sanksionet britanike Archives - Albeu.com

Sanksionet britanike, VOA zbardh detaje: Politikanët shqiptarë bashkëpunojnë me kriminelët
I dërguari i posaçëm i qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach bëri të ditur të enjten se qeveria britanike mori masa kundër disa individëve shqiptarë “me lidhje të publikuara dhe të dokumentuara mirë me kriminalitetin dhe korrupsionin”, duke mos paraqitur detaje të mëtejshme.

“Kjo është vala e parë e një sërë veprimesh që synojnë të inkurajojnë llogaridhënien dhe t’i japin fund mosndëshkimit. Mbretëria e Bashkuar ka një sërë mjetesh në dispozicion për të frenuar individët me lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin”, tha ai, duke shtuar se detajet e këtyre veprimeve mund të mos bëhen gjithmonë publike.

Zoti Peach e bëri njoftimin në një artikull botuar në faqen e qeverisë britanike, ku shprehu angazhimin e Britanisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në rajon dhe për të ndëshkuar përmes mekanizmave të ndryshëm ata që nxisin apo mbështesin krimin dhe korrupsionin.

“Së bashku do të sigurohemi që askush të mos jetë mbi ligjin”, thotë ai.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, shprehu mbështetjen për masat e fundit të qeverisë britanike, duke shkruar në Tëitter:

“Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për t’u pasuruar dhe shkelin shtetin ligjor, me fjalë të tjera, ata që janë përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm dhe kanë sabotuar demokracinë, duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”, shprehet ajo.

Megjithëse vlerësoi disa nga masat e marra nga Shqipëria si pozitive, përfshirë reformën në drejtësi dhe ngritjen e Agjencisë së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, zoti Peach tha se ka ende persona “që veprojnë sikur janë të paprekshëm, sikur sundimi i ligjit nuk zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë”.

Një nga problemet që ai vë në dukje në Shqipëri është “mbështetja që disa figura publike marrin nga kriminelët në këmbim të korrupsionit të tyre”, për të cilin tha se mbyt zërin e popullit shqiptar. Ai e vuri theksin veçanërisht tek ndikimi i këtyre lidhjeve tek zgjedhjet.

“Siç tregon raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, blerja e votave dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdojnë të jenë një problem madhor në politikën shqiptare. Për sa kohë që politikanët bashkëpunojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe frikësuar votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të mëtejshme dhe reforma zgjedhore”, tha ai.

Në artikull, zoti Peach i cili sapo është kthyer nga Tirana, Shkupi dhe Podgorica, tha se në të gjitha vendet ka dëgjuar të njëjtin mesazh:

“Të rinjtë po largohen, të detyruar nga mungesa e mundësive, duke kuptuar se nuk mund të kenë sukses nëse nuk kanë lidhje politike dhe të zhgënjyer nga korrupsioni i rrënjosur”, thotë ai, duke shtuar se ata kërkojnë ndihmë për të ndërtuar një shoqëri më të mirë dhe për t’u kërkuar llogari udhëheqësve të tyre.

I dërguari britanik për Ballkanin tha se vendi i tij mbështet ata që përpiqen për reforma në Shqipëri dhe rajon:

“Ne do t’ju mbështesim në reformat tuaja në drejtësi, të cilat kanë ndihmuar në eliminimin e zyrtarëve të korruptuar dhe kanë çuar në ndjekjen penale të figurave të fuqishme. Ne do t’ju mbështesim në reformimin e zgjedhjeve dhe në të gjitha përpjekjet për transparencë, llogaridhënie dhe demokraci. Ne do të ndihmojmë në rritjen e angazhimit qytetar për të kërkuar llogari nga qeveria”, shkruan ai.

Zoti Peach përshëndeti gjithashtu gazetarët investigativë që kanë ekspozuar korrupsionin dhe lidhjet midis politikës, biznesit dhe krimit – shpesh përballë dhunës dhe frikësimit nga kriminelët.

“Ata duhet të vazhdojnë ta bëjnë këtë me mbrojtjen e plotë të qeverive dhe agjencive të zbatimit të ligjit dhe me mbështetjen e atyre që e vlerësojnë lirinë”, tha ai. /VOA

The post Sanksionet britanike, VOA zbardh detaje: Politikanët shqiptarë bashkëpunojnë me kriminelët appeared first on Albeu.com.

Sanskionet, paralajmërimi i Britanisë: Të tjerët të mos mendojnë se “do t’ia hedhin”
Britania e Madhe ka ndërmarrë vendime ndëshkuese gjatë kësaj jave, për disa individë shqiptarë me lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin.

Në një deklaratë të publikuar nga i dërguari special i kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, thuhet se akuzat e Britanisë janë të dokumentuara mirë.

Gjithashtu shtohet se jo të gjitha detajet do të bëhen publike.

Sir Stuart Peach bën po ashtu të ditur se janë caktuar 27 individë nga e gjithë bota që janë përfshirë në korrupsion serioz, të vendosur nën regjimin e sanksioneve nga Britania e Madhe.

DEKLARATA

“Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar më ka besuar detyrën për forcimin e marrëdhënieve të Mbretërisë së Bashkuar me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes tregtisë dhe investimeve, rritjes së sigurisë energjetike, bashkëpunimit kulturor, sigurisë dhe mbrojtjes dhe luftës kundër krimit të organizuar.

Unë kam vizituar shpesh vendet e rajonit dhe sapo jam kthyer nga Tirana, Shkupi dhe Podgorica, ku kam marrë një mesazh të qartë nga të gjithë njerëzit e të gjitha shtresave, për largimin masiv të të rinjve për shkak të kushteve dhe pamundësive. Ata e dinë se nuk mund të kenë sukses nëse nuk kanë lidhje politike dhe janë të frustruar nga korrupsioni i rrënjosur thellë në vend.

Ata na kanë kërkuar të ndihmojmë në ndërtimin e një shoqërie më të mirë, duke u kërkuar llogari udhëheqësve të tyre.

Institucionet, shoqëria civile, gazetarët dhe zyrtarët e drejtësisë penale po punojnë për të ndërtuar demokraci të begatë dhe të sigurtë.

Shumica e përpjekjeve reale do të jenë vihen në praktikë në të gjithë Ballkanin Perëndimor – nga prokurorë të ndershëm, gazetarë të guximshëm, policë të përkushtuar, udhëheqës vizionarë.

Në Shqipëri, me reformën në drejtësi, Agjencinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKI), ka një mundësi për ndryshim.

Mbretëria e Bashkuar është pranë jush në këtë luftë. Kemi parë që janë bërë përparime. Disa njerëz që më parë mendonin se ishin të imunizuar tani janë në burg.

Por disa të tjerë ende veprojnë sikur të jenë imune ndaj ndëshkimeve për të gjithë krimet që kanë bërë, sikur sundimi i ligjit të mos kishte të njejtin funksion për të gjithë.

Dhe në këtë mënyrë, ne po rrisim përpjekjet tona për të prishur lidhjet midis politikës, biznesit dhe aktivitetit të paligjshëm, si në mbarë botën ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor.

Ne kemi sanksionuar 27 individë, të cilat janë të përfshirë në korrupsion.

Ne do të krijojmë një regjistër të ri, sipas Aktit të Krimit Ekonomik, i cili do të përfshijë të gjithë ata që qëndrojnë pas kompanive të huaja dhe që zotërojnë prona në Mbretërinë e Bashkuar, duke zbuluar kështu identitetin e tyre.

Ne gjithashtu kemi krijuar një “Qelizë të Kleptokracisë” të re me bazë Agjencinë Kombëtare të Krimit, për të synuar evazionin tatimor dhe asetet ruse të fshehura në Mbretërinë Bashkuar.

Këtë javë, ne ndërmorëm masa kundër disa individëve shqiptarë që kishin lidhje me krimin dhe korrupsionin, dhe të gjitha janë të dokumentuara.

Kjo është vala e parë e një sërë veprimesh që synojnë të inkurajojnë llogaridhënien dhe t’i japin fund mosndëshkimit.

Mbretëria e Bashkuar ka një sërë mjetesh në dispozicion për të penguar individët me lidhje me krimin dhe korrupsionin, duke përfshirë emigracionin dhe përçarjen ekonomike.

Detajet e këtyre veprimeve mund të mos bëhen të gjitha publike.

Mbështetja që disa personazhe publike po marrin nga kriminelët në këmbim të korrupsionit të tyre po mbyt zërin e popullit shqiptar.

Siç tregon raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, blerja e votave dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdojnë të jenë një problem madhor në politikën shqiptare.

Për sa kohë që politikanët janë në gjendje të punojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe frikësuar votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë.

Tani nevojiten ndryshime të mëtejshme dhe reforma zgjedhore.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni në Shqipëri dhe më gjerë në rajon nënkuptojnë gjithashtu se shuma të mëdha fondesh shtetërore, të mbledhura nga taksapaguesit e zakonshëm, nuk përdoren kurrë për shkollat, spitalet dhe rrugët që shqiptarëve u duhen për të ndërtuar një shoqëri të shëndetshme dhe të begatë.

Për të gjithë ju në Shqipëri dhe rajon që përpiqeni për reforma, kam gjithashtu një mesazh: ne do t’ju mbështesim në reformat tuaja në drejtësi, të cilat kanë ndihmuar në “eliminimin” e zyrtarëve të korruptuar dhe kanë çuar në ndjekjen penale të personaliteteve të fuqishme.

Ne do t’ju mbështesim në reformimin e zgjedhjeve tuaja dhe në të gjitha përpjekjet tuaja për transparencë, llogaridhënie dhe demokraci.

Ne do të ndihmojmë në rritjen e angazhimit qytetar për të kërkuar llogari nga qeveria.

Ne përshëndesim ata gazetarë të guximshëm investigativë që kanë ekspozuar korrupsionin dhe lidhjet midis politikës, biznesit dhe krimit, shpesh përballë dhunës dhe frikës nga kriminelët.

Ata duhet të vazhdojnë ta bëjnë këtë me mbrojtjen e plotë të qeverive dhe agjencive të zbatimit të ligjit dhe me mbështetjen e atyre që e vlerësojnë lirinë.

Ne jemi me ju në rrugëtimin tuaj për të ndërtuar shtetin që populli juaj meriton.

Ky është mesazhi i Mbretërisë së Bashkuar për ata që janë të përfshirë në krim ose korrupsion: promovimi i krimit ose korrupsionit –qoftë në Ballkanin Perëndimor apo gjetkë nuk do të mbetet pa ndëshkuar dhe nuk do të jeni të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Pasi këta individë dëmtojnë shoqërinë dhe shtetin e tyre. Qoftë nëpërmjet sanksioneve, imigracionit apo politikave të mosangazhimit, Mbretëria e Bashkuar do të marrë masa për të çrrënjosur korrupsionin dhe krimin e organizuar. Së bashku do të sigurohemi që askush të mos jetë mbi ligjin.”

The post Sanskionet, paralajmërimi i Britanisë: Të tjerët të mos mendojnë se “do t’ia hedhin” appeared first on Albeu.com.

Britania e Madhe sanksionoi emra të njohur në Shqipëri, reagon Yuri Kim: Të përballen!
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pasi Britania e Madhe ka vendosur sanksione për emra të njohur në Shqipëri. Kim shkruan në një postim në rrjetet sociale se SHBA e mirëpret këtë veprim. Ambasadorja thekson ndër të tjera se kush ka abuzuar me besimin e publikut duke u pasuruar për vete do të përballet me drejtësinë.

Britania e Madhe ka njoftuar sot përmes një deklarate të fortë se vendi do të marrë masa ndëshkuese për individë në Shqipëri që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin.

The post Britania e Madhe sanksionoi emra të njohur në Shqipëri, reagon Yuri Kim: Të përballen! appeared first on Albeu.com.

Johnson: I kemi gati sanksionet nëse Rusia sulmon Ukrainën
Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar se sanksionet dhe masat e tjera do të jenë gati në rast të një sulmi rus ndaj Ukrainës.

Qeveria e tij do t’i kërkojë parlamentit të vendosë sanksione ndaj qytetarëve dhe kompanive ruse, në rast të ndezjes së konfliktit.

Duke shkruar në The Times të martën, Johnson tha se Britania po shqyrtonte zhvillimin e avionëve luftarakë Typhoon për Forcën Ajrore Britanike, si dhe anijet e Marinës Mbretërore për të mbrojtur Evropën Juglindore.

Johnson shkroi gjithashtu se Sekretari i Mbrojtjes Ben ëallace dhe Sekretarja e Shtetit Liz Tras do të udhëtojnë së shpejti në Rusi.

Komentet e Johnson erdhën pasi zyrtarët amerikanë thonë se një sulm rus në Ukrainë mund të ndodhë në ditët ose javët në vijim. Rusia ka mobilizuar rreth 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën. Moska mohon planifikimin e një pushtimi. “Sanksionet britanike dhe masat e tjera do të jenë të gatshme për çdo sulm të ri rus ”, shkroi Johnson.

“Qeveria do të kërkojë kompetenca të reja nga parlamenti për të vendosur sanksione në një kontekst më të gjerë kundër qytetarëve dhe kompanive ruse, duke përfshirë çdo kompani të lidhur me shtetin rus ose që operon në një sektor me rëndësi strategjike për Kremlinin”, shtoi ai./albeu.com/

The post Johnson: I kemi gati sanksionet nëse Rusia sulmon Ukrainën appeared first on Albeu.com.