sanksionimi i vulin Archives - Albeu.com

“Po kërcënon me luftë”, CNN: Si po i përgjigjet Vuçiç sanksionimit të Vulinit nga SHBA-ja
Gjiganti mediatik CNN, ka analizuar në një shkrim të gjatë qasjen e Perëndimit ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, që sipas autorit Christian Edwards po e rrezikon destabilizimin e Ballkanit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë sanksionuar shefin e BIA-s, Aleksandar Vulin dhe në përgjigje, sipas CNN, Vuçiç ndaloi eksportimin e armëve për një muaj.

Në përgjigje të sanksionimit të Vulinit, Vuçiç ndaloi eksportet e armëve nga Serbia për 30 ditë, duke pretenduar se “gjithçka duhet të përgatitet në rast agresioni kundër Republikës së Serbisë”, shkruan CNN.

“Ai në thelb thotë ‘ne do të hyjmë në konflikt, duhet të’i ndalojmë të gjitha eksportet e armëve tani, sepse na duhen për sigurinë tonë kombëtare’. Ai po kërcënon fjalë për fjalë me luftë. Unë kurrë nuk e kam parë atë kaq të qartë më parë”, ka thënë Majda Ruge, eksperte në Këshillin Europian për Marrëdhënie me Jashtë.

Dhe mesazhi i presidentit është pranuar nga disa qytetarë serbë, shkruan CNN. Në ndeshjen e futbollit të Yllit të Kuq të Beogradit muajin e kaluar, tifozët nacionalistë serbë mbanin një pankartë ku shkruhej “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”. Vuçiç mori pjesë në ndeshje, sipas mediave lokale.

The post “Po kërcënon me luftë”, CNN: Si po i përgjigjet Vuçiç sanksionimit të Vulinit nga SHBA-ja appeared first on Albeu.com.

Hill: Sanksionimi i Vulinit nuk nënkupton marrëdhënie më të këqija Serbi-SHBA
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha më 13 korrik se Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë të kenë ndonjë marrëdhënie me shefin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, por se sanksionet e vendosura ndaj tij si individ nuk nënkuptojnë marrëdhënie më të këqija me Serbinë.

“SHBA-ja studioi me kujdes Vulinin dhe aktivitetet e tij, dhe arriti në përfundimin se ai nuk është dikush që duam në Amerikë. Në këtë mënyrë, sanksionet janë një mënyrë për të mbrojtur SHBA-në”, u tha Hill gazetarëve, gjatë një turneu në zonën arkeologjike Belo Bërdo.

Më 11 korrik, Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit vendosi në listën e sanksioneve drejtorin e BIA-s, Vulin.

Sipas Thesarit, Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Ambasadori Hill tha se mendon që Serbia është në rrugën e duhur dhe se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë janë të mira, dhe po përmirësohen.

“SHBA-ja dëshiron të ndihmojë Serbinë, e cila tregon qartë se dëshiron të jetë pjesë e institucioneve perëndimore. Ne do ta ndihmojmë atë në masën që dëshiron vetë Beogradi”, tha Hill.

Gjatë një vizite në punimet për restaurimin dhe rehabilitimin e një zone arkeologjike, të cilat po kryhen nga Qeveria e Serbisë dhe mbikëqyren nga Ambasada amerikane, Hill shtoi se Vulin nuk do të mund të marrë një vizë amerikane.

Nënsekretari i Departamentit të Thesarit të SHBA-së, Brian E. Nelson, deklaroi në shpjegimin e sanksioneve kundër Vulinit, më 11 korrik, se vendimi e mbante atë përgjegjës për aktet e supozuara korruptive dhe destabilizuese që mundësonin edhe aktivitetet keqdashëse të Rusisë në rajon.

Ai shtoi se Departamenti i Thesarit nuk do të përmbahet nga shënjestrimi i aktorëve që “abuzojnë me pozitat e tyre për përfitime personale, në të njëjtën kohë duke minuar autoritetet demokratike në Ballkanin Perëndimor”.

Partia e Vulinit, Lëvizja Socialiste, e cila është pjesë e koalicionit me Partinë Progresive Serbe në pushtet, hodhi poshtë akuzat dhe kritikoi SHBA-në. Vetë Vulin nuk është deklaruar publikisht.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ende nuk i është përgjigjur pyetjeve nëse do të zëvendësojë Vulinin, por ka paralajmëruar hetim për akuzat e SHBA-së.

Para se të bëhej shef i BIA-s, Vulin ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes, dhe si ministër i Brendshëm./rel

The post Hill: Sanksionimi i Vulinit nuk nënkupton marrëdhënie më të këqija Serbi-SHBA appeared first on Albeu.com.