sanksione të reja për zyrtarë dhe organizata iraniane Archives - Albeu.com

BE-ja vendos sanksione të reja për zyrtarë dhe organizata iraniane
Bashkimi Evropian vendosi të hënën sanksione ndaj dy organizatave dhe 32 zyrtarëve iranianë, duke përfshirë ministrat e Kulturës dhe Arsimit, zyrtarët e inteligjencës dhe ligjbërësit shkaku i akuzave për përfshirje në fushatën brutale të Iranit ndaj protestuesve.

Protestat filluan pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini më 16 shtator gjatë kohës sa ishte e arrestuar nga policia morale e Republikës Islamike.

Këto protesta janë shndërruar në një nga sfidat më të mëdha për teokracinë e Iranit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Të paktën 529 njerëz janë vrarë në demonstrata, sipas Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Iran. Mbi 19.700 të tjerë janë arrestuar nga autoritetet si pjesë e fushatës iranian që ka për qëllim shtypjen e protestave. Disa persona të lidhur me këto protesta janë ekzekutuar.

BE-ja tha se ka vendosur ngrirje të aseteve dhe ndalime udhëtimi për 32 zyrtarë, si dhe ka ngrirë asetet e dy organizatave për shkak të përfshirjes së tyre “në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në Iran”.

Më parë, blloku 27-kombësh kishte vendosur katër raunde sanksionesh ndaj zyrtarëve dhe organizatave iraniane – duke përfshirë ministra të tjerë, oficerë ushtarakë dhe policinë morale të Iranit – mbi akuzat për abuzim me të drejtat e njeriut.

The post BE-ja vendos sanksione të reja për zyrtarë dhe organizata iraniane appeared first on Albeu.com.