekinit janë rritur që kur Kina organizoi lojëra luftarake pranë ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike në gusht, pas një vizite të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi.

Pekini, i cili e sheh Tajvanin si një provincë kineze, ka thënë prej kohësh se do ta venosë ishullin e vetëqeverisur nën kontrollin e tij dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta bërë një gjë të tillë.

Qeveria në Taipei hedh poshtë pretendimet e Pekinit dhe thotë se vetëm populli i Tajvanit mund të vendosë për të ardhmen e tij.

Zoti Austin tha se Shtetet e Bashkuara po nxjerrin mësime nga Ukraina për të “forcuar aftësitë vetëmbrojtëse të partnerëve tanë të Indo-Paqësorit.”/voa

The post Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron për rrezikun e “një bote tiranie” appeared first on Albeu.com.

Austin “i prerë”: Putin duhet të marrë vendim për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin duhet të marrë vendim për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Komentet Ausitin i bëri përmes një deklarate gjatë ditës së martë, ku tha se Putini duhet të marrë një vendim për t’i dhënë fund këtij konflikti.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se që lufta në Ukrainë të marrë fund, presidenti rus Vladimir Putin duhet të marrë një vendim për t’i dhënë fund këtij konflikti.

“Unë mendoj se hapi i parë është t’i jepet fund këtij konflikti. Dhe mendoj se ajo që duhet të ndodhë për t’i dhënë fund konfliktit është zoti Putin Ai është personi që e filloi atë,” tha Austin.

Ai e quajti vendimin e Putinit për të sulmuar Ukrainën të pajustifikuar. Ai shtoi se do të jetë vendimi i Putinit “të de-përshkallëzohet dhe më pas të kthehet në tryezën e bisedimeve”.

“Dhe ne me të vërtetë të gjithë do të dëshironim ta shihnim këtë të ndodhë,” tha Austin./albeu.com/

The post Austin “i prerë”: Putin duhet të marrë vendim për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Sekretari amerikan i mbrojtjes: Putin po sulmon “bërthamën e sigurisë transatlantike”
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se pushtimi i presidentit rus Vladimir Putin nuk përfshin vetëm sulmin ndaj Ukrainës, por edhe “sulmimin e parimeve në thelb të sigurisë transatlantike”.

Austin e quajti luftën në Ukrainë “lufta e zgjedhur e Putinit” gjatë fjalimit të hapjes në Pentagon të mërkurën përpara një takimi me ministren gjermane të Mbrojtjes Christine Lambrecht.

“Lufta e zgjedhur e Putinit ka shkaktuar një kosto të tmerrshme në viktimat civile dhe ka detyruar miliona ukrainas të pafajshëm të largohen nga vendi i tyre”, tha ai.

Austin falënderoi Gjermaninë për punën me SHBA-në për të vendosur forca “në dhe përmes Gjermanisë muajt e fundit”, si pjesë e pranisë së shtuar të sigurisë së SHBA-së në Evropë. Ai tha gjithashtu se ai përshëndet vendimin e Gjermanisë për të alokuar 2% të “prodhimit të saj ekonomik për mbrojtjen”.

“Së bashku, ne dërgojmë një mesazh të qartë dhe ai mesazh është se çdo sfidë për sigurinë tonë do të ketë një përgjigje të fortë dhe të bashkuar. Dhe angazhimi ynë për mbrojtjen kolektive të NATO-s është i hekurt”, tha Austin.

Lambrecht tha se marrëdhënia midis SHBA-së dhe Gjermanisë është “e mirë” dhe “e përhershme” në fjalën e saj hyrëse.

“Ne u takuam në periudha shumë shqetësuese dhe ajo që është e rëndësishme për mua është se marrëdhënia transatlantike, veçanërisht marrëdhënia midis Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara, është menduar të zgjasë dhe është e qëndrueshme, kështu që ne ishim në gjendje të tregonim se ishim në gjendje të bashkonim NATO-n, që ne ishim në gjendje të bashkonim Evropën kundër Presidentit Putin në formën e sanksioneve që vendosëm së bashku, dhe veçanërisht përmes mbështetjes që u kemi treguar aleatëve tanë në aleancë”, tha Lambrecht.

The post Sekretari amerikan i mbrojtjes: Putin po sulmon “bërthamën e sigurisë transatlantike” appeared first on Albeu.com.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Agresioni rus ka vrarë dhe plagosur njerëz të pafajshëm
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga i Putin ka vrarë dhe plagosur tashmë njerëz të pafajshëm dhe ka detyruar më shumë se 1.5 milion njerëz të iknin nga vendi i tyre.

Austin i bëri këto deklarata ndërsa po fliste përpara një takimi dypalësh me Ministrin e Mbrojtjes të Finlandës Antti Kaikkonen në Pentagon. Austin falënderoi gjithashtu Finlandën për dërgimin e ndihmës në Ukrainë në mes të krizës.

“Vendimi i qeverisë suaj për të dërguar ndihmë sigurisht që do të ndihmojë popullin e guximshëm të Ukrainës, dhe unë e di se ata janë mirënjohës për këtë,” tha Austin.

Të dy udhëheqësit po takohen një javë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden u takua me Presidentin e Finlandës Sauli Niinistö në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar.

Austin tha se të dy do të diskutojnë “forcimin” e marrëdhënieve dypalëshe midis SHBA-së dhe Finlandës dhe “fillimin e një procesi të ri të bashkëpunimit dypalësh të mbrojtjes duke përfshirë hapësirën dhe luftën e parregullt”.

Kaikkonen tha se kriza në Ukrainë nuk është një krizë evropiane, por një “krizë globale”.

“Lufta në Ukrainë ka implikime të thella për sigurinë evropiane, për BE-në, për NATO-n, për Finlandën. Por siç kanë theksuar të dy presidentët tanë, kjo nuk është një krizë evropiane, kjo është një krizë globale”, tha Kaikkonen. “Në këto kohë shqetësuese, Finlanda është e gatshme të punojë së bashku me Shtetet e Bashkuara.”/albeu.com

The post Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Agresioni rus ka vrarë dhe plagosur njerëz të pafajshëm appeared first on Albeu.com.