seance solemne Archives - Albeu.com

26 vite nga rënia heroike e Jasharëve, Kuvendi i Kosovës me seancë solemne
Data 5 Mars i vitit 1998, shënon sulmin e gjerë që Serbia kishte ndërmarrë në Drenicë, për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.

Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998, do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik.

Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.

Kështu, në natën e 4 dhe 5 Marsit të vitit 1998, Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore.

Kjo lë të kuptohet se atje do të ketë rrethim të hekurt.

Pikërisht më 5 Mars, bëhen 26 vite të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.

Mirëpo, çdo përvjetor Adem Jasharin, e bënë më të lavdishëm në historinë e kombit.

Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë.

Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, që këto ditë dhe data, e pikërisht 5,6,7 Mars për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë.

Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica, ishin të rrethuar nga forcat paramilitare serbe.

Synimi ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën, po ia bënin regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Më 30 dhjetor të vitit 199, kryhet sulmi i parë ndaj familjes Jashari. Ndërsa sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kryen në muajin janar, 1998.

Më 22 janar forcat serbe sulmuan familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jashari i rezistuan.

Megjithatë, në këtë betejë që zgjati afër 30 minuta, të plagosura mbeten Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit.

Pas këtij sulmi, familjes Jashari i erdhën miq, shokë e bashkëkombës për t’u solidarizuar me ta.

Ata i kërkuan kryefamiljarit Jashari që t’i tërheqin gratë dhe fëmijët nga aty, por, edhe gratë dhe fëmijët kishin marr vendimin që të qëndrojnë, duke thënë se “po të vriten djemtë, nuk na vyen jeta të jetojmë”.

Dhe vendosen të qëndrojnë, qëndruan për t’i treguar botës se shqiptarët nuk shkojnë askund përtej truallit dhe shtëpive të tyre.

Sulmi i tretë, që ndodhi më 5, 6 dhe 7 Mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.

Këtij sulmi i mbijetoi vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia del që mes datës 5-6 Mars të largohet nga rrethina dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila pa dhe përjetoj tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj.

Historia e familjes Jashari dhe eksponatet e saj, janë vendosur në Muzeun e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Po ashtu, Kuvendi i Kosovës, do të mbajë sot seancë solemne me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, me të vetmen pikë të rendit të ditës për shënimin e këtij përvjetori.

The post 26 vite nga rënia heroike e Jasharëve, Kuvendi i Kosovës me seancë solemne appeared first on Albeu.com.

Çfarë tha Kurti në seancën solemne të Kuvendit që e bëri opozitën të braktiste sallën
Gjatë fjalimit të tij në seancën solemne për Pavarësinë, kryeministri Albin Kurti, pasi përmendi të arrituar që, sipas tij, janë bërë gjatë qeverisjes aktuale, ka folur rreth mediave dhe për ata që nuk pajtohen me të. Përfshirja i krejt këtyre temave në fjalimin e seancës për përvjetorin e Pavarësisë duket se i bëri deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, ta braktisin sallën dhe kryeministrit Kurti, i cili po mbante fjalim në atë moment.

Së fundmi ka pasur shumë reagime, edhe ndërkombëtare, për sulmet ndaj mediave dhe kryeministrit Albin Kurti ka zgjedhur që në seancën solemne për 14 vjetorin e Pavarësisë, të flasë për to. Gjatë fjalimit të tij, ai tha se “dezinformatat” rrënojnë besimin në media të lira dhe të pavarura.

Para kësaj pjese, Kryeministri foli për të sukseset që ai konsideron se janë arritur me Qeverinë e tij. Pastaj foli për rolin që të tjerët e kanë për ta ruajtur demokracinë e vendit. Këto tema duket se i irrituan deputetët e opozitës. Dikush nga ta u dëgjua t’i thotë se pse po fliste për to në seancën solemne për përvjetorin e Pavarësisë. Kurti po vazhdonte të fliste për mediat në ato momente.

“Është detyrë e Qeverisë që punët t’i bëjë në dritën e diellit dhe të rrisë transparencën, por Qeveria e vetme nuk mund ta mbrojë demokracinë nga dezinformatat. Kjo është detyrë e secilit. Njëjtë siç korrupsioni në institucione publike rrënon besimin e qytetarëve në demokraci e në qeveri, dezinformatat rrënojnë besimin në media të lira e të pavarura. E, një demokraci pa media të lira e të pavarura është çdoherë në rrezik”, tha Kurti, ndërsa fundi i këtyre fjalëve po shoqërohej me disa zëra të deputetëve të opozitës.

Ai më pas tha se e respekton tubimin dhe protestën, edhe kur ajo bëhet kundër tij. Por, këto fjalë nuk ia dëgjuan deri në fund, sepse opozitarët veçse liruan të gjithë sallën.

“Ne jemi shtet demokratik. Kushtetuta jonë mbron lirinë e shprehjes e fjalën e lirë. Njëjtë siç mbron lirinë e tubimit dhe të protestës. Si kryeministër i vendit, e kuptoj dhe e pranoj, që njerëzit të thonë lloj-lloj gjërat, çdo ditë, për mua. Dhe, unë do të mbroj të drejtën e tyre për ta bërë këtë. Sepse, lufta jonë për liri, nuk ishte vetëm luftë për t’u çliruar nga okupimi, por për të jetuar të lirë. Pra, kemi luftuar që të mbrohet e drejta e secilit për të shprehur qëndrimet e saj e të tij, edhe kur nuk pajtohemi me to, veçanërisht kur nuk pajtohem”, tha Kurti.

Fundin e fjalimit të tij e dëgjuan vetëm deputetët e mesit të sallës, ku ulën ata të shumicës parlamentare. /Express/

The post Çfarë tha Kurti në seancën solemne të Kuvendit që e bëri opozitën të braktiste sallën appeared first on Albeu.com.