saver Archives - Albeu.com

“Historia kërkon kurajë”/ Presidenti Begaj thirrje nga Savra për të dokumentuar krimet dhe për të kërkuar falje
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, presidenti Bajram Begaj, përkujtoi viktimat e internimit komunist në Lushnje, duke bërë thirrje për ruajtjen e kujtesës historike, dokumentimin e plotë të krimeve të regjimit dhe kërkimin e faljes, ndaj mijëra të dëmtuarve nga padrejtësia shtetërore.

Kreu i shtetit vendosi një kurorë me lule në Memorialin e Përndjekjes Politike në Lushnje dhe vizitoi barakat e ish-kampit të Savrës, një nga qendrat më të mëdha të internimit në Shqipëri.

Në prani të ish-të internuarve, familjarëve të viktimave, studiuesve dhe shkrimtarëve, Begaj deklaroi se përkujtimi i së kaluarës është një detyrim ndaj së tashmes dhe përgjegjësi për brezat e ardhshëm.

“Historia kërkon kurajë për të njohur gabimet që kanë kushtuar jetë të pafajshme dhe për të kërkuar falje, falje ndaj mijëra viktimave të padrejtësisë shtetërore”, u shpreh Presidenti.

Begaj e cilësoi kampin e Savrës, si një nga vendet që mbart kujtimet më të rënda dhe më të turpshme të historisë moderne të vendit.

Ai shprehu respekt për të përndjekurit politikë, të cilët humbën lirinë, pronën dhe mundësitë, por arritën të ruanin dinjitetin.

Presidenti paralajmëroi se dëshmitarët e drejtpërdrejtë të asaj periudhe po pakësohen, ndërsa gjurmët fizike të vendeve të vuajtjes po degradojnë. Për këtë arsye, ai kërkoi bashkëpunim ndërmjet institucioneve për mbledhjen e dëshmive dhe mbrojtjen e trashëgimisë historike.

“Duhet të mbledhim dëshmitë, të ruajmë fotografitë, të digjitalizojmë dokumentet, të shënojmë dhe të mbrojmë vendet e vuajtjes dhe ta bëjmë këtë histori pjesë të edukimit të brezave të rinj”, deklaroi Begaj.

Sipas tij, kujtesa nuk duhet të mbështetet vetëm te përvjetorët dhe ceremonitë, por te institucione që punojnë çdo ditë për dokumentimin dhe përcjelljen e saj.

Kreu i shtetit garantoi ish-të përndjekurit se do të mbështesë nismat për institucionalizimin e kujtesës historike dhe ndërgjegjësimin mbi padrejtësitë e së kaluarës.

“Mënyra se si e ruajmë kujtesën sot do të tregojë se çfarë Shqipërie duam t’u lëmë brezave që do të vijnë: një Shqipëri të drejtë, demokratike, evropiane dhe, mbi të gjitha, humane, e cila nuk harron”, tha Presidenti.

Gjatë vizitës, Begaj pa edhe ekspozitën fotografike “Dinjiteti përballë Totalitarizmit”, e cila dokumenton jetën e familjeve të internuara. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa, dhe drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula.

FJALA E PLOTË E PRESIDENTIT BEGAJ NË LUSHNJE

Sot jemi mbledhur këtu në Savër jo thjesht për të kujtuar! Në këtë vend, që mban ndër kujtimet më të rënda dhe më të turpshme të historisë moderne të kombit tonë, ne jemi mbledhur për të mos harruar!

Ky vend është dëshmi se si shtetas të pafajshëm janë privuar nga të drejtat themelore njerëzore, nga liria dhe jeta normale dhe ku është tentuar sistematikisht t’i zhveshin nga dinjiteti njerëzor.

Për këtë arsye, ajo që na mbledh bashkë sot nuk është vetëm një vështrim përkujtimor prapa në kohë. Është, mbi të gjitha, një detyrim ndaj të sotmes dhe një përgjegjësi për të ardhmen, ndaj fëmijëve tanë dhe brezave që do të vijnë, për të mos harruar!

Savra, Plugu, Gradishta, Çerma, e shumë të tjera, për një pjesë të brezit të sotëm janë vetëm disa emra fshatrash të Myzeqesë, por për qindra familje janë dëshmitarët e heshtur të jetëve të marra peng. Janë vite të humbura rinie dhe energjie, janë ëndrrat e ndërprera, janë fëmijët që u rritën nën ngarkesën e një “faji” që nuk e kishin kryer kurrë.

Që nga viti 1950 me Plugun, një pjesë e fshatrave të Myzeqesë u shndërruan arbitrarisht në vende internimi, ku kufizimi i lirisë nuk mbaronte tek telat me gjemba, por shtrihej mbi punën, shkollimin, familjen dhe të ardhmen. Duhet të theksoj se ky arbitraritet nuk ishte vetëm padrejtësia kriminale ndaj familjeve të internuara. Ai njolloste po aq padrejtësisht edhe dinjitetin e një zone të përmendur për mikpritje dhe bujari.

Këtu sollën njerëz nga Veriu e Jugu, nga qytetet e fshatrat, burra e gra, pleq e fëmijë. Njerëz me histori dhe bindje të ndryshme, por që pushteti i kohës i kishte vulosur me një fat të vetëm: të padëshiruar, sepse ata nuk mendonin si ai.

Dhe pas çdo fjale si “biografi”, “armik” apo “i padëshiruar” shkatërroheshin jetë njerëzore dhe familje të tëra. Më falni që unë do të përmend njërin prej jush, sepse ju meritoni të përmendeni të gjithë.

Një prej të mbijetuarve të këtij kampi, është sot këtu mes nesh, zoti Sofokli Kuqeshi.

Ishte vetëm dhjetë vjeç kur në korrik të vitit 1960 u soll në Savër bashkë me nënën, pesë vëllezërit dhe motrën. Babanë ia kishin pushkatuar, xhaxhain ia kishin dënuar me 22 vjet burg.

“Faji” i Sofokliut 10-vjeçar? Familja ku ai kishte lindur. Sofokliu kaloi këtu 30 vjet të jetës.

Sot, kur të ndalemi te vendi i Apelit, për ne ai mund të duket thjesht një pikë në itinerarin e sotshëm të kujtesës. Për Sofokli Kuqeshin dhe të gjithë ju ishte dhembje dhe fyerje e përditshme.

Dhe ndoshta këtu kuptohet më qartë absurditeti dhe mizoria e sistemit: një fëmijë 10-vjeçar nuk kishte kryer asnjë krim, e megjithatë ai vuajti një dënim që do të shënjonte 30 vjet të jetës së tij.

Kjo ishte, gjithashtu, një nga padrejtësitë më të rënda të atij regjimi: dënimi që trashëgohej në mënyrë absurde, brez pas brezi.

Por historia e Savrës nuk është vetëm histori vuajtjeje. Është njëkohësisht, histori edhe qëndrese dhe dinjiteti e treguar nga të gjithë ju.

Diktatura u mori këtyre njerëzve shtëpinë, pronën, profesionin dhe lirinë. U kufizoi mundësitë për shkollim dhe të drejtën për të zgjedhur jetën e tyre. Por nuk arriti kurrë të bënte një gjë: t’u merrte dinjitetin.

Prandaj sot, nuk përkujtojmë vetëm vuajtjen. Sot, ne nderojmë qëndresën tuaj!

Nderojmë nënat dhe baballarët që bënë të pamundurën për t’u dhënë fëmijëve ngrohtësinë e një familjeje në kushtet e internimit; nderojmë gratë që mbajtën mbi shpatulla punën e rëndë, burgimin apo internimin, ankthin për fëmijët dhe dhimbjen e ndarjes nga bashkëshortët e burgosur; nderojmë sot fëmijët e internimit, ata që u detyruan të rriteshin shpejt, që mësuan herët se regjimi i ndante njerëzit sipas biografisë, por që nuk hoqën dorë nga ëndrrat dhe dashuria për atdheun; nderojmë ata që sot e mbajnë gjallë këtë kujtesë: ish-të internuarit dhe familjet e tyre, shoqatat, studiuesit, historianët, mësuesit dhe çdo dëshmitar që ka gjetur forcën për të treguar atë që ka përjetuar dhe është përjetuar.

Kujtesa nuk është hakmarrje dhe drejtësia nuk mund të përsërisë logjikën e diktaturës duke ua ngarkuar fëmijëve fajet e paqena të prindërve.

Por kujtesa kërkon të vërtetën, kërkon ta dokumentojmë atë, ta mësojmë atë dhe patjetër ta tregojmë atë.

Prandaj barakat e Savrës, vendi i Apelit dhe çdo gjurmë kujtese e mbetur këtu, nuk janë vetëm rrënoja të së shkuarës. Janë dëshmi materiale të asaj pjese të errët të historisë sonë.

Në qoftë se do t’i lëmë të zhduken, do të fshinim padrejtësisht një pjesë të provave të historisë. Por historia kërkon kurajë për t’u përballur edhe me faqet e palavdishme të saj, për të njohur gabimet që kanë kushtuar jetë të pafajshme dhe për të kërkuar falje, falje ndaj mijëra viktimave të padrejtësisë shtetërore.

Koha ikën, koha nuk pret. Dëshmitarët po pakësohen, gjurmët fizike po degradojnë dhe kujtesa e drejtpërdrejtë po bëhet gjithnjë e më e brishtë.

Prandaj duhet të veprojmë: të mbledhim dëshmitë, të ruajmë fotografitë, të digjitalizojmë dokumentet, të shënojmë dhe të mbrojmë vendet e vuajtjes dhe ta bëjmë këtë histori pjesë të edukimit të brezave të rinj.

Kujtesa ka nevojë jo vetëm për përvjetorë dhe ceremoni si kjo, por për institucione që e ruajnë atë çdo ditë.

Sot, kur shpërndajmë certifikatat e qëndresës, nuk po u japim këtyre familjeve diçka që nuk e kishin.

Dinjitetin e kanë pasur gjithmonë.

Ne sot përkulemi me respekt para qëndresës së tyre.

Sot nuk po vizitojmë thjesht “Peizazhe të Izolimit”. Duke i kujtuar, duke i ruajtur dhe duke ua treguar brezave të rinj, po i kthejmë ato në peizazhe të kujtesës historike.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë kontribuuesit e këtij aktiviteti: institucionet, studiuesit, shoqatat, familjet, dëshmitarët dhe të rinjtë që angazhohen për ruajtjen dhe transmetimin e kujtesës!

I falënderoj për integritetin, durimin dhe pasionin me të cilin kërkojnë, dokumentojnë dhe përcjellin dëshmitë e së kaluarës!

Në mënyrë të veçantë, dua të përshëndes ata që janë sot mes nesh dhe që kanë qenë vetë dëshmitarë të asaj kohe: njerëzit që përjetuan internimin, burgimin, diskriminimin, ndarjen nga familjet dhe luftën e përditshme për të ruajtur dinjitetin.

Dëshmia juaj është pjesë e historisë së Shqipërisë. Dhe një shtet demokratik ka detyrimin jo vetëm ta dëgjojë, por edhe ta ruajë atë.

Me respekt dhe nderim kujtoj sot të gjithë ata që humbën jetën, lirinë dhe vitet më të mira të saj për shkak të bindjeve politike, prejardhjes familjare, besimit apo kundërshtimit ndaj regjimit; të gjithë ata që vuajtën sepse besuan te liria, te demokracia dhe te një Shqipëri tjetër.

Si institucion dhe si person do të mbështes nismat që ndihmojnë dokumentimin e së kaluarës, ruajtjen e kujtesës dhe edukimin e brezave të rinj, me synimin që besoj e kemi të gjithë: të ndërgjegjësojmë për padrejtësitë e së kaluarën, të ndërtojmë të ardhmen e Shqipërisë si anëtarë të denjë të familjes evropiane.

Mënyra se si ne ruajmë kujtesën sot, do të tregojë se çfarë Shqipërie duam t’u lëmë brezave që do të vijnë: një Shqipëri të drejtë, demokratike, evropiane, por mbi të gjitha, një Shqipëri humane, e cila nuk harron, nuk harron ngjarje si kjo juaja.

Ju faleminderit!

The post “Historia kërkon kurajë”/ Presidenti Begaj thirrje nga Savra për të dokumentuar krimet dhe për të kërkuar falje appeared first on Albeu.com.