seancës Archives - Albeu.com

Kërkon lirimin nga burgu, caktohet data dhe ora e seancës në Apel për ankimimin e Veliajt
Gjykata e Posaçme e Apelit, ka caktuar datën dhe orën e seancës ku do të shqyrtohet ankimimi i Erion Veliajt dhe biznesmenëve Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi, të cilët kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë.

Seanca do të mbahet më 11 Mars, në orën 10:00, teksa gjyqtari që do të marrë vendimin është Engert Pëllumbi.

Të akuzuarit kërkojnë masë më të lehtë sigurie, ku Erion Veliaj dhe Elman Abule iu është caktuar nga GJKKO “Arrest me burg”, ndërsa Shkëlqim Fushë, Gentian Sulë dhe Meriman Palushit “detyrim paraqitje”.

Erion Veliaj u arrestua mesditën e 10 Shkurtit me urdhër të SPAK, ku akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kanë krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash dhe kompanish të kontrolluara prej tyre apo të afërmve të tyre dhe kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në nëntë raste.

Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në një fshat turistik në Qerret, ndërsa ka rezultuar se Xoxa ka shpenzuar rreth 800 mijë euro në blerje online, të cilat nuk i ka deklaruar në deklaratat vjetore.

Ndërkohë, biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu në këmbim të tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe lejeve të ndërtimit, i ofronin Erion Veliajt, shuma monetare nëpërmjet blerjeve fiktive, biletave avioni, sponsorizimeve, OJF-ve të Ajola Xoxës, si dhe pasurive të paluajtshme, si disa vila në Qerret.

The post Kërkon lirimin nga burgu, caktohet data dhe ora e seancës në Apel për ankimimin e Veliajt appeared first on Albeu.com.

GJKKO publikon procesverbalin e seancës: Prokurori nuk iu drejtua Veliajt me fjalën “ndyrësirë”, nuk rezulton as në sistemin audio (FOTO)
Kryebashkiaku Tiranës,  Erion Veliaj, tashmë i burgosur por ende në hetim, duket se nga dita në ditë po i rëndon akuzat ndaj vetes.

Pasi u la në qeli si person me rrezikshmëri të lartë kriminale për të prishur provat dhe hetimet, apo më keq edhe për t’u arratisur nga vendi, Veliaj pas kërcënimeve të djeshme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që po punojnë për faktimin e korrupsionit të dyshuar, krijimin e një pasurie përrallore nga ai dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, apo edhe për pastrimin e parave, tashmë shfaqet edhe si falsfikator i procesverbaleve të seancave gjyqësore.

Kjo pasi, Erion Veliaj, publikoi sot nga qelia diskutimet të cilat ai pretendon se janë zhvilluar gjatë seancës për dhënien e masës së sigurisë ndaj tij.

Gjithashtu, Veliaj pretendon se është fyer nga prokurori Ols Dado.

“Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij! Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më”, thotë Veliaj.

Ndërkohë që vërtetësia e dialogut të zhvilluar në gjyq, është hedhur poshtë nga Gjykata e Posaçme.

NJOFTIM PËR MEDIA:

Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj, duke paraqitur dhe kërkesa për informacion, në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të datës 12.02.2025, të publikuar ditën e sotme nga personi nën hetim Erion Veliaj, në rrjetin e tij social në “Facebook”, ju bëjmë me dije se nuk është i vërtetë.

Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment.

Tiranë, më datë 24.02.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

The post GJKKO publikon procesverbalin e seancës: Prokurori nuk iu drejtua Veliajt me fjalën “ndyrësirë”, nuk rezulton as në sistemin audio (FOTO) appeared first on Albeu.com.