San Benedeto del Tronto Archives - Albeu.com

Në kërkim në Shqipëri, prangoset në Itali me 20 kg “të bardhë” ish-kryebashkiaku i Vorës
Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, është arrestuar në Itali.

Sipas burimeve, bëhet me dije se ai është arrestuar për 20 kilogram kokainë, në një operacion anti-drogë nga policia italiane.

Gjithashtu burime për ABC bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë më 27 maj 2022, në zonën e San Benedeto del Tronto.

Gjithashtu mësohet se Kajmaku e kishte fshehur sasinë e drogës në vazo me lule, por nuk ka arritur që t’i shpëtojë policisë italiane.

Kujtojmë që ai, para se të bëhej kryebashkiak i Vorës, merrej me biznesin e fidanëve, farërave dhe plehrave, me firmën e tij që quhej “Kajmaku shpk” e ku merrej me “prodhim, shitje, tregim shumë e pakicë farash, fidanëve, pemëve frutore e dekorative, etj., punim i sipërfaqeve të gjelbërta, parqe, dekore urbane…”.

Kujtojmë se Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri.

Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi dhe këtë arrestim nuk e ka deklaruar kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e PS-së. Pasi u provuan akuzat, KQZ i hoqi mandatin Kajmakut.

Agim Kajmaku u arrestua në korrik 2020, disa muaj pasi ishte shpallur në kërkim, në një spital privat në Tiranë ku po trajtohej për probleme shëndetësore.

Gjykata e Apelit ndryshoi masën e shkallës së parë nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’ dhe kështu dy ditë pas ndalimit, Kajmaku u la i lirë më 8 korrik 2020.

The post Në kërkim në Shqipëri, prangoset në Itali me 20 kg “të bardhë” ish-kryebashkiaku i Vorës appeared first on Albeu.com.