Sarkozi Archives - Albeu.com

Ilir Meta: Franca një shtet ku ende mbizotëron ligji, Sarkozi u shoqërua sikur po rikthehej në Pallatin Elize, unë u rrëmbeva në mënyrë mafioze
Ditën e sotme, me anë të një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehu keqardhje për situatën e ish-presidentit francez Sarkozi me drejtësinë, por u shpreh i qetë për fatin e tij, duke theksuar se në Francë mbizotëron ende ligji sipas Konventës Europiane dhe prezumimi i pafajësisë.

Meta rikujtoi edhe rastin historik të Avni Rustemit, i cili u lirua nga drejtësia franceze para 105 vitesh, duke e konsideruar veprimin e tij si një zgjidhje politike të pashmangshme për mbrojtjen e shtetit.

Meta kritikoi në mënyrë të ashpër sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke e quajtur “Narkodrejtësi” dhe duke përmendur abuzime dhe manipulime të supozuara nga institucionet e drejtësisë, si dhe dështimin e SPAK-ut për të hetuar aferat e mëdha financiare dhe korrupsionin.

“Duke shkruar këto radhë, mos kujtoni se jam i hatërmbetur për mënyrën mafioze se si Narkoshteti më rrëmbeu mua si person nën hetim në prag të zgjedhjeve parlamentare. Përkundrazi, jam krenar sepse jo vetëm mënyra mafioze e rrëmbimit, por edhe hetimet mafioze, që i paraprinë prej gati 6 vitesh atij akti banditesk, provuan atë që kisha denoncuar me kohë edhe si President i Republikës, kapjen e “drejtësisë së re” dhe shndërrimin e saj nga Reformë me 140 vota, sipas Komisionit të Venecias, në Ramaformë me 69 vota dhe betime gjykatësish te noterja te “Lana”, shkruan Meta nga qelia.

Gjithashtu, ai theksoi se Shqipëria ndodhet larg standardeve të drejtësisë europiane, duke krahasuar rastin e Sarkozy-t me situatën e brendshme të vendit.

Reagimi i Metës:

Për Presidentin Sarkozi kam një respekt të veçantë.

Në radhë të parë për mbështetjen e tij pa asnjë rezervë për Kosovën dhe pavarësinë e saj, por edhe për arritjet e tij të jashtëzakonshme si politikan i vetëbërë.

Po kështu kam patur kënaqësinë ta pres atë në Presidencë dhe të çmoja promovimin që ai i bënte Shqipërisë.

Jam i keqardhur për situatën e tij me drejtësinë, por jam i qetë për të se jam i bindur se në shtetin e tij mbizotëron ligji akoma sipas Konventës Europiane.

Të mos harrojmë se drejtësia franceze 105 vite më parë liroi Avni Rustemin edhe pse ai ligjërisht kishte kryer një vrasje, që tronditi jo vetëm Parisin.

Në fund fare gjykata e kuptoi se ajo nuk ishte një vrasje, por një zgjidhje politike e pashmangshme për të garantuar ekzistencën e një shteti, që kërcënohej jo vetëm nga orekset “gjeopolitike” të fqinjëve dhe aleatëve të tyre, por edhe nga keqpërdorimi i mercenarëve shqipfolës.

Pavarësisht nga akuzat e rënda ndaj Presidentit Sarkozi, mënyra e shoqërimit të tij ishte mbresëlënëse, jo sikur po shkonte në burg, por sikur po rikthehej në Pallatin Elize.

Jo vetëm kaq.

Nuk kaluan as 20 ditë dhe gjykata e liroi duke i vendosur si kusht të mos dilte nga Franca dhe të mos takohej me të pandehurit dhe dëshmitarët e përfshirë në akuzat kundër tij.

Përse kështu?

Sepse Franca është një shtet ku ende mbizotëron ligji, ku ekziston prezumimi i pafajësisë por edhe parimi i proporcionalitetit.

Duke shkruar këto radhë, mos kujtoni se jam i hatërmbetur për mënyrën mafioze se si Narkoshteti më rrëmbeu mua si person nën hetim në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Përkundrazi, jam krenar sepse jo vetëm mënyra mafioze e rrëmbimit, por edhe hetimet mafioze, që i paraprinë prej gati 6 vitesh atij akti banditesk, provuan atë që kisha denoncuar me kohë edhe si President i Republikës, kapjen e “drejtësisë së re” dhe shndërrimin e saj nga Reformë me 140 vota, sipas Komisionit të Venecias, në Ramaformë me 69 vota dhe betime gjykatësish te noterja te “Lana”.

Rama harxhohet shumë duke na nxjerrë lloj-lloj europianësh e sidomos “italianësh” për të na “mallëngjyer” me arritjet e “drejtësisë së re” edhe pse Vietnami njëpartiak na ka lënë targën.

Por shqiptarëve u mjaftojnë vetëm 2 italianë për të kuptuar Narkoshtetin dhe Ramaformën si zgjatim të tij.

Së pari, dëshminë e Gjeneral Lisit për miqësinë e tij me Don Agaçion, i cili ishte shefi i vërtetë i vetingut dhe “drejtësisë së re”, por edhe përgjegjësi i parë ligjor për të gjitha aferat e Qeverisë, nga inceneratorët, “tigrat” e Bangladeshit që solli Kimetja, PPP-të që janë të gjitha në hetim, por që gllabërojnë çdo vit qindra milion euro nga Buxheti i Shtetit.

Së dyti, dëshmitë e rënda por të vërteta të prokurorit antimafia, Z. Gratteri, i cili thotë se nuk është teprim ta cilësosh Shqipërinë si Narkoshtet.

Por edhe nëse nuk na e thotë Z. Gratteri apo eurodeputeti Gahler (se në Shqipëri grupet kriminale bllokuan rotacionin), ne shqiptarët i kemi sytë në ballë për të krahasuar kursin e lekut me dollarin dhe euron përpara 10 vitesh dhe sot kur falë Ramaformës, narkoeurot kanë shkatërruar industritë prodhuese dhe eksportuese.

Si mund të forcohet leku në një vend ku eksportet janë 8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto ose 7 herë më pak se Maqedonia e Veriut fqinje?

Sepse këtu Narkodrejtësia mban në sirtar 251 urdhër-arreste për kapot e krimit të organizuar, të cilët janë edhe investitorë “strategjikë” dhe që janë lënë të lirë sepse mbledhin vota për regjimin e Edi Ramës.

Sepse Narkodrejtësia këtu shpik “grupin” e Ilir Metës me anëtarë ish-vjehrrën, ish-gruan, kushërirat dhe kushërinjtë e tyre.

Sepse Narkodrejtësia merret me një çështje të stërgjykuar në Shqipëri, Arbitrazhin e Vjenës, si ajo CEZ-DIA, ku shteti çuditërisht rezulton të ketë dalë me fitim nga sekuestrimi në 2014 të rreth 5 milion eurove, shtetasit Kastriot Ismaili, nga 1.1 milion euro që është dëmi që ka pësuar shteti sipas vet vendimit të Gjykatës së Lartë.

Jo vetëm kaq, por ky qytetar bën edhe 8 vite burg vetëm për t’i marrë një dëshmi të rreme kundër Ilir Metës.

Ndërkohë dy “bashkëpunëtorët” e tij çekë, që sipas gjykatës tonë i kanë shkaktuar CEZ-it (kompani shtetërore, jo private) një dëm 3 herë më të madh nuk dënohen nga drejtësia e tyre europiane.

Ndërkohë për kallëzimin e bërë jo nga një delinkuent, por nga vet Kontrolli i Lartë i Shtetit për Ramën dhe Gjiknurin që i falën 479 milion euro CEZ-it, SPAK-u nuk pipëtin.

Ndërsa për “amerikanllëqet” e SPAK-ut me lobimet nuk ia vlen të zgjatem fare për aq kohë sa asnjë “Bilal” apo McGonigal nuk është në burgjet e SHBA për “hatrin” tim apo të Partisë së Lirisë (LSI).

Por procesi në themel do të provojë të gjitha manipulimet e SPAK-ut për të mos hetuar me transparencë, me qëllimin e vetëm për të akuzuar Ilir Metën, personin i cili nuk ka asnjë firmë apo autorizim, por as edhe dijeni për çdo veprim jashtë kontratës së LSI me GSIS, që është shumë e qartë.

Sidoqoftë është e rëndësishme që Gjykata e Parisit i dha fund 20 ditëve raskapitëse në burg të Presidentit Sarkozi.

Besoj ishte kohë e mjaftueshme për të lexuar me përqëndrim dy librat që mori me vete e sidomos Kontin e Monte Kristos, që është jo vetëm i gjatë por ku çdo fjalë e Aleksandër Dumas është e qëndisur me një fuqi të mbikohshme, ashtu si edhe karakteret që ka gdhendur, të cilëve mund t’u ndërrojmë vetëm emrat edhe sot pas 2 shekujsh.

Sidoqoftë rasti Sarkozi na shërbeu për të kuptuar se cila është drejtësia e vërtetë europiane, ajo ku gjykata është mbi të gjithë dhe jo prokuroria.

Ndaj atyre “europianëve” që ju thonë shqiptarëve se SPAK-u është drejtësia e kulluar dhe supreme u thoni se ne e dimë ku i merrte çantat me dollarë McGonigali, po ju ku i merrni zarfat me euro?

Sepse Ramaforma siç thoshte McGonigali ishte një mundësi e madhe për ata si ai dhe ata që sollën “tigrat” e Bangladeshit.

Por Ramaforma është një pamundësi e madhe për shqiptarët, viktimat e pafundme të 200 mijë dosjeve të stivuara prej 10 vitesh.

Shumica e tyre nuk kanë mundësi ekonomike as të vinë njëherë në Tiranë për të ndjekur një seancë gjyqësore dhe jo më të shkojnë në Gjykatën e Strasburgut për të marrë drejtësi.

Për fat të mirë unë e kam këtë mundësi që të shkoj atje jo për të mbrojtur Ilir Metën por për t’u treguar të gjithëve se eksperimenti me një popull të tërë dështoi me sukses të plotë.

Meqënëse e nisëm me një rast nga Franca nuk duhet të harrojmë se Franca dekoroi Esatin dhe po Franca liroi edhe Avniun.

Për fat të mirë, Franca ka edhe Strasburgun ku ndëshkohen autokratët e kontinentit.

The post Ilir Meta: Franca një shtet ku ende mbizotëron ligji, Sarkozi u shoqërua sikur po rikthehej në Pallatin Elize, unë u rrëmbeva në mënyrë mafioze appeared first on Albeu.com.

“Mirë se erdhe Sarkozi”/ Si e pritën të burgosurit ish-presidentin francez në burgun Le Sante
Nicolas Sarkozy u transferua në burgun Le Sante në Paris sot në mëngjes, në një situatë të paprecedentë për një ish-kre shteti francez.

“Oh, mirë se erdhe Sarkozy!” bërtitën të burgosurit nga qelitë e tyre kur e panë, sipas Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP). Ish-presidenti do t’i nënshtrohet procedurave administrative të përcaktuara për të gjithë të burgosurit e rinj përpara se të shkojë në qelinë e tij.

Pak minuta pasi Sarkozi u transferua në burg, një nga avokatët e tij, Christophe Ingren, njoftoi jashtë burgut La Santé se “kërkesa për lirim është paraqitur”. Sipas tij, ish-presidenti do të mbetet në burg “për të paktën tre javë ose një muaj”.

“Nuk ka rrezik që ngjarjet të përsëriten, nuk ka rrezik që provat të shkatërrohen (…), nuk ka rrezik që të ushtrohet presion mbi dëshmitarët”, shtoi avokati, duke justifikuar kështu kërkesën për lirimin e ish-presidentit.

“Ky burgim është një turp!” shtuan avokatët e Nicolas Sarkozy dhe vazhduan: “Gjykata, pa asnjë provë, zgjodhi ta mbante Sarkozin për një komplot të rremë kriminal”.

“Është një ditë tragjike për të, për Francën dhe për institucionet tona”, këmbënguli ai, duke shtuar: “Ajo që shpresojmë, së bashku me kolegun tim, Christophe Ingren, është që Gjykata e Apelit do t’i rikthejë drejtësisë franceze dinjitetin që i meriton.”

The post “Mirë se erdhe Sarkozi”/ Si e pritën të burgosurit ish-presidentin francez në burgun Le Sante appeared first on Albeu.com.