sasosacioni Archives - Albeu.com

Lajçak në Davos, takon veçmas Kurtin dhe Vuçiç
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak, takoi ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Takimet me dy liderët, më 18 janar, Lajçaku i zhvilloi ndaras në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Lajçak shkroi në rrjetin social Twitter se gjatë takimit me Kurtin diskutuan “për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”.

Started my day in Davos at #wef23 with an in-depth discussion with Prime Minister @albinkurti. We spoke about next steps in the Dialogue on normalisation of relations and pressing current issues. pic.twitter.com/rQhksDaIf9

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 18, 2023

Edhe në takimin e tij me Vuçiqin, u tha se u diskutua për situatën në rajon dhe dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

BE konfirmon vizitën e Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd

Lajçak më 20 janar do të vizitojë Kosovën, e më pas edhe Serbinë, për të përgatitur terrenin për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë në Bruksel.

Ai do të jetë i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nga i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, dhe ai i Gjermanisë, Jens Plotner, njoftoi në një konferencë për media të mërkurën, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“I dërguari i posaçëm Lajçak, do të udhëtojë këtë javë në rajon. Kjo vizitë do të jetë në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për avancimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Lajçak do ta vizitojë Kosovën e Serbinë këtë të premte”, tha Stano, duke shtuar se në Prishtinë do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq”, tha Stano.

Sipas burimeve në Bruksel, gjatë takimeve në Prishtinë dhe Beograd, fokusi kryesor do të jetë propozimi për një marrëveshje bazë dhe për organizimin e takimeve në nivel të lartë në dialog sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për këtë propozim.

Kosova është nën presion që të nisë punën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që sipas SHBA-së dhe BE-së, është obligim i Prishtinës.

Organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka hartuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas tyre, ky draft “është një bazë e mirë, e cila pas publikimit meriton të diskutohet nga aktorët qeveritarë dhe joqeveritarë”.

Formimi i Asociacionit është dakorduar me Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013, ndërsa dy vjet më vonë është arritur pajtimi për parimet.

Problemet kyçe në lidhje me formimin e Asociacionit lidhen me kompetencat e tij.

Në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se parimet e Asociacionit nuk janë plotësisht në frymën e Kushtetutës, përkatësisht nenin 3 për “barazinë para ligjit” dhe kapitujt për “të drejtat dhe liritë themelore” dhe “të drejtat e komuniteteve dhe anëtarëve të tyre”.

FES nuk zbuloi pjesë nga versioni i ri i draft-statutit, por tha se është i harmonizuar me Kushtetutën e Kosovës.

Kryeministri Kurti ka shprehur qëndrimin e se është kundër një asociacioni njëetnik. Megjithatë, së fundmi ai nuk ka përjashtuar mundësinë që Asociacioni të diskutohet në kuadër të një marrëveshjeje finale për normalizimin e raporteve.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog me ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Prishtina kërkon që një marrëveshje finale me Serbinë të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Beogradi dëshiron një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./rel

The post Lajçak në Davos, takon veçmas Kurtin dhe Vuçiç appeared first on Albeu.com.