sasi Archives - Albeu.com

Lëndë e dyshuar plasëse në biznesin e Noizyt në Durrës, çfarë zbuluan autoritetet
Një sasi e vogël e dyshuar tritoli është konstatuar herët këtë të shtunë pranë derës së një dyqani në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës. Biznesi i përket reperit Rigels Rajku, i njohur publikisht me emrin Noizy.

Menjëherë pas zbulimit të lëndës së dyshuar eksplozive, në vendngjarje shkuan forcat e Policisë dhe grupi hetimor. Aktualisht po kryhen veprimet e nevojshme për dokumentimin e rastit, përcaktimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit ose autorëve.

Lënda nuk kishte shpërthyer, ndaj nga incidenti nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Rasti i fundit rikthen në vëmendje një tjetër ngjarje të ngjashme që kishte prekur bizneset e reperit.

Më 8 qershor 2022, tritol ishte vendosur në një dyqan veshjesh dhe në një lokal në pronësi të Noizyt. Edhe atëherë nuk pati persona të dëmtuar. Në atë periudhë, ngjarjet u lidhën me konfliktet mes Noizyt dhe reperit Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio Serbiano.

Hetimi për shpërthimin e vitit 2022 vijon nga Prokuroria e Posaçme. Sipas të dhënave të bëra publike gjatë procedurave hetimore, dyshohet se urdhri për vendosjen e tritolit është dhënë nga Laert Haxhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjës”, të ndodhur në vitin 2017.

Pas incidentit të fundit, hetuesit po verifikojnë nëse ngjarja e regjistruar në Durrës lidhet me rastet e mëparshme apo nëse pas saj qëndron një konflikt i ri.

The post Lëndë e dyshuar plasëse në biznesin e Noizyt në Durrës, çfarë zbuluan autoritetet appeared first on Albeu.com.

Sipas moshës, sa feta buke duhet të hani në ditë?
Të dhënat e Eurostat tregojnë se shpenzimet e shqiptarëve për bukë dhe drithëra janë shumë të larta në raport me të ardhurat e tyre.Sipas këtyre të dhënave, këto shpenzime janë më të larta krahasuar me vende të tjera të Evropës. Buka është kryesore për çdo njeri në këtë vend, aq më tepër kur në çdo vakt na vjen natyrshëm të themi ‘le të hamë bukë.

Por siç thotë populli, “gjella me kripë e kripa me karar”. Ndaj kur vjen fjala tek konsumi i bukës, edhe ai duhet të ketë një kufi. Çdo drith tjetër mund të mbulojë nevojat jetësore për bukën.

Racioni i nevojshëm ditor i drithërave, sa feta bukë janë të nevojshme

Një fetë bukë normale konsiderohet si një racion, por jo çdo fetë është e njëjtë me tjetrën, ndaj kujdesuni që buka të jetë me drithëra të plota.

Po ashtu, racioni ditor i bukës dhe i drithërave është në varësi të moshës, gjinisë dhe aktivitetit fizik. Racioni i drithërave përmban bukën dhe çdo drith tjetër që konsumoni.

Ekspertë thonë se gratë nga 19 deri në 50 vjeç duhet të konsumojnë 6 racione drithi në ditë.

Gratë mbi 50 vjeç duhet të konsumojnë 5 racione drithi në ditë.

Burrat nga 19 në 30 vjeç kanë nevojë për 8 racione drithi në ditë, ndërsa ata nga 31 deri në 50 vjeç kanë nevojë për 7 racione.

Burrat mbi të pesëdhjetat duhet të konsumojnë 6 racione drithi në ditë.

Fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë për më pak racione drithi në ditë./Kosovarja

The post Sipas moshës, sa feta buke duhet të hani në ditë? appeared first on Albeu.com.

Sa ujë duhet të pini në ditë gjatë verës
Ekspertët thonë se duhet të konsumoni më shumë ujë gjatë verës, veçanërisht nëse ndiqni një mënyrë jetese më aktive në temperatura të larta. Sa më shumë të djersiteni, aq më shumë ujë humbet trupi dhe nëse nuk e kompensoni përmes konsumit të ujit, mund të keni një rrezik serioz të dehidrimit.

Dehidrimi mund të ndikojë në presionin e gjakut dhe funksionin kardiovaskular, duke rritur rrezikun për sulm në zemër. Ndikon gjithashtu  në gjendjen shpirtërore dhe përqendrimin.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon të pini një gotë ujë çdo 15-20 minuta kur lëvizni jashtë. Nëse nuk jeni aq aktiv, për shembull nëse jeni duke pushuar në plazh, mund të merrni një gotë çdo 20-30 minuta.

The post Sa ujë duhet të pini në ditë gjatë verës appeared first on Albeu.com.