san paulo Archives - Albeu.com

Lagjet e kthyera në treg droge! Imazhet tronditëse në Brazil, mijëra njerëz konsumojnë kokainë para policëve
Brazili, dikur një vend me pak ndikim në trafikun e drogës tani renditet ndër burimet kryesore të kokainës në botë dhe pikë kyçe e tregtimit të lëndëve narkotike në Europë. Në San Paulo, qyteti më i madh i Amerikës së Jugut, tregtia e paligjshme e drogës ka kthyer lagjet të tëra në shkretëtirë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Edgar Maciel vizitoi një nga këto lagje në San Paulo.

Imazhet janë tronditëse. Mijëra njerëz konsumojnë dhe shesin ilegalisht drogë në rrugët e qytetit kryesor të Brazilit. Kokaina është malli kryesor në tregun e hapur të drogës, të njohur për vendasit si “Crackland”. Ai ndodhet vetëm pak metra larg policisë, e cila sheh, por nuk ndërhyn.

Operacioni i fundit policor ishte në fillim të këtij viti. 92 trafikantë u arrestuan. Megjithatë, sipas dëshmitarëve, ata ishin furnizues të vegjël. Sipas tyre, furnizuesit kryesor të tregut janë anëtarë të grupit PCC, që përfaqëson organizatën më të madhe kriminale të Brazilit.

“Kjo organizatë kontrollon trafikun në tregun e San Paulos. Rritja e përdoruesve të drogës është e lidhur me ta. Furnizuesi vendos vendin se ku i shet drogat dhe përdoruesit e ndjekin”, thotë Guaracy Mingardi, analisti i kriminalistikës.

Sipas policisë, trafikantët qarkullojnë më shumë se 40 milionë dollarë në vit përmes tregut të San Paulos, vetëm një pjesë e të ardhurave të përgjithshme vjetore të grupit nga trafiku ndërkombëtar, që vlerësohet se arrin shifrën e 600 milionë dollarëve.

“Trafiku nuk ndodh vetëm këtu në San Paulo. Është një zinxhir që mbjell, prodhon, paketon dhe transporton”, thotë Nathalia Oliveria, sociologe.

I përhapur në qendër të qytetit të San Paulos, tregu “Crakcland” po dëmton biznese të ligjshme. Këto pamje të filmuara nga kamerat e sigurisë në fillim të korrikut tregojnë dhjetra përdorues të dyshuar droge që përpiqen të hyjnë dhe grabisin një restorant.

Restoranti, vetëm pak metra larg vendit ku mblidhen përdoruesit e drogës thuajse u mbyll, thotë pronarja e tij Helena.

“Klientët u larguan dhe nuk mund të paguanim dot faturat. Asnjë nuk donte të vinte këtu. Kisha frikë se do humbisja biznesin tim, por në rastin e parë që do të më ofrohet mundësia do ta shes”, thotë Helena Vasconcelos Silva, pronare e restorantit.

Të gjithë e dinë për aktivitetin e paligjshëm që kryhet në këto zona dhe shumë ngrenë pikëpyetjen se përse vazhdon ende.

“Policia duhet të përqëndrohet tek parandalimi, që droga të mos mbërrijë në këtë treg dhe jo të zhvilloje operacione të mëdha dhe të arrestojë 10 tregtarë të vegjël.

Duhet të ndryshojmë praktikën e betejës ndaj drogës, që kemi kopjuar nga Shtetet e Bashkuara. Nuk funksionoi këtu dhe nuk funksionoi atje. Ne thjesht mbushim burgjet, por nuk jemi asnjeherë në gjendje të rregullojmë problemin” thotë analisti i kriminalistikës Guaracy Mingardi.

Në një veprim të guximshëm, autoritetet e San Paulos kanë filluar të zbatojnë një praktikë të shtrimit të detyruar në spital të të droguarve. 20 persona që kanë krijuar varësi nga droga janë futur në këtë program të detyruar trajtimi, një hap i vogël, që autoritetet shpresojnë se do të ulë kërkesat për drogë./VOA/

The post Lagjet e kthyera në treg droge! Imazhet tronditëse në Brazil, mijëra njerëz konsumojnë kokainë para policëve appeared first on Albeu.com.

E RËNDË/ Vritet me plumb në kokë kampioni i tetëfishtë i botës (FOTO LAJM)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një sportist me emër është vrarë me armë zjarri.

Vritet me armë Leandro Lo, një nga figurat më të rëndësishme të Jiu-jitsu, tetë herë kampion bote i këtij sporti (art marcial). Braziliani u qëllua në kokë nga një person me të cilin debatoi në një festë në Sao Paulo, qyteti më i madh në Brazil, njoftuan burime federale.

“Idhulli i sportit, Leandro Lo na lë fizikisht. Ne ofrojmë homazh dhe nderim për atë që ndihmoi dhe frymëzoi kaq shumë në mbarë botën,” raportoi Konfederata Braziliane e Sporteve Jiu-Jitsu (CBJJE).

Vrasja ka ndodhur në orët e para të kësaj të diele, në zonën jugore të Sao Paulos, ku sportisti kishte shkuar me miqtë për të shijuar një prezantimin e një grupi muzikor të njohur në një festë.

Sipas dëshmitarëve, luftëtari debatoi për arsye ende të paqarta me një burrë, në dukje i dehur, dhe e imobilizoi atë me një lëvizje tipike krahu të arteve marciale në përpjekje për ta qetësuar. Pasi e la të lirë, personi në fjalë nxori një armë dhe qëlloi kampionin e botës në kokë. Pavarësisht se u dërgua menjëherë në spital, nuk mundi të mbijetonte.

Agresori i tij, i cili u arratis pas krimit, është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Leandro Pereira do Nascimento Lo, 33 vjeç, ishte tetë herë kampion bote në jiu-jitsu në pesë kategori të ndryshme dhe fitoi pesë tituj të Kupës së Botës në këtë sport, si dhe tetë tituj panamerikanë.

The post E RËNDË/ Vritet me plumb në kokë kampioni i tetëfishtë i botës (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.