seanca\ per eproret 3e uck Archives - Albeu.com

Selimi: S’kam të bëj me asnjë nga krimet e pretenduara
Ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, sërish para Dhomave të Specializuara tha se nuk ka të bëjë me asnjë nga krimet e pretenduara në aktakuzën ndaj tij.

“Jemi këtu përballë një aktakuze që ende vazhdojmë ta konsiderojmë të pabazuar mbi fakte dhe argumente”, tha Selimi në ditën e dytë të gjykimit ndaj tij dhe tre ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së.

Ai tha se shpreson që në fund të procesit do të vërtetohet pafajësia e tij.

“Pas themelimit të kësaj gjykate, jo rrallë herë jam pyetur se a kisha frikë nga drejtësia. Gjithmonë kam thënë dhe sot e përsëris: unë nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë. Por, pavarësisht kësaj unë qëndroj sot përballë jush me besimin e plotë se në fund të këtij procesi ju do të vendosni në favor të pafajësisë time”, tha ai.

Ai tha se Kosova nuk kishte një ushtri të mirëfilltë, të organizuar mirë, kishte mungesë të armëve e njerëzve. Kosova, sipas tij, nuk do ta zgjidhte kurrë luftën, por lufta sipas tij “ishte domosdoshmëri për mbijetesë”.

Avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, nisi fjalën hyrëse pas fjalimit disa minutësh që mbajti klienti i tij.

Ai, duke ju referuar fjalimit të Selimit, tha se është “e kuptueshme pse Selimi dhe të tjerët e ndiejnë njëfarë detyrimi për të mbrojtur trashëgiminë e UÇK-së, kur kjo e fundit ishte qartazi në sulmin e kësaj prokurorie”.

“Dëgjuam dje ZPS-në të thotë që kjo çështje nuk përbën procesim penal ndaj UÇK-së. Megjithatë përtej fjalëve të zgjedhura me kujdes, të rëndësishme janë veprimet e ZPS-së”, tha Roberts.

Avokati i Selimit tha se prokuroria ka dështuar të përmend krizën ekzistenciale në të cilën gjendeshin shqiptarët e Kosovës që vendosin të nisnin luftë për liri.

Ai po ashtu tha se gjatë deklaratë hyrëse të ZPS-së, ky institucion iu referua masakrave në Kosovë, sikurse ajo në Prekaz të Skenderajt “si ngjarje” dhe sipas tij, ky mohim i krimit të serbëve ndaj shqiptarëve “nuk është asgjë tjetër veçse manipulim i ZPS-së”./rel

The post Selimi: S’kam të bëj me asnjë nga krimet e pretenduara appeared first on Albeu.com.