samiti per demokraci Archives - Albeu.com

Biden fton Osmanin në Samitin e dytë për Demokraci
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka ftuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e dytë për Demokraci.

Samiti do të mbahet më 29-30 mars në formatin virtual, me mbi 100 vende pjesëmarrëse.

Ky samit është themeluar me iniciativë të presidentit Biden dhe edicioni i parë është mbajtur në dhjetor të vitit 2021.

Kosova është ftuar edhe në herën e parë.

Sipas Presidencës së Kosovës, Osmani është zgjedhur në mesin e dhjetë liderëve që të jenë folëse në seancën plenare, në të cilën do të diskutohet për rolin e demokracisë në krijimin e institucioneve stabile.

Në këtë takim, sikur edhe në të parin, do të diskutohet për rëndësinë e demokracisë dhe se si shtetet të adresojnë më së miri sfidat globale.

Presidenti amerikan, Joe Biden, pati thënë në samitin e parë se “bota është në vitet e para të një dekade vendimtare për të ardhmen kolektive”.

The post Biden fton Osmanin në Samitin e dytë për Demokraci appeared first on Albeu.com.

Biden e fton Osmanin në Samitin për Demokraci, në mesin e dhjetë liderëve që do të jenë folës kryesor
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca, përmes një komunikate drejtuar mediave.

Sipas ZPRK’së, përveç fjalimit që do të mbajë krahas krerëve të shteteve të tjera sipas formatit të vitit të kaluar, Osmani është përzgjedhur edhe në mesin e dhjetë liderëve që do të jenë folës kryesor në seancën plenare në të cilën do të diskutohet për rolin e demokracisë në krijimin e institucioneve stabile.

“Më 9 dhjetor 2021, Presidentja Osmani përfaqësoi Kosovën në edicionin e parë të Samitit për Demokraci, platformë që ka bashkuar vendet anekënd globit në përpjekjet e tyre për të konsoliduar vlerat demokratike dhe për t’i promovuar e fuqizuar tutje ato. Republika e Kosovës, përgjatë vitit që shkoi, ka arritur suksese të rëndësishme në të tri zotimet të cilat kishin për qëllim fuqizimin e sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, luftimin e autoritarizmit, avancimin e të drejtave të njeriut, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen me fokus në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci.

Sipas ftesës, përveç fjalimit që do të mbajë krahas krerëve të shteteve të tjera sipas formatit të vitit të kaluar, Presidentja Osmani është përzgjedhur edhe në mesin e dhjetë liderëve që do të jenë folës kryesor në seancën plenare në të cilën do të diskutohet për rolin e demokracisë në krijimin e institucioneve stabile.

Samiti për Demokraci është nismë e Shtëpisë së Bardhë që mëton të nxjerrë në pah suksesin e demokracisë në dobi të qytetarëve si dhe adresimin e sfidave më të vështira botërore.

Më 9 dhjetor 2021, Presidentja Osmani përfaqësoi Kosovën në edicionin e parë të Samitit për Demokraci, platformë që ka bashkuar vendet anekënd globit në përpjekjet e tyre për të konsoliduar vlerat demokratike dhe për t’i promovuar e fuqizuar tutje ato.

Republika e Kosovës, përgjatë vitit që shkoi, ka arritur suksese të rëndësishme në të tri zotimet të cilat kishin për qëllim fuqizimin e sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, luftimin e autoritarizmit, avancimin e të drejtave të njeriut, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen me fokus në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore.

Për shkak të këtij suksesi, nga më shumë se 100 shtete pjesëmarrëse, Presidenca e Republikës së Kosovës, është përzgjedhur nga Shtëpia e Bardhë që të bashkë-udhëheqë me grupin tematik për sundim të ligjit./express/

The post Biden e fton Osmanin në Samitin për Demokraci, në mesin e dhjetë liderëve që do të jenë folës kryesor appeared first on Albeu.com.

Samiti për Demokraci i thirrur nga Biden, Vjosa Osmani prezanton tri zotimet e Kosovës (VIDEO)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të fjalimit të saj në Samitin për Demokraci, ka prezantuar tri zotime të shtetit të Kosovës për të forcuar demokracinë.

Osmani ka thënë se Kosova do të forcojë sundimin e ligjit përmes Strategjisë Kombëtare dhe vetingut, do të forcojë rolin e gruas në shoqëri dhe do të themelohet një Këshill Presidencial për Demokraci.

“Së shpejti, Kosova do të shënojë 14 vjetorin e pavarësisë, por regjimet autoritare dhe gjenocidale i kemi luftuar për një kohë shumë më të gjatë se kaq. Demokracia është në themelet e shoqërisë sonë, ajo është e rrënjosur thellë në luftën tonë historike për liri dhe të drejtat e njeriut. Dhe, siç e parashikoi ati ynë themeltar, presidenti Rugova, Republika jonë mbështetet fuqishëm në tri shtylla: liri, pavarësi, demokraci”, ka thënë fillimisht ajo.

Teksa ka lavdëruar avancimin e demokracisë përmes zgjedhjeve të lira, lirinë e mediave e standardet më të larta të të drejtave të njeriut të vulosura në Kushtetutë, Osmani ka thënë se Demokracia s’është kurrë projekt i përfunduar.

Ajo ka renditur tri zotimet e Kosovës për të avancuar me këtë çështje:

“Forcojmë sundimin e ligjit përmes zbatimit të plotë të Strategjisë Kombëtare për Sundim të Ligjit, dhe një procesi të vetingut i cili do t`i rrënjosë integritetin, paanshmërinë dhe profesionalizmin në zemër të sistemit tonë të drejtësisë. Ne zotohemi për miratimin dhe zbatimin e legjislacionit të avancuar për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, vendosjen e ndalimit të udhëtimit për individët e huaj të përfshirë në abuzime të rënda të të drejtave të njeriut, ndalimin e financimit të qeverive të huaja për partitë politike dhe ndalimin e institucioneve publike që të përdorin teknologji të vëzhgimit nga prodhues jo të besueshëm.

Forcojmë rolin e gruas në shoqërinë tonë duke iniciuar veprime për harmonizimin e të gjitha ligjeve përkatëse me dispozitat e ligjit për barazinë gjinore, për të garantuar vendin e duhur të gruas në institucionet publike dhe rolet vendimmarrëse. Ne gjithashtu do ta miratojmë një strategji kombëtare të guximshme kundër dhunës me bazë gjinore për ta zbatuar Konventën e Stambollit, për ta frenuar këtë epidemi përmes parandalimit dhe mbrojtjes dhe duke i rritur dënimet minimale për të pasqyruar peshën e rëndë të krimeve me bazë gjinore.

Do ta themeloj një Këshill Presidencial për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, i cili do të bashkojë institucionet publike dhe shoqërinë civile për të shtyrë përpara dhe monitoruar zbatimin e zotimeve tona. Ky këshill tregon përkushtimin tonë afatgjatë për ta përmirësuar demokracinë tonë.

Në fund Osmani ka thënë se Kosova zotohet se do të punojë me të gjithë partnerët për të arritur objektivat e veta e për të kundërshtuar ndërhyrjen dhe propagandën ruse.

Osmani ka thënë se si presidente e Kosovës në vitin e ardhshëm do të organizojë një Samit Global për Gratë në Paqe dhe Siguri që thotë se do të bashkojë liderë nga e gjithë bota.

“Në betejën mes demokracisë dhe autokracisë, historia na mëson se akomodimi i autokratëve nuk funksionon kurrë. Sot është më shumë se një samit. Është zëri ynë i përbashkët që i refuzon tendencat autokratike dhe zëri ynë i përbashkët në mbrojtje të demokracisë”, ka vazhduar ajo duke përfunduar fjalimin me falënderimin për presidentin Biden në emër të “popullit më proamerikan në botë”./albeu.com/

The post Samiti për Demokraci i thirrur nga Biden, Vjosa Osmani prezanton tri zotimet e Kosovës (VIDEO) appeared first on Albeu.com.