Samiti ne Madrid Archives - Albeu.com

Samiti i NATO-s në Madrid, Zelensky: Kemi nevojë për artileri moderne, lufta nuk duhet të zvarritet
Në ditën e dytë të Samitit të NATOS-s në Madrid, në lidhje direkte ka folur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Zelensky u kërkuar udhëheqësve që marrin pjesë se Ukraina ka nevojë për më shumë dhe artileri moderne për t’i bërë ballë agresionit rus.

“Lufta nuk duhet të zvarritet. Ne kemi nevojë për sisteme shumë më moderne, artileri moderne”, u shpreh Zelensky.

“Kjo nuk është një luftë që po bën Rusia vetëm kundër Ukrainës. Kjo është një luftë për të drejtën, për të diktuar kushtet në Europë,  për atë se si do të jetë rendi i ardhshëm botëror,” tha ai. /albeu.com

The post Samiti i NATO-s në Madrid, Zelensky: Kemi nevojë për artileri moderne, lufta nuk duhet të zvarritet appeared first on Albeu.com.

NATO i drejtohet Putinit: Ju nuk do të fitoni
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka thënë se samiti i NATO-s ka një sinjal të qartë për presidentin rus.

Në një fjalim, ai tha: “Ne po i dërgojmë një mesazh të fortë Putinit: “Ju nuk do të fitoni”.

Në këtë Samit që po mbahet sot, por që gjithashtu do të vazhdojë edhe nesër pritet të merren vendime të rëndësishme.

Pjesë e mbledhjes është edhe kryeministri Edi Rama./albeu.com

The post NATO i drejtohet Putinit: Ju nuk do të fitoni appeared first on Albeu.com.

Më shumë siguri!
Nga Ditmir Bushati

Me Samitin e NATO-s në Madrid, Aleanca transatlantike po përgatitet për përmirësimin më të madh të kapaciteteve të mbrojtjes që nga Lufta e Ftohtë. Një Koncept i ri Strategjik do të miratohet duke përshkruar Rusinë si “kërcënimin më të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë ndaj Aleancës”. Ndërkohë që Kina përmendet për herë të parë si një nga sfidat e së ardhmes për NATO-n, edhe pse Aleanca nuk ndan vijë kufitare me të. Kjo është arsyeja që udhëheqësit e shteteve, të cilët e shohin me shqetësim rritjen e kapaciteteve ushtarake dhe teknologjike të Kinës, të tilla si Australia, Japonia, Korea e Jugut dhe Zelanda e Re, janë ftuar të marrin pjesë për herë të parë në një Samit të NATO-s.

Shqipëria lipset të përditësojë e kontekstualizojë Strategjinë e Sigurisë Kombëtare në përputhje me detyrimet që burojnë nga Koncepti i ri Strategjik i NATO-s, duke pasur parasysh veprimtarinë e aktorëve të mësipërm dhe aleatëve të tyre në rajon.

Koncepti i fundit Strategjik i NATO-s, i vitit 2010, vlerësoi rrezikun e luftës në Europë si të ulët. Sipas këtij dokumenti, rreziku më i rëndësishëm për NATO-n ishte apatia e anëtarëve, e cila shprehej edhe me mospërmbushjen e detyrimeve financiare. Asokohe, Europa besonte se i kishte larë hesapet me luftrat njëherë e përgjithmonë.

Mirëpo, goditja sizmike e shkaktuar nga agresioni Rus në Ukrainë ndryshoi gjithçka. Reagimi i NATO-s e befasoi Kremlinin, i cili prej kohësh përpiqej t’i vendoste shtetet e Aleancës kundër njeri-tjetrit duke rrëmuar në diferencat mes tyre. NATO u tregua e shpejtë në dislokimin e trupave shtesë në shtetet baltike dhe në Rumani, në mbështetje të krahëve të saj lindorë dhe jugorë. Ndërsa një pjesë e aleatëve vendosën të mbështesin ushtarakisht Ukrainën. Gjermania i tha lamtumirë politikës së saj tradicionale në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Një tjetër surprizë për Rusinë ishte vendimi i Finlandës dhe Suedisë për të hequr dorë nga politika e mosangazhimit dhe për të nisur procedurat e anëtarësimit në NATO.

Meqë SHBA-ja duhet të kujdeset dhe të përdor një pjesë të burimeve të saj në Indo-Paqësor, Europa pritet të mbajë një ngarkesë më të rëndë në lidhje me mbrojtjen kolektive. Kësisoj, Europa duhet të përgatitet për të qenë përgjigja e parë ndaj krizave në periferi të NATO-s, duke dëshmuar përgjegjësi më të madhe strategjike europiane, në vend të autonomisë strategjike, të kërkuar para fillimit të luftës nga Presidenti francez Macron.

Mjedisi i ri i sigurisë në Europë kërkon shpenzime shtesë ushtarake duke shkuar përtej objektivit të vendosur në Samitin e Uellsit të vitit 2014. Objektivi i dikurshëm i shpenzimit të 2% të Produktit të Brendshëm Bruto për nevojat ushtarake, tani konsiderohet më shumë si një “dysheme”, sesa një “tavan”. Prandaj, në Madrid, udhëheqësit e NATO-s do të zotohen sërish si për politikat që kanë të bëjnë me shkurajimin ashtu edhe për mbrojtjen.

Samiti i Madridit pritet të intensifikojë mbështetjen ndaj Ukrainës me qëllim transformimin tërësor të ushtrisë së saj me pajisje moderne të NATO-s. Megjithëse anëtarësimi i Ukrainës dhe Gjeorgjisë u premtua në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008, ky proces nuk është materializuar.

Samiti pritet të rikonfirmojë gjithashtu mbështetjen ndaj partnerëve si Gjeorgjia dhe Bosnje Hercegovina përmes mbështetjes politike e praktike për fuqizimin e qëndrueshmërisë së tyre për të parandaluar çdo agresion të mundshëm.

Pavarësisht kontekstit të mësipëm, stërvitjes “Defender 21” të zhvilluar vjet në Shqipëri me synim rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave aleate; faktit që Bosnja figuron në agjendën e Samitit; duhet thënë se pak ka ndryshuar politika për krahun jugor të NATO-s, ku përfshihet edhe Ballkani Perëndimor.

Nisur nga nevoja e garantimit të një mjedisi të sigurtë përkundrejt çdo agresioni të mundshëm, NATO është pranishme në Kosovë dhe në Bosnje Hercegovinë, sikundër ka shtuar investimet në rajonin tonë për çështjet e sigurisë. Megjithatë, NATO nuk ka ndërmarrë ende asnjë nismë që do të ankoronte përfundimisht në gjirin e saj shtetet të cilat synojnë anëtarësimin.

Ballkani Perëndimor është një rajon ku demokracitë transatlantike kanë gamën më të madhe të levave dhe mjetet më të fuqishme diplomatike dhe ushtarake, jo vetëm për të parandaluar dhe frenuar dhunën dhe agresionin, por për të krijuar një mjedis të favorshëm për përparimin demokratik. Fakti që Perëndimi është i bashkuar si kurrë më parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, duhet shfrytëzuar si një mundësi për të përmbyllur procesin e ankorimit të rajonit në NATO, si mundësia më e mirë për një rajon të sigurtë.

The post Më shumë siguri! appeared first on Albeu.com.

Samiti në Madrid/ “Dritë jeshile” nga Turqia për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto tha të martën se Turqia ka rënë dakord të mbështesë anëtarësimin e përbashkët të Finlandës dhe Suedisë në NATO, në ditën e parë të samitit të aleancës në kryeqytetin spanjoll Madrid.

Niinisto tha se përparimi erdhi pasi të tre vendet nënshkruan një memorandum të përbashkët “për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit”.

Bisedimet trepalëshe midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë, të mbajtura në Madrid në margjinat e samitit të NATO-s, zgjatën mbi dy orë.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, diskutuan aplikimet e vendeve nordike për t’iu bashkuar aleancës, si dhe shqetësimet e Ankarasë në lidhje me këtë çështje.

Muajin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me aleancën, vendim që u nxit nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Por Turqia, një anëtare e aleancës, shprehu kundërshtime ndaj aplikimeve të anëtarësimit, duke kritikuar të dy vendet për tolerimin dhe madje edhe për mbështetjen e grupeve terroriste.

Stoltenberg vazhdimisht ka thënë se Turqia ka “shqetësime legjitime në lidhje me luftën e saj kundër terrorizmit.”/REL

The post Samiti në Madrid/ “Dritë jeshile” nga Turqia për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO appeared first on Albeu.com.