sander lleshaj Archives - Albeu.com

Çështja “Balluku”/ Ish-ministri Lleshaj: Imuniteti s’mund të kthehet në privilegj, eksperimentet me të rinjtë në qeveri, fatale për vendin
Në këtë intervistë ekskluzive për gazetën Panorama, ish-ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj, bën një analizë të fortë mbi ndryshimet e fundit në qeverinë “Rama”, çështjen “Balluku”, përplasjet politike dhe rolin e drejtësisë.

Lleshaj thekson se promovimi i të rinjve në poste të larta nuk duhet të bëhet në kurriz të përvojës dhe integritetit, ndërsa imuniteti parlamentar nuk duhet të shndërrohet në mburojë për skandalet politike.

Sipas Lleshajt, ndryshimet e fundit në qeveri nuk sjellin cilësi të re, por janë thjeshtë reagime ndaj presioneve të brendshme dhe të jashtme.

Sander Lleshaj, nënvizon se problemi kryesor i Shqipërisë nuk është drejtësia e dobët, por sistemi politik i pazhvilluar, i dominuar nga parti që nuk funksionojnë sipas parimeve demokratike.

Ai apelon se e vetmja rrugë për përmirësime është reforma e thellë e sistemit politik dhe demokracia brenda partive.

Z. Lleshaj, si i lexoni nga këndvështrimi juaj politik ndryshimet e fundit në qeveri? A janë ato sinjal reformimi apo menaxhim i krizave të brendshme?

Sinjalet e reformimit normalisht jepen në fillim të mandatit, kur, pas shpalljes së një programi të plotë të reformave, përzgjidhet edhe ekipi që do të udhëheqë realizimin e tyre.

Në rastin e ndryshimeve masive aktuale, pak muaj pas ndërtimit të qeverisë re pas zgjedhjeve, nuk bëhet fjalë për reformë, por vetëm për një reagim ndaj një gjendje të re të krijuar në vend, e me sa duket, edhe në rrafshin ndërkombëtar, përderisa ndryshime pati dhe në dikasterin e punëve të jashtme dhe atë të mbrojtjes, të cilët kanë një rol të veçantë në këtë aspekt.

Nisur nga ndryshimet e fundit duket sikur të rinjtë kanë marrë në dorë fatet e vendit por çfarë vlere kanë për qytetarët…?

Për qytetarët është me rëndësi të kuptohet vlera e shtuar e ndryshimeve të reja. Sa shtohet me këtë rast dituria, pjekuria, përvoja, integriteti apo edhe energjia krijuese e zbatuese e qeverisë së re? Teksa sa sheh profilin e personave që janë ngritur në rangun e ministrit, me pak përjashtime, vështirë se mund të shquhen vlera të spikatura. Duket se në Shqipëri ka zënë vend një përfyrim disi tepër entuziast për rolin e të rinjve në qeverisjen e vendit, aq sa promovimi i tyre në poste të larta qeveritare duket se i ngjan një formule magjike. Ndonëse në nivelin e marketimit politik, që disa e quajnë edhe propagandë, narrativa e të rinjve që “marrin në dorë fatet e vendit” tingëllon shumë e bukur, në të vërtetë kjo gjë nuk mund të kapërdihet pa u përtypur. Filozofi i famshëm Immannuel Kant thotë diku se ne nuk mund ta lëmë menaxhimin e një kopështi fëmijësh në dorën e tyre, pikërisht nga që ne i duam shumë ata. Ndonëse kjo referencë mund të çalojë pak, aspak nuk mund të diskutohet nevoja për maturi, për përvojë, për dituri dhe për integritet të sprovuar të atyre që marrin përsipër udhëheqjen e vendit.

Besoj që biem dakord që të rinj ka edhe në Amerikë, në Europë, në Kinë apo kudo tjetër, e megjithatë, qeveritë e këtyre vendeve bazohen në profile tjera. Promovim i të rinjve nuk do të thotë katapultimi i tyre në poste të larta, prej nga do të bien me siguri shpejt, për t’u djegur kështu politikisht dhe profesionalisht. Funksionet e larta politike dhe shtetërore janë për ata që i kanë kaluar me sukses provimet jetës në aspektin profesional dhe, mbi të gjitha, kanë përballuar qartë sprovat e karakterit përgjatë karrierës së tyre. Eksperimentet e përsëritura me rishtarë të mirëfilltë, që bëhen drejtorë, ambasadorë apo deri dhe ministra, janë të dëmshme, në radhë të parë, për vendin, por edhe për vetë ata që, pikërisht për shkak të rinisë, nuk arrijnë të shohin kurthin që i përgjon pas kata pultimit. Më duket se u zgjata shumë për të thënë vetëm kaq: ndryshimet duket nuk se sjellin ndonjë cilësi të re.

Mazhoranca rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të znj.Balluku. Pse kjo mbrojtje politike ndaj saj ndonëse e akuzuar për afera korruptive?

Unë parimisht nuk komentoj publikisht emrin e askujt. Aq më tepër në këtë rast, kur nuk ka mbetur askush pa u shprehur dhe asgjë pa u thënë, komentet e mia do të ishin të tepërta. Sa i përket qëndrimit të politikës në këtë rast, duket se jemi përballë ngatërresës së dy aspekteve.

Së pari: duket se politika ka filluar të kthjellohet disi, pas euforisë me të cilën miratoi reformën në drejtësi në unanimitet të rrallë para gati një dekade. Nëse është vertet kështu, është mirë, pasi duhet kuptuar, më në fund, se reforma në drejtësi nuk mund të reduktohet vetëm tek një strukturë e veçantë si SPAK-u. Në të njëjtën kohë, është urgjente nevoja për të hequr dorë nga bestytnia naive se kjo strukturë mund të zgjidhë në mënyrë magjike hallet e vendit. Jo. Ajo mund të zgjidhë disa probleme të karakterit penal, ndërkohë që problemet themelore të vendit, që janë shumë herë më të mëdha dhe të ndërlikuara, janë të karakterit politik dhe mund të zgjidhen vetëm përmes reformave politike.

Së dyti: pikërisht për arsye se nevoja për të gjetur zgjidhje për problemet evidente që shfaqen në praktikën e përditshme të reformës në drejtësi është e dukshme, nismat për qasje të re nuk mund të marrin shkas nga raste të caktuara juridike, që lidhen me zyrtarë të nivelit të lartë. Qeveria dhe shumica parlamentare kanë raste të pafundme të problemeve me dhënien e drejtësisë në vend ndaj qytetarëve të thjeshtë, prej të cilave mund të nisen me plot legjitimitet për të kryer përmirësime në sistem. Ndërsa tentativa për një qasje sistemore dhe parimore, e nxitur nga një rast i vetëm konkret në nivelin e lartë të qeverisjes, vetëm sa e kompromenton qëllimin e vërtetë për përmirësime në sistem.

Kryeministri Rama e konsideroi të mbyllur çështjen “Balluku” por çfarë mesazhi u dërgon qytetarëve për drejtësinë dhe llogaridhënien e politikës”?

Kuvendi është një strukturë e cila do të duhet të bashkojë parimet dhe vlerat më të larta politike, juridike dhe morale të vendit. Në vendimet e tij, qytetarët do të duhet të dallojnë jetëzimin e këtyre vlerave. Vendime pa vulën e vullnetit politik dhe pa peshën e moralit shoqëror nuk i shërbejnë askujt. Imuniteti parlamentar në kohën e sotme, dhe sidomos në Shqipërinë e sotme, është në të vërtetë një relike e padobishme. Si rregull, në vendet demokratike, ai jepet për të mbrojtur funksionimin e pa shqetësuar të parlamentit nga prishja e raporteve të shumicave parlamentare, për të parandaluar rastet e caktuara të përndjekjes politike apo për të garantuar pavarësinë e vendimmarrjes së deputetëve të veçantë në raste të caktuara përballë ndërhyrjes nga ana e pushtetit ekzekutiv apo gjyqësor. Por vetëm kaq. Çdo gjë tjetër do të ishte privilegji i pa drejtë. Është e vështirë që, në rastin konkret, të shihet ndonjë kërcënim i funksionimit të parlamentit si i tillë, apo i grupeve të caktuara parlamentare, i përndjekjes politike apo i ndikimit ndaj vendimmarrjes individuale të ndonjë deputeti. Me pak fjalë, zgjidhja më e mirë do të duhej të ishte gjetur në parimet e politikës dhe të moralit, pasi Kushtetuta dhe ligji në këtë rast duket se nuk e mbështesin qëndrimin refraktar ndaj organeve të zbatimit të ligjit.

Nëse raste të tilla vazhdojnë të përfundojnë me refuzime në Kuvend, a krijohet ideja se drejtësia ka kufij kur bëhet fjalë për pushtetin?

Drejtësia në Shqipëri, ashtu si dhe në të gjithë botën, nuk është hyjnore. E përderisa është e tillë, ajo ka nevojë për kufij. Dhe këta kufij i vendos sovrani, përmes Kuvendit, në kushte shumë të qarta e në favor të interesit të përgjithshëm. Në këtë kuptim, politika e ka detyrë që të krijojë dhe të përmirësojë kuadrin ligjor, pra kufijtë, për sistemin e drejtësisë. Por që të jetë e ligjshme, ndërhyrja e politikës duhet të kryhet si reagim ndaj një fenomeni problematik shqetësues dhe kurrësesi si reagim ndaj një rasti konkret të veçantë, pasi ky do të ishte thjesht pengim i drejtësisë.

A duhet që zyrtarët e lartë të japin dorëheqje sapo përfshihen në hetime serioze…?

Drejtuesit e lartë duhet të mishërojnë një kombinim të profesionalizmit, moralit dhe integritetit. Unë e konsideroj aventurë me rrisk të lartë për vendin emërimin e personave që nuk i kanë dëshmuar qartë këto vlera gjatë karrierës së tyre. Dorëheqja është një akt i lartë përgjegjshmërie, pjekurie dhe integriteti. Ajo është atribut i atyre që me postin i lidh përgjëgjësia, morali e integriteti dhe jo interesi meskin. Për fat të keq, ajo në Shqipëri ende mbetet e munguar, aq sa të munguara mbeten vlerat e përmendura në fjalinë e parë të këtij paragrafi. Eksperimentimet me promovimin e personave të pa sprovuar në poste të larta politike në Shqipëri, vijojnë të jenë fatale. Dikur, vetëm një javë pasi kisha marrë detyrën e Ministrit të Brendshëm, nga një gazetar inteligjent, u pyeta nëse kisha menduar ndonjëherë për dorëheqjen. Përgjigja ime asokohe ishte se për dorëheqjen mendoj çdo ditë, për arsyen e thjeshtë se me karrigen ku ulem nuk kam ndonjë lidhje organike, pra nuk jam i ngjitur pas saj. Atë natë ishte data 10 dhjetor 2018. Si për çudi, saktësisht më 10 dhjetor 2020, unë e dhashë vërtet dorëheqjen, pasi një polic qëlloi me armë në mes të natës dhe në shkelje të ligjit një të ri në Tiranë.

Pavarësisht skandaleve të qeverisë, akuzave për lidhje me krimin dhe korrupsionin, çfarë e mban ende në pushtet të majtën? Pse kaq e vështirë të rrëzosh një qeveri të tillë…?

Unë mendoj se çështja e rrëzimit të qeverisë as nuk duhet të shtrohet. Në një vend normal, qeveritë nuk rrëzohen, por ndërrohen. Për fat të keq, Shqipëria vijon ende jermin komunist të frymëzuar nga mentaliteti revolucionar i rrëzimit apo përmbysjes. Në të vërtetë, ne nuk kemi nevojë për këtë dhe as nuk duhet të merremi me këtë gjë, e cila kurrë nuk na çon përpara. Por, Shqipëria ka nevojë urgjente që të mësojë se si ndërrohet qeveria dhe që krijojë kushtet që kjo gjë të ndodhë, përmes zgjedhjeve të lira dhe mundësisht sa herë këto të ndodhin edhe për një periudhë të caktuar kohë, ndërkohë që demokracia maturohet. Krijimi i këtyre kushteve lidhet me shumë gjëra, por, para së gjithash, me atë që përmenda pak më lart. Vendi ka nevojë jetike që të reformojë sistemin politik, përmes reformimit rrënjësor të partive politike. Pa një ndryshim të ligjit për partitë politike, pa vendosjen e demokracisë së vërtetë brenda partive politike që qeverisin vendin, asgjë nuk mund të përmirësohet realisht. Qeveritë duhet të ndërrohen dhe jo të rrëzohen. Që kjo të ndodhë, partitë duhet të humbasin ekskluzivitetin e përcaktimit të kandidatëve në zgjedhje jashtë proceseve të mirëfillta demokratike. Retorikat revolucionare të rrëzimeve imagjinare vetëm sa topisin ndërgjegjen publike dhe çimentojnë sistemin aktual jo demokratik.

Nëse korrupsioni më i madh është ai politik, kush duhet ta mbajë përgjegjësinë reale për të?

Unë mendoj se roli i drejtësisë në luftën kundër korrupsionit është i rëndësishëm, por jo primar dhe as vendimtar. Drejtësia mund të godasë raste të shkëputura për të cilat arrin të mbledhë prova të mjaftueshme. Drejtësia mund të godasë në ato raste kur janë shkelur apo shmangur procedurat e parashikuara me ligj. Por si bëhet në ato raste kur procedurat respektohen me përpikmëri, e megjithatë i gjithë investimi është i mbrapshtë? Dëmi më i madh i shkaktohet vendit kur paratë e tij shkojnë në prioritete të gabuara. Lënia pa ndërtuar e një aksi rrugor, e një porti a spitali, apo ndërtimi në vend të tyre i disa të tjerëve, për të cilët nevoja nuk është e dorës së parë, është korrupsioni më i madh. Edhe pse në këto raste, praktikat ligjore të ndjekura mund të jenë pa asnjë të metë, pra edhe jashtë kompetencës së organeve të drejtësisë, dëmi real i shkaktuar vendit është shumë herë më i madh nga ai i rasteve kur shkeljet janë në procedura.

Korrupsioni i vërtetë është ai i nivelit politik dhe jo procedurial. Por vendimet politike mund t’i gjykojë e vetmja “gjykatë politike” e vendit që përbëhet nga zgjedhësit në ditën e gjykimit të tyre, në ditën e zgjedhjeve. Për fat të keq të vendit, dita e zgjedhjeve në Shqipëri është ende një ditë feste dhe vallesh folklorike, krejt larg së qeni një ditë “gjyqi politik”. Dhe kjo ndodh për një fakt të thjeshtë: populli thirret jo për të gjykuar, por për të zgjedhur mes vullnetit të njërit apo tjetrit kryetar partie, vullnete të cilat përgjithësisht nuk kanë ndonjë ndryshim substancial, të paktën sa i përket profilit të atyre që emërohen/zgjidhen. Unë kam bindjen e plotë se ky është problemi themelor i Shqipërisë Sistemi i saj demokratik është i dominuar eksluzivisht nga parti politike të cilat në vetvete nuk janë as demokratike dhe as të rregulluara nga një ligj i mirëfilltë. Dhe për sa kohë që kjo gjendje do të vijojë, problemet e vendit do të thellohen.

Si ish-ministër i brendshëm, a mendoni se institucionet kanë sot mjaftueshëm pavarësi për të hetuar korrupsionin politik pa presione?

E përsëris sërish se Korrupsionin politik mund ta luftojë vetëm populli përmes votës së lirë. Sistemi i drejtësisë nuk mundet që të na e ndërtojë, për shembull, aksin kombëtar më të rëndësishëm, që duhej të lidhte Tiranën me Europën, nëpërmjet Shkodrës, edhe pse në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, të miratuar me ligj që në vitin 2014, ky është shpallur si një prioritet i dorës së parë. Sistemi i drejtësisë nuk mund ta përmbysë paradoksin e rrallë që Rruga e Kombit fillon me katër korsi në Kukës dhe vjen duke u ngushtuar sa më shumë i afrohet Tiranës, duke ndjekur parimin e mbrapshtë që zbatohet gjërësisht: sa më i dendur trafiku, aq më e ngushtë rruga dhe anasjelltas.

Sistemi i drejtësisë nuk mund t’i heqë apo t’i vendosë sipas të njëjtit standard trarët e postblloqeve të pagesës në rrugët e vendit dhe as nuk mund t’u shpjegojë kuksianëve se përse ata duhet të paguajnë kur udhëtojnë me makinë për në shtëpitë e tyre, por nuk duhet ta bëjnë këtë gjë kur shkojnë për mik në Vlorë. Shembuj të tillë ka shumë, por gazeta juaj e ka të kufizuar hapësirën. Jo reforma në drejtësi, por reforma e sistemit politik është ajo për të cilën më së shumti ka nevojë vendi. Por, aq sa parakosalisht unanim ishte konsensusi për reformën në drejtësi para një dekade, por aq unanime është heshtja dhe konsensusi për të mos reformuar sistemin politik në vend. Dhe për sa kohë që gjendja do të vijojë kështu, korrupsioni politik do të vijojë të gërryejë vendin, ndërkohë që ndërgjegja publike do të vijojë të konsumojë si narkotikë raste të shkëputura zyrtarësh të lartë që dënohen kryesisht për kotësira.

The post Çështja “Balluku”/ Ish-ministri Lleshaj: Imuniteti s’mund të kthehet në privilegj, eksperimentet me të rinjtë në qeveri, fatale për vendin appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj: Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë
Ditën e sotme, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare Violeta Lleshaj, bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë ish-ministri, i cili ka njoftuar ndarjen nga jeta të bashkëshkortes së tij, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Të dashur miq, Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme.

Varrimi do të kryhet në Varrezat e Maminasit në orën 12:00 të datës 04.02.2025. Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta”, shkruan ai.

The post Ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj: Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë appeared first on Albeu.com.

“Një idiotësi!” Lleshaj kalon ylberin, me kamxhik ndaj Ramës dhe Berishës: Deklaratat e bujshme të ish-ministrit
Sandër lleshaj ka qenë një ndër ministrat e Brendshëm më të përfolur të dekadave të fundit në vend pasi njihet për shtypjen me gaz lotsjellës të protestave të opozitës si edhe që ka qenë në detyrë kur u zhvillua tenderi korruptiv i uniformave që çoi në qeli vartësit e tij.

Mirëpo, në një intervistë të publikuar sot në “Panorama”, Lleshaj shfaqet krejt i barazalarguar nga palët politike duke akuzuar si të majtën dhe të djathtën për situatën politike në vend.

Lleshaj ka veshur një kostum tjetër me sa duket pas lënies së detyrës, për të cilën hoqi dorë edhe nga grada Gjeneral.

Më poshtë, sjellim intervistën e plotë të Lleshajt:

Z. Lleshaj, pse Shqipëria është ende në kategorinë e regjimeve hibride me demokraci në tranzicion?

Një vend nuk bëhet demokratik duke ndërruar disa tabela. Në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar te ne e morën shumë thjesht këtë punën e demokracisë, si një punë mbishkrimesh. Fjalën komunist e zëvendësuan, sipas rastit, me demokrat apo socialist dhe kaq. Partia Komuniste u bë ose demokratike ose socialiste; komunistët u bënë ose demokratë ose socialistë; drejtuesit e vjetër u bënë pronarët e rinj. Por, demokracia nuk është kaq e thjeshtë. Ajo nuk është një gjendje e vetëkuptueshme natyrore e njeriut, por rezultat i një përpjekjeje të gjithanshme të individit dhe të mbarë shoqërisë. Demokracia bazohet tek qytetari i lirë, i cili ka të gjithë pjekurinë për të administruar lirinë dhe për të ushtruar përgjegjësitë e tij.

Qytetari i lirë është një status që arrihet edhe përmes edukimit, jo një dhuratë. Në diktaturë ne ishim shtetas, subjekte të rreshtuar në struktura të ndryshme shtetërore dhe të detyruar për të bërë gjëra që i përcaktonin ata që ishin në krye të rreshtave tanë. Demokracia bazohet jo tek shtetasit, por tek qytetarët. Qytetarët! Dhe këtu nuk flasim për një ndryshim termash, por për një diferencë madhore në përmbajtje. Qytetarët nuk janë shtetas. Në ndryshim nga shtetasit, qytetarët nuk rreshtohen, ata nuk kanë vetëm detyra, por në radhë të parë liri dhe përgjegjësi. Për t’u bërë të tillë ata duhet të aftësohen, të edukohen. Për fat të keq tek ne kjo gjë nuk është kuptuar as dhe vetëm në teori. Madje edhe kushtetuta jonë flet për shtetas, legjislacioni ynë flet për shtetas. Të gjithë, politika, media, shkolla flasin për shtetas. Ndryshe nga gjithë bota demokratike, te ne me qytetar kuptohet banori i qytetit dhe jo bartësi autentik i demokracisë. Për sa kohë që demokracinë ta konsiderojmë thjesht si një mbishkrim, ne hibrid do të mbetemi.

Si e lexoni raportin e “Freedom House”, sipas të cilit institucionet sfidohen nga politika partiake klienteliste, nga zvarritja e vetingut dhe korrupsioni i shfrenuar dhe se mediat e pavarura po tkurren?

Këto raportet ndërkombëtare janë të dobishme, pasi na japin një pasqyrë, edhe pse disi të turbullt, ku ne mund të shohim veten në mungesë të pasqyrave tona. Por, “Freedom House” vetëm tri kategori kryesore ka për të klasifikuar vendet: pa liri, pjesërisht të lira dhe të lira. Aty nga viti 1992 ne kaluam nga grupi i vendeve pa liri në atë të vendeve pjesërisht të lira dhe ashtu kemi mbetur edhe sot; një ngjyrë tjetër në hartën e Evropës së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ndonjë vend tjetër.

Ndryshimi i kategorisë dhe kalimi në atë të vendeve të lira kërkon një përpjekje të jashtëzakonshme nga të gjithë, në radhë të parë nga vetë qytetarët, e më tej nga politika, institucionet, ekonomia, mediat e shoqëria në tërësi. Për kalimin nga grupi i vendeve pa liri në atë të vendeve pjesërisht të lira në fillim të viteve 90-të, krijimi i partive politike dhe i medias jo zyrtare luajtën një rol të madh. Për t’u ngjitur në “ligën” e vendeve të lira sot përsëri partitë dhe media janë me shumë rëndësi. Vetë ato duhet të bëhen të lira dhe moderne, ndërkohë që sot janë kryesisht grupe interesi. Ky transformim nuk është i thjeshtë, pasi ende nuk dihet mirë se kush do ta bëjë. Vetëm një presion i fortë dhe i gjithanshëm publik, në aleancë me miq e partnerë ndërkombëtarë të Shqipërisë, mund të imponojë ndryshimin e madh të radhës. Për të mundësuar këtë hap të madh cilësor, të dytin pas atij të viteve 90-të, kërkohet një sforcim i ngjashëm si asokohe.

A duhet veting edhe për politikanët?

Nuk më ka entuziazmuar asnjëherë ideja e vetingut, ndoshta edhe për shkak të origjinës veterinare të këtij termi. Kam përshtypjen se tek ne është mjaft e përhapur një përtaci mendore dhe një naivitet i theksuar lidhur me kuptimin për rolin e ligjit. E kemi shumë të lehtë të besojmë se duke e cilësuar si vepër penale një fenomen, apo duke krijuar një strukturë të posaçme përgjegjëse për këtë, një farë roje, do ta zgjidhim problemin. Latinët e stërholluar e kishin parë herët grackën që krijohet nga rojet e shumta, kur pyesnin: “Quis custodiet ipsos custodes? (Kush i ruan rojet?). Ato vetë bëhen një problem i ri kur shtohen pa lidhje. Unë mendoj se ne nuk arrijmë ndonjë gjë substanciale afatgjatë përmes vetingut të politikanëve, thënë ndryshe krijimit të “rojeve” të tjera.

E vetmja gjë konkrete në këtë rast do të ishte krijimi i një iluzioni të ri si dhe krijimi i një strukture të re, e cila do të shpërndante indulgjenca për disa e do të dënonte disa të tjerë, por pa arritur gjithsesi ndonjë ndryshim themelor në sistem. Vetingu, sipas versionit shqiptar të zbatuar deri tani, është një proces i vënies nën dyshim të përgjithshëm të të gjithë pjesëtarëve të një kategorie të caktuar profesionistësh, të cilët duhet të provojnë vetë më pas se dyshimi i ngritur nuk qëndron. Kjo qasje, në thelbin e saj, është një përmbysje e konceptit bazë të së drejtës. Madje tek ne një qasje e tillë u refuzua para disa vitesh, edhe kur u kërkua që ajo të aplikohet ndaj personave të dënuar për vepra të rënda penale, të cilët duhej të provonin ligjshmërinë e pasurisë së tyre. Kujtoni tentativën për Operacionin Forca e Ligjit.

Të vendosësh politikanët në një pozitë ligjore më të vështirë edhe se sa personat me rekorde kriminale të provuara më duket pa kuptim. Ne e kemi një kod penal, i cili i ka të parashikuara veprat penale edhe për politikanët që shkelin ligjin. Madje, si rrallëkund në botë, kemi ndërtuar edhe struktura të posaçme të policisë, të prokurorisë dhe të gjykatës, të cilat duhet të godasin rastet e shkeljes së ligjit ndër politikanët e vendit. Çfarë kuptimi do të kishte tani një proces dhe një strukturë tjetër vetingu? Në të vërtetë kurrëfarë kuptimi real, përpos krijimit të një iluzioni të ri dhe një tymnaje të re propagandistike. Për aspektet ligjore tashmë kemi Kodin Penal dhe SPAK, ndërkohë që për të tjerat do të duhet t’u besojmë qytetarëve, të cilët gjykojnë politikisht përmes votës. Çdo përpjekje tjetër për të shndërruar normat etike dhe morale në paragrafë ligjore, në thelbin e vet, është ekstremizëm. Duhet të mos harrojmë se talebanët, për shembull, pikërisht për këtë dallohen: kthimin e moralit në ligj.

Zgjedhjet lokale a janë një shembull fatkeq…? Pse Shqipëria e ka kaq të vështirë që të bëjë zgjedhje të lira?

Idiotësia përkufizohet si përpjekja për të përsëritur pa fund të njëjtin eksperiment, duke shpresuar çdo herë rezultate të ndryshme prej tij. Zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme janë dhe do të jenë përherë një shfaqje e pa denjë, për sa kohë ato bëhen krejt ndryshe nga vendet e tjera demokratike. Për sa kohë që kjo gjë do të vazhdojë kështu, nuk mund të bëhemi naivë për të shpresuar ndonjë rezultat tjetër. Ne zgjedhim ndryshe nga bota. Zgjedhjet tek ne organizohen dhe administrohen nga vetë partitë politike, të cilat janë në konflikt flagrant interesi. Tek ne, numërimi i votave kryhet në pallate sporti nën ovacionet e shëmtuara të tifozëve partiakë, ndërkohë që në vendet e tjera numërimi kryhet në qendrën e votimit. Në ndryshim nga bota demokratike, identifikimi i votuesve, përmes biometrisë, damkosjes me bojë dhe masave të tjera është etikisht irritues e paragjykues dhe ekonomikisht tmerrësisht i shtrenjtë dhe plotësisht i pajustifikueshëm.

E si mund të presim një produkt normal si gjithë bota nga zgjedhjet, kur ato i bëjmë si askush tjetër? Përveç mënyrës se si organizohen dhe zhvillohen zgjedhjet, a ka ndonjë problem tjetër që lidhet me përmbajtën e tyre?

Sigurisht që po. Në Shqipëri voton pakica dhe si rrjedhojë pakica qeverisë. Kjo gjendje përbën një problem themelor kushtetues. Është një fakt i pakundërshtueshëm se pasaportën shqiptare sot e mbajnë mbi 4,5 milionë qytetarë, gjysma e të cilëve jeton jashtë vendit në pamundësi reale për pjesëmarrje në zgjedhje. Diaspora shqiptare nuk është ndonjë problem, por një potencial jetik i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Ajo është pjesë substanciale e identitetit të vendit. Pa diasporën, demokracia shqiptare nuk mund të jetë kurrë e plotësuar. E njëjta gjë vlen të thuhet për ekonominë, kulturën etj.. Është shpenzuar tashmë e gjithë propaganda dhe retorika boshe lidhur me votimin e kësaj gjysme të popullit shqiptar.

Madje dhe Gjykata Kushtetuese i ka shkruar disa fraza të thata për këtë temë. Për të dalë nga spiralja e retorikës boshe, të dalë boje tashmë, mendoj se ka ardhur kohë për dy vendime të rëndësishme: Së pari, diaspora duhet të fitojë mundësinë reale për të votuar aty ku është. Së dyti, dhe kjo është kryesorja, diaspora duhet të votojë për veten dhe jo për ne. Që të ndodhë kjo, mendoj se është e domosdoshme që Kuvendi i Shqipërisë duhet të hapë dyert për diasporën. Asaj i duhet dhënë një numër substancial dhe jo simbolik mandatesh, ashtu siç bëjnë shumë vende të tjera me diaspora të rëndësishme. Të paktën 40 për qind e mandateve, aq sa është madhësia e diasporës në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë, duhet t’i përkasin asaj. Ne na duhen zona zgjedhore të dedikuara në vendet me përqendrimin më të madh të diasporës. Përveç zonave të njohura zgjedhore të vendit, na duhen edhe zona të reja zgjedhore me emra të tillë si Itali, Greqi, Gjermani, Angli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, etj., në të cilat kandidojnë përfaqësues të vetë diasporës. Natyrisht që kalimi i mandateve në diasporë do të duhet të shoqërohet me reduktimin e tyre brenda vendit, për të mos shtuar mandate të tjera.

Vetëm kur të krijohen kushte për votimin e diasporës aty ku ajo është dhe për përfaqësuesit e saj, mund të besojmë se kemi bërë një hap të qenësishëm në drejtim të demokracisë. Ashtu sikundër diaspora ka shpëtuar Shqipërinë nga rrënimi ekonomik pas rënies së komunizmit, po ashtu ajo mund të shpëtojë demokracinë e saj, përmes pjesëmarrjes aktive në jetën politike. Ashtu sikundër pranojmë paratë e diasporës këtu, po ashtu duhet të pranojmë përfaqësuesit politikë që ajo dërgon në Kuvendin e Shqipërisë. Diaspora nuk duhet vetëm të paguajë për ne, por edhe të marrë vendime. Votat e rreth dy milionë qytetarëve të lirë të diasporës do të ishin oksigjeni i munguar i zgjedhjeve tona të vobekta dhe të molepsura nga meskiniteti dhe primitivizmi. Vota e qytetarëve të lirë të diasporës do t’u jepte zgjedhjeve tona legjitimitetin e munguar demokratik dhe numerik. Me atë votë do të mund të arrihej edhe masa e domosdoshme kritike për të shpresuar cilësi nga procesi demokratik.

A vendosi krimi rezultatin e 14 majit? A besoni se bandat ushtruan kontroll mbi votën?

Unë besoj se ne patëm zgjedhje korrekte, sipas sistemit zgjedhor që kemi. Është për të qeshur kur dëgjon deklaratat euforike të drejtuesve politikë për zgjedhjet e fituara, në mëngjesin e të Dielës së zgjedhjeve dhe është për të qarë të dëgjosh mallkimet e tyre për vjedhjet të Hënën. Zgjedhjet nuk mund të vidhen të Dielën në darkë. Por nga ana tjetër, nëse duam të jemi të ndershëm me veten, duhet të pranojmë se joshja për t’u zgjedhur tek ne është e jashtëzakonshme. Është shumë e vështirë të identifikohen motive racionale, të cilat mund të justifikojnë përpjekjet e hatashme për t’u bërë kryetar bashkie në ndonjë provincë të Shqipërisë. Duket më shumë se absurd stërmundimi i shumëkujt për t’u bërë “shërbëtor i popullit” në një post me pagë krejt modeste. Në zgjedhje nuk marrin pjesë bandat, por partitë. Ndaj ne duhet ta drejtojmë krejt vëmendjen tonë drejt sistemit zgjedhor dhe partive për çdo paudhësi që vërehet në zgjedhje. Bandat në rastin e zgjedhjeve mund të jenë përgjithësisht të përdorura.

A kemi të bëjmë me një industri të mirëfilltë të blerjes së votës?

Nuk kemi vetëm blerje të votës, por edhe shitje të saj. Pra kemi dy palë në këtë proces: shitësit nga njëra anë dhe blerësit nga ana tjetër. Nëse do të pranonim që kemi një industri të blerjes së votës, do të duhet të besojmë se shumica e votuesve e shesin atë. Unë kësaj gjëje nuk i besoj. Me këtë nuk dua të mohoj praninë shqetësuese të këtij fenomeni. Ekzistojnë shitësit dhe blerësit, ku të parët dominojnë në numra. Shitësit janë qytetarët, ose më mirë të themi shtetasit, pasi qytetarët e dinë mirë se çfarë është përgjegjësia dhe nuk e shesin dinjitetin për një copë bukë. Që të reduktojmë përmasat e shitjes së votës duhet të “reduktojmë” numrin e shtetasve dhe të shtojmë atë të qytetarëve. Kjo gjë është e mundimshme dhe kërkon kohë e edukim të mirëfilltë. Si rregull, për këtë duhet të kontribuojnë partitë politike, gjë që tek ne duket pa shumë gjasa për momentin.

Në këto kushte, do të duhet që institucionet dhe shoqëria të bëjë më shumë për këtë. Blerësit e votës janë partitë politike. Dekurajimi i blerjes kërkon kontroll të financave të tyre. Kuvendi i Shqipërisë miraton me ritëm fabrike ligje voluminoze për çdo gjë, ndërkohë që ligji që duhet të rregullojë partitë politike është i vitit 2000, me disa ndryshime kozmetike më vonë. Në ato shtatë apo tetë faqet e tij, ky ligj nuk rregullon pothuajse asgjë, duke i lënë partitë politike, praktikisht jashtë ndoshta dhe mbi ligjin, si grupime të vërteta interesi, ndërkohë që ato duhet të jenë bartëset kryesore të sistemit politik e kushtetues të vendit, me rregulla dhe përgjegjësi të qarta dhe të vendosura në kushte të një kontrolli rigoroz ligjor dhe institucional. Për të dekurajuar blerjen e votës, partitë politike edhe duhet të zvogëlohen. Shqipëria e vogël ka parti anomalisht të mëdha. Krahasuar, për shembull me Gjermaninë, Shqipëria ka rreth 10 herë më shumë anëtarë partie për frymë. Ky nivel i lartë i rreshtimit të shqiptarëve në parti është një faktor i konsiderueshëm që shumëfishon si nevojën ashtu dhe mundësinë e partive për të blerë vota. Një parti demokratisht e shëndetshme nuk është ajo që ka shumë anëtarë, por ajo që ka shumë votues. Ne duhet të synojmë parti të tilla.

A po rrezikohet asgjësimi i votës së lirë nga krimi ordiner deri te krimi shtetëror?

Rreziku kryesor për lirinë e votës në Shqipëri nuk është krimi, por numrat e reduktuar të votuesve, të cilët i lehtësojnë tentativat kriminale. Pa dyfishimin e numrit të votuesve, përmes pjesëmarrjes së diasporës, vështirë se mund të kemi shpresë për votë realisht të lirë. Votuesit e këtushëm janë përgjithësisht të rreshtuar. Mbi 300 mijë syresh janë anëtarë partish. Nëse këtyre u shtojmë dhe familjarët, rezulton se një pjesë e madhe e votave të brendshme janë të deklaruara. Sa më pak votues të kemi, aq më e lehtë është edhe blerja kriminale e votës së tyre. Përpjekjet e krimit mund të mposhten vetëm përmes masivitetit të votës dhe, para së gjithash, votës së pandikueshme të diasporës, prej të cilës mund të shpresohet një ndryshim substancial pozitiv. Për ta thënë disi më thjesht: është një gjë të blesh disa mijëra vota dhe një gjë tjetër të blesh miliona të tilla.

Ka të drejtë opozita kur thotë se ka miqësi të qeveritarëve me kriminelët…?

Në përgjithësi unë nuk i kushtoj ndonjë vëmendje asaj që thotë opozita sot. Tek opozita, ashtu sikundër edhe qeveria, ndjek më shumë atë që bëhet dhe jo atë që thuhet. Historikisht këtu tek ne ekziston një keqkuptim dramatik për rolin e opozitës. Duket se, edhe në ditët më të mira të saj, ajo përpiqet të kryejë rolin e një “prokurori politik”, duke akuzuar publikisht qeverinë, pa arritur kurrë ndonjë sukses real në terren. Përqendrimi i opozitës në akuzat mediatike dhe artikulimi i pandërprerë i një perceptimi sikur Shqipëria është e pushtuar nga krimi, në të vërtetë nuk e lufton krimin, por vetëm sa krijon një mjegull, një lloj “inflacioni” të vetë perceptimit publik për krimin, duke i krijuar këtij të fundit një mjedis më të favorshëm veprimtarie.

Lidhjet e krimit me pushtetin i luftojnë organet e zbatimit të ligjit dhe drejtësia dhe jo opozita. Ajo ka tjetër mision. Opozita nuk është prokuroria alternative politike, por alternativa politike e vendit. Ajo duhet ta lërë akuzën në dorë të atyre që kanë përgjegjësinë dhe kompetencën profesionale dhe të merret me thelbin e misionit të saj. Ajo duhet të ndërtojë një model politik qeverisjeje alternativ. Sigurisht që kjo gjë është shumë më e vështirë se sa artikulimi i akuzave mediatike. Ndërtimi i modelit kërkon vizion politik, projekte politike bindëse dhe udhëheqës politikë që krijojnë besim. E nëse opozita e ka vështirë të bëjë kaq shumë gjëra, le të bëjë minimumin: të përfaqësohet nga udhëheqës që demonstrojnë qartë vlera demokratike dhe integritet të lartë.

Si mund të vendoset një kontroll i plotë i territorit në të gjithë vendin ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve?

Shqipëria është një vend i sigurt në kuptimin e parametrave kryesorë të sigurisë publike. Nuk besoj se e teproj të them se vendi ynë ka parametra sigurisë të krahasueshme me mesataret e Evropës. Megjithatë një problem serioz vendi e ka. Ky është krimi i organizuar, i cili nuk perceptohet automatikisht përmes indikatorëve të sigurisë publike. Ai, si rregull, nuk duket dhe nuk jep ndonjë impakt dramatik në sigurinë publike sot. Impakti i tij është i ngadalshëm dhe do të ndihet nesër apo pasnesër, kur të jetë vonë për ta luftuar e vënë në kontroll. Krimi i organizuar nuk kërkon dhe nuk bën domosdoshmërisht luftë në rrugë.

Në vend të kësaj, ai kërkon qetësi për të investuar dhe për të shijuar produktet e bizneseve kriminale. Është kjo arsyeja përse krimi i organizuar mund të zhvillohet edhe në kushte optimale të sigurisë publike. Për këtë arsye, Shqipëria ka nevojë të fortë për t’u fokusuar në këtë front të padukshëm, në të cilin më shumë se sa policët konvencionalë, nevojiten hetues të një kategorie të panjohur për policinë dhe organet tona të zbatimit të ligjit më parë. Në këtë front duhet të angazhohen financierë, ekonomistë, informaticienë, programues, juristë e specialistë të tjerë të ngjashëm. Lufta kundër krimit në Shqipëri ka një front të madh. Ai është fronti i financave, pastrimit të parave dhe investimeve nga paratë kriminale. Aty duhet të angazhohen burimet dhe përpjekjet kryesore.

A ka krimi burime të forta ekonomike dhe politike nga ku ka marrë përmasa të mëdha? Nga e merr fuqinë…?

Nëse lufta nuk përqendrohet në frontin që përmenda më sipër, burimet financiare dhe ekonomike të krimit vetëm sa do të forcohen dhe qarkullimi i parasë kriminale në kanalet normale zyrtare do të sjellë në mënyrë progresive njëfarë “legjitimimi” si të parasë ashtu dhe të vetë krimit. Pasojat eventuale të këtij “legjitimimi” të krimit do të ishin katastrofike për të ardhmen, edhe pse sot për ndokënd paraja kriminale mund të duket letër e pafajshme, thjesht një mjet i financiar.

The post “Një idiotësi!” Lleshaj kalon ylberin, me kamxhik ndaj Ramës dhe Berishës: Deklaratat e bujshme të ish-ministrit appeared first on Albeu.com.

“Sulmi ndaj Berishës jo rastësor”, Sandër Lleshaj: Dikujt i interesonte
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha në një intervistë për Euronews Abania se incidenti me kreun e PD është padyshim një akt i shëmtuar, por jo një çështje me të cilën duhet të ‘mbytet’ opinioni publik.

Sipas Lleshajt, gjithçka që thuhet sa përket kësaj ngjarjeje pa u hetuar vetëm acaron më tej frymën politke në interes të atyre që nuk e duan vendin.

“Gjithçka që thuhet sot për këtë ngjarje janë dyshime të cilat vetëm sa mjegullojnë, turbullojnë dhe kontribuojnë për të acaruar një klimë politike, për hir të atyre që kanë interes të mbajnë një frymë të pandërprerë konflikti në këtë vend, se kush janë ata, nuk…”, tha Lleshaj.

Gjyqi publik që po i bëhet ngjarjes dhe akuzat e opozitës janë të shpejtuara, sipas ish-ministrit, i cili bëri thirrje që t’i lihet në dorë profesionistëve ta zbardhin ngjarjen.

The post “Sulmi ndaj Berishës jo rastësor”, Sandër Lleshaj: Dikujt i interesonte appeared first on Albeu.com.

Sandër Lleshaj “thikë pas shpine” qeverisë, plas deklaratën e fortë: Porti i ri i Durrësit, skemë për pastrim parash
Ndërtimi i portit turistik të Durrësit nga kompania “Emaar” ka ngjallur debate të forta politike, ku opozita e cilëson si megaaferë, por për ish-ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, prioritet madhor duhet të jetë porti i madh i Shqipërisë si më i rëndësishmi në rajon.

Lleshaj flet për zhvendosje të portit, që sipas tij duhej të kishte ndodhur ndërkohë, pasi aty ku është nuk mund të kryejë funksionet e një porti modern rajonal. Ai mendon që porti duhet të ndërtohet në një vend tjetër me vizionin e njërit nga portet me të rëndësishme të rajonit.

Sandër Lleshaj thotë për gazetën “Panorama.al” se Porti i madh duhet të jetë projekti i vërtetë strategjik i vendit, pasi ka kapacitetin ta transformojë rrënjësisht Shqipërinë, kurse Porti i vogël i Durrësit sipas tij është shumë i vogël për të marrë një domethënie strategjike. Ai bën të qartë se “Durrësi ka shumë rrezatim historik dhe nuk ka nevojë të jetë një “Dubai i Mesdheut”.

Ish-ministri socialist flet edhe për largimin e shqiptarëve, teksa e sheh me shqetësim trendin migrator të tyre drejt vendeve të perëndimit. Për largimin e tyre ai fajëson politikën si përgjegjëse për gjendjen ekonomike të vendit, e cila, sipas Lleshajt, kurrë nuk ka arritur që t’i afrohet normalitetit.

Sandër Lleshaj thotë se politika në thelb ka qenë një betejë e përhershme për vota dhe jo për zhvillim. Sipas tij, obsesioni për vota ka shuar çfarëdo guximi për reforma dhe mungesa e tyre ka goditur natyrisht vetë ata që japin votën, qytetarët të cilët po emigrojnë drejt vendeve të perëndimit.

Sandër Lleshaj beson se ka shumë mënyra për të kontrolluar përmasat e tij, ndërkohë që ndalimi as mund të mendohet si opsion… Ai apelon për krijimin e kushteve për zhvillimin e shoqërisë dhe jo thjesht fitorja në zgjedhjet e ardhshme. Lleshaj përmend se partitë janë një punishte elektorale, por jo laboratorë ku zhvillohet e ardhmja e vendit.

Z.Lleshaj, së fundmi politika është përfshirë nga debati për ndërtim e portit turistik të Durrësit nga kompania “Emaar”. Si e konsideroni projektin e këtij porti, projekt strategjik apo një skemë për pastrimin e parave!?

Kur flasim për pozitë gjeostrategjike të Shqipërisë, flasim në fakt për aksesin maritim të saj, flasim konkretisht për portet e saj, ku Durrësi është kryesori, edhe pse ende krejt i vogël për të qenë strategjik. Që metafora e Shqipërisë si Porta e Ballkanit të bëhet realitet, ajo ka nevojë të ndërtojë një PORTË reale, një ose disa porte të mirëfilltë. Kjo gjë madje është sanksionuar edhe në Politikën e Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë, që është miratuar në Kuvendin e saj.

Është prioritet strategjik kombëtar i dorës së parë ndërtimi i një kapaciteti të rëndësishëm portual dhe i një korridori përkatës që e lidh këtë port me “hinterlandin” juglindor të Europës. Janë disa shtete shumë afër me ne, që mund të lidhen me hapësirën jetike të shkëmbimeve detare përmes Shqipërisë. Ky është një ndër kapitalet më të rëndësishëm që Shqipëria ka potencialisht në dorë për ta zhvilluar. Theksoj se prioriteti madhor duhet të jetë porti i madh, i cili ka kapacitetin ta transformojë rrënjësisht Shqipërinë.

Unë jam krejt i bindur se këtu duhet të përqendrohet energjia kryesore. Sa i përket portit turistik, ose portit të vogël, unë mendoj se ai është i nevojshëm, por shumë i vogël për të marrë një domethënie strategjike. Sigurisht që vendimi për ta ndërtuar atë në Durrës është krejt logjik, ndërkohë që PORTI i MADH i Shqipërisë duhet të paraprijë në të gjitha aspektet. Kam një shënim të vogël anësor lidhur me simbolikën e projektit të vogël. Ata që njohin disi kohën e artë të antikitetit greko-romak, e dinë se Durrësi gjendet në të gjitha hartat e vjetra të kontinentit, në të cilat mungojnë shumë prej qyteteve të mëdha të vetë Europës së sotme.

Durrësi ka aq shumë rrezatim historik kulturor dhe historik sa që jo vetëm i mjafton, por edhe i tepron. Në këtë kuptim, ai nuk ka nevojë të jetë një “Dubai me Mesdheut”, por vetëm Durrësi. Durrësi, që edhe pse ende nën dhe, e ka hirin e një qyteti të përjetshëm. Sa u përket aludimeve për krimin e lidhur me këtë projekt, mendoj se ato duhet të verifikohen nga organet që kanë kompetencë ligjore dhe profesionale. Ndërkohë që për publikun vlen thirrja për të analizuar edhe autorët e tyre, që në shumë raste kanë spikatur si intoksikues të rrezikshëm publikë.

Projekti është shpallur investim strategjik dhe parashikon zhvendosjen e portit aktual të Durrësit dhe në pronën e tij do të ndërtohen apartamente, qendra komerciale dhe hotele… A është një kafshatë e madhe për shqiptarët siç shprehet opozita…?

Zhvendosja e portit duhej të kishte ndodhur ndërkohë, pasi aty ku është ai nuk mund të kryejë funksionet e një porti modern rajonal. Ritheksoj që porti duhet të ndërtohet në një vend tjetër me vizionin e njërit nga portet me të rëndësishme të rajonit. Ky duhet të jetë projekti i vërtetë strategjik i Shqipërisë ashtu sikundër e përcakton dhe Strategjia e Sigurisë Kombëtare. Ndërsa ky projekti tjetër me port turistik, hotele dhe rezidenca mbetet vetëm një projekt zhvillimor.

Pse po ikin shqiptarët…? Çfarë i bën ata të pakënaqur në këtë vend?

Ju bëni një pyetje, për të cilën nuk mund të ketë një përgjigje. Për secilin nga ata që janë larguar apo po largohen ka një të veçantë. Dikush ikën për një punë më të mirë, një tjetër për një shkollë më të mirë; dikush kërkon një mundësi kurimi e një tjetër i ikën një sherri. Sigurisht që ka edhe shumë të tjerë që ikin pa e ditur mirë se përse, ikin në kërkim të një iluzioni të krijuar nga imazhet. Por është e vërtetë që fluksi i largimit të shqiptarëve nuk duket se do të zvogëlohet.

Dikush largohet nga vendi ose kur një faktor shtytës tenton ta largojë, ose kur një faktor tërheqës në vendin tjetër e nxit të afrohet, ose kur të dy faktorët bëhen bashkë. Duhet të jemi të qartë se faktorët tërheqës, pra, ata faktorë të jashtëm që nuk varen nga ne, do të vijojnë të përforcohen, për aq kohë sa ekonomitë e vendeve të Europës apo të Amerikës së Veriut kërkojnë përditë e më shumë fuqi punëtore. Kësaj nuk kemi se çfarë t’i bëjmë. Ajo që mbetet në dorën tonë është të reduktojmë faktorët shtytës, ata faktorë që nxisin largimin dhe që janë në dorën tonë.

Çfarë po i varfëron shqiptarët, kriza ekonomike apo politika?

Varfërimi apo pasurimi i kujtdo varet në radhë të parë nga ai vetë dhe ne nuk duhet të ngurrojmë që ta themi këtë, pasi tendenca për t’i kërkuar shkaqet e të mirave apo të këqijave tona vetëm jashtë nesh, përfshirë madje edhe vetë qeverinë, është në thelb e paplotë. Në njëfarë mase, kjo gjë na depersonalizon dhe na shtyn drejt një rrethi vicioz të kërkimit të përgjegjësive tona tek të tjerët. Jo! Secili duhet të ndiejë përgjegjësi për gjendjen e vet.

Po shfajësoni politikën si faktori shtytës…?

Mos u nxitoni që të thoni se po përpiqem që me këtë të shfajësoj politikën. Aspak jo! Politika shqiptare në përgjithësi dhe qeveritë shqiptare në veçanti kanë qenë dhe mbajnë përgjegjësinë kryesore për gjendjen ekonomike të vendit, e cila kurrë nuk ka arritur që t’i afrohet normalitetit. Duke ia lënë çdo shqiptari pjesën e përgjegjësisë së tij personale, është e qartë se politika mban pjesën më të madhe të përgjegjësisë për gjendjen e shqiptarëve.

Problemi themelor me atë që në Shqipëri quhet politikë është deformimi absolut i kuptimit të vetë këtij termi të lartë. Në Shqipëri, politikë do të thotë parti dhe parti do të thotë grupim interesi. Ky është një deformim i thellë, një defekt lindjeje i pluralizmit shqiptar, i cili për ironi të historisë, nëse nuk është autorizuar, të paktën është noterizuar nga vendimet e partisë komuniste në fundin e 1990-ës. Një politikë e gjymtuar që në lindje duket se e ka të pamundur ose të ndaluar të kuptojë se qëllimi i ekzistencës së saj është krijimi i kushteve për zhvillimin e shoqërisë dhe jo thjesht fitorja në zgjedhjet e ardhshme.

Pikërisht për arsye se partitë tona ekzistojnë për të fituar zgjedhje, ato janë një punishte elektorale, por jo laboratorë ku zhvillohet e ardhmja e vendit. Për këtë arsye, ato janë vatra militantësh, por jo forume mjeshtrash. Për arsye se fitorja në zgjedhjet e radhës është qëllimi final, partitë dominohen nga punëtorët partiakë dhe bash për këtë arsye ato e kanë shumë të vështirë bërjen e politikës dhe qeverisjen.

Dhe nëse duam të jemi të ndershëm, duhet të pranojmë se për këtë gjendje, përgjegjësia nuk është vetëm e politikës, por edhe e gjithë shoqërisë, e cila nuk ka arritur të ndriçohet deri në atë nivel sa të kuptojë këto gjëra elementare. Nganjëherë mjafton të shohësh përgjërimet plot përulje të njerëzve të thjeshtë përballë dinozaurëve të rrënimit politik të vendit në mitingjet e tyre për të kuptuar thellësinë e dramës shqiptare.

Pse kemi trend migrator të shqiptarëve drejt vendeve të Perëndimit? Pse qeveria nuk arrin të ofrojë në vendin tonë një ambient ku qytetarët tanë të realizojnë ambiciet dhe ëndrrat e tyre për një jetë më të mirë ndërkohë që ky largim masiv po krijon një hendek të madh në vend dhe një strukturë ekonomike të prapambetur?

U përpoqa ta cek pak edhe në pyetjen e mëparshme këtë. Politika këtu në thelb ka qenë një betejë e përhershme për vota dhe jo për zhvillim. Që në orët e para të saj, në vitin 1991, ajo bëri “mëkatin fillestar” kur për vota shkatërroi edhe më keq se sa vetë komunizmi konceptin e pronësisë mbi tokën. Më tej, po për vota shkatërroi konceptin e jetës urbane dhe mbushi vendin me ndërtime pa leje. Më tej, po për vota, legalizoi dhe përjetësoi katastrofën urbane. Nevoja për vota ka penguar reformat e vërteta në sistemin politik, në administratë, në pushtetin vendor, në financat publike, në shëndetësi, në arsim e në shumë sektorë të tjerë të rëndësishëm të jetës.

Obsesioni për vota ka shuar çfarëdo guximi për reforma dhe mungesa e tyre ka goditur natyrisht vetë ata që japin votën, qytetarët. Guximi politik për reforma është edhe guximi edhe për të humbur vota, pa të cilin shoqëria nuk mund të ecë përpara. Në vendin tonë nuk janë kryer kurrë reformat kryesore që do të duhej të ishin realizuar prej dekadash tashmë. Energjia e paorientuar e shqiptarëve në masën më të madhe të saj është kthyer në beton, në vend që të ishte shndërruar në një ekonomi të strukturuar.

Si e lexoni deklaratën e kryeministrit Edi Rama se shqiptarët gjithmonë kanë emigruar dhe e vetmja kohë kur u penguan ishin gjatë kohës së komunizmit?

Deklarata e Ramës është e saktë. Përpara pavarësisë, shqiptarët kanë emigruar drejt lindjes otomane, aq sa arritën të krijojnë atje një prani të konsiderueshme numerike, më pas kahja e emigrimit u kthye nga Perëndimi, ndërkohë që komunizmi e frenoi me dhunë këtë tendencë. Rënia e gardheve të diktaturës i hapi rrugë një vale tjetër gjigande migracioni përsëri drejt Perëndimit, falë së cilës Shqipëria mbijetoi dhe arriti të bëjë një kapërcim historik jo vetëm në aspektin ekonomik, por më së pari në atë kulturor.

Migracioni është një fenomen i përjetshëm njerëzor. Problem janë përmasat e tij, të cilat duhet të adresohen. A e dini për shembull se qytetarët e Izraelit duhet të marrin vizë për të shkuar në Amerikë? Dhe a e dini përse? Jo se SHBA nuk është gatshme të liberalizojë regjimin e vizave me aleatin e saj emblematik në Lindjen e Mesme, por se Izraeli nuk do që ta bëjë aq të lehtë migrimin e qytetarëve të tij.

Ju po nënkuptoni aplikimin e masave kufizuese kundër emigracionit?

Jo! Me këtë nuk dua kurrsesi që të them se ne duhet të aplikojmë masa kufizuese kundër emigracionit. Por, nga ana tjetër, ne nuk mund të rrimë përballë tij si përpara një fenomeni natyror të pashmangshëm. Ka shumë mënyra për të kontrolluar përmasat e tij, ndërkohë që ndalimi as mund të mendohet si opsion.

Çfarë pasojash do të ketë për shoqërinë shqiptare plaga e madhe e emigrimit? Çfarë mund t’i mbajë shqiptarët në Shqipëri?

Shqipëria, ashtu si dhe vetë Europa, po mpaket. Por te ne ky proces ka ritëm dhe përmasa shqetësuese, pasi plakjes natyrore mjaft shqetësuese, që vjen nga rënia e natalitetit, i mbivendoset edhe migracioni i konsiderueshëm. Për të parë pasojat e kësaj nuk ka nevojë për shumë studime. Rënia e kapacitetit prodhues të vendit për shkak të rënies së fuqisë punëtore, largimi i mendjes dhe kërcënimi për sistemet e përkrahjes shoqërore dhe të pensioneve për mungesë të kontributeve janë vetëm disa nga pasojat më të dukshme.

Duket sikur të përmendësh litarin në shtëpinë e të varurit, por megjithatë e vetmja kurë për këtë situatë është ajo e hidhura. Reformat e munguara në sistemin politik, në administratë, në ekonomi, në pronësi, në shëndetësi, në arsim, në administrimin e pasurive publike mbeten një domosdoshmëri e panegociueshme. Në mungesë të tyre, ne vetëm do të mund ta shtyjmë për pak më vonë, por kurrsesi nuk do të mund ta zvogëlojmë përmasën e problemeve tona të mbartura.

Shqiptarët po ikin, por të tjerë pritet të vijnë… Bëhet fjalë për projektin e qeverisë, një pasaportë shqiptare në këmbim të investimeve… BE i ka kërkuar qeverisë tërheqjen nga skema e shtetësisë për investitorë që sipas Brukselit bie ndesh me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe përbën rrezik për Shqipërinë dhe për Unionin. A duhet rishikuar ky projekt…?

Për këtë temë jam shprehur edhe një herë te gazeta juaj. Projekti për pasaporta në këmbim të investimeve edhe në rastin më të mirë është aq i vogël sa nuk mund ta justifikojë kurrë shndërrimin në një argument konfrontimi me BE. Në thelb, pasaportat shqiptare do të kishin një shans për të tërhequr interesin e investitorëve të ndryshëm jo europianë, pikërisht për shkak të valencës europiane të tyre, e cila varet vetëm nga BE. I gjithë fati i këtij projekti varet nga vullneti i BE. Nëse BE është kundër, ky projekt duhet arkivuar. Në të kundërt, vetë pasaporta jonë mund të humbte valencën e saj europiane.

Komisioni Europian po monitoron shtetet, të cilat po udhëtojnë pa viza në BE, por që po planifikojnë të krijojnë skema të dhënies së shtetësisë për investitorët e pasur. Këtu përfshihen shtete si ishujt e Karaibeve dhe Paqësorit, shtetet e Evropës Lindore, Mali i Zi, Shqipëria dhe Moldavia. Kjo skemë sipas jush a paraqet mangësi serioze dhe dështime të sigurisë?

E thashë edhe më lart që pasaporta shqiptare mund të tërheqë investitorë jo për arsye të Shqipërisë, por për arsye të Shengenit. Por përderisa këtë SH-në e dytë, Shengenin, e kanë në dorë europianët dhe jo ne, edhe vetë fatin e projektit e kanë efektivisht në dorë ata. Kështu që mua më duket se kjo histori do të jetë thjesht në dorë të tyre. Padyshim që dhënia e shtetësisë ndaj qytetarëve të një vendi tjetër lidhet edhe me shumë aspekte të sigurisë.

A rrezikojmë të kemi infiltrim të krimit të organizuar, pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet “aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta në një skemë të ardhshme shqiptare”?

Edhe pa “pasaportën e artë”, nga vitet ‘90-të e këndej, Shqipëria është “vizituar” nga shumë persona me barrë kriminale apo edhe terroriste. Ata kanë ardhur me viza, pa viza, kanë marrë leje qëndrimi madje edhe pasaporta shqiptare. Sigurisht që krijimi i mundësive të reja mund të ketë njëfarë ndikimi negativ edhe në këtë drejtim, por në thelb unë nuk shoh ndonjë risk shumë të shtuar për sigurinë. Risku i vërtetë në këtë drejtim është mospranimi europian. Nuk ka ndonjë nevojë për argumente të tjera. Mjafton ky mospranim që ky projekt të harrohet.

A po e konsumon pushteti qeverisjen socialiste?

Mandati për të qeverisur, apo pushteti, i ngjan një baterie që karikohet në zgjedhje në një përqindje të caktuar, që te ne shkon diku te niveli i 50 përqindëshit. Nga e nesërmja e zgjedhjeve fillon konsumi i energjisë. Partitë përpiqen që edhe gjatë rrugës të gjejnë mundësi dhe mënyra për të bërë ndonjë rikarikim, por në thelb konsumimi i energjisë është ligjësi e pashmangshme. Krejt arti është tekqëllimi i shpenzimit të saj dhe te rikarikimi./Panorama

The post Sandër Lleshaj “thikë pas shpine” qeverisë, plas deklaratën e fortë: Porti i ri i Durrësit, skemë për pastrim parash appeared first on Albeu.com.

Sandër Lleshaj ia vë fajin shoqërisë shqiptare: Pse po rrisim djem që qëllojnë policinë?!
“Na la një shije të hidhur sot policia është goditur dhe duhet të shohim si dhe pse. Tani si është mundur që Shqipëria prodhon djem të tillë që qëllojë policët…”

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka cilësuar shoqërinë shqiptare si prodhues djemsh që qëllojnë policinë.

Në një lidhje me Skype në “Open”, Lleshaj tha se vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha i ka lënë një shije të hidhur.

Ish-ministri shton se autori i krimit, Aldi Rama, është prodhim i shoqërisë tonë që po prodhon djem që godasin policët.

“Ngjarja është aq e rëndë sa meriton reflektim të madh. Na la një shije të hidhur sot policia është goditur dhe duhet të shohim si dhe pse. Tani si është mundur që Shqipëria prodhon djem të tillë që qëllojë policët. Ai është produkt i shoqërisë tonë. Ne kemi një polici të vogël me ngjarja të mëdhaja, policia është e goditur,”- tha Lleshaj ndër të tjera.

The post Sandër Lleshaj ia vë fajin shoqërisë shqiptare: Pse po rrisim djem që qëllojnë policinë?! appeared first on Albeu.com.

Lleshaj thyen heshtjen: Unë nuk kam rol te tenderi i uniformave, përshëndes SPAK-un!
Sandër Lleshaj mbante detyrën e ministrit të Brendshëm, kur u nënshkrua tenderi për blerjen e uniformave të policisë së shtetit me vlerën mbi 2.8 miliardë lekë. SPAK firmosi të shtunën urdhër-arrestin për 9 zyrtarë dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, nën akuzë për shkeljen në barazi dhe pjesëmarrje në tendera. Ish-ministri, Sandër Lleshaj ka folur për herë të parë për këtë çështje për ABC, ku ka përshëndetur SPAK për hetimet e kryera.

“Duke qenë se bëhet fjalë për një procedurë hetimi në zhvillim, mendoj se kontributi më mirë i secilit është lënia e qetë e SPAK në kryerjen e detyrës së saj. Unë kam kërkuar publikisht që në shtator të vitit të kaluar që kjo çështje të hetohet. Fakti që kjo gjë po ndodh është për t’u përshëndetur, ndërsa tentativat për të bërë politikë me këtë rast janë për t’u refuzuar” tha Sandër Lleshaj për ABC.

Duke iu referuar hetimeve që zgjatën për rreth 10 muaj, rezulton se për të favorizuar kompaninë D&E shpk, që fitoi edhe tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit për një periudhë 4 vjeçare, agjencia e blerjeve të përqendruara në ministrinë e Brendshme shtyu afatin e zhvillimit të tenderit. Lleshaj sqaron se në këto procedura nuk ka pasur asnjë ndikim, pasi ministri nuk ka asnjë rol.

“Si Ministër i Brendshëm nuk kam pasur as ndonjë shtysë personale dhe mbi të gjitha as autoritet ligjor për t’u përfshirë në asnjë procedure konkrete prokurimi. Sistemi i prokurimit në Shqipëri ka autoritetet e veta të administrimit, të menaxhimit, të kontrollit dhe të ankimimit, ku ministri nuk ka rol”. Hetimi i SPAK për këtë tender ka nisur pas një kallëzimi formal nga deputetët, Myslym Murrizi dhe Halit Valteri./ Abcnews.al

The post Lleshaj thyen heshtjen: Unë nuk kam rol te tenderi i uniformave, përshëndes SPAK-un! appeared first on Albeu.com.

SPAK u vuri prangat 9 zyrtarëve, Berisha flet me emra: Kush janë 2 “kokat” e tenderit të uniformave
Ditën e djeshme, në orët e para të mëngjes, SPAK zbatoi aksionin e saj në Ministrinë e Brendshme duke vënë në pranga 8 shtetas, zyrtarë të lartë dhe 1 në “Arrest Shtëpie”.

Në pranga u vunë 9 zyrtarë të përfshirë në tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit ku sipas SPAK është një tender korruptiv që I ka shkaktuar shtetit një dëm prej 2.8 miliard lekësh.

Mëngjesin e sotëm rreth këtij aksioni, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha duke zbuluar sipas tij, dy emrat që qëndrojnë në krye të këtij tenderi korruptiv.

Ish-kryeministri thotë se ata që janë arrestuar padyshim që kanë përgjegjësi ligjore, por përgjegjësit e vërtetë të vjedhjes janë Sandër Lleshaj dhe Ëngjëll Agaçi.

“Kjo eshte vjedhje me 11 fish! Ne Suedi kapelja me strehe e policit kushton 34 € kurse per policin shqiptar ajo kushton 350€. Ata qe jane arrestuar padyshim kane pergjegjesi ligjore te pamohueshme. Por boset e tyre Lleshaj, Agaçi jane pergjegjesit me kryesor te kesaj vjedhje te 11 fishte te denoncuar me emer dhe mbiemer disa here nga qytetaret dixhital qe ne fillim te aferes. Por ata i mbrone kreu i meduzes sepse ai vjedh me shume se te gjithe ne kete vend! sb”, shkruan Berisha. /albeu.com/

The post SPAK u vuri prangat 9 zyrtarëve, Berisha flet me emra: Kush janë 2 “kokat” e tenderit të uniformave appeared first on Albeu.com.

DETAJET/ A rrezikon Sandër Lleshaj? Tenderi që fundosi zyrtarët e Ministrisë së Brendshme (FOTO LAJM)
Ditën e sotme SPAK zhvilloi një aksion në Ministrinë e Brendshme ku u lëshuan 9 arreste për zyrtarë të lartë të kësaj ministrie.

Në pranga janë vendosur 8 shtetas dhe një është lënë në “arrest shtëpie”, aksion i cili dyshohet se ka lidhje me tenderin e uniformave të policisë.

Sipas burimeve për albeu.com ky tender ka shkaktuar një dëm të lartë ekonomik për buxhetin e shtetit, 23 milionë euro, si dhe ka shkelur garën e barabartë.

Në lidhje me këtë tender, është akuzuar publikisht nga PD edhe ish ministri Sandër Lleshaj, por ende nuk ka asnjë informacion nesë është përfshirë në këtë aksion të SPAK.

Të arrestuar janë:

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB, e shkarkuar nga ministri Bledi Çuçi 8 ditë më parë.

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerje të Përqëndruara

Fatmir Demneri, anëtar i KVO

Mariglen Buzali, anëtar i KVO

Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO.

Ani Omuri, anëtar i KVO.

Anisa Bogdani, anëtar i KVO.

Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.

Kallëzimi në SPAK nga ana e PD:

Në gusht të vitit 2020, Grupi parlamentar demokrat ka kallëzuar në SPAK ish- ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministren Olta Xhacka, për skandalin e tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit.

Në kallëzimin e bërë të asaj kohe nga ana e grupit parlamentar demokrat thuhet se dy ministrat e qeverisë kanë kryer një sërë veprash penale, që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës apo afera korruptive.

Në kallëzimin e dorëzuar në SPAK, ish- ministri Sandër Lleshaj akuzohet për 5 vepra penale, duke nisur nga korrupsioni i funksionarëve të lartë shtetërorë.

Fituese e tenderit, të zvarritur për gati një vit, është kompania D&E shpk, me një oferte prej 26 milionë dollarësh, 5 milionë dollarë më shumë se kompania turke, Genç Taahhüt Giyim.

Sipas deputetëve të opozitës, në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave ishin 3 anëtarë, të cilëve iu bë presion që të skualifikohej kompania e renditur e para, e cila plotësonte të gjitha kriteret, dhe që ofronte edhe 5 milionë dollarë më pak, miërpo për të shtypur rezistencën e tyre në këtë komision u shtuan papritur edhe dy anëtarë të rinj pa asnjë shpjegim, duke e çuar numrin në pesë persona.

“Nga ana e Drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar, Edlira Naqellari, nën bekimin e Sandër Lleshajt, komisionit i janë ofruar para për të skualifikuar firmën e kualifikuar si e para, por pasi një pjesë e tyre kanë vendosur që të mos e shkelin ligjin, Edlira Naqellari bashkë me Sandër Lleshajn kanë vendosur të shkrijnë Komisionin”, shprehen deputetët opozitar.

Më pas gara u zhvillua me një komision prej tre anëtarësh duke shpallur fituese kompaninë D&E shpk e cila kishte dhe vlerën më të lartë të ofruar, çka sipas deputetëve është provë e qartë se fituesi ka qenë i paracaktuar.

Në kallëzimin zbulohet se grabitja e parave për qepjen e uniformave të policisë mund të jetë më shumë se 11 milionë dollarë, pasi nga D&E shpk është ofruar 51,5% të fondit limit pre 28 milionë dollarësh dhe kontrata duhet të lidhej me rreth 14 milionë dollarë.  /albeu.com/

The post DETAJET/ A rrezikon Sandër Lleshaj? Tenderi që fundosi zyrtarët e Ministrisë së Brendshme (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Për herë të parë! Sandër Lleshaj pranon përplasjen me Pjerin Ndreu: Nuk kishim bashkëpunim!
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka pranuar se ka patur përplasje të forta me kryebashkiakun socialist të Lezhës, Pjerin Ndreu, gjatë kohës që ishte drejtues politik në qarkun e Lezhës.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, Lleshaj tha se me kryebashkiakun socialist ka patur divergjenca, por jo konflikt të fortë. Konflikti mes tyre ka qenë menaxhimi i bregdetit.

PYETJA: Keni patur konflikt me Pjerin Ndreun?

LLESHAJ: Nuk kam patur konflikte të natyrës politike as personale. Unë kam shërbyer për një periudhë si drejtues politik në qarkun e Lezhës, kam disa standarde që nuk i thyej, ka patur divergjenca në qëndrimi, por jo konflikte. Nuk kam patur ndonjë bashkëpunim të thellë, pasi kemi qenë në pozicione të ndryshme. Kam patur divergjenca, padyshim kam patur divergjenca.

PYETJA: Për çfarë?

LLESHAJ: Qëndrimi për menaxhimin e bregdetit. Aty kemi patur divergjenca. Unë vazhdoj të kem qëndrim ndryshë për vijën bregdetare. Mendoj që duhet t’i shërbejë publikut. /tch

The post Për herë të parë! Sandër Lleshaj pranon përplasjen me Pjerin Ndreu: Nuk kishim bashkëpunim! appeared first on Albeu.com.