samiti Archives - Albeu.com

Rama merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve në Paris, shpërndan pamje nga takimi me Macron
I ftuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris për të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën. Ai vetë ka shpërndarë disa fotografi nga ky takim i rëndësishëm diplomatik.

Në këtë samit janë bashkuar udhëheqës shtetesh dhe qeverish, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Synimi i mbledhjes ishte bashkërendimi i ndihmës ndërkombëtare për Kievin.

Prania e kryeministrit shqiptar në këtë forum dëshmon edhe një herë përkushtimin e Tiranës ndaj Ukrainës. Qëndrimi ynë, në përputhje me aleatët euroatlantikë, mbetet i palëkundur në mbrojtje të ligjit ndërkombëtar, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të shtetit ukrainas.

Ndërkohë, më 14 korrik 2026, Rama do të rikthehet në kryeqytetin francez, sërish me ftesë të presidentit Macron, për të marrë pjesë në festimet zyrtare të Ditës Kombëtare të Francës.

The post Rama merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve në Paris, shpërndan pamje nga takimi me Macron appeared first on Albeu.com.

Samiti i NATO-s në Turqi/ Donald Trump kërkon nga vendet anëtare të Aleancës zbatimin e angazhimit për rritjen e shpenzimeve ushtarake
Presidenti amerikan Donald Trump, do të marrë pjesë këtë javë në samitin e NATO-s në Ankara, ku pritet t’u bëjë presion vendeve aleate që të zbatojnë angazhimin për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.

Sipas administratës amerikane, Trump pret që të gjithë anëtarët e aleancës të nisin menjëherë rrugën drejt objektivit për të investuar 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbrojtje gjatë dekadës së ardhshme.

“Presidenti Trump pret plotësisht që të gjithë aleatët të veprojnë menjëherë dhe me urgjencë për të arritur objektivin prej 5%”, deklaroi ambasadori i SHBA-së në NATO, Matt Whitaker, përpara samitit.

Shtëpia e Bardhë, e konsideron gatishmërinë e shumicës së vendeve anëtare për të rritur shpenzimet ushtarake si dëshmi të ndikimit që Trump ka pasur mbi aleancën, edhe pse ai ka vijuar të ketë mosmarrëveshje me disa partnerë për çështje të ndryshme, përfshirë luftën mes Izraelit dhe Iranit, deklaratat për Groenlandën dhe përplasjet personale me liderë të tjerë.

Trump do të niset drejt Ankarasë mbrëmjen e së hënës dhe, ditët e fundit, ka përsëritur kritikat se Shtetet e Bashkuara shpenzojnë shumë më tepër për mbrojtjen sesa aleatët e tyre.

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është përpjekur të theksojë progresin e vendeve anëtare.

The post Samiti i NATO-s në Turqi/ Donald Trump kërkon nga vendet anëtare të Aleancës zbatimin e angazhimit për rritjen e shpenzimeve ushtarake appeared first on Albeu.com.

MPJD: Kosova nuk merr pjesë në Samitin e NATO-s për shkak të statusit të saj
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë me një sqarim pas raportimeve të publikuara në disa media për mungesën e Kosovës në Samitin e NATO-s, duke bërë të ditur se arsyeja lidhet me pozitën e saj aktuale në arenën ndërkombëtare.

Sipas MPJD-së, Republika e Kosovës nuk përfshihet në Samitet e NATO-s si shtet pjesëmarrës, pasi ende nuk është anëtare e Aleancës Veri-Atlantike dhe njëkohësisht nuk bën pjesë në Programin e Partneritetit për Paqe.

Ministria ka bërë të ditur se Samitet e NATO-s zhvillohen si takime të udhëheqësve të shteteve dhe qeverive të 32 vendeve anëtare, ndërsa në raste të caktuara në to marrin ftesë edhe partnerë të organizatës, në varësi të agjendës së samitit.

Në reagim thuhet gjithashtu se në samitin e ardhshëm janë ftuar disa shtete partnere nga rajoni Indo-Paqësor, si edhe Ukraina, ndërsa Kosova deri më tani nuk ka qenë pjesë e listës së vendeve pjesëmarrëse në këtë format.

MPJD ka rikujtuar po ashtu se edhe në të kaluarën përfaqësimi i Kosovës në veprimtari të ndërlidhura me Samitin e NATO-s ka ndodhur vetëm në kuadër të ngjarjeve anësore të organizuara nga partnerë ndërkombëtarë, e jo në punimet e vetë samitit.

Në përmbyllje të reagimit, Ministria ka ritheksuar angazhimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me NATO-n dhe për çuarjen përpara të objektivit strategjik për anëtarësim të plotë në Aleancë.

The post MPJD: Kosova nuk merr pjesë në Samitin e NATO-s për shkak të statusit të saj appeared first on Albeu.com.

Ministria e Mbrojtjes shpjegon arsyet pse Kosova nuk është pjesë e ftesave për Samitin e NATO-s
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se Kosova nuk është ftuar për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, pasi nuk është vend anëtar i Aleancës dhe, për pasojë, nuk përfshihet në këtë format si shtet pjesëmarrës.

Ky sqarim u dha pas raportimeve të publikuara në media lidhur me mungesën e një ftese për Kosovën në samitin e ardhshëm të NATO-s.

Në përgjigjen e saj për Ekonomia Online, Ministria theksoi se Republika e Kosovës nuk është as anëtare e NATO-s dhe as pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe (Partnership for Peace – PfP), çka nënkupton se nuk merr pjesë në Samitet e NATO-s në cilësinë e një shteti pjesëmarrës.

Ministria e Mbrojtjes ka nënvizuar se kjo nuk është një situatë e re, pasi edhe në të kaluarën Kosova nuk ka marrë ftesë zyrtare për pjesëmarrje në Samitin e NATO-s si shtet pjesëmarrës.

Sipas saj, rastet përjashtuese kanë qenë vetëm ftesat për aktivitete të veçanta të zhvilluara në margjinat e samitit, siç ishte aktiviteti “Women, Peace and Security” (Gratë, Paqja dhe Siguria), i organizuar nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë Samitit të NATO-s vitin e kaluar.

Më tej, Ministria ka sqaruar se Samitet e NATO-s janë takime ku marrin pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të 32 vendeve anëtare të Aleancës, si dhe partnerë që mund të ftohen në raste të veçanta.

Për këtë arsye, në përgjigje theksohet se Republika e Kosovës nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e një Samiti të NATO-s si shtet pjesëmarrës, pikërisht sepse ende nuk është anëtare e Aleancës.

Sipas Ministrisë, Republika e Kosovës vazhdon të mbetet plotësisht e angazhuar në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në NATO.

Në të njëjtën përgjigje thuhet se Kosova do të vijojë të avancojë reformat, të përmbushë standardet e kërkuara dhe të forcojë bashkëpunimin me Aleancën dhe me shtetet e saj anëtare.

The post Ministria e Mbrojtjes shpjegon arsyet pse Kosova nuk është pjesë e ftesave për Samitin e NATO-s appeared first on Albeu.com.

Vjosa Osmani injoron mungesën e Serbisë në samit, deklarata e përbashkët e BE-së: Po pengoni anëtarësimin e njëri-tjetrit
Në Bruksel u mbajt sot samiti Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor ku në përfundim liderët e BE-së dhe të shteteve anëtare publikuan një deklaratë të përbashkët në të cilën riafirmuan angazhimin e tyre të plotë për anëtarësimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Një pjesë e deklaratës i dedikohet dhe marrëdhënieve diplomatike Kosovë – Serbi. Drejtuar Prishtinës zyrtare dhe Beogradit, liderët e BE-së theksojnë se dy vendet po pengojnë integrimin e njëri-tjetrit dhe kjo për shkak të raporteve të tensionuara.

“Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit vazhdon të pengojë të dy partnerët në rrugën e tyre evropiane. Të gjitha marrëveshjet e arritura në Dialogun e lehtësuar nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të zbatohen, në veçanti Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i saj. Mbështetja në kuadër të Mekanizmit të Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor kushtëzohet me angazhimin konstruktiv të partnerëve, me përparim të matshëm dhe rezultate konkrete në normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, thuhet në këtë deklaratë.

Theksojmë se në këtë samit Serbia nuk mori pjesë, një mungesë kjo që u theksua dhe nga kryeministri hungarez, Viktor Orban.

“Për herë të parë në 13 ose 14 vitet e fundit, as unë dhe as dikush tjetër nuk do të shkojmë në atë konferencë ndërqeveritare. Askush nuk do ta përfaqësojë Republikën e Serbisë, kështu që Ballkani Perëndimor do të jetë pa Republikën e Serbisë”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç kur njoftoi se nuk do të merrte pjesë.

Kosova ndërkohë është i vetmi vend pjesëmarrës në këtë samit, nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon statusin e vendit kandidat, ndonëse ka aplikuar në dhjetor të vitit 2022. E përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani, kjo e fundit injoroi plotësisht mungesën e Serbisë në samit. Teksa u pyet nga gazetarët për këtë mungesë, ajo tha se nuk e kishte vënë aspak re.

The post Vjosa Osmani injoron mungesën e Serbisë në samit, deklarata e përbashkët e BE-së: Po pengoni anëtarësimin e njëri-tjetrit appeared first on Albeu.com.

Marta Kos: Europa s’mund të jetë e sigurt pa Ballkanin, është një gabim që kemi bërë në të shkuarën
Komisioneria për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, në Samitin Growth Plan, u shpreh se Evropa s’mund të jetë e sigurt pa Ballkanin.

Ajo theksoi se ky është një gabim i së shkuarës, dhe sipas saj duhet të korrigjohet. Komisionerja e BE iu drejtua liderëve të rajonit duke thënë që “shtëpia juaj, Europa po ju pret”.

Marta Kos, shtoi se vendet e Ballkanit janë tashmë pjesë e Europës, por shtoi se thjesht duhet bërë në mënyrë institucionale, pra të bëhen shtete anëtare të BE.

“Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa BP. Ky është një gabim që kemi bërë në të shkuarën dhe duhet ta korrigjojmë. Ndaj jam shumë e kënaqur që këto takime që ne po bëjmë për planin e rritjes, po hapim gjithnjë e më shumë dyer.

Shumë dyer të tjera do të hapen, dhe shtëpia juaj, Europa po ju pret. Ju jeni pjesë e Evropës, ne thjesht duhet ta bëjmë në mënyrë institucionale, të bëheni shtet anëtar i BE”, u shpreh Marta Kos.

The post Marta Kos: Europa s’mund të jetë e sigurt pa Ballkanin, është një gabim që kemi bërë në të shkuarën appeared first on Albeu.com.

Samiti/ Rama mban fjalën hapëse: Rruga jonë drejt BE, për liritë dhe mundësitë, realitet nga viti i ardhshëm
Këtë të premte, kryeministri Edi Rama, mbajti fjalimin e tij hapës në samitin “Growth Plan, Our Pathway to EU”, ku theksoi se plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor, nuk është thjesht një itinerar drejt Brukselit, por një udhërrëfyes drejt lirive dhe mundësive të tregut evropian, të cilit, siç tha ai, qytetarët e rajonit i përkasin historikisht.

Rama u ndal te dështimet e së kaluarës për bashkëpunim rajonal, duke theksuar se rajoni ka humbur shumë mundësi teksa ka mbetur peng i konflikteve të vjetra:

“Më mirë vonë se kurrë, mund të thotë dikush, pas gjithë atyre shanseve të humbura kur trenat e bashkëpunimit u nisën dhe ne mbetëm në platformë. Duhet të shkojmë drejt të ardhmes, jo të mbetemi te mosmarrëveshjet e së kaluarës”.

Ai theksoi se Evropa është ndërtuar përmes veprimit dhe jo pritjes, dhe se ky samit shënon pikërisht momentin për të ecur përpara:

“Nuk jemi këtu për të shtyrë punët, por për të ndërtuar së bashku atë që kërkohet të bëjmë sot”.

Rama theksoi gjithashtu se qytetarët shpesh nuk e ndiejnë drejtpërdrejt procesin e integrimit, por përfitojnë përmes uljes së kostove, lirisë së lëvizjes dhe shërbimeve më të shpejta.

Një shembull konkret, sipas tij, është heqja e tarifave të roaming-ut me Bashkimin Evropian:

“Vitin e ardhshëm tarifat e roaming-ut me BE do të hiqen. Ky është një tjetër kufi artificial që bie mes nesh dhe Evropës”.

Në fokus ishte edhe transformimi digjital i rajonit. Kryeministri njoftoi se Ballkani është në prag të një epoke të re me identitetin digjital të unifikuar, ndërsa për Shqipërinë ky hap do të bëhet realitet shumë shpejt: “Revolucioni digjital dhe identiteti digjital në Ballkan do të pasqyrojnë standardet evropiane. Jam krenar t’ju them se nga viti i ri identiteti digjital në Shqipëri bëhet realitet”.

The post Samiti/ Rama mban fjalën hapëse: Rruga jonë drejt BE, për liritë dhe mundësitë, realitet nga viti i ardhshëm appeared first on Albeu.com.

Sot samiti Growth Plan “Our pathway to EU”/ Rama pret në Tiranë liderët e rajonit dhe Komisioneren Marta Kos
Këtë të premte 21 nëntor 2025, Tirana do të mirëpresë samitin Growth Plan “Our pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe është planifikuar të nisë në orën 09:30.

Pas 30 minutash kryeministri Edi Rama së bashku me komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, do të mbajnë fjalën hapëse për të vijuar më pas me punimet e samitit.

Samiti do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët mes Ramës dhe komisioneres Kos.

Agjenda e samitit

Ora: 09:30 – 12:00

Vendi: Pallati i Brigadave

09:30 – Mirëseardhja/ Doorstep Statements

10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Growth Plan

Fjalët Hapëse

• Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

• Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS

11:30 – Foto Familjare

11:35 – Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

The post Sot samiti Growth Plan “Our pathway to EU”/ Rama pret në Tiranë liderët e rajonit dhe Komisioneren Marta Kos appeared first on Albeu.com.

Zjarri shpërthen në vendin e samitit COP30 në Belem të Brazilit, urdhërohet evakuimi
Një zjarr shpërtheu në vendin e samitit COP30 në Belem të Brazilit, duke shkaktuar evakuim nga disa pjesë të vendit, ndërsa delegatët e panikuar vrapuan drejt daljeve.

Ekipet e Kombeve të Bashkuara dhe të sigurisë nxituan në vendin e ngjarjes me fikëset e zjarrit dhe u përpoqën ta shuanin atë ndërsa tymi përfshiu korridorin dhe njerëzit u dëgjuan duke bërtitur “zjarr!”

Victoria Martins dhe Júlia Aguiar, personel teknik i lidhur me ngjarjen, thanë se zjarri u raportua në pavijonin e shëndetit dhe shkencës në ditën e parafundit të planifikuar të samitit COP30, raportoi Associated Press.

Tymi dilte brenda dhe jashtë ndërtesës së konferencës ndërsa zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje në Belem. Disa video të flakëve po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.

Incidenti ndodhi kur ministrat globalë ishin thellësisht të zhytur në negociata për të thyer një bllokim mbi lëndët djegëse fosile, financimin e klimës dhe masat tregtare, me vetëm një ditë të mbetur në konferencën dyjavore për klimën.

Ministri i turizmit i Brazilit, Celso Sabino, tha se zjarri është vënë nën kontroll, duke informuar se nuk u raportuan të lënduar në incident.

“Incidenti është vënë tashmë nën kontroll”, thuhet se tha Sabino në televizionin brazilian.

Zjarri shpërtheu kur ministrat globalë ishin thellësisht të zhytur në negociata për të thyer një bllokim mbi lëndët djegëse fosile, financimin e klimës dhe masat tregtare.

The post Zjarri shpërthen në vendin e samitit COP30 në Belem të Brazilit, urdhërohet evakuimi appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj bën bashkë në Tiranë liderët e rajonit në Samitin e Procesit të i Brdo-Brijunit
Këtë të hënë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mirëpriti në Shqipëri krerët e shteteve të vendeve anëtare të Procesit të Bërdo-Brijunit, një nismë e rëndësishme rajonale që synon nxitjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Samiti i mbajtur në Tiranë, mblodhi në një tryezë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç, Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Bećirović, Zheljko Komšić dhe Željka Cvijanović, si dhe bashkëkryesuesit e Procesit, Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, dhe Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Në qendër të diskutimeve ishin temat e integrimit evropian, Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, forcimi i bashkëpunimit rajonal, roli i të rinjve dhe siguria në rajon.

Presidenti Begaj, theksoi se Shqipëria mbështet dialogun rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si elementë thelbësorë për ruajtjen e paqes dhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Kreu i Shtetit, ftoi homologët e tij të vazhdojnë qasjen konstruktive për të thelluar bashkëpunimin në kuadër të Procesit të Brdo-Brijunit, duke theksuar rëndësinë e qëndrueshmërisë institucionale dhe bashkërendimit të politikave për të përballuar sfidat e përbashkëta.

Gjithashtu, në fjalën e tij, Presidenti Begaj, u ndal te progresi i bërë nga Ballkani Perëndimor në bashkëpunimin rajonal dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike.

Ai theksoi se përparimi i Shqipërisë në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, është rezultat i reformave të ndërmarra për forcimin e institucioneve demokratike, pavarësinë e gjyqësorit, modernizimin e administratës publike, si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Duke vlerësuar arritjet e deritanishme të Procesit të Brdo-Brijunit, Presidenti Begaj nënvizoi se rajoni ende përballet me sfida që kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë dhe koordinim të vazhdueshëm:

“Përballja me sfidat e përbashkëta kërkon rritje të bashkëpunimit dhe koordinim më të ngushtë mes nesh”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj, theksoi se aspirata e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një objektiv politik, por një mision kombëtar, duke theksuar se ky proces gëzon mbështetjen e gjerë të shoqërisë shqiptare si rrugë drejt forcimit të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

Samiti i Procesit të Bë rdo-Brijunit, u mbyll me një deklaratë të përbashkët të presidentëve pjesëmarrës, që riafirmon përkushtimin ndaj paqes, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

The post Presidenti Begaj bën bashkë në Tiranë liderët e rajonit në Samitin e Procesit të  i Brdo-Brijunit appeared first on Albeu.com.