satelitet Archives - Albeu.com

Edhe Greqia si Shqipëria, vë satelitët në shërbim të shtetit: Një “sy” që i mungonte vendit
Shezlonget dhe çadrat në plazhe dhe cenime të tjera në hapësirën publike, regjistrimi i detajuar i tyre dhe mundësia e krijimit të një historie abuzimesh.

Monitorimi i ecurisë së zjarreve dhe përcaktimi i detajuar i tokës së djegur.

Aplikimet për regjistrin e tokave, por edhe për subvencione apo kompensime bujqësore, ku tashmë kërkohet saktësi e madhe.

E gjithë kjo mund të bëhet shumë më efikase, kur ka vullnet sigurisht, duke përdorur imazhe satelitore me rezolucion jashtëzakonisht të lartë, të cilat tashmë janë në dispozicion, por shteti grek ose nuk i ka përdorur ose i ka blerë të pakoordinuara dhe shumë të shtrenjta.

Por ka ardhur koha për të bërë një hap të rëndësishëm përpara, me krijimin e një pike qendrore të shtetit për aksesin në imazhet satelitore me rezolucion të lartë nga çdo agjenci dhe organ i interesuar.

Kjo pikë qendrore do të vendoset në Qendrën Hapësinore Helenike (ELKED).

Një kontratë mes Qendrës dhe kompanisë greke “Total Vieë” është nënshkruar ditën e djeshme në zyrat e ELKED, kontraktor i projektit “Shërbimi i planifikimit të misionit satelitor të vëzhgimit të Tokës”, i cili po zbatohet nga ELKED, pas një vendimi të Ministrisë së Qeverisjes Dixhitale (ku ndodhet Qendra) me financim 2.108.000 euro nga Fondi i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës.

Me këtë projekt, ELKED fiton mundësinë e programimit të imazheve satelitore për vizualizimin e zonave të përzgjedhura të territorit grek, me akses të drejtpërdrejtë në një numër të madh satelitësh dhe instrumente vëzhgimi me definicion të lartë.

Nëpërmjet projektit specifik mbulohen nevojat për: hartimin e territorit grek nëpërmjet imazheve satelitore për nevojat e shtetit grek. Parandalimi, reagimi dhe restaurimi i fatkeqësive natyrore ose të shkaktuara nga njeriu dhe fenomeneve të rrezikshme të motit. Monitorimi i cenimeve dhe ndërtimeve pa leje. Monitorimi i zonave, veçanërisht të mbrojtura, për të identifikuar ndryshimet afatgjata natyrore ose antropogjene.

Siç u shpreh presidenti i ELKED-it, profesor Janis Daglis, “ky është një projekt shumë i rëndësishëm, i cili do të plotësojë efektivisht nevojat e vendit për mbulimin satelitor. Projekti zbatohet në vijim të një analize metodike të nevojave të shtetit grek dhe është baza për ofrimin e një sërë zgjidhjesh të besueshme për aparatin shtetëror, me synimin përfundimtar mbulimin e plotë të nevojave kombëtare në vëzhgimin satelitor të Tokës”.

Cilat janë përfitimet, çfarë e bën projektin të ndryshëm? Së pari, për sa i përket cilësisë së imazheve satelitore, kjo do të jetë me një rezolucion shumë më të lartë se ajo që shohim, për shembull, përmes programit Copernicus të BE-së, dhe kanë një rezolucion prej 10 metrash. Shteti do të ketë akses në imazhe me rezolucion 30 cm.

Mundësi të reja për zbulimin e cenimeve të hapësirës publike dhe arbitraritetit, monitorimin e ecurisë së zjarreve, aplikimet për regjistrin e tokës, etj.

Projekti vjen për të mbuluar nevojat specifike në një mënyrë më efikase.

“Regjistri i tokës është një nga organizatat e para që do të përfitojë drejtpërdrejt. Mbulimi satelitor i vendit do të bëhet në më pak kohë dhe me një kosto më të ulët se fotografimi tradicional ajror”, thotë Daglis për “K”.

“Ndihmë të rëndësishme do të marrin shërbimet publike kompetente, të cilat mbikëqyrin nga plazhet e deri tek vendet e tjera publike, për të trajtuar cenimet dhe për të mbrojtur mjedisin. Në fakt, mund të kemi informacion të përjetshëm për evoluimin e një shkeljeje apo përdorimi publik”, shpjegon z. Daglis.

Avantazhi i madh

Një aspekt i rëndësishëm i kontratës është se në vend që Greqia të blejë imazhe specifike nga satelitë të veçantë, po blen kohë satelitore.

“Ky është një avantazh i madh, sepse në raste nevojash të veçanta mund të fotografojmë një zonë deri në 12 herë në një ditë, duke pasur kështu informacione të dendura kohore dhe hapësinore”, thekson kryetari i ELKED.

Është e rëndësishme që në vend që çdo organ publik të lëvizë veçmas, të ketë një pikë qendrore në Qendrën Hapësinore Helenike, ku organet do të mund të kërkojnë atë që u nevojitet.

Projekti do të zgjasë për aq kohë sa shuma specifike të jetë e mjaftueshme, me ambicien e Qendrës për zgjerim.

“Për më tepër, si Qendra Helenike Hapësinore ne kemi propozuar krijimin e një sistemi kombëtar të sensorit në distancë satelitore, duke lëshuar satelitët tanë, duke ulur koston e përgjithshme të plotësimit të nevojave tona dhe duke forcuar pavarësinë tonë kombëtare me akses në të dhënat satelitore. Duhet të theksoj se Turqia lëshoi ​​me sukses satelitin e parë kombëtar të vëzhgimit të Tokës me rezolucion të lartë në prill”, shton Daglis.

Kujtojmë se në janar 2023 në Florida u lëshua raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transportoi për në hapësirë Albania 1 dhe Albania 2./Albeu.com/

The post Edhe Greqia si Shqipëria, vë satelitët në shërbim të shtetit: Një “sy” që i mungonte vendit appeared first on Albeu.com.

Dhunimi barbar i kushërinjve nga fisi Rraja, analisti: Saletitët Albania 1 dhe 2 a e shohin rritjen eksponenciale të shkopinjve të bejsbollit?
Më 3 janar 2023 u lëshua raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transportoi për në hapësirë Albania 1 dhe Albania 2.

Lajmi i bujshëm u bë i ditur nga vetë kryeministri Rama, i cili e shoqëroi edhe me një video  nga momenti kur satelitët u lëshuan në hapësirë. Sipas kreut të qeverisë, funksioni kryesor i këtyre satelitëve është kontrolli, mbrojtja dhe administrimi i çdo pëllëmbe të territorit shqiptar.

Por analisti Lutfi Dervishi, nisur dhe nga ngjarjet e bujshme të ditëve të fundit ka ngritur pyetjen nëse satelitët i shohin edhe shpërthimet në gurore, duke iu rreferuar dhunimit të kushërinjve Maja nga fisi Rraja.

Dervishi: Këta satelitët Albania 1, Albania 2, që na ndihmojnë tmerrësisht shumë për mjedisin, a i shohin shpërthimet në gurore? Po rritjen eksponenciale të shkopinjve të bejsbollit?

Bilbil dhe Jashar Maja janë dhunuar barbarisht më 6 korrik në një lokal në aksin rrugor “Fushë Krujë-Thumanë. Ata ishin duke konsumuar kafe, kur nga tre makina që shkuan atje me shpejtësi dolën anëtarët e fisit të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Me shkelma, grushte, shkopinj bejsbolli dhe qyta armësh ata i rrahën barbarisht për disa minuta kushërinjtë Maja.

Shkak u bë një ankesë e Bilbil dhe Jashar Majës në Policinë e Krujës, për shpërthimet me dinamit në guroren e vëllait të deputetit, nga të cilat u ishin dëmtuar shtëpitë.

Pas kësaj ngjarjeje, Rrahman Rraja dha dorëheqejn si deputet i PS-së, ndërsa Edi Rama shkarkoi ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. Vendin e tij e zuri Taulant Balla, i cili u dekretua sot nga Presidenti Begaj./Albeu.com.

The post Dhunimi barbar i kushërinjve nga fisi Rraja, analisti: Saletitët Albania 1 dhe 2 a e shohin rritjen eksponenciale të shkopinjve të bejsbollit? appeared first on Albeu.com.

Berisha ironizon qeverinë “Rama”: Lëshohen në hapësirë satelitët vjedhja 1 dhe vjedhja 2
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas lëshimit në hapësirë të satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Me një gjuhë ironike, Berisha thotë se këto janë satelitët e vjedhjes pasi Edi Rama ka firmosur një kontratë pa transparencë dhe nuk dihet sa është kostoja reale e saj.

Postimi i Berishës:

Lëshohen në hapësirë satelitët Vjedhja 1, Vjedhja 2. Vidh e vidh, nuk ngopet kurrë! Të dashur miq, Edi Rama ka firmosur një kontratë me zero transparencë pa asnjë lloj gare apo kokurence për të lëshuar dy satelitë në Orbitë, ndekohë që Shipëria nuk disponon asnjë qender apo ekip serioz studimesh ndërhapsinore.

Askush nuk e di koston e kësaj kontrate, por thuhet se shkon rreth 10 milionë euro apo 3,2 herë më shumë se i gjithë buxheti për shkencën në Shqipëri.

Qëllimi i vërtetë i këtyre satelitëve është: 1.-Të vjedh edhe në hapësirë të paktën gjysmën e shumës së prokurimit të tyre se atje lart nuk të sheh njeri. Ndaj të dy satelitet me të drejtë po thirren Vjedhja 1 dhe Vjedhja 2

2-Të loboj me kompaninë lëshuese të satelitëve kundër opozitës e për pushtetin e tiij dhe në këtë rast emërtimi i satelitëve mbetet përsëri Vjedhja 1 dhe Vjedhja 2.

Paria Demokratike dënon me ashpersinë më të madhe këtë vjedhje satelitore kozmike të qytetarëve shqiptar dhe zotohet për vendosjen e hajnave para ligjit.#sb

The post Berisha ironizon qeverinë “Rama”: Lëshohen në hapësirë satelitët vjedhja 1 dhe vjedhja 2 appeared first on Albeu.com.

Premtimi i Ramës për ngritjen e 2 satelitëve, zbulohet plani i Policisë së Shtetit për luftën ndaj kriminalitetit me fotot dhe video nga hapësira!
Premtimi i kryeministrit Edi Rama për të dërguar në orbitë dy satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” ka vënë në lëvizje institucionet shtetërore dhe në veçanti Policinë e Shtetit për të listuar shërbimet që do përfitonin nga kjo nismë.

Edhe pse satelitet nuk u ngritën kurrë, në e-mailet e Policisë së Shtetit, të hakeruar ditën e sotme kanë dalë në pah lista e gjatë e shërbimeve që institucioni i drejtuar nga Gledis Nano synonte të përfitonte.

Në e-mailin e funksionares së Policisë u kërkohej drejtuesve të institucioneve që të kërkonin shërbime foto dhe video nga statelitet.

“Në zbatim të Urdhërit të Përbashkët – GPN TIK, ditën e premte është zhvilluar takimi i pare Teknik, për përcaktimin e termave të referencës, me qëllim zhvillimin e procedurës për marrjen e shërbimit prej 2 satelitëve, me qëllim monitorimi. Informacioni i përftuar do të kërkohet në format imazhi apo vidio. Në këto momente kërkohet nga çdo institucion, përcaktimin e shërbimit që mendon të marrë, në përputhje të detyrave funksionale, psh në rastin e PSH: monitorimi i kufirit, zonat me presence të lëndëve narkotike, monitorim grumbullimesh masive etj.

Për sa më sipër, lutem caktimin e një personi përgjegjës, nga strukturat që ju drejtoni, për dhënien e informacionit të kërkuar. Ky informacion do të përcillet zyrtarisht brenda orarit zyrtar të ditës së nesërme”, thekson emaili e publikuar në rrjet nga funksionarja e Policisë.

Ndërkohë që në listën e e-maileve të Gledis Nanos janë listuar dhe “Nevojat e Policisë së Shtetit për shërbim satelitor”, theksohet se do ketë luftë ndaj kriminalitetit, për ndjekjen e ngjarjeve kriminale, luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike, po ashtu dhe ndërtimeve pa leje etj.

Satelitet

“Në zbatim të detyrimeve të Urdhrit të Përbashkët – GPN TIK për zhvillimin e procedurës për marrjen e shërbimit prej 2 satelitëve me qëllim monitorimi, më poshtë do të gjeni shërbimet që PSH mund të përfitoj, në përputhje me fushën e veprimit dhe përgjegjësisë ligjore:

Rendi dhe Siguria

– Ndjekja dhe monitorimi i aktiviteteve masive dhe tubimeve me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve.

– Analizë e ngjarjeve kriminale, sidomos të atyre të ndodhura në ambiente të hapura. Kjo jo vetëm me interes për identifikimin e autorëve të krimit por edhe rrethanave të ndodhjes së tij, automjetet dhe mjeteve të krimit, rrugët/drejtimet e largimit të automjeteve të autorëve të ngjarjes, etj.

– Monitorim me qëllim lokalizim të vendndodhjes së turistëve dhe shtetasve në rastet e kërkesës për ndihmë (siç mund të jenë rastet e turistëve/shtetasve të izoluar në terrene të thyera malore, apo në det të hapur, etj).

– Monitorim i ndërtimeve pa leje në territor.

– Monitorim të rasteve të ndotjes së mjedisit, shfrytëzimit te inerteve të lumenjve, apo hedhjes së mbeturinave/inerteve pa kriter, etj.

– Monitorim të shfrytëzimit/prerjes së paligjshme të pyjeve, gjueti të paligjshme etj.

– Monitorim të stuatave për rastet e emergjencave civile si; përmbytjet, tërmetet, zjarret, rënie të borës që shoqërohet me bllokim të akseve rrugore, etj.

-Monitorim i situatave lidhur me liqenet artificiale, rezevuaret e ujit, digave të hidrocentraleve etj.

Policia Kriminale

– Monitorimi i rasteve të kontrabandës, jashtë zonës doganore, në kufirin e gjelbërt, në zonat me rrisk si psh liqeni i Shkodrës, Butrinti Sarandë, Qaf Morinë , Morinë Shishtavec, Blladë, Pogradec, Qaf Thanë , Tre Urat, Kapshticë etj.

– Monitorimi i krimeve ambientale, prerja e pyjeve; djegja e pyjeve; shkatërrimi i shtratit të lumenjëve; shfrytëzimet e paligjshme të burimeve natyrore në zonat e mbrojtura si psh në Valbonë, Theth, Malin e Tomorrit etj;, ndotja e mjedisit në të gjithë komponentet e tij, peshkimi / gjuetia e paligjshme.

– Monitorim dhe evidentim i pasurive të paluajtshme: objekte, toka, etj. në territorin e RSH, duke mundësuar pamje me cilësi të lartë, si edhe krahasim i dinamikës së ndryshimeve të pasurisë në periudha të ndryshme kohore;

– Monitorim i lëvizjes së njerëzve, që përbëjnë interes në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga policia.

– Monitorimin e territorit për Kultivim të Bimëve Narkotike, informacioni që do të përfitohet të jetë në format imazh apo video, dhe të siguroj të dhëna lidhur me koordinatën për vendodhjen e saktë të vendit të fotografuar. Ky informacion duhet të jetë i analizueshëm, me qëllim identifikimin e të dhënave:

O Qarkun përkatës ku ndodhet vendi i fotografuar

o Sipërfaqja në m2 i vendit të fotografuar ku janë konstatuar të kultivuara bimët narkotike

Policia Kufitare

Shqipëria është një vend evropian, mesdhetar dhe ballkanik me lidhje me të gjithë botën përmes porteve në detin Adriatik e Jon dhe aeroportin e Tiranës. Shqipëria, gjithashtu, ka zona të caktuara ujore në detet Adriatik e Jon dhe në Liqenin e Shkodrës, Pogradecit dhe Prespës.

Politikisht Shqipëria është vend kandidat për anëtarësimin në BE, gjeografikisht ndodhet midis Republikës së Greqisë, shtetit anëtar të BE-së, vendeve që kanë statusin e vendeve kandidate të BE (Mali i Zi, Maqedonia) dhe Kosovës, vend që ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, gjë e cila i vendos, autoritetet e shtetit shqiptar, para detyrimit për të miratuar standardet dhe praktikat më të mira të Bashkimit Evropian në fushën e sigurisë kufitare, për shkak të marrjes së përgjegjësisë relativisht të shpejtë për kontrollin e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Migracioni, si një proces i vazhdueshëm i lëvizjes së njerëzve, është në qendër të interesit politik jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën, pasi Bashkimi Evropian po përballet me presione të vazhdueshme domethënëse të migracionit. Shqipëria është një vend i Evropës Juglindore dhe Mesdheut dhe ndodhet në kryqëzimin midis Evropës Lindore dhe Perëndimore dhe pjesëve jugore dhe veriore të kontinentit. Për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike, është një lidhje natyrore përmes së cilës kalojnë flukse të caktuara migracioni dhe trafiku. Zhvillimi ekonomik, nevojat e tregut të punës dhe veçanërisht lidhjet e transportit që përshkojnë territorin e Shqipërisë dhe kanë kontribuar në flukset e shumta të migracionit.

Duke marrë parasysh pozicionin gjeopolitik, specifikat e kufijve të gjelbër dhe blu, si dhe analizën e rreziqeve, aspektet kryesore të sigurisë së kufijve kanë të bëjnë me:

Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë shtrihet mbi tokë, det, liqene dhe lumenj dhe gjatësia e tij është rreth 1094 km (nëse i shtohet dhe vija bregdetare, gjatësia është 1250 km), si më poshtë:

Kufi tokësor 627 km;

Kufi detar 362 km (perfshirë vijën bregdetare, 472 km);

Kufi liqenor 73 km;

Kufi lumor 78 km.

Sipas shteteve gjatësia e kufirit është si më poshtë:

Me Malin e Zi: gjatësia e kufirit është 220 km, nga tëcilat, 126 km tokësor; 22 km detar, 38 km liqenor, 24 km lumor dhe 8 km perrenj;

Me Kosovën: gjatësia e kufirit eshte 123 km, nga te cilat, 117 km tokesor, 1 km liqenor dhe 5 km përrenj;

Me Maqedoninë: gjatësia e kufirit eshte 186 km, nga te cilat, 137 km tokësor, 28 km liqenor, 12 km lumor dhe 9 km përrenj;

Me Greqinë: gjatësia e kufirit është 349 km, nga të cilat, 247 km tokësor, 78 km detar, 7 km liqenor, 9 km lumor dhe 8 km përrenj.

Kufiri shtetëror i detit territorial me zonën fqinje (det ndërkombëtar) është 262 km.

Hapësira e detit territorial ku RSH zhvillon autoritet të plotë për zbatimin e ligjit është 5041 km.

Në terrritorin e Republikës së Shqipërisë operojnë gjithsej 31 Pika të Kalimit Kufitar të cilat sipas kategorive janë:

1 PKK ajrore (PKK Aeroporti Rinas);

8 PKK detare (PKK Porti Durrës, PKK Porti Vlorë, PKK Porti Sarandë, PKK Porti Shëngjin, PKK Porti Himarë, PKK Porto Romano për transport karburantesh, PKK Petrolifera, PKK Limion);

1 PKK Liqenore (PKK Moli i Qytetit Pogradec, me Maqedoninë e Veriut, Sezonale Verore);

1 PKK Hekurudhore (PKK Bajzë, shërbim i përbashkët me Policinë Malazeze në Tuz);

20 PKK Tokësore (PKK Qafë Botë, PKK Rips, PKK Kakavijë, PKK Tre Urat, PKK Sopik, PKK Kapshticë, PKK Qafë Thanë, PKK Tushemisht, PKK Gorricë, PKK Bllatë, PKK Trebisht, PPKK Morinë, PPKK Qafë Morinë, PPKK Qafë Prush, PPKK Shishtavec, PPKK Orgjost, PPKK Borje, PPKK Çerem, PKK Hani i Hotit, PPKK Muriqan, PKK Bashkim, PPKK Grabon (Aktualisht jo funksionale, por në përfundim të procesit për hapje).

Pikat e Kalit Kufitarar sipas shtetit kufitar janë si më poshtë:

5 PKK me Malin e Zi (nga këto 1 hekurudhore, 3 Pika të Përbashkëta të Kalimit Kufitar);

7 PPKK me Kosovën (7 Pika të Përbashkëta të Kalimit Kufitar);

5 PKK me Maqedoninë e Veriut (nga këto 1 liqenore);

9 PKK me Greqinë (nga këto 3 detare);

5 PKK me Italinë (5 detare).

Kompleksiteti i administrimit të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë përcaktohet nga specifikat e tij: kufiri i gjatë shtetëror në lidhje me sipërfaqen e përgjithshme të territorit të shtetit; një numër i madh i pikave të kalimit kufitar; numër i shumtë i rrugëve që kryqëzojnë vijën e kufirit; kufiri shtetëror që rrjedh përgjatë lumenjve për shkak të niveleve të ulëta të ujit është i përshtatshëm për kalime të paligjshme; vargjet malore e bëjnë të vështirë kontrollin e kufirit të gjelbër dhe si e tillë lehtëson kalimin e flukseve migratore, por edhe krimin ndërkufitar të të gjitha llojeve”, thuhet në shkresën e Policisë së Shtetit./Panorama/

The post Premtimi i Ramës për ngritjen e 2 satelitëve, zbulohet plani i Policisë së Shtetit për luftën ndaj kriminalitetit me fotot dhe video nga hapësira! appeared first on Albeu.com.

Rusia publikon koordinatat e Pentagonit: Satelitët perëndimorë punojnë për Ukrainën
Të martën Agjencia hapësinore e Rusisë publikoi koordinatat e shtabeve perëndimore të mbrojtjes, përfshirë Pentagonin e SHBA-së dhe vendin ku do mbahet samiti i NATO-s, duke thënë se operatorët satelitorë perëndimorë po punonin për armikun e Rusisë – Ukrainën.

Dmitry Rogozin, kreu i Roscosmos, i tha agjencisë ruse të lajmeve “RIA Novosti”: “I gjithë konglomerati i grupimeve orbitale private dhe shtetërore tani po punon ekskluzivisht për armikun tonë”.

Anëtarët e aleancës së NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja nuk e fshehin faktin se po dërgojnë armë për të ndihmuar Ukrainën që t’i rezistojë pushtimit rus.

Kompania amerikane e imazheve satelitore “Maxar”, klientët e së cilës përfshijnë Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së, ka publikuar disa herë fotografi të marra mbi Ukrainë dhe Rusi që para fillimit të pushtimit në shkurt.

Ato përfshinin imazhe të grumbullimit ushtarak të Rusisë pranë Ukrainës, në një kohë kur ajo mohonte çdo qëllim për të pushtuar vendin fqinj.

“Sot hapet samiti i NATO-s në Madrid, në të cilin vendet perëndimore do ta shpallin Rusinë armikun e tyre më të keq”, shkroi Rogozin në kanalin e tij në Telegram.

“Roscosmos publikon fotografi satelitore të lokacionit të samitit dhe vetë “qendrave të vendimmarrjes” që mbështesin nacionalistët ukrainas.”

Postimi përfshinte fotografi satelitore ruse të vendit ku mbahet samiti në Madrid, të Pentagonit, Shtëpisë së Bardhë në Uashington, ndërtesave të qeverisë britanike në Londrën qendrore, ndërtesës së kancelarisë gjermane dhe parlamentit në Berlin, selisë së NATO-s në Bruksel dhe rezidencës së presidentit francez dhe ndërtesa të tjera qeveritare në Paris./albeu.com

The post Rusia publikon koordinatat e Pentagonit: Satelitët perëndimorë punojnë për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Rama nuk dorëzohet për satelitët: Do t’i kemi brenda vitit
Kryeministri Edi Rama nuk është dorëzuar për ngritjen e dy satelitëve, edhe pse dështoi me datën e caktuar herën e parë.

Rama u shpreh se brenda vitit vendi ynë do t’i ketë satelitët e tij që po ashtu do të japin kontributin e tyre edhe në sektorin e bujqësisë.

Në konferencën “Bujqësia me Teknologji dhe Inovacion”, kreu i qeverisë tha se inspektimi do të jetë nga qielli dhe s’do të ketë më inspektorë në territor.

“Na duhet të shtyjmë më shumë tek teknologjia dhe inovacioni. Nëse mbi 15 mijë fermerë duan naftë, po sa traktorë ka ky vend se nuk del llogaria. Ka një shkalë fiktiviteti. Si do të adresohet? Do të adresohet përmes teknologjisë dhe  formalizimit. Nga një anë me regjistrin e tokës dhe vënien në përdorim dronët dhe satelitët, por që do të vijnë brenda këtij viti shpresoj dhe me faturat.

Naftën do ta marrësh por do të sjellësh faturat tani. Do vijë edhe raporti që ti ke marrë naftën dhe ke shitur. Për atë sasi do të vazhdosh të kompensohesh. Do të kërkojë kohën e vet. 5 mijë të tjerë janë në proces. Ne nuk kemi dashur ta bëjmë të vështirë dhe të lodhshme prandaj ne jemi duke punuar që inspektimin ky vend ta çojë në qiell. Ta bëjë me satelitë, drona dhe jo me inspektorë”, tha Rama.

The post Rama nuk dorëzohet për satelitët: Do t’i kemi brenda vitit appeared first on Albeu.com.

“Dy satelitë do vëzhgojnë nga lart”, digjitalizimi i Kadastrës, Ahmetaj: Letrat e pronës me një klikim
Zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë të ditur se nga janari do të nisë dixhitalizimi i të dhënave të pasurive të paluajtshme.

Ahmetaj theksoi se qytetarët do të arrijnë të kenë akses në dokumentacionin e tyre pronësor, në vetëm një minutë.

Sipas zv/kryeministrit, dixhitalizimi do të nisë fillimisht me pronat që ndodhen në bregdet, e do të shtrihet më pas në të gjithë vendin dhe në ndihmë për këtë gjë, sipas Ahmetajt, do të jenë edhe dy satelitët që do të monitorojnë gjithçka nga lart.

“Kjo që po bëjmë sot është çlirimi i fazës së fundit nga barra e kadastrës. E drejta e të gëzuarit të pronës është në themel të së drejtës së njeriut. Një institucion ka detyrë përderisa qëndron aty, që të inovojë. Nuk jam duke folur thjesht për ASHK-në, por për një qeveri të tërë, qasje të tërë për pronën. Imagjinoni dikë nga ju, nga qytetarët që ka një pronë në bregdet, po kalon vite e mund të pafund për të pasur në dorë letrën që të gëzojë pronën e vetë, apo që ia kanë trashëguar prindërit. Me këtë qeveria e vendos veten drejtpërsëdrejti përgjegjëse për ta bërë transparente, dhe të thjesht, gëzimin e pronësisë veç me një klikim. Bëhet në modë kritika, por dua të them që këtu me Kadastrën kemi shumë punë për të bërë. I patë arkivat. Ato janë arkiva të 1950 dhe 1960. Imagjinoni punën e një punonjës të Kadastrës kur një qytetar kërkon letrën dhe të drejtën e vetë. Me muaj dhe ditë duhet të gërmojë në kadastër, vendimet. kjo që po bëjnë nuk është vetëm dixhitalizim. në arkivat dixhitale do të jenë gati për 1 minutë.

Beteja me të kaluarën nuk janë të thjeshta. Arkiva duhet një nga kështjellat e fundit të të kaluarës. Arkivat nuk janë prekur në 30 vite. nuk po mburremi fare për atë që po nisim sot. Kemi nisur një revolucion që të themi se shoqëria e teknologjisë së Informacionit, të jetë e çliruar në raport burokracitë me qytetarët. Dua të pranoj se shumë është bërë në teknologjinë e Informacionit. Kur e nisëm këtë revolucion para 3 vite e gjysmë, kishte dhe cinikë se; ‘si do ta bëni, shqiptarët duan të që shkojnë të dritarja’. Kultura e shoqërisë dhe qytetarëve po shkon drejt lehtësimit të jetës së tyre drejt dixhitalizimit. Kemi shumë punë për të bërë, është me dy faza. Në vitin 2022 do të marrim fashën e Bregdetit. dhe paralel po zhvillohet projekti. Dua të falënderoj donatorët, edhe për shtytjen që na kanë dhënë në vazhdimësi. Pyetjen që bëjnë së bashku; Kujt i takon Shqipëria? Kaosit apo qytetarëve? Shqipëria është e qytetarëve. Kadastra ka nevojë që të jetë fytyra e buzëqeshur.”, tha Ahmetaj.

Bëhet fjalë për të dhënat e 2.8 milionë pasurive të paluajtshme që do të nisin të dixhitalizohen. Dixhitalizimi i të pasurive të paluajtshme parashikohet të përfundojë në 2024. Faza e parë përfshin skanimin e të gjithë referencave të pasurive të paluajtshme ose siç njihet  dosja historike me dokumentet origjinale. Faza II  më pas ka të bëj me  skanimin dhe dixhitalizmi e kartelave të pasurisë që aktualisht janë manuale./albeu.com/

The post “Dy satelitë do vëzhgojnë nga lart”, digjitalizimi i Kadastrës, Ahmetaj: Letrat e pronës me një klikim appeared first on Albeu.com.

Rama ka “dy fjalë” për ata që qeshin me satelitët
Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk duhet të qeshim me premtimin e tij për satelitët, pasi sipas tij, rezultati do të shihet në fund.

Rama foli sërish këtë të martë për çështjen e satelitëve, që sipas tij do të jenë një ndihmesë e madhe për të kapur të gjithë krimet mjedisore në vendin tonë.

“Projekti i satelitëve është një projekt tjetër, ju keni dëgjuar dhe keni parë shumë gallat dhe humor nuk është keq që njerëzit të qeshin, por me satelitin që do të hedhim të parin në muajin mars do të kemi në dispozicion të dhëna në kohë reale përditë dhe policia e shtetit do të ketë në dispozicion të dhëna për ndërtime pa leje dhe nuk do të jetë e varur sesa mirë e bëjnë punën në terren punonjësit e policisë.

I kanë sytë hapur për një familje në fshat dhe të mbyllur kur plazheve u hidhet beton ndërkohë që gjithçka do të kalojë tashmë te një sy tjetër që nuk ka kushurinj, nuk ka miq nuk ka parti, por vetëm mbledhje dhe kalim të dhënash në duart e autoriteteve.

Policia nga satelitët do të kenë të dhëna në kohë reale, për ndotjen e mjedisit, vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave, që krijojnë për ato që krijojnë sasira plehrash që janë krime mjedisore dhe polici i shtetit është përgjegjës dhe duhet që ti Identifikoje jo vetem vendndodhjen për edhe përgjegjësit”, ka thënë Rama./albeu.com/

The post Rama ka “dy fjalë” për ata që qeshin me satelitët appeared first on Albeu.com.