sanksionet ndaj rusise Archives - Albeu.com

Kriza e energjisë mund të rigjallërojë industrinë e qymyrit në vend
Kriza e energjisë ka bërë që vendet të heqin dorë në disa raste nga politikat dhe objektivat e tyre të energjisë së pastër dhe uljes së ndotjes duke mbyllur njërin sy për shkak të kohëve jo të zakonshme që po kalojmë.

Shqipëria e cila gjithashtu është prekur nga kjo krizë në mënyrë të dukshme po kërkon format e saj të diversifikimit që nisin nga nxitja e energjisë diellore dhe të erës tek investimet në sektorin e gazit. Së fundmi listës duket se i është shtuar edhe një tjetër element që lidhet me zhvillimin e industrisë së qymyrit.

Prodhimi i qymyrit për vendin nisi në vitin 1978 deri në 1994 ku 3.5 milionë tonë u prodhuan në minierën e Valiasit.

Në një prezantim pranë Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore kanë vënë theksin se rezervat e qymyrit në vend mbeten të larta dhe se kriza e energjisë mund të japë një nxitje për zhvillimin.

“ Për të plotësuar nevojat energjetike të vendeve të industrializuara, kërkesa botërore për qymyr është rritur dhe pritet të vijojë këtë rritje. Historikisht, rritja e kërkesës për qymyr ka qenë e lidhur me rritjen e kërkesës për energji elektrike, e cila është “motori” për rritjen e PBB-së.

Duke parë situatën e vështirë energjetike të vendit, vështirësitë e krijuara nga furnizimi i konsumatorëve me vetëm një burim energjie, nevoja për minerale qymyri do të rritet nisur nga fakti se depozitat e qymyrit në Shqipëri janë të përshtatshme pozicionet do të konkurrojnë me importet e qymyrit.

Gjithashtu theksojmë se riaktivizimi i këtyre minierave zbut në një masë të konsiderueshme problemet sociale, të cilat janë akute në ato zona ku ka depozita qymyri” do në nënvizonin përfaqësues të AKBN.

Po kështu në prezantim theksohet se bazuar në gjendjen ekzistuese të minierave dhe ekonomisë në tërësi, riaktivizimi dhe realizimi i prodhimit të mineralit të qymyrit është i nevojshëm sot për disa arsye.

“Disa degë të industrisë pritet të zhvillohen dhe përdorin qymyrin si burim energjie, si një material konkurrues në krahasim me materialet e tjera. Meqenëse minierat janë në pozicione të përshtatshme, ato do të konkurrojnë importet e qymyrit.

Përmirësimi i teknologjisë minerare dhe përfituese do të mundësojë prodhimi i qymyrit me cilësi më të mirë dhe me kosto më të ulët”.

Sipas AKBN në Shqipëri, rezervat e qymyrit, sipas projekteve të mbylljes janë rreth 130 milion ton. Ato gjenden në 3 burimet kryesore : rreth 86% e rezervave ndodhen në zonën e Tiranës; rreth 10% e rezervave ndodhen në zonën Korçë-Pogradeci; rreth 4.4% e rezervave ndodhen në zonën e Memaliajt./Monitor

The post Kriza e energjisë mund të rigjallërojë industrinë e qymyrit në vend appeared first on Albeu.com.

Vetëm sanksionet ekonomike nuk do t’i japin fund luftës në Ukrainë
Nga Mariya Grinberg “National Interest”

Përktheu: Alket Goce- Albeu.com

Më 7 dhjetor, Komisioni Evropian propozoi një paketë të re sanksionesh, për ta detyruar Rusinë t’i japë fund pushtimit të saj në Ukrainë. Por pas 8 paketave të mëparshme të sanksioneve, kostot e regjimit të sanksioneve për Evropën po rriten.

Me afrimin e dimrit dhe rënien e temperaturave, por edhe si pasojë e drejtpërdrejtë e ndërprerjes së tregtisë me Rusinë, Evropa po përgatitet për ndërprerje të energjisë elektrike, mungesë të ndriçimit dhe ngrohjes, apo edhe ndërprerje të përkohshme të internetit dhe shërbimit celular.

Megjithatë lufta po vazhdon, teksa Rusia po e përshkallëzon konfliktin në një fushatë sulmesh raketore kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Në fakt, është natyra kolektive e sanksioneve – procesi i zhvillimit dhe i zbatimit të tyre – ajo që i jep mundësi Rusisë që të anashkalojë pasojat ekonomike me të këqija.

Secili nga anëtarët e koalicionit që ka vendosur sanksionet, përpiqet që të reduktojë

koston individuale nga ndërprerja e marrëdhënieve ekonomike me Rusinë. Kjo jo vetëm që e redukton efektivitetin e tyre por i siguron kohë Rusisë për t’u përshtatur me sanksionet e ardhshme, dhe i nxit kompanitë perëndimore të zgjerojnë tregtinë me Rusinë përpara se të vendosen sanksionet.

Për të kapërcyer këtë problem, disa ekspertë mund të sugjerojnë vendosjen e sanksioneve të dizajnuara më mirë ose më gjithëpërfshirëse, duke kërkuar izolimin e plotë ekonomik të Rusisë. Por zgjidhje të tilla vijnë me një kosto shumë më të lartë sesa përfitimet që mund të sjellin.

Së pari, përdorimi si një armë i institucioneve të sistemit ekonomik ndërkombëtar, sidomos  pa mbështetjen e aktorëve kryesorë ekonomikë, vjen me një kosto globale. Sepse faktet tregojnë se sistemi mund të përdoret për të dëmtuar një shtet individual, dhe i nxit të tjerët

të reduktojnë cënueshmërinë e tyre.

Së dyti, izolimi i plotë ekonomik i Rusisë – nëse Perëndimi do të ishte gati të paguante kostot e mëdha të zbatimit të një politike të tillë – do t’i degradonte aftësitë ushtarake ruse. Por nga ana tjetër, kjo do të nënkuptonte zhdukjen e aftësisë së një shteti të armatosur me armë bërthamore për të mbrojtur territorin e vet.

Prandaj lufta në Ukrainë nuk mund të përfundojë vetëm me mjete thjesht ekonomike. Sidomos për shkak se India dhe Kina, së bashku me shtetet e tjera më të vogla kyçe, nuk po i mbështesin sanksionet perëndimore ndaj Moskës. Vazhdimi i luftës ekonomike vetëm sa do të ndryshojë modelet e tregtisë globale, por nuk do t’i imponojë një kosto aq të lartë sa ta detyrojë Rusinë të braktisë pushtimin e saj në Ukrainë.

Në këto kushte, Perëndimi duhet të vazhdojë financimin e një lufte të kushtueshme dhe afatgjatë të Ukrainës, ose të kërkojë një zgjidhje diplomatike. Raundi më i fundit i sanksioneve perëndimore, dhe me gjasë çdo raund i mëpasshëm që synon të kufizojë aftësinë e Rusisë për të financuar luftën e saj, do të ketë një kosto të madhe ekonomike për Perëndimin.

Sepse çdo shtet perëndimor dëshiron sanksione që i imponojnë kosto të mëdha Rusisë, por me koston më të ulët të mundshme për veten. Kështu, Belgjika vazhdon të importojë diamante nga Rusia. Franca, Hungaria, Sllovakia dhe Finlanda vazhdojnë të importojnë lëndë djegëse bërthamore, ndërsa Greqia vazhdon të mbrojë të drejtën e saj për të importuar naftën ruse.

Edhe arritja kryesore e Evropës – “ndalimi” i importit të naftës ruse – nuk është në të vërtetë një ndalim i importit të gjithë naftës ruse. Pasi paketa e ndalon importin e naftës ruse nga deti, pra naftën e transportuar me cisterna. Por shtetet që e importojnë naftën ruse përmes tubacioneve, si Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke, lejohen të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Po ashtu edhe Gjermania dhe Polonia. Këto dy shtete janë zotuar ta ndalin importin edhe përmes tubacioneve, por mbetet të shohim se si do të funksionojë.

Nërkohë, megjithëse Evropa votoi për ndalimin e importeve të naftës ruse më 3 qershor, kjo masë nuk hyri në fuqi deri më 5 dhjetor. Këto 6 muaj kohë i dhanë kompanive evropiane shansin që të gjenin furnizues alternativë. Por kjo nënkuptoi gjithashtu se edhe Rusia kishte kohë të gjente blerës alternativë për eksportet e saj.

Nga ana tjtër, problem është edhe fakti që sanksionet perëndimore ndaj Rusisë synohen

të kenë një tipar demonstrativ. Pra ato i thonë të gjithë vendeve të botës: “Nëse i thyeni rregullat e rendit ndërkombëtar, kundërpërgjigja do të jetë e shpejtë dhe e ashpër”. Por ky mesazh mund të lexohet në një mënyrë tjetër.

A mund të shërbejë si një “manual” për mbrojtjen e ekonomisë kombëtare nga sanksionet perëndimore. Sanksionet aktuale (dhe të ardhshme) zbulojnë se për çfarë nuk mund të bien dakord shtetet perëndimore, sa larg janë të gatshëm të shkojnë për një interes jetik të sigurisë, dhe më e rëndësishmja, çfarë nuk janë të gatshëm të bëjnë për një çështje me rëndësi themelore.

Tani agresorët e mundshëm do të kenë një panoramë shumë më të qartë se për çfarë të përgatiten nëse vendosin të nisin një sulm ushtarak. Për shkak të përpjekjeve ruse, ata gjithashtu kanë një kuptim më të qartë se si t’iu kundërvihen sanksioneve perëndimore.

Vetë Rusia përfitoi nga ky efekt, kur Perëndimi vendosi disa sanksione ndaj saj në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë, duke e përgatitur ekonominë e saj për sanksionet që do të pasonin pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti. Një pasojë tjetër e këtij efekti demonstrues dhe e përgatitjeve pasuese që bëjnë shtetet për të minimizuar dënimin, është dëmi i shkaktuar në sistemin ekonomik ndërkombëtar.

Ky sistem funksionon më mirë kur shtetet mund të presin sjellje të rregullta, pra që ndërveprimet e sotme mes shteteve të jenë të ngjashme edhe nesër. Por nëse dëmtohet besimi në institucionet thelbësore të rendit ekonomik, shtetet do të marrin masa për të mbrojtur veten e tyre dhe sistemi ekzistues nuk do të jetë më në gjendje të ofrojë të njëjtat përfitime.

Shtetet që kanë frikë se institucionet e armatosura do të kthehen kundër tyre nxiten të krijojnë institucione alternative që pakësojnë shumë efektet e dobishme të rrjetit të sistemit ekzistues të unifikuar. Për shembull, përpjekja e udhëhequr nga SHBA për të përjashtuar disa banka ruse nga sistemi SWIFT ka çuar në bashkëpunim midis Rusisë dhe Kinës dhe Indisë për të zhvilluar një sistem alternativ të pagesave ndërkombëtare.

Për të lehtësuar përfundimin e luftës në Ukrainë, Perëndimit do të kërkojë dhe gjejë mjete alternative. Në këtë pikë, diplomacia është mjeti më i mundshëm për të pasur sukses. Duke qenë se Rusia ka armë bërthamore, edhe një fitore vendimtare ushtarake nga Ukraina që i dëbon trupat ruse përtej kufirit nuk është një garanci për përfundimin e luftës.

Pasi Rusia mund të vazhdojë të bombardojë infrastrukturën ukrainase nga territori i saj.

Për më tepër, një sulm ukrainas në territorin rus do të mbartte rreziqe të konsiderueshme të hakmarrjes bërthamore. Tek e fundit, do të jetë Rusia ajo që do të vendosë se kur do të përfundojë lufta, duke e bërë të nevojshme diplomacinë.

Marrë me shkurtime

Shënim:Mariya Grinberg, asisistent/profesore e shkencave politike dhe anëtare e Programit të Studimeve të Sigurisë në Massachusets Institute of Technology, SHBA.

The post Vetëm sanksionet ekonomike nuk do t’i japin fund luftës në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Nga purot, lavatriçet te letrat higjienike, zbulohet lista me sanksionet e BE kundër Rusisë
Ekzekutivi i BE-së ka propozuar vendosjen e kufirit ndaj çmimit të naftës ruse dhe vendosjen e kufizimeve të mëtejshme në tregtinë e teknologjisë së lartë, si pjesë e paketës së tetë të sanksioneve për të “bërë Kremlinin të paguajë” për përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, shkruan The Guardian.

Propozime të tjera përfshijnë ndalimin e shtetasve të BE-së që shërbejnë në bordet e kompanive shtetërore ruse, që përfshin edhe ish-kancelarin gjerman Gerhard Schröder.

Komisioni dëshiron të ndalojë shitjen e pajisjeve europiane, duke përfshirë lavastoviljet dhe lavatriçet, sepse zyrtarët besojnë se ushtria ruse po përdor produkte të tilla për çipat e tyre, sepse u kanë mbaruar gjysmëpërçuesit.

BE-ja dëshiron gjithashtu të shtrëngojë kufizimet e importit për mallrat që gjenerojnë të ardhura për Rusinë, duke filluar nga druri, letra, cigaret dhe kozmetika. Çanta dhe valixhet, telefonat dhe makinat, dhe letrat e gazetave, rrobat e grave, make-up janë të përfshira në listën e sanksioneve, e cila përfshin gjithashtu shumë mallra industriale, mjete dhe substanca kimike.

Por një propozim për të ndaluar importimin e diamanteve rusë ende nuk është miratuar, një veprim që është kundërshtuar nga Belgjika pasi është një nga tregtarët më të mëdhenj në botë të gurëve.

Ambasadorët e BE-së do të diskutojnë planet të premten, me synimin për të arritur një marrëveshje të shpejtë.

Masat duhet të miratohen me unanimitet për të hyrë në fuqi.

The post Nga purot, lavatriçet te letrat higjienike, zbulohet lista me sanksionet e BE kundër Rusisë appeared first on Albeu.com.

Orban i kërkon BE-së të heqë sanksionet ndaj Rusisë
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha gjatë një takimi të partisë së tij, Fidesz, se duhet të hiqen sanksionet që Bashkimi Evropian ka vendosur kundër Rusisë.

Sipas gazetës pro-qeveritare, Magyar Nemzet, kryeministri hungarez i krahut të djathtë këto komente i ka bërë gjatë mbledhjes partiake që u mbajtë më 21 shtator.

Orban – lideri i vetëm i BE-së që mban raporte të mira me presidentin rus, Vladimir Putin – është një kritik i ashpër i sanksioneve që blloku ka vendosur kundër Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Sipas gazetës Magyar Nemzet, Orban ka deklaruar se sanksionet e BE-së kanë rritur çmimet e gazit dhe inflacionit. Por, ai nuk ka treguar se ku i bazon këto pretendime.

Ai po ashtu ka pretenduar se nëse sanksionet hiqen, çmimet e gazit do të binin menjëherë për 50 për qind dhe po ashtu do të binte edhe niveli i inflacionit.

Gazeta raportoi se Orban ka thënë se pa sanksione, Evropa do të ishte në gjendje të shmangte recensionin, teksa ka përsëritur qëndrimin e tij se sanksionet po e dëmtojnë më shumë Evropën sesa Rusinë.

Në llogarinë e tij në Facebook, gjatë mbledhjes partiake, Orban ka shkruar “sanksionet e Brukselit e kanë shtyrë Evropën në krizë energjetike”.

Në korrik, Orban tha se Evropa “ka qëlluar veten” duke vendosur sanksionet kundër Rusisë, që sipas tij, nëse nuk hiqen, do të shkatërrojnë ekonominë evropiane.

Orban, i cili në prill është rizgjedhur kryeministër në mandatin e katërt radhazi, shpesh përplaset me Bashkimin Evropian për një sërë çështjesh, përfshirë temat e pavarësisë së gjyqësori, prokurimit publik, të drejtave të komunitetit LGBT+, mediave dhe të drejtave fetare.

Më 18 shtator, Komisioni Evropian propozoi që Hungarisë t’i ndaleshin 7.5 miliardë euro fonde për shkak të mospajtimeve midis bllokut dhe Budapestit rreth luftës kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

The post Orban i kërkon BE-së të heqë sanksionet ndaj Rusisë appeared first on Albeu.com.

A do të ketë një zgjidhje të shpejtë kriza energjetike e Evropës?
Nga Robert Kuttner “American Prospect”

Kriza e politikës së jashtme e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, është shndërruar në një krizë energjitike evropiane, që nga ana e saj mund të shkaktojë një krizë ekonomike globale. Putini iu kundërpërgjigj sanksioneve ushtarake dhe ekonomike të Evropës me sanksione energjetike.

Në fillim duke e reduktuar, më pas duke i ndërprerë plotësisht dërgesat e gazit rus drejt vendeve evropiane. Kjo lëvizje ekstreme e lë Evropën të rrezikuar seriozisht nga mungesa e energjisë elektrike, që është shumë e nevojshme për shtëpitë, bizneset dhe fabrikat e saj, dhe që mjerisht nuk ka asnjë zëvendësim të shpejtë.

Strategjia e Putinit demaskoi 2 premisa të vjetra dhe tejet naive të politikës së BE-së. Së pari, idenë se Evropa mund të mbështetet tek gazi rus për një pjesë të madhe të nevojave të saj energjetike. Dhe së dyti, supozimin se parimet e tregut të lirë mund të rregullojnë çmimin dhe shpërndarjen e energjisë.

Në terma afatgjatë, ky ndërgjegjësim i vrazhdë, do të përshpejtojë kalimin e vonuar tek energjia e rinovueshme. Por në një periudhë afatshkurtër, dhe me afrimin e motit të ftohtë, pasojat do të jenë të tmerrshme. Përtej kostove më të larta si dhe mungesave të mundshme të energjisë për konsumatorët, një numër i madh fabrikash po reduktojnë tashmë prodhimin ose po mbyllen për shkak të rritjeve drastike të kostove të energjisë.

Evropa mbështetet tek gazi për rreth 1/4 e nevojave të saj për energji. Çmimet e gazit në Evropë aktualisht janë më shumë se 10 herë më të larta sesa mesatarja e asaj që kanë qenë gjatë dekadës së fundit. Por edhe me rritjen e sasive të magazinuara në depozita, kërkesa për energji elektrike është relativisht joelastike.

Ndërkaq, çmimet shumë më të larta të nxitura nga bojkoti i Rusisë ndaj Evropës, nuk do të bëjnë që kërkesa e konsumatorit të bjerë shumë, dhe as të materializohet më shumë oferta alternative. Në dallim nga nafta bruto, e cila ka një çmim global, tregjet e gazit janë më të segmentuara.

Pas ndërprerjes së eksporteve të gazit natyror nga Rusia në Evropë, çmimi i gazit në kontinent është aktualisht rreth 34 dollarë për MMBtu, krahasuar me vetëm 8 dollarë në SHBA. SHBA ka furnizime të mjaftueshme për nevojat e veta të brendshme.

Madje e eksporton një pjesë të gazit në Meksikë dhe Kanada, ndërsa një pjesë të gazit natyror të lëngshëm e transporton me anije. Kompanitë tregtare në këtë fushë kanë arkëtuar fitime të mëdha duke e eksportuar LNG në Evropë. Por ato kanë disa kufizime praktike mbi sasinë që mund të eksportojnë.

Deri në vitin 2016, SHBA nuk eksportonte asnjë sasi të gazit të lëngshëm. Sot, eksportet e LNG-së janë rreth 10 për qind e prodhimit total amerikan. Por nuk ka ende asnjë gazsjellës transatlantik, dhe portet e specializuara të LNG në të dy anët e oqeanit po punojnë aktualisht në kapacitet të plotë, teksa po ndërtohen porte të tjera.

Pra, ndryshe nga supozimet e ekonomisë standarde, çmimet e gazit në SHBA dhe Evropë nuk do të jenë të përafërta në të ardhmen e parashikueshme. Të premten e kaluar në Bruksel, Sekretari i Shtetit Tony Blinken i kërkoi Evropës të mos heqë sanksionet kundër luftës së Putinit, duke deklaruar: “Ne nuk do t’i lëmë të ngrijnë miqtë tanë evropianë”.

Por ky ishte një zotim bosh. SHBA nuk ka asnjë burim të madh energjie që mund të zëvendësojë gazin e Putinit. Evropianët janë të përgatitur që të pezullojnë përkohësisht ndjekjen e objektivave për mbrojtjen e klimës, duke vazhduar të mbajë në punë  termocentralet.

Por Evropës i mungon kapaciteti për të kaluar tek burimet e tjera të furnizimit me energji në vëllimin e duhur. Gjermania çaktivizoi shumicën e termocentraleve të saj bërthamore dy dekada më parë. Ajo do të shtyjë mbylljen e 3 termocentraleve të mbetur. Por kjo do të sigurojë vetëm një pjesë të vogël të nevojave gjermane për energji.

Gjeneratorët evropianë që punojnë me gaz, nuk mund të kalojnë lehtësisht tek nafta apo qymyri. Një magazinim i madh mund të ndihmojë disi, por nuk mund të plotësojë boshllëkun. Problemi i Evropës përkeqësohet edhe nga fakti se BE-ja përbëhet nga 27 shtete anëtare, secili me një përzierje të ndryshme të burimeve të energjisë dhe interesave kombëtare.

Një politikë emergjente që do t’i shërbente nevojave të një vendi të caktuar, mund të përkeqësonte vështirësitë e një vendit tjetër në union. Të premten e kaluar, Ministrat e Energjisë të vendeve BE-së, u takuan në një seancë urgjente në Bruksel për të hartuar një politikë të përbashkët.

Tani për tani, duket se strategjia do të jetë një përzierje e kufizimit të çmimeve të gazit, subvencionimit të kostove për konsumatorët, si dhe përdorimit të taksave mbi fitimin shtesë të kompanive energjitike, për të përballuar një pjesë të shpenzimeve buxhetore.

Por fillimist strategjia duhet të miratohet nga Komisioni Evropian dhe më pas nga një super-shumicë e vendeve anëtare. Ndërkohë, vendet kryesore të BE-së po zhvillojnë politikat e tyre kombëtare. Edhe nëse Evropa bën gjithçka siç duhet në menaxhimin e krizës së saj energjetike, disa efekte ekonomike negative janë të pashmangshme.

Edhe pa bojkotin e fundit të gazit nga Rusia, Evropa ishte në prag të një krize stagflacioni. Në dallim nga SHBA, ku papunësia ka qenë afër niveleve rekord, mesatarja e papunësisë në BE këtë vit ka qenë mbi 6 për qind. Ndërsa ka qenë vetëm 2.8 për qind në Gjermani, ajo e ka tejkaluar nivelin 7 për qind në Francë, 8 për qind në Itali dhe 12 për qind në Spanjë.

Me presionin e çmimeve më të larta të energjisë, inflacioni i BE-së në mbi 9 për qind, e tejkalon nivelin e SHBA-së. Kjo krizë i bën jehonë krizës së stagflacionit të viteve 1970, e cila nisi si një përgjigje ndaj një konflikti të politikës së jashtme, që i rriti çmimet e energjisë, dhe më pas u shndërruar në një krizë të përgjithshme ekonomike të keq-menaxhuar nga drejtuesit e bankave qendrore.

Në atë rast, vendet e OPEC, të zemëruara nga ndihma ushtarake e Perëndimit për Izraelin, e 4-fishuan çmimin e naftës. Rezerva Federale e përkeqësoi krizën duke u kapluar nga paniku mbi nivelin e inflacionin dhe duke rritur normat afatshkurtra të interesit në mbi 20 për qind, gjë që shkaktoi enkas një recesion.

Në krizën aktuale, e cila është shkaktuar nga përdorimi si një armë i gazit nga Rusia, Rezerva Federale Amerikane (FED) dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE), janë në një lloj dueli se kush do të rrisë më shumë normat bazë të interesit. Rritja e normës në SHBA-së e çoi dollarin në nivele të reja të larta kundrejt euros. Javën e kaluar, BQE rriti sërish me 0.75 për qind normat e interesit në euro.

Kjo lëvizje ishte pjesërisht për të mbrojtur monedhën, dhe pjesërisht nga e njëjta fobi e gabuar nga inflacioni që ka prekur edhe FED-in. Edhe më shumë se sa në SHBA, inflacioni i Evropës nuk është rezultat i kërkesës së tepërt, por pasojë e goditjeve që ka pësuar oferta. Normat e larta të interesit në euro, nuk do të bëjnë që Putini të rinisë furnizimet me gazin rus. Bankierët qendrorë në të dy anët e Atlantikut duhet ta dinë më mirë këtë. Rreziku është që kriza energjetike e Evropës, e shoqëruar nga politikat e këqija të bankave qendrore, ta shtyjë në recesion si Evropën po ashtu edhe SHBA-në.

Pyetja kryesore sot në politikën e jashtme, është se kush do të tërhiqet i pari. Pezullimi i eksporteve të gazit natyror në Evropë, po i kushton shumë para ekonomisë ruse. Ndërkohë, Ukraina ka shënuar arritje befasuese në fushën e betejës, duke e zmbrapsur kërcënimin rus.

Problemi është se me vazhdimin e luftës kundër Ukrainës, Putini e ka vënë në rrezik presidencën e tij, dhe nuk ka asnjë arsye që mund ta lejojë Putinin të heqë dorë nga shantazhi dhe të rinisë furnizimet me gaz.

Që të ndodhë kjo, Putin duhet të arrijë në përfundimin se lufta nuk ia vlen të vazhdohet për shkak të humbjes së mbështetjes së brendshme, dhe të bjerë dakord për një lloj marrëveshje për paqe. Teorikisht e mundur, por në kushte aktuale jo dhe aq./abcnews.al

The post A do të ketë një zgjidhje të shpejtë kriza energjetike e Evropës? appeared first on Albeu.com.

Dimri po vjen! Kësaj radhe nuk do t’u shërbejë rusëve
Nga David Von Drehle “Washington Post”

Më pak se një javë pas fillimit të kundërofensivës së fundit të ushtrisë së Ukrainës kundër forcave pushtuese ruse, ekziston një dëshirë e natyrshme për të shpallur suksesin ose dështimin e saj. Në fakt, natyra e luftimeve dhe kaosi i luftës nuk e lejojnë këtë gjë.

Është thjesht shumë herët për të thënë nëse Ukraina, do të arrijë apo jo ta dëbojë Rusinë përtej kufijve, sikurse premton presidenti Volodymyr Zelensky. Por në panoramën më të përgjithshme, fakti që Ukraina po kundërsulmon në kolona të organizuara dhe të mirë-furnizuara, është një shenjë tjetër e dështimit të kushtueshëm dhe katastrofik të Rusisë.

Lufta e ideuar nga vetë Vladimir Putin dhe e nisur në fundin e shkurtit, synonte të rrëzonte udhëheqjen ukrainase, të pushtonte kryeqytetin Kiev dhe të instalonte aty një qeveri kukull përmes një sulm të vetëm me shumë fronte. Kur ajo përpjekje dështoi, Putini nisi një fushatë të riorganizuar përgjatë linjave më të shkurtra, për të krijuar një zonë tampon për Rusinë në jug dhe lindje të Ukrainës, dhe për ta asfiksuar ekonominë ukrainase përmes pushtimit të portit të Odesës.

Por tani ky projekt është bllokuar. Pas më shumë se 6 muaj luftimesh – me një brutalitet dhe shpërdorim të skajshëm, me koston e mijëra trupave, dhe me një furnizim të madh armatimesh – Rusia po shkon drejt dimrit. Përveç shkatërrimit dhe vdekjeve të shumta, Putini nuk ka asgjë për të treguar për pushtimin më të madh të një territori evropian në gati 80 vjet.

Dimri ka qenë aseti strategjik më i madh i Rusisë në luftërat e mëparshme, duke “ngrirë” ambiciet e Napoleonit dhe Hitlerit për të pushtuar Moskës. Ndaj ky sezon është bërë shpresa e fundit e Putinit për të shpëtuar një lloj rezultati në Ukrainë, të cilin ai mund ta quante fitore.

Nëse votuesit në Gjermani, Itali dhe vende të tjera perëndimore e vuajnë shumë të ftohtin pa gazin rus, tek i cili mbështeten për ngrohësit e tyre, ata mund t’i detyrojnë qeveritë e tyre të tërhiqen nga mbështetja e unifikuar e NATO-s për Zelensky.

Por edhe dimri mund t’i kthejë shpinën Putinit. Parashikimet e reja afatgjata sugjerojnë se Evropa po shkon drejt një vjeshte përgjithësisht të butë, dhe një dimrit jo shumë të ftohtë.

La Nina, një ndryshim i modeleve atmosferike të lidhura me ftohjen e temperaturave në sipërfaqen e pjesëve të Oqeanit Paqësor, ka shumë të ngjarë të sjellë temperatura më të ngrohta se normalja në pjesën më të madhe të kontinentit.

Kjo do të zvogëlonte sasinë e gazit që duhet për ngrohje, edhe pse sigurisht që nuk do t’i japë fund nevojës për sakrifica dhe vendosmëri. Sidomos nga gjermanët do të kërkohet më shumë kursim, për shkak të mbështetjes së tepruar të tyre tek një furnizues jo i besueshëm.

Por nuk ka asnjë alternativë të pranueshme ndaj qëndresës kokëfortë, sepse Putini nuk duhet të lejohet të largohet nga Ukraina me më shumë territor sesa kur e pushtoi. Dhe kjo nuk thuhet me ndonjë dashakeqësi ndaj popullit rus. Rusia është një kulturë e madhe, por me një “Thembër Akili” tragjike:për ndonjë arsye apo ngatërresë arsyesh, ajo nuk mund të prodhojë dhe të mbështesë udhëheqës të mençur.

Vdekja e Mikhail Gorbachev në moshën 91-vjeçare, është një kujtesë e trishtë e paaftësisë së Moskës për ta sjellë në mënyrë paqësore në epokën moderne ish-Bashkimin Sovjetik. Kaosi që pasoi rënien e perandorisë, nxiti ngritjen e Putinit, i cili nuk synoi ndërtimin e një të ardhmeje të begatë, por rimëkëmbjen e një të kaluare të korruptuar dhe represive.

Pavarësisht lidershipit të dobët, Rusia është aq e pasur me burime natyrore sa që ka hijen e një superfuqie. Një vit më parë, Rusia perceptohej si një fuqi e madhe ushtarake. Ukraina aspironte të anëtarësohej në NATO, por përtej fjalëve, Perëndimi po bënte lëvizje të pakta në atë drejtim.

Në fakt, disa nga mendimtarët kryesorë të politikës së jashtme – mes tyre edhe ish-Sekretari i Shtetit Henry Kissinger – po argumentonin se Ukraina duhet të caktohet një territor neutral, si Finlanda. Pra Putini mund të arrinte ta krijojë zonën e tij tampon edhe pa asnjë të shtënë.

Përkundrazi, sot Finlanda nuk është më neutrale, pasi në përgjigje të luftës së Putinit i është bashkuar NATO-s, së bashku me Suedinë. Dhe forca ushtarake konvencionale e Rusisë, është treguar të jetë në rastin më të mirë një ushtri e dorës së dytë.

Nëse Zotat e motit i buzëqeshin lirisë, dhe gjermanët qëndrojnë të palëkundur në pozitat e tyre, është e sigurt që forcat ukrainase do të vazhdojnë të godasin ushtrinë e Putinit me një furnizim të pafundmë me armëve dhe municione nga Perëndimi. Skenari është i zymtë.

Por mos u nxitoni:Putini mund t’i japë fund luftës sa herë që dëshiron. Sigurisht, kjo me supozimin sa ai të vazhdojë të qëndrojë në pushtet. Kohët e fundit, situata është e nderë edhe në Moskë. Një bombë e vendosur në një makinë vrau vajzën e teoricienit pro-luftës të Putinit, Alexandr Dugin.

Disa drejtues të industrisë së naftës dhe gazit janë gjetur të vdekur, disa bashkë me anëtarët e tjerë të familjes, ndërsa bosi i Lukoil, kompania e dytë më e madhe e naftës në Rusi, gjeti vdekjen pasi u tha se u rrëzua aksidentalisht nga dritarja e katit të gjashtë në një spital të Moskës.

Thuhet se Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu se është mënjanuar nga detyra, gjë që rrallë është e mirë për shëndetin e dikujt në Kremlin. Nëse dikush dëgjon me vëmendje, atëherë mund të dëgjojë tingujt e parë të një regjimi që është gati të shembet. Është ende shumë herët për të thënë nëse ofensiva e Ukrainës do ta ndihmojë atë të fitojë. Por jo shumë shpejt për të thënë se kush po e humbet luftën:Vladimir Putin, dhe për shkak të tij edhe populli rus. /abcnews.al

The post Dimri po vjen! Kësaj radhe nuk do t’u shërbejë rusëve appeared first on Albeu.com.

A duhet të ndalohen vizat Shengen për rusët?
A duhet të ndalohen vizat Shengen për shtetasit rusë së shpejti? Kjo kërkesë po dëgjohet gjithnjë e më shumë në vendet e BE, ndërsa mijëra turistë rusë po e shfrytëzojnë Finlandën si vend tranzit drejt Perëndimit.

Miku im rus Artjom e pëlqen Finlandën: liqene të bukura, njerëz miqësorë, ajër të pastër. Ai e njeh vendin sepse ka qenë shpesh atje. Artjom jeton në Shën Petersburg dhe përdor sistemin e thjeshtuar të vizave të konsullatës finlandeze në qytetin e tij, i cili ekziston prej vitesh. Edhe tani, pasi të paktën rruga ajrore direkte për në Evropë është mbyllur për rusët. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, qielli evropian është mbyllur për avionët rusë dhe anasjelltas, avionët e BE-së nuk lejohen më të fluturojnë drejt Rusisë.

Kjo është arsyeja pse Artyom shkon me makinë në Helsinki dhe kthehet. Çdo dy-tre javë ai kalon gati 400 kilometra. Rruga me një drejtim zgjat rreth pesë orë. Edhe më shpejt është nëse ai shkon me makinë në Lappeenranta, qyteti tjetër më i madh finlandez pranë kufirit rus.

Nuk ka pushime në Evropë për rusët

or ndryshe nga i njohuri im Artyom, mijëra turistë të tjerë rusë kur dalin nga vendin nuk kthehen më në Rusi. Të paktën jo menjëherë. Shumë prej tyre udhëtojnë drejt aeroportit Helsinki-Vantaa nga kufiri rus për të fluturuar në vende të tjera perëndimore. Rusët kanë aplikuar për afro 60.000 viza finlandeze prej fillimit të vitit, njoftojnë mediat finlandeze. Shumica e aplikantëve për vizë Shengen erdhën nga Shën Petersburg. Pikërisht kjo portë për në Evropë po shqetëson tani shumë evropianë. Ndërsa Moska po bombardon qytetet e Ukrainës, qytetarët rusë nuk mund të shijojnë pushimet verore në Perëndim, argumentohet.

Shtetet baltike nuk janë më një destinacion i preferuar i rusëve prej muajsh. Estonia, Lituania dhe Letonia nuk u japin më viza turistike shtetasve rusë. Letonia shkon edhe më tej dhe së fundmi lejon hyrjen në vend vetëm në rast të vdekjeje të një të afërmi të ndonjë personi.

Krerët e qeverive të Finlandës dhe Estonisë së fundmi u bënë thirrje vendeve të tjera evropiane që të ndalojnë lëshimin e vizave turistike për rusët. Në Finlandë, 58 përqind e popullsisë nuk duan më viza turistike për rusët – sipas një sondazhi nga stacioni televiziv publik Yle.

Diskutohet ndalimi i vizave në mbarë BE-në për rusët

Në fund të gushtit do të trajtohet çështja e vizave Shengen për rusët në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë. BE-ja ka 27 shtete anëtare, jo të gjitha i përkasin zonës Shengen. Katër vende – Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni – japin viza Shengen ndonëse nuk janë në BE.

Dmitri Lanko nga katedra për Kërkime Evropiane në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut nuk sheh as më shumë e as më pak se “nacionalizmin e përditshëm” në diskutimin aktual. Në një intervistë për DW ai kritikoi “përpjekjen për të ndëshkuar të gjithë rusët”. Kategoria “Rusët” përfshin jo vetëm rusët etnikë, argumenton ai, por edhe “tatarët, çeçenët dhe përfaqësuesit e të gjithë popujve të Federatës Ruse pa përjashtim, përfshirë ukrainasit që jetojnë në Rusi”.

Kryeministri estonez Kaja Kalas i hodhi benzinë ​​zjarrit kur shkroi në Twitter: “Të vizitosh Evropën është një privilegj, jo një e drejtë njerëzore”. Fjalët e tij janë pritur me një pakënaqësi të madhe në Rusi. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova e quajti citatin “të pakuptimtë” që vjen nga “fantazitë estoneze”. Zakharova e përqeshi atë në Telegram: “Privilegji i vërtetë është të kesh fatin të shohësh Rusinë në të gjithë diversitetin dhe madhështinë e saj”.

Mos luftoni turistët “për shkak të gjeopolitikës”

Për Alexander Gorokhov të Unionit të Organizatave Turistike Ruse “Sonato”, ky shkëmbim goditjesh është një “shpërthim emocional”. Ai pohon për DW, se turistët rusë sjellin para, edhe nëse bëhet fjalë për turizëm tranzit. “Për mendimin tim, këto vende duhet të luftojnë për ta kthyer këtë fluks turistësh tranzit në një fluks të vërtetë turistik me qëndrime brenda natës etj.”, sugjeron Gorokhov. Ai kërkon zgjidhje pragmatike: nuk duhet luftuar turistët “për shkak të gjeopolitikës”.

As i njohuri im Artjom nga Shën Petërburgu nuk dëshiron të “kapet në dhëmbëzat e gjeopolitikës”, aq më tepër kur as ai dhe as miqtë e tij nuk kanë votuar ndonjëherë për Vladimir Putinin. Megjithatë, ai e kupton një ndalim të mundshëm të vizave. Artjom po planifikon një udhëtim të ri të shkurtër në fundjavë në Lappeenranta për aq kohë sa të jetë e mundur.

The post A duhet të ndalohen vizat Shengen për rusët? appeared first on Albeu.com.

Rriten për rreth 15% importet e naftës në Gjermani, dyfishohet fatura
Vëllimet e importit të naftës së papërpunuar gjermane u rritën për 14.6 për qind në katër muajt e parë të 2022, pasi ekonomia u rikuperua nga ndikimi i pandemisë COVID-19 dhe fatura u dyfishua për shkak të çmimeve më të larta, treguan të dhënat zyrtare të mërkurën.

Rusia mbeti furnizuesi kryesor, duke mbajtur një pjesë prej 35 për qind të importeve të naftës të Gjermanisë në këtë periudhë, treguan statistikat mujore nga zyra e tregtisë së jashtme BAFA.

Importi me 21.5 për qind u pasua nga Deti i Veriut Britanik dhe Norvegjez, ndërsa importet nga anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) kontribuan 17.7 për qind.

Pjesa e mbetur u nda mes burimeve të tjera, duke përfshirë Kazakistanin dhe Shtetet e Bashkuara.

BAFA publikon të dhënat e importit me dy muaj vonesë.

Kjo do të thotë se ndikimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, i cili ka çuar në sanksione ekonomike ndaj Rusisë dhe kundër veprimeve në rrjedhat e energjisë, do të fillojë të shfaqet gradualisht.

Importet gjermane të naftës në janar-prill nga të gjitha origjinat u rritën në 28.5 milionë tonë nga 24.9 milionë sa ishin në të njëjtit muaj të vitit 2021, tha BAFA.

Gjermania shpenzoi 18.5 miliardë euro (18.81 miliardë dollarë) për importet e papërpunuara në katër muaj, 99 për qind më shumë se një vit më parë.

Çmimi mesatar i paguar për ton në kufi u rrit me 74 për qind në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke qëndruar në 647.57 euro, tha BAFA.

Çmimet e naftës Brent në tregun global zvogëluan disa terrene të humbura pas një shitjeje prej 9 për qind të martën nga frika në rritje për recesion dhe bllokime në Kinë.

Çmimet ishin rimëkëmbur fuqishëm gjatë vitit 2021 dhe në fillim të 2022 dhe arritën nivelin e tyre më të lartë që nga viti 2008 në mars, të nxitur nga shqetësimet për ndikimin e pushtimit rus të Ukrainës

Ato janë ende në nivelet më të larta në këto 8 vite./REL

The post Rriten për rreth 15% importet e naftës në Gjermani, dyfishohet fatura appeared first on Albeu.com.

Për herë të parë në histori, BE importon më shumë gaz nga SHBA se nga Rusia
Shkurtimet e fundit drastike të Rusisë në flukset e gazit natyror në BE do të thotë se ky është muaji i parë në histori në të cilin Bashkimi Evropian ka importuar më shumë gaz të lëngshëm (LNG) nga SHBA sesa përmes tubacioneve nga Rusia, deklaroi Fatih Birol, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

“Rënia e ofertës ruse kërkon përpjekje për të ulur kërkesën e BE-së dhe për t’u përgatitur për një dimër të ashpër”, shton ai.

Gjiganti rus “Gazprom” uli prodhimin e gazit me 8,6% në gjashtë muajt e parë të 2022 dhe eksportet në vendet joanëtare të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CSI, ish-republikat sovjetike) me 31%.

Mesatarja ditore e eksporteve në qershor ra 25% krahasuar me majin e kaluar.

Linjat e gazsjellësit “Nord Stream” do të mbyllen nga 11 deri më 21 korrik, tha operatori duke deklaruar se ndërprerja është për shkak të mirëmbajtjes.

“Nga 11 deri më 21 korrik 2022, kompania ‘Nord Stream Ag’ do të kryejë një mbyllje të përkohshme të të dy tubacioneve të ‘Nord Stream’ për të kryer punët e planifikuara të mirëmbajtjes, duke përfshirë testet e komponentëve mekanikë dhe sistemeve të automatizimit për të siguruar funksionimin efektiv, të sigurt dhe të besueshëm të gazsjellësit”, thuhet në mesazhin e ”Nord Stream Ag”./tch

The post Për herë të parë në histori, BE importon më shumë gaz nga SHBA se nga Rusia appeared first on Albeu.com.

Vuçiç në pozicion të vështirë në Bruksel: E kam përgjigjen gati për sanksionet ndaj Rusisë
Pak para fillimit të Samitit të BE-së në Bruksel ka folur për mediat edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

I pyetur nga mediat e rajonit nëse pret kritika nga vendet anëtare të BE-së për sjelljen që ka treguar ndaj Rusisë, duke mos pranuar të vendosë sanksionet.

Ai është shprehur se e gati një përgjigje sa i përket sansksioneve.

“E pres apo jo, do të marrë një përgjigje”, tha Vuçicc, i pyetur nga një gazetar nga Kroacia se si e sheh faktin që kryeministri dhe presidenti i Kroacisë deklaruan më herët se Serbia nuk mund të ulet më në dy karrige.

“Serbia është ulur në karrigen e saj dhe nuk është kryeministri juaj dhe presidenti juaj ata që do ta udhëheqin politikën e Serbisë, por qytetarët e Serbisë përmes lidershipit të tyre. Por unë i përgëzoj për faktin se do të dëshironin shumë të udhëhiqnin politikën e Serbisë. Kjo tregon rëndësinë e Serbisë dhe i uroj gjithë të mirat”, tha Vuçic.

I pyetur për të komentuar faktin se kancelari gjerman Olaf Scholz tha më herët se pret që Serbia ta njohë Kosovën, Vuçicc u përgjigj shkurt: “Edhe unë i thashë që mos të presin hiç për këtë”. /albeu.com

The post Vuçiç në pozicion të vështirë në Bruksel: E kam përgjigjen gati për sanksionet ndaj Rusisë appeared first on Albeu.com.