sanksionet perendimore Archives - Albeu.com

Sanksionet perëndimore, Putin: Do të rrisim bashkëpunimin tregtar me partnerë të rinj
Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të zgjerojë tregtinë me partnerë të rinj. Në një fjalim televiziv, Putin tha se Rusia do të zhvillojë marrëdhëniet e saj ekonomike me partnerët në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine për të izoluar ekonomikisht vendet perëndimore.

“Më lejoni t’ju kujtoj se duke vendosur sanksione, vendet perëndimore po përpiqeshin të varfëronin Rusinë. Por ne kurrë nuk do të izolohemi”, tha ai.

“Përkundrazi, ne po rrisim dhe do ta rrisim bashkëpunimin me të gjithë ata që kanë interes për këtë”.

Putin tha se do të rriste shitjet e gazit në lindje dhe përsëriti planin e tij për të ndërtuar një “qendër të re gazi” në Turqi. Ai tha se Rusia do të përcaktojë çmimet për shitjen e gazit në Europë duke përdorur një “platformë elektronike”.

Megjithatë, ekonomia e Rusisë pritet të tkurret me 2.5 për qind në vitin 2022, tha Putin.

The post Sanksionet perëndimore, Putin: Do të rrisim bashkëpunimin tregtar me partnerë të rinj appeared first on Albeu.com.

E varur nga Kina? Rusia “në nevojë” prej sanksioneve perëndimore
Teksa Rusia mbetet e angazhuar në luftën e saj në Ukrainë duke i përdorur të gjitha “fuqitë” e saj për të mposhtur fqinjin që nuk ishte aq i dobët saç pendehu Putin Kina po fuqizohet duke përdorur ndikimin e saj në Azinë Qëndrore.

Sanksionet e forta perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës kanë ndikuar shumë në ekonominë ruse e cila përtej propagandës së Putinit është në një rënie të shpejtë.

Kompani dhe marka të fuqishme ndërkombëtare janë larguar dhe janë bllokuar shumë operacione bankare, që ka sjellë edhe probleme me papunësinë dhe ekonominë ruse. Ndfikime që priten të jenë më të ndjeshme në fillim të vitit që vjen.

Gjiganti aziatik, Rusia, një nga vendet me pasuri të panumërta natyrore (me të cilat po mban “varur” dhe Bashkimin Europian) sot i ka kthyer sytë nga India dhe Kina për eksporte duke qenë se Perëndimi e ka izoluar totalisht.

Në një kohë që Rusia e ka fokusuar gjithë vëmendjen në Ukrainë, Kina po merr vendin e lënë “bosh” në Azinë Qëndrore.

Analistët shkruajnë se kinezët nuk duan të bëjnë të njëjtin gabim të europianëve duke krijuar varësi energjetike nga Rusia, ndaj lideri kinez nxiti marrëdhënie më të ngushta me me Kazakistanin e pasur me naftë, gjatë udhëtimit të tij në Azinë Qendrore. Kinezët po tregohen të matur në hapat që po hedhin.

Vetëm pas kësaj vizite zyrtare, lideri kinez u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Samarkand të Uzbekistanit. Kina është blerëse e madhe e naftës dhe gazit rus por po tregohet e matur me aleatin aziatik.

Europa ndërkohë, ku Putini shpresonte që ta përdorte si armë energjitikën, është bashkuar në politikat e saj dhe ka ndikuar në uljen e çmimit të gazit dhe naftës në nivel ndërkombëtar.

Strategjia ekonomike e Putinit është në vështirësi.

The post E varur nga Kina? Rusia “në nevojë” prej sanksioneve perëndimore appeared first on Albeu.com.

Blinken: Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë të rëndësishme dhe efektive
Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, ka deklaruar se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë për sulmin e saj ndaj Ukrainës kanë një ndikim të rëndësishëm.

Në një intervistë për mediat e huaja, Blinken ka theksuar se në samitin e G7 në Gjermani u bë e qartë se megjithatë Rusia merr të ardhura nga nafta me çmime të larta, ajo nuk është në gjendje t’i shpenzojë ato për shkak të kontrollit të eksportit.

“Rusia nuk mund të marrë atë që i duhet për të modernizuar sektorin e saj të mbrojtjes, për të modernizuar teknologjinë e saj, apo për të modernizuar kërkimin e saj energjetik, pra me kalimin e kohë secila nga këto fusha do të bjerë”, ka thënë më tej ai./albeu.com

The post Blinken: Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë të rëndësishme dhe efektive appeared first on Albeu.com.

SHBA akuzon Abramovich për eksportimin e dy avionëve me origjinë amerikane në Rusi
Oligarku rus Roman Abramoviç është akuzuar sërish nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për eksportimin e dy avionëve me origjinë amerikane në Rusi pa licencë.

“Prokurorët tani po kërkojnë të kapin dy avionët”, thuhet dokumentet e gjykatës. Licenca kërkohet për shkak të sanksioneve që SHBA ka vendosur ndaj Moskës në përgjigje të pushtimit të saj në Ukrainë

Abramovich ka qenë objektivi i sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar.

Kujtojmë se më parë sanksionet perëndimore goditën klubin e futbollit Chelsea, të cilin ai e zotëronte dhe si rezultat vendosi ta shiste.

The post SHBA akuzon Abramovich për eksportimin e dy avionëve me origjinë amerikane në Rusi appeared first on Albeu.com.

Sanksionet ndaj Rusisë, e dashura e Putin, Alina Kabaeva, në listën e BE
Në javën kur marrëveshja midis 27 vendeve të BE-së për embargon graduale të naftës ruse ka të ngjarë të mbyllet, mbërrijnë lajmet se edhe e dashura e supozuar e Vladimir Putin, ish-gjimnastja dhe medaliste e artë në lojërat e Athinës 2004, Alina Kabaeva, është përfshirë në listën e personave të sanksionuar në paketën e gjashtë kundër Rusisë të propozuar nga Komisioni Evropian.

Në listën e të prekurve nga ndalimi i udhëtimit brenda vendeve të BE-së dhe ngrirja e aseteve është përfshirë edhe patriarku ortodoks Kirill.

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve Anëtare, mblidhet të premten për të diskutuar paketën e re, e cila gjithashtu përfshin embargon ndaj importeve të naftës nga Rusia që duhet të hyjë në fuqi brenda gjashtë muajve për naftën e papërpunuar dhe deri në fund të vitit 2022 për produktet e rafinuara.

Vendimi për të goditur Kabaevan nuk është një vendim i parëndësishëm.

Siç shkroi Marco Imarisio në Corriere della Sera: sanksionimi i ish-gjimnastes do të thotë “që për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën çdo mundësi për të rikuperuar një marrëdhënie të paktën formale me Vladimir Putin është e humbur”.

Kjo pasi, përtej medaljes olimpike, nëntë medaljeve të arta botërore, skandalit të dopingut dhe karrierës si modele (si dhe politikane në partinë e Putinit, Rusia e Bashkuar), 38-vjeçarja konsiderohet si personi më i afërt me presidentin rus.

Marrëdhënia e tyre u bë publike në vitin 2008 kur gazeta Russky Reporter e përmendi atë. Rezultati? Gazeta u mbyll muajin pasardhës.

Ishin kohët kur Kabaeva, pasi kishte braktisur aktivitetin e saj të gjimnastes dhe modelingut, u zgjodh në Duman ruse.

Gjashtë vjet më vonë, në vitin 2014, do ta gjejmë atë si kryetare të Bordit të Drejtorëve të NMG, grupi më i madh botues në vend, krijuar nga oligarku Yuri Kovalchuk, i cili – siç kujton ende Imarisio – Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë “më të afërtin e Putinit”.

Por në vitin 2018 Kabaeva në mënyrë efektive zhduket nga jeta publike, me përjashtim të paraqitjeve të shkurtra që lidhen me aktivitetin e saj të mëparshëm sportiv.

Mësohet se bashkë me fëmijët ajo jetonte në Zvicër. U fol për katër fëmijë, pastaj për dy.

Sipas zërave të fundit, bëhet fjalë për dy meshkuj 7 dhe 3 vjeç. I pari ka lindur në vitin 2015 në një klinikë zvicerane, i dyti në 2019 në Moskë.

Këtë e ka bërë të ditur ditët e fundit gazeta zvicerane SonntagsZeitung, e cila ka mbledhur dëshminë e një miku të Kabaevës, pranë mamisë që lindi dy fëmijët.

Mjekja me origjinë ruse dhe emigruar në Zvicër, do të punonte në klinikën Sant’Anna, në kantonin Ticino, ku do të lindte fëmija i saj i parë.

Për gazetën zvicerane, nuk ka dyshim se dy fëmijët janë fëmijë të Putinit.

Megjithatë, Kremlini e ka mohuar gjithmonë atësinë e presidentit. Pikërisht për shkak të kësaj paqartësie, SHBA, G7 dhe BE deri më tani kanë prekur vetëm vajzat e rritura të Putinit, të cilat i kishte me ish-bashkëshorten Ljudmila Škrebneva.

Por, disa javë pas rishfaqjes së Kabaeva në Rusi (më 16 prill ajo ishte kumbare në VTB Arena në Moskë të një konkursi kombëtar të gjimnastëve të rinj më të mirë rusë pas saj), gjërat do të ndryshojnë.

Putin është siguruar gjithmonë që askush të mos mund të shkruante, kritikonte ose thjesht të bënte lirisht supozime për familjen e tij (pak a shumë të gjerë): “arma” e fundit në duart e Perëndimit, sanksionet ndaj naftës, tani përfshin edhe Alina Kabaeva.corriere.it /”Si”

The post Sanksionet ndaj Rusisë, e dashura e Putin, Alina Kabaeva, në listën e BE appeared first on Albeu.com.

Kompania gjermane Henkel do të mbyllë biznesin në Rusi për shkak të luftës në Ukrainë
Kompania gjermane e mallrave kimike dhe të konsumit ‘Henkel’ ka bërë të ditur se ka vendosur të mbyllë aktivitetet e saj të biznesit në Rusi për shkak të luftës në Ukrainë.

“Procesi i ekzekutimit tani po përgatitet. Henkel do të punojë ngushtë me ekipet e saj në Rusi për detajet për të siguruar një proces të rregullt”, tha kompania, e cila është e njohur për markat e saj të lavanderisë dhe bukurisë si Persil, Vernel, Fa, Pritt, Dial dhe Purex.

Shefi ekzekutiv i kompanisë ‘Henkel’, Carsten Knobel, tha se kompania dënon “luftën ruse kundër Ukrainës dhe dhunën kundër civilëve të pafajshëm”.

“Ne ofrojmë mbështetje të gjerë për punonjësit tanë dhe njerëzit në Ukrainë dhe në vendet fqinje duke ofruar donacione financiare, si dhe donacione ushqimore dhe materiale. Shumë punonjës të ‘Henkel’-it gjithashtu po ndihmojnë në kufij duke shpërndarë mallra të nevojshme ose duke u ofruar njerëzve nga Ukraina një vend për të qëndruar”, tha Knobel.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, që filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar mijëra vdekje, miliona njerëz të zhvendosur dhe një gamë të gjerë sanksionesh ndaj Moskës, veçanërisht nga Bashkimi Evropian (BE) dhe SHBA-ja.

Lufta gjithashtu ka nxitur një eksod të kompanive globale nga Rusia, duke filluar nga sektorë të teknologjisë, automobilistik dhe të energjisë deri në shitje me pakicë dhe sektorë të tjerë të ndryshëm.

The post Kompania gjermane Henkel do të mbyllë biznesin në Rusi për shkak të luftës në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Roman Abramovich e merr “goditjen” e radhës nga Franca (FOTO LAJM)
Duket se ish-pronari i Chelsea vijon të përballet me telashe të mëdha, pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Autoritetet franceze kanë sekuestruar vilën e Roman Abramovich në jug të Francës, e cila dikur i përkiste Dukës dhe Dukeshës së Windsor.

Kjo lëvizje vjen në vazhdën e sanksioneve perëndimore ndaj oligarkëve rusë, pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Château de la Crow ndodhet në një nga pjesët më prestigjioze të Rivierës Franceze – Cap d’Antibes  dhe agjentët lokalë të pasurive vlerësojnë se vlen rreth 90 milionë paund.

E ndërtuar në vitin 1926, vila luksoze ka dhjetëra dhoma gjumi, tetë tualete dhe ka një sipërfaqe mbi 12 hektarësh, përfshi një pyll e lëndina vetëm disa metra nga deti Mesdhe.

Abramovich shpenzoi rreth 30 milionë paund për restaurimin e Château pasi e bleu atë në 2001, duke ndërtuar një pishinë 15 metra në tarracën e saj dhe duke futur një palestër të madhe dhe një kinema në bodrum.

Por, përpara se të kalonte në pronësi të Abramovic, prona u përdor si një shtëpi pushimi nga ish-mbreti i Anglisë Edëard VIII dhe ëallis Simpson, i njohur si Duka dhe Dukesha e Windsor.

The post Roman Abramovich e merr “goditjen” e radhës nga Franca (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Roman Abramovich “në krizë”, iu kërkon para borxh miqve të pasur
Mediat amerikane raportojnë se oligarku rus, Roman Abramovich, ka nisur të kërkojë para borxh te miqtë e tij të pasur.

Këto para thuhet se ai do i përdorë për ta ndihmuar me pagesat e stafit të tij, pasi është goditur nga sanksionet e Britanisë dhe SHBA-së.

I akuzuar si një aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, pronari i Chelsea raportohet të ketë kërkuar nga miqtë shuma të mëdha parash për të paguar stafin, i cili sipas zërave i kushton 600 mijë paund në javë.

Sipas “Page Six”, kërkesën për para borxh, Abramovich ia ka bërë regjisorit Brett Ratner dhe disa miqve të tjerë në Hollywood and Silicon Valley, si dhe familjes Rothschild.

Deri në këto momente, asnjë prej tyre nuk ka rënë dakord që t’i ofrojë oligarkut të goditur nga sanksionet paratë e kërkuara pasi i frikësohen dhe pasojave që ata mund të kenë nga ligji ndërkombëtar.

The post Roman Abramovich “në krizë”, iu kërkon para borxh miqve të pasur appeared first on Albeu.com.

Perëndimi mund të “godasë” vajzat e Putinit
Teksa lufta në Ukrainë po vijon ende me intensitet të lartë, duke marrë edhe jetë civilësh të pafajshëm, Perëndimi duket se ka ndërmend të ndërmarrë një  valë të re sanksionesh nda presidentit rus Vladimir Putin.

Udhëheqësit e BE planifikojnë t’i vendosin vajzat e Vladimir Putinit në listën e fundit të sanksioneve.

Katerina Tikhonova, 35, dhe Mariya Vorontsova, 36, janë në draft listën e fundit të BE-së të objektivave që përfshijnë oligarkë, politikanë dhe ata që thuhet se janë brenda rrethit të brendshëm të Putinit.

Dihet pak për jetën personale të Tikhonova, një shkencëtare dhe ish-akrobate, dhe Vorontosva, një endokrinologe, por ato pritet të jenë subjekt i ngrirjes së aseteve dhe ndalimeve të udhëtimit në të gjithë kontinentin nga e mërkura.

Edhe pse është e paqartë nëse dyshja kanë prona jashtë Rusisë, çdo jetë e mundshme luksi që ata mund të kishin në Evropë tani ka të ngjarë të jetë një ëndërr e largët.

Ajo vjen pasi G7, BE dhe Shtetet e Bashkuara thuhet se kanë rënë dakord për një ndalim të ‘të gjitha investimeve të reja’ në Rusi si pjesë e hakmarrjes së saj të fundit ekonomike kundër Putinit.

The post Perëndimi mund të “godasë” vajzat e Putinit appeared first on Albeu.com.

Plani i Roman Abramovich për të shpëtuar pasurinë e tij
Roman Abramovich duket se po përgatit një plan për të shpëtuar pasurinë e tij, pas sanksioneve të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar.

Duke qenë një njeri i afërt me presidentin Putin, Abramoviç duket se po merr një rol të rëndësishëm në bisedimet e paqes.

Në muajin e fundit ai ka udhëtuar në Rusi, Turqi dhe Izrael, dhe, sipas informacioneve të siguruara nga “Financial Times”, biznesmeni rus është takuar dy herë në Kiev me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili javë më parë i bëri thirrje Perëndimit që të heqë sanksionet ndaj ish-pronarit të Chelsea, në mënyrë që ai të lehtësojë bisedimet e paqes me Kremlinin.

Pikërisht, një nga informacionet e fundit për miliarderin rus ka të bëjë me takimin që ai pati me delegacionin ukrainas ditë më parë. Në të, siç publikonte “ëall Street Journal”, ai dhe dy anëtarë të delegacionit ukrainas shfaqën shenja të “helmimit me agjentë kimikë”. Kremlini deklaroi se Abramovich nuk është një anëtar zyrtar i delegacionit rus që negocion me Ukrainën, por vepron si një lloj ndërlidhësi.

Mirëpo, siç raporton “Financial Times”, kritikët e Abramovich thonë se këto janë manovra të kryera prej tij për të ruajtur asetet financiare jashtë vendit. “Unë nuk jam i sigurt se deri në çfarë mase pjesëmarrja e tij në këtë ndërmjetësim është reale dhe efektive” tha Vladimir Ashurkov, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kundër Korrupsionit, të themeluar nga Alexei Navalny.

Nga ana tjetër, në një nga bisedimet e fundit me delegacionin ukrainas, Abramovich preku edhe çështjen e korridorëve humanitarë në Mariupol, një nga qytetet e rrethuar dhe të sulmuar më shumë nga trupat ruse. Sipas mediave të sipërpërmendura, Kievi mendon se Roman Abramovich po impenjohet si ndërmjetës vetëm sepse e sheh si mundësi unike që të rimarrë pasuritë që iu konfiksuan me fillimin e ofensivës ushtarake në Ukrainë.

Një muaj më parë, Roman Abramovichit iu ngrinë asetet në Mbretërinë e Bashkuar, duke u larguar edhe nga klubi i futbollit Chelsea. Ndërkohë që në të njëjtën kohë iu ndalua kryerja e transaksioneve financiare me kompani dhe individë britanikë. Gjithashtu, pasi u përfshi në listën e të sanksionuarve nga BE-ja, Brukseli ia ndaloi hyrjen në çdo vend anëtar të organizatës.

The post Plani i Roman Abramovich për të shpëtuar pasurinë e tij appeared first on Albeu.com.