sejko Archives - Albeu.com

100-vjetori i Bankës së Shqipërisë/ Guvernatori Gent Sejko: Anëtarësimi në BE, oportunitet për tejkalimin e sfidave
Në konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka vlerësuar se ekonomia shqiptare përballet sot me tre sfida kryesore, të cilat kërkojnë politika të kujdesshme dhe përshtatje me realitetet e reja globale.

Sejko tha se sfida e parë lidhet me rritjen e tensioneve gjeopolitike në arenën ndërkombëtare, të cilat kanë sjellë një “realitet të ri ekonomik” me barriera më të larta tregtare dhe lëvizje më të kufizuara të kapitalit.

Ai deklaroi se; “rreziqet që vijnë nga këto sfida tejkalohen si në cilësi dhe sasi nga oportunitetet që ofron procesi i anëtarësimit në BE”.

Gent Sejko: Sfida e parë është rritja e tensioneve gjeopolitike në ambientin e huaj. Rritja e barrierave tregtare janë një realitet i ri ekonomik.

Sfida e dytë është inovacioni i shpejtë financiar. Gjatë dekadës së fundit ne jemi bërë dëshmitarë të një revolucioni të shpejtë financiar i cili ka potencialin të tranformojë këtë industri. Dixhitalizimi i sistemit të pagesave dhe përdorimi i teknologjisë ka përfitimet dhe rreziqet e veta.

Sfida e tretë ka të bëjë me vetë stadin e zhvillimit të Shqipërisë. Si një vend me të ardhura të mesme Shqipëria është e ekspozuar ndaj një konkurrence më të fortë për kapital e fuqi punëtore në tregun evropian. Shqipërisë i duhet të bazojë më shumë modelin e zhvillimit te rritja e produktivitetit dhe avantazheve të saj krahasuese. Kjo sfide e fundit bëhet edhe me komplekse në prani të trendëve të pafavorshme demokratike që vendosin një premiom të lartë për fuqi punëtore të kualifikuar.

Rreziqet që vijnë nga këto sfida tejkalohen si në cilësi dhe sasi nga oportunitetet që ofron procesi i anëtarësimit në BE.

The post 100-vjetori i Bankës së Shqipërisë/ Guvernatori Gent Sejko: Anëtarësimi në BE, oportunitet për tejkalimin e sfidave appeared first on Albeu.com.

Mblidhet Këshilli Mbikqyrës i BSH-së, guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare pritet të rritet, norma bazë e interesit 2 % nuk ndryshon
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar raportin e politikës monetare për tremujorin e tretë të vitit, duke nxjerrë në pah njëseri zhvillimesh pozitive për ekonominë shqiptare.

Sipas Guvernatorit Gent Sejko, analiza e fundit tregon se pagat në vend kanë vijuar të rriten, ndërsa parametrat e stabilitetit ekonomik dhe financiar janë përmirësuar ndjeshëm.

Inflacioni ka qëndruar në nivele të ulëta, por ka shënuar një rritje të lehtë gjatë dy muajve të fundit, duke u afruar me objektivin tonë,” – u shpreh z. Sejko.

Po ashtu, kreditimi është rritur, dhe tregjet financiare janë karakterizuar nga stabilitet dhe qetësi.

Banka vlerëson se qasja e qëndrueshme ndaj objektivit ligjor për stabilitetin e çmimeve ka krijuar kushte të favorshme monetare për të ruajtur kontrollin e inflacionit dhe për të mbështetur rritjen e qëndrueshme të ekonomise

Sipas përditësimit të fundit të projeksioneve të Bankës së Shqipërisë, pritshmëritë për të ardhmen mbeten pozitive:

Ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet me ritme pranë potencialit.

Inflacioni pritet të rikthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2026.

Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë gjykon se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm, duke mos kërkuar ndryshime të menjëhershme në normat e interesit apo ndërhyrje shtesë në treg.

Fjala e plotë e guvernatorit të BSH, Gent Sejko

Sot, më 6 gusht 2025, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare për tremujorin e tretë.

Analiza e informacionit të disponuar sugjeron se ekonomia shqiptare, punësimi dhe pagat kanë vijuar të rriten, ndërsa parametrat kryesorë të stabilitetit makroekonomik, monetar e financiar të vendit janë përmirësuar më tej. Në veçanti, inflacioni ka vijuar të qëndrojë në nivele të ulëta, duke shënuar një rritje të lehtë drejt objektivit në tremujorin e dytë. Po ashtu, tregjet financiare kanë qenë përgjithësisht të qeta dhe kreditimi ka ardhur në rritje.

Kjo ecuri pasqyron, ndër të tjera, edhe kontributin pozitiv të politikës së kujdesshme monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë. Përqasja jonë konsistente ndaj objektivit ligjor të stabilitetit të çmimeve ka gjeneruar kushte monetare të përshtatshme për kontrollin e inflacionit dhe për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë.

Përditësimi i parashikimeve tona sugjeron se këto trende pozitive zhvillimi do të vijojnë edhe në të ardhmen. Ndonëse pasiguritë në ambientin e huaj mbeten të larta, ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet me ritme pranë potencialit, ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë gjykoi se qëndrimi aktual i politikës sonë monetare mbetet i përshtatshëm.

Më lejoni t’ju ofroj, në vijim, një pasqyrë më të detajuar të opinionit tonë mbi zhvillimet ekonomike e financiare, si dhe të detajoj vendimin e politikës monetare dhe arsyet që e motivuan atë.

Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi nivelin mesatar 2.3% në tremujorin e dytë të vitit, duke regjistruar një rritje të lehtë dhe të pritur krahasuar me tremujorin e parë. Megjithatë, edhe pas kësaj rritjeje, norma e inflacionit vijon të qëndrojë nën objektivin tonë prej 3%. Në këndvështrimin e artikujve të shportës së konsumit, rritja e inflacionit u diktua nga rritja më e shpejtë e çmimeve të ushqimeve dhe të qirave, ndërkohë që inflacioni i artikujve të tjerë të shportës ishte relativisht i qëndrueshëm.

Në këndvështrimin makroekonomik, ecuria e inflacionit pasqyroi rritjen e njëkohshme të inflacionit bazë dhe jobazë. Inflacioni bazë u rrit nga niveli 2.4% në tremujorin e parë në nivelin 2.6% në tremujorin e dytë, si pasojë e stabilitetit në rritje të kursit të këmbimit dhe e presionit të vazhdueshëm që rritja e shpejtë e pagave ka sjellë në inflacion. Paralelisht me të, edhe inflacioni jobazë shënoi rritje, por ajo u amortizua pjesërisht nga ngadalësimi i ritmit të rritjes së çmimeve në partnerët tanë tregtarë.

Këto tendenca kanë qenë – në tërësi – në linjë me pritjet tona. Megjithatë, niveli i inflacionit rezultoi disi më i ulët se parashikimet tona, si pasojë e reduktimit të marzheve të fitimit të bizneseve, e vijimit të goditjeve pozitive të ofertës, si dhe e rënies më të shpejtë se pritjet të inflacionit në Eurozonë.

Sipas të dhënave të Instat-it, vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend u rrit me 3.4% në tremujorin e parë të vitit. Informacioni indirekt mbi zhvillimet ekonomike sugjeron për ritme të ngjashme rritjeje edhe gjatë tremujorit të dytë. Rritja ekonomike e gjysmës së parë të vitit është mbështetur nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve, si dhe i eksportit të shërbimeve. Ky profil kërkese agregate ka nxitur zgjerimin e sektorëve të ndërtimit e të shërbimeve, ndërkohë që sektori i bujqësisë dhe ai i industrisë kanë vijuar të tkurren gjatë tremujorit të parë.

Në këndvështrimin makroekonomik, rritja ekonomike është mbështetur nga bilancet e shëndosha të sektorit privat, besimi pozitiv për të ardhmen i familjeve dhe bizneseve, zgjerimi i të ardhurave nga turizmi, si dhe kushtet e favorshme të financimit.

Politika e kujdesshme dhe konsistente monetare e Bankës së Shqipërisë ka pasur një rol parësor në përmirësimin e kushteve të financimit. Lehtësimi i qëndrimit të politikës monetare gjatë katër tremujorëve të fundit ka ulur kostot e financimit të sektorit bankar dhe yield-in e bonove 12-mujore të thesarit, i cili shërben si referencë për normat e interesit të kredive. Paralelisht me të, normalizimi i pritjeve për inflacionin ka ndihmuar në kontrollin e segmentit afatgjatë të kurbës së normave të interesit dhe ka nxitur funksionimin normal të tregjeve financiare. Së fundi, rritja e prezencës së Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor ka ndihmuar në absorbimin e presioneve forcuese të kursit të këmbimit, duke mundësuar një nivel më të qëndrueshëm të tij.

Për rrjedhojë, tregjet financiare vijojnë të karakterizohen nga likuiditet i bollshëm, prime të reduktuara rreziku, bilance të shëndosha të sektorit bankar, si dhe një përqasje pozitive të tij ndaj kreditimit.

Kredia për sektorin privat vijoi të rritet më tej gjatë tremujorit të dytë. Ritmi i rritjes së portofolit të kredisë shënoi nivelin 15.4%, me një ngadalësim të lehtë krahasuar me tremujorin e parë, por duke qenë më se i mjaftueshëm për të mbuluar nevojat për fonde të bizneseve e familjeve. Në veçanti, kreditimi i sektorit privat vijon të mbetet i fokusuar në mbulimin e nevojave të bizneseve për investime, si dhe të familjeve për konsum e blerje banesash.

Përditësimi i parashikimeve të skenarit bazë sugjeron se perspektiva e zhvillimeve ekonomike mbetet pozitive.

Aktiviteti ekonomik në vend pritet të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, me ritme solide dhe pranë potencialit. Rritja ekonomike do të nxitet nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve dhe eksportit të turizmit, dhe do të mundësojë një rritje të mëtejshme të punësimit e të pagave.

Inflacioni parashikohet të kthehet në objektivin tonë prej 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Kjo ecuri do të ndihmohet nga një balancim më i mirë mes kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime, nga stabilizimi i inflacionit në tregjet ndërkombëtare, nga një ecuri më e qëndrueshme e kursit të këmbimit, si dhe nga ankorimi më i mirë i pritjeve për inflacionin.

Megjithatë, panorama e rreziqeve për të ardhmen mbetet komplekse. Në veçanti, rritja e barrierave tregtare në tregjet e huaja dhe rritja e tensioneve gjeopolitike mbeten faktorë të rëndësishëm pasigurie në parashikimet ekonomike. Materializimi i skenarëve më negativë të rrezikut do të kishte pasoja potenciale negative në ecurinë ekonomike dhe nivelin e çmimeve në vend.

Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.5%;

të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.5%;

të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.5%.

Këshilli Mbikëqyrës gjykon se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve në të ardhmen. Ai mundëson transmetimin gradual në tregjet financiare të uljes së normës bazë të interesit që ndërmorëm në fillim të muajit korrik, si dhe ofron një balancë të drejtë midis nxitjes së rritjes ekonomike në afatin e shkurtër me ruajtjen e stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm.

Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës vëren se balanca e përgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit tonë të inflacionit. Në këtë kontest, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të kushtëzohen nga informacioni i ri, dhe në veçanti nga analizat dhe vlerësimet mbi ecurinë e presioneve të brendshme inflacioniste. Këto vendime do të jenë gjithnjë në përputhje me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve, konsistente me kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit në vend, si dhe me zhvillimet potenciale në tregjet ndërkombëtare dhe partnerët tanë të huaj tregtarë”.

The post Mblidhet Këshilli Mbikqyrës i BSH-së, guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare pritet të rritet, norma bazë e interesit 2 % nuk ndryshon appeared first on Albeu.com.

Shqipëria në tregun europian të pagesave/ Guvernatori Sejko takohet me menaxherin e Bankës Botërore
Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim menaxherin e Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas.

Në fokus të diskutimeve ishte anëtarësimi në Tregun Unik të Pagesave në Euro, njohur ndryshe si SEPA, dhe zbatimi i projektit për pagesat e shpejta (Instant Payment).

Banka Botërore ka ofruar mbështetjen për këtë projekt me rëndësi strategjike për Bankën e Shqipërisë dhe zhvillimin e pagesave në vend.

Një tjetër prioritet i Bankës së Shqipërisë në të cilën angazhimi i Bankës Botërore mbetet i një rëndësie të veçantë, ka qenë edhe përmirësimi i kuadrit rregullativ për sistemin financiar dhe sidomos në fushën e mbrojtjes së konsumatorit.

The post Shqipëria në tregun europian të pagesave/ Guvernatori Sejko takohet me menaxherin e Bankës Botërore appeared first on Albeu.com.

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interest në 3%, Sejko: Në 3-mujorin e parë, pagat në sektorin privat janë rritur me 12.7%
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një konferencë për shtyp është shprehur se tregjet financiare kanë qenë qeta dhe politika monetare e ndjekur nga BSH ka patur një ndikim pozitiv në ruajtjen e ekuilibrave monetar dhe financiar të vendit.

Banka e Shqipërisë ka lehtësuar politikën monetare, duke ulur normën bazë me 0.25 pikë përqindje për herë të parë që nga marsi 2022 dhe, Sejko tha në konferencë se ecuria pozitive e ekonomisë dhe rënia e inflacionit ishin arsyet kryesore të këtij vendimi.

“Të dhënat e disponuara sugjerojnë se ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në një trend pozitiv zhvillimi.

Aktiviteti ekonomik, punësimi dhe pagat kanë vijuar të rriten gjatë dy tremujorëve të parë të vitit, inflacioni ka ardhur në rënie, tregjet financiare kanë qenë relativisht të qeta, ndërsa kreditimi ka shënuar rritje progresive.

Këto zhvillime kanë qenë, në përgjithësi, në linjë me pritjet tona.

Megjithatë, rënia e inflacionit në tremujorin e dytë ishte relativisht e shpejtë, e diktuar nga rritja e ofertës së artikujve ushqimorë në tregjet rajonale dhe në tregun vendas.

Efektet e kësaj goditjeje në inflacion priten të jenë të pranishme edhe gjatë pjesës së mbetur të vitit.

Përditësimi i parashikimeve tona sugjeron se momenti pozitiv i zhvillimit të ekonomisë shqiptare do të vijojë edhe në të ardhmen.

Vëllimi i aktivitetit ekonomik pritet të rritet gjatë vitit 2024 e në vazhdim, ndërsa inflacioni pritet të luhatet rreth niveleve aktuale gjatë pjesës së mbetur të vitit 2024 dhe të rritet gradualisht drejt objektivit gjatë gjysmës së parë të vitit 2025.

Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës e gjykoi të nevojshëm një lehtësim të qëndrimit të politikës monetare, duke synuar të krijojë kushte sa më të përshtatshme monetare për respektimin e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve”, tha guvernatori.

Sejko u shpreh gjithashtu se të dhënat tregojnë një përshpejtim të rritjes së pagave në privat, më 12.7% në tremujorin e parë, dhe rritjen e vazhdueshme në sektorin publik, teksa theksoi se ritmi i rritjes së kredisë bankare vijon të përshpejtohet gjatë muajve prill-maj, duke shënuar një nivel mestar rritjeje prej 14%.

Ndër të tjera, guvernatori i Bankës së Shqipërisë deklaroi se presionet mbiçmuese të lekut janë rishfaqur në tregun valutor të nxitura nga rritja e ofertës valutore që vjen si pasojë e zgjerimeve të mëtejshme e flukseve të turizmit.

“Të dhënat tregojnë një përshpejtim të rritjes së pagave në privat, më 12.7% në tremujorin e parë, dhe rritjen e vazhdueshme në sektorin publik.

Rritja e pagave dhe rënia progresive e inflacionit, kanë mbështetur të ardhurat e disponuara të familjeve dhe ka rritur fuqinë e tyre blerëse.

Nga ana tjetër, rritja e deritanishme e pagave dhe kostove të prodhimit, është përcjellë vetëm pjesërisht në çmimet e konsumit, duke pasqyruar absorbimin e tyre pjesërisht nga rritja e produktivitetit dhe pjesërisht nga rritja e marzheve të fitimit te bizneset.

Politika monetare e ndjekur nga BSH ka patur një ndikim pozitiv në ruajtjen e ekuilibrave monetar dhe financiar të vendit.

Normalizimi gradual dhe i kujdesshëm  i politikës monetare gjatë periudhës 2022-2023  për të mundur reduktimet e presioneve inflacioniste pa dëmtuar perspektivat afatmesme të rritjes ekonomike.

Në përgjigje të kësaj politike, tregjet financiare kanë qenë të qeta, të karakterizuara nga likuiditet i bollshëm dhe veprime të ulëta rreziku.

Nga ana tjetër, ndonëse më të zbehta se një vit më parë, presionet mbiçmuese të lekut janë rishfaqur në tregun valutor të nxitura nga rritja e ofertës valutore që vjen si pasojë e zgjerimeve të mëtejshme e flukseve të turizmit.

Ritmi i rritjes së kredisë bankare vijon të përshpejtohet gjatë muajve prill-maj, duke shënuar një nivel mestar rritjeje prej 14%.

Zgjerimi i kredisë pasqyron në masën më të madhe rritjen e shpejtë të kredisë në lekë, portofoli i së cilës shënoi një rritje vjetore prej 22% në muajin maj.

Kjo ecuri ka pasqyruar si normat e ulëta të interesit të kredisë në lekë, të cilat kanë rritur kërkesën për këtë segment, ashtu si dhe një kujdes më të madh të bizneseve të familjeve shqiptare në drejtim të ekspozimit të panevojshëm të kursit të këmbimit.

Ky treg ka sjellë rritjen e mëtejshme të peshës së portofolit të kredisë në lekë, duke rritur efektivitetin e politikës tonë monetare dhe duke forcuar stabilitetin financiar të vendit”, tha Sejko.

The post Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interest në 3%, Sejko: Në 3-mujorin e parë, pagat në sektorin privat janë rritur me 12.7% appeared first on Albeu.com.

Sejko: Duhet bërë kujdes me skemat e pensioneve
Deficitet e krijuara nga skema e pensioneve sipas Bankës e Shqipërisë përbëjnë një sfidë serioze për financat e shtetit.

Prandaj dhe Guvernatori Gent Sejko në diskutimet për projektbuxhetin e vitit 2024 sugjeron rishikim periodik të kuadrit ligjor që rregullon skemën e pensioneve.

Gent Sejko: Ne inkurajojmë intensifikimin e përpjekjeve për zhvillimin e shtyllës së dytë e të tretë të sistemit privat të pensioneve, atë të sigurimit të detyrueshëm dhe vullnetar.

Në opinionin e saj për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, Banka e Shqipërisë tërheq vëmendjen në faktin se shkalla e mbledhjes së të ardhurave publike në vend, aktualisht rreth nivelit 28% të PBB-së, mbetet relativisht e ulët në krahasim me atë të vendeve të rajonit, mesatarja e të cilave qëndron rreth nivelit 36% të PBB-së.

Gent Sejko: Rritja e qëndrueshme e të ardhurave publike duhet të kalojë nga një linjë aksioni, e cila duhet të synojë fillimisht reduktimin e informalitetit dhe më tej të shikojë hapësirat për thjeshtimin dhe drejtpeshimin e barrës tatimore, midis kategorive të ndryshme ekonomike dhe shtresave sociale.

Sa i përket politikës fiskale, Sejko thotë se është në linjë me kahun e politikës monetare për uljen e inflacionit.

Gent Sejko: Ruajtja e kahut konsolidues të politikës fiskale mundëson një kthim më të shpejtë dhe me kosto më të ulëta të inflacionit në objektiv. Në gjykimin tonë, nivelet e larta të inflacionit kanë qenë dhe mbeten sfida prioritare e politikave tona ekonomike.

Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë ekonomia shqiptare pritet të rritet rreth nivelit 3.5% gjatë vitit aktual dhe të shënojë rritje të mëtejshme gjatë vitit të ardhshëm. /Tv Klan

The post Sejko: Duhet bërë kujdes me skemat e pensioneve appeared first on Albeu.com.

Luhatja e euros, Sejko: Po monitorojmë situatën
Edhe pse Banka Qendrore Evropiane ka rritur dy herë normat bazë të interesit në tremujorët e fundit duke i dërguar në nivelin 3.75%, forcimi i lekut në kursin valutor dhe rritja rekord e turizmit po bëjnë që vendi ynë t’i rezistojë presionit.

Banka e Shqipërisë edhe për këtë tremujor do të mbajë të pandryshuar normat e interesit për lekun në nivelin 3%. Guvernatori u shpreh se inflacioni do ulet në mesin e 2024-ës, por rreziqet sipas tij mbeten.

“Këshilli Mbikëqyrës gjykon se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend. Në këtë kontest, ai thekson se mbetet i gatshëm të vazhdojë procesin e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare, nëse kjo masë do të konsiderohet e nevojshme për garantimin e stabilitetit të çmimeve.”- u shpreh guvernatori Gent Sejko.

Banka e Shqipërisë u shpreh se luhatjet në kursin valutor janë bërë të shpeshta dhe anormale. Për këtë po planifikohet të ndërhyhet për stabilizimine saj.

“Këshilli Mbikëqyrës thekson Banka e Shqipërisë mbetet e vëmendshme ndaj shpejtësisë së forcimit dhe luhatjeve të shtuara të kursit të këmbimit gjatë muajve të fundit. Nëse zgjerohen më tej, këto fenomene mund të dëmtojnë funksionimin normal të tregut valutor, si dhe – potencialisht – objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetin financiar.  Nëse do të konstatohen këto premisa, Banka e Shqipërisë rezervon të drejtën të ndërhyjë në tregun e brendshëm valutor, në përmbushje të mandatit të saj ligjor.”

Euro ka pasur një fillim jave me rënie të vrullshme, duke humbur pesë pikë deri të mërkurën, ndërsa një javë më parë ngjitej drejt nivelit 106 kundrejt lekut. Këto luhatje kanë shkaktuar shqetësim te Banka e Shqipërisë.

The post Luhatja e euros, Sejko: Po monitorojmë situatën appeared first on Albeu.com.

Sejko: Nuk do të ndërhyjmë në kursin e këmbimit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në daljet e tij të përmuajshme për mediat bëri me dije se institucioni që ai drejton nuk do të ndërhyjë në kursin e këmbimit.

Sipas tij zhvlerësimi i euros dhe rënia e dollarit janë përcaktuar nga kerkesë oferta në treg, duke sjellë efekte pozitive për bizneset importuese, të cilat blejnë me lirë mallrat, ndryshe nga eksportuesit, të cilët kanë pasur humbje pas forcimit të monedhës vendase.

“Banka nuk është në pozitat për të ndërhyrë”, u shpreh ai.

Megjithatë, ky ndryshim i kursit të kembimit, për Guvernatorin e Bankës së Shqiperisë duhet të nxisë rritjen e investimeve dhe kursimeve të qytetarëve dhe bizneseve në monedhen vendase.

“Normat e interesit të depozitave dhe kredive bankare kanë ardhur në rritje, ndërsa kursi i këmbimit të lekut ndaj euros ka vijuar tendencat forcuese, në përgjigje të përmirësimeve të vazhdueshme të bilancit të shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë”, theksoi ai.

The post Sejko: Nuk do të ndërhyjmë në kursin e këmbimit appeared first on Albeu.com.

Situata ekonomike në Shqipëri, Sejko: Pritet ulje e inflacionit, do të rritet norma bazë e interesit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko, deklaroi ditën e sotme pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, se gjatë 3 muajve të ardhëm pritet të ketë ulje graduale të inflacionit.

Ndërkohë ai theksoi se do të ketë sërish rritje të nirmës bazë të interesit, nga 2.75% do të shkojë në 3%.

Fjala e plotë e Sejkos:

Sot, në datën 23 mars 2023, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare.

Informacioni i ri i marrë në analizë ka rezultuar në kahun e sipërm të pritjeve tona. Ky informacion sugjeron se rritja ekonomike në vend ka qenë relativisht e shpejtë dhe e qëndrueshme gjatë gjysmës së dytë të vitit të shkuar. Në të njëjtën kohë, megjithëse inflacioni ka ardhur në rënie, presionet e brendshme mbi çmimet, dhe veçanërisht ato që burojnë nga tregu i punës, vlerësohet të jenë të forta dhe në rritje.

Bazuar në sa më sipër, në mbledhjen e sotme, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të vijojë procesin e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare. Në linjë me komunikimet tona të mëparshme, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se ky vendim është një hap i nevojshëm për të garantuar kthimin e qëndrueshëm të inflacionit në objektiv, brenda një horizonti kohor të arsyeshëm dhe me kosto afatgjata sa më të ulëta mbi ekonominë shqiptare.

Duke faktorizuar trendet e brendshme ekonomike dhe financiare, zhvillimet e pritura në tregjet botërore, si dhe lëvizjen e sotme të politikës monetare, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se rritja ekonomike do të vijojë të mbetet në territor pozitiv ndërsa inflacioni do të zbresë gradualisht drejt objektivit gjatë vitit të ardhshëm.

Inflacioni shënoi rënie gjatë dy muajve të parë të vitit, duke shënuar vlerat respektive prej 7.2% dhe 7.1% në muajt janar dhe shkurt. Trendi rënës i inflacionit, i nisur që prej muajit nëntor të vitit të kaluar, ishte në përputhje me pritjet tona. Megjithatë, niveli i inflacionit në dy muajt e parë të vitit ishte në kahun e sipërm të pritjeve.

Në këndvështrimin e shportës, rënia e inflacionit u diktua nga një rritje më e ngadaltë vjetore e çmimeve të naftës dhe të ushqimeve, në linjë dhe me tendencat e vëna re në tregun ndërkombëtar. Nga ana tjetër, inflacioni i artikujve të tjerë të shportës u shfaq relativisht i lartë dhe i qëndrueshëm.

Në këndvështrimin makroekonomik, kjo ecuri u diktua nga reduktimi i inflacionit të importuar, ndërkohë që presionet e brendshme inflacioniste vijojnë të mbeten të larta. Këto presione ushqehen nga kërkesa e lartë për mallra e shërbime, nga rritja e shpejtë e pagave dhe e kostove të prodhimit, si dhe nga pritjet e agjentëve ekonomikë për rritje të mëtejshme të çmimeve.

Informacioni i disponuar sugjeron se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet në tremujorin e katërt të vitit të shkuar dhe tremujorin e parë të vitit aktual. Rritja e kërkesës agregate është bazuar në zgjerimin e konsumit familjar, të investimeve private e publike, si dhe të eksporteve të mallrave të shërbimeve. Kjo dinamikë është mbështetur nga rritja e të ardhurave të disponueshme, nga përmirësimi i besimit të biznesit e të familjeve, nga bilancet e shëndosha të sektorit privat, si dhe nga kushtet ende stimuluese financiare.

Zgjerimi i shpejtë dhe i qëndrueshëm i kërkesës agregate ka sjellë një shfrytëzim gjithnjë e më të lartë të kapaciteteve prodhuese të ekonomisë shqiptare. Vlerësimet tona sugjerojnë se kërkesa agregate për mallra e shërbime ka shënuar një rritje më të shpejtë se potenciali prodhues i ekonomisë shqiptare. Ky konkluzion pasqyrohet në normat historikisht të larta të shfrytëzimit të kapaciteteve në sektorin privat, nga rritja e vazhdueshme e punësimit, nga rënia në nivele minimale historike e normës së papunësisë, si dhe nga rritja e shpejtë e pagave në sektorin privat.

Në veçanti, paga mesatare në sektorin privat u zgjerua me rreth 14% në terma vjetorë gjatë tremujorit të fundit të vitit të shkuar. Kjo rritje ka mbështetur zgjerimin e të ardhurave të disponueshme të familjeve shqiptare, ka ushqyer zgjerimin e konsumit familjar si dhe ka ndihmuar qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike. Megjithatë, nga ana tjetër, ajo ka rritur kostot e prodhimit të biznesit dhe ka lehtësuar përcjelljen e rritjes së çmimeve nga tregjet e huaja në ekonominë vendase.

Përkundrejt tyre, tregjet e brendshme financiare vijojnë të mbeten të qeta dhe të transmetojnë normalizimin e deritanishëm të qëndrimit të politikës monetare, si në vend dhe në botë. Normat e interesit kanë shënuar rritje në të gjithë harkun e produkteve financiare, ndërkohë që yield-et e letrave më vlerë të qeverisë kanë rënë, duke pasqyruar më mirë lëvizjet e deritanishme të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Po ashtu, kursi i këmbimit të lekut ndaj monedhave kryesore ka vijuar të shfaqë tendenca mbiçmimi, në përgjigje të përmirësimit të bilancit të shkëmbimeve tregtare me jashtë si dhe të ruajtjes së atraktivitetit relativ të instrumenteve financiare në lekë. Së fundi, ndonëse në ngadalësim, kredia për sektorin privat ka vijuar të zgjerohet, duke mbështetur zgjerimin e konsumit dhe të investimeve në ekonomi.

Përditësimi i parashikimeve konfirmon pritjet tona të mëparshme dhe sugjeron se trendet kryesore ekonomike të vëna re gjatë muajve të fundit do të vijojnë edhe në të ardhmen. Më konkretisht, inflacioni pritet të shënojë rënie graduale gjatë tremujorëve në vijim dhe të kthehet në objektiv gjatë mesit të vitit të ardhshëm. Po ashtu, rritja ekonomike pritet të qëndrojë në territor pozitiv, ndonëse ritmi i rritjes parashikohet të shënojë një ngadalësim të lehtë gjatë vitit aktual.

Këto projeksione janë të kushtëzuara nga:

materializimi i pritjeve të tregjeve ndërkombëtare për një reduktim progresiv të inflacionit dhe një frenim të përkohshëm të ritmit të rritjes në partnerët tanë tregtarë;

materializimi i pritjeve tona për ruajtjen e një ambienti të qëndrueshëm dhe ende stimulues financiar në vend;

materializimi i projeksioneve të buxhetit për ngadalësimin e ritmit të konsolidimit fiskal gjatë vitit; si dhe nga,

një lëvizje e mëtejshme drejt normalizimit të qëndrimit të politikës monetare në mbledhjen e sotme.

Në veçanti, në konsistencë me gjykimet e mëparshme, Banka e Shqipërisë vëren se normalizimi i mëtejshëm i qëndrimit të politikës monetare është një hap i nevojshëm për të siguruar stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit.

Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

të rrisë normën bazë të interesit, nga niveli 2.75% në nivelin 3.00%;

të rrisë normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 3.75% në nivelin 4.00%;

të rrisë normën e interesit të depozitës një ditore, nga niveli 1.75% në nivelin 2.00%.

Këshilli Mbikëqyrës gjykoi se presionet e larta inflacioniste që burojnë nga ambienti i brendshëm janë një faktor i rëndësishëm rreziku, së pari, për respektimin e objektivit të stabilitetit të çmimeve dhe, më tej, për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit. Në këto rrethana, ai e vlerësoi të nevojshme reduktimin e stimulit monetar nëpërmjet rritjes së normës bazë të interesit. Këshilli Mbikëqyrës vëren se kjo masë është në përputhje me komunikimet tona të mëparshme dhe në konsistencë me lëvizjet e fundit të bankave kryesore qendrore.

Bazuar në informacionin aktual, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se pjesa më e madhe e normalizimit të nevojshëm monetar është kryer tashmë. Në linjë me komunikimet e mëparshme, Këshilli Mbikëqyrës thekson se qëndrimi i ardhshëm i politikës monetare do të udhëhiqet nga të dhënat e reja, dhe në veçanti balanca e presioneve inflacioniste, qëndrueshmëria e rritjes ekonomike dhe tregues të tjerë të shëndetit ekonomik dhe financiar të vendit.

The post Situata ekonomike në Shqipëri, Sejko: Pritet ulje e inflacionit, do të rritet norma bazë e interesit appeared first on Albeu.com.

“Ekonomia tendencë rritëse, 4% në fund të 2022”, Sejko: Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën bazë të interesit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, njoftoi sot se Banka e Shqipërisë nuk do të ndryshojë norëm bazë të interesit dhe se inflacioni do të ulet gradualisht.

Kjo do të thotë se norma bazë e interesit mbetet 2.75%.

Sejko tha se shkak për këtë është bërë tendenca rënëse e inflacionit në dy muajt e fundit të vitit 2022.

Guvernatori theksoi se etndenca rënëse e inflacionit dhe rritja më e shpejtë ekonomike e vendit prej 4% në fund të vitit 2022 ka nxitur Këshillin Drejtues të Bankës së Shqipërisë të mos ndryshojë normën bazë të interesit në nivelin 2.75%.

Në fjalën e tij pas mbledhjes, Guvernatori, Gent Sejko tha se ulja e inflacionit u pasqyrua në rënien e çmimit të naftës, të disa artikujve ushqimore, por edhe me rritjen e pagave e punësimit.

“Punësimi u rrit me 4.2%, shkalla e papunësisë zbriti në minimumin e ri historik prej 10.6% dhe paga mesatare në sektorin privat u rrit me 12.3% në tremujorin e tretë. Ecuria pozitive e tregut të punës krijon premisa për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në të ardhmen, por sinjalizon edhe për rritje të shpejtë të kostove të prodhimit dhe presione mbi çmimet e konsumit”, tha Sejko./albeu.com/

The post “Ekonomia tendencë rritëse, 4% në fund të 2022”, Sejko: Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën bazë të interesit appeared first on Albeu.com.