samiti i G20 Archives - Albeu.com

Lufta në Ukrainë, mungesa e Putinit dhe e Xi-së pritet ta dobësojnë samitin e G20-ës
Ndarjet e thella dhe të rrënjosura për luftën e Rusisë në Ukrainë rrezikojnë ta pengojnë përparimin në çështjet siç janë: siguria e ushqimit, borxhi i pashlyeshëm dhe bashkëpunimi global për ndryshimin klimatik, kur kombet më të fuqishme të botës të takohen këtë fundjavë në Nju Delhi.

Qëndrimet e palëkundshme ndaj luftës e kanë bërë të pamundur të ketë pajtim qoftë edhe për një komunikatë të vetme në G20, apo takime ministrore në G20 gjatë presidencës së Indisë këtë vit, duke bërë që t’u mbetet në dorë liderëve ta gjejnë një zgjidhje, nëse është e mundshme.

Kina do të përfaqësohet nga kryeministri Li Qiang, dhe jo nga presidenti Xi Jinping, derisa Rusia njoftoi për mungesën e presidentit Vladimir Putin, duke lënë të kuptohet se asnjëri vend me gjasë nuk do t’i bashkohet asnjë konsensusi.

Kjo nënkupton se, samiti dyditor nga 9 shtatori, do të mbizotërohet nga Perëndimi dhe aleatët e tij. Në mesin e liderëve të G20-ës, të cilët do të marrin pjesë, janë edhe presidenti amerikan, Joe Biden, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Marcon, Mohammed Bin Slaman nga Arabia Saudite dhe Fumio Kishida i Japonisë.

Një samit i dështuar do t’i zbulonte kufizimet në bashkëpunim mes fuqive perëndimore dhe joperëndimore, si dhe do t’i nxiste vendet të përkushtoheshin edhe më shumë ndaj grupeve me të cilat ndihen më rehat, thanë analistët.

Për t’i luftuar kërcënimet globale “të mos bisedosh me Perëndimin dhe blloqet joperëndimore nuk është ajo çfarë do të donit”, tha Michael Kugelman, drejtori i Institutit të Azisë Jugore në Qendrën Wilson në Uashington.

Dështimi për ta arritur një konsensus do t’ia dëmtojë, po ashtu, kredencialet diplomatike kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, i cili po e përdor presidencën për ta forcuar pozitën e Nju Delhit si fuqi e madhe ekonomike dhe si lider i jugut global.

“Nëse samiti i liderëve është i dështuar, Nju Delhi dhe, posaçërisht Modi, do të përjetojnë dështime të mëdha diplomatike dhe politike”, tha Kuleman.

India, e cila nuk e ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia, do të duhet ose ta bindë bllokun për t’u pajtuar për një deklaratë të përbashkët – e ashtuquajtura Deklarata e Liderëve – ose ta lejojë presidencën e vet të bëhet e para që përfundon pa një deklaratë të tillë që nga viti 2008.

“Qëndrimet janë forcuar që nga samiti i Balit”, tha një zyrtar i lartë i Qeverisë indiane për Reuters, duke iu referuar samitit të vitit 2022 të mbajtur në Indonezi. “Rusia dhe Kina i kanë forcuar qëndrimet që nga atëherë, do të jetë shumë e vështirë të arrihet konsensus”.

Në çastin e fundit

Në Bali, presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, e arriti një deklaratë të përbashkët të bllokut në çastin e fundit. India po shpreson se liderët mund të bëjnë diçka të tillë në çastin e fundit, tha një zyrtar tjetër qeveritar.

Në Deklaratën e Liderëve të samtit të Balit thuhej: “Shumica e anëtarëve e dënojnë fuqishëm luftën në Ukrainë, e cila po u shkakton njerëzve vuajtje të mëdha dhe po i përkeqëson brishtësitë ekzistuese në ekonominë globale”.

Në të thuhej, po ashtu, se: “kishte edhe mendime të tjera dhe vlerësime të ndryshme për gjendjen dhe sanksionet”.

Një tjetër zyrtar indian tha se në Bali, Rusia dhe Kina “ishin më fleksibile”. Por, derisa lufta po i mbush 18 muaj, vendet “nuk janë duke u pajtuar madje as për gjuhën e përdorur në Deklaratën e Balit”.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i cili do të jetë në Indi në vend të Putinit, i kanë nisur tashmë mospajtimet.

Trudeau, derisa njoftoi se do të udhëtojë drejt Indisë për këtë takim gjatë një bisede telefonike me Volodymyr Zelenskyn e Ukrainës, tha se ndihej i zhgënjyer që presidenti ukrainas nuk është ftuar.

“Siç e dini, ne do të flasim fuqishëm për ju, dhe ne do të vazhdojmë të sigurohemi që bota të jetë në anën e Ukrainës”, tha Trudeau gjatë bisedës telefonike me Zelenskyn.

Lavroni tha javën e kaluar se Rusia do ta bllokojë deklaratën e samitit të G20-ës, nëse në të nuk pasqyrohet qëndrimi i Moskës për Kievin dhe krizat e tjera. Diplomatët thanë se pranimi i çfarëdo qëndrimi të Moskës është goxha i pamundur, dhe se samiti me gjasë do të përfundojë duke e lëshuar një deklaratë jodetyruese apo të njëanshme.

Kina po e shtyn përpara BRICS-in?

Muajin e kaluar, grupi i vendeve të BRICS-it, ku Kina është kryesorja, i shtoi gjashtë vende të tjera në bllok në përpjekje për ta ndryshuar rendin botëror të cilin e vlerëson si të vjetruar.

“Mungesa e Xi-së mund të jetë përpjekje e Pekinit për ta shkatërruar G20-ën, vetëm pak javë pasi e zgjeroi organizatën BRICS, e cila është më në përputhshmëri me pikëpamjen botërore të Kinës”, tha David Boling, drejtor në firmën e konsultimeve Eurasia Group.

India është anëtare e BRICS, bashkë me Rusinë, Kinën, Brazilin dhe Afrikën Jugore, dhe kishte ca shqetësime me zgjerimin e bllokut më herët. Por, në samitin e Johanesburgut muajin e kaluar, iu bashkua konsensusit rreth kushteve për hyrjet e reja.

Më presidencën e saj në samitin e G20-ës, India ka kërkuar që dallimet rreth Ukrainës të lihen në prapavijë dhe ka bërë trysni për një zgjidhje për ndryshimin klimatik, borxhet për vendet e cenueshme, rregullat për kriptovalutat dhe reformat bankare shumëpalëshe.

Nju Delhi ka tentuar, po ashtu, ta ringjallë një marrëveshje e cila lejonte eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase përmes Detit të Zi, por ka pak gjasa ta bindesh Rusinë të heqë dorë nga kundërshtimi i saj, thanë zyrtarët indianë.

Gjatë vitit, ka pasur pak përparim në bisedimet për ristrukturimin e borxhit dhe për një taksë minimale globale për korporatat, por India ia ka dalë të marrë përkrahje nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për rregulloret gjithëpërfshirëse botërore për kriptovalutat.

Një komitet i G20-ës, i udhëhequr nga ish-burokrati indian N.K. Singh dhe ekonomisti Larry Summers, një ish-sekretar i Thesarit amerikan, ka propozuar edhe rritjen e huave nga bankat shumëpalëshe për vendet në zhvillim. Ende nuk ka pajtim për këtë propozim.

Synimet e ndryshimit klimatik i kanë ndarë vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim gjatë takimeve të grupit në korrik, dhe zyrtarët thanë nuk ka gjasa që qëndrimet të ndryshojnë në këtë samit./REL/

The post Lufta në Ukrainë, mungesa e Putinit dhe e Xi-së pritet ta dobësojnë samitin e G20-ës appeared first on Albeu.com.

Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20-ës në Bali
Presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-ës në Indonezi javën e ardhshme, tha të enjten një zyrtar i qeverisë indoneziane, duke shmangur një konfrontim të mundshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj për shkak të luftës në Ukrainë.

Luhut Binsar Pandjaitan, organizues për ngjarjet e G20-ës, tha se vendimi i Putinit për të mos marrë pjesë ishte “më i miri për të gjithë ne”.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden, presidenti kinez Xi Jinping dhe liderë të tjerë botërorë do të marrin pjesë në samitin dy-ditor që fillon më 15 nëntor.

Ky samit do të ishte hera e parë që Biden dhe Putin do të ishin bashkë në një mbledhje qëkur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.

Presidenti indonezian Joko Widodo është nikoqir i mbledhjes së 20 ekonomive më të mëdha në botë në ishullin Bali.

“Është informuar zyrtarisht se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-ës dhe do të përfaqësohet nga një zyrtar i nivelit të lartë dhe kjo është diskutuar nga presidenti Joko Widodo dhe Putin në bisedat e mëparshme telefonike”, tha Pandjaitan pas takimit të zyrtarëve të sigurisë.

“Çfarëdo që të ndodhë me vendimin e Rusisë, është për të mirën tonë të përbashkët ,” shtoi Pandjaitan, i cili është gjithashtu ministër koordinues i çështjeve detare dhe investimeve.

Ai tha më herët se ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov do të udhëheqë delegacionin rus.

Pandjaitan nuk e dinte pse Putini vendosi të mos vinte, por tha “ndoshta sepse Presidenti Putin është i zënë në shtëpi dhe ne gjithashtu duhet ta respektojmë këtë”.

Pandjaitan konfirmoi se të njëjtat arsye ndoshta po e mbajnë edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në shtëpi.

Widodo në fillim të këtij viti udhëtoi për në Kiev dhe Moskë në një përpjekje për t’i bërë të dy udhëheqësit të ulen në Bali dhe të bëjnë paqe.

Vendimi i Putinit për të mos marrë pjesë në G-20 vjen pasi forcat ruse në Ukrainë kanë pësuar pengesa të konsiderueshme.

Tërheqja e paralajmëruar e Rusisë nga qyteti Herson së bashku me një ngërç të mundshëm në luftimet gjatë dimrit mund t’u japë të dy vendeve një mundësi për të negociuar paqen, tha të mërkurën gjenerali i ushtrisë Mark Milley, kryetar i Shtabit të Përbashkët të SHBA-së.

Ai tha se rreth 40,000 civilë ukrainas dhe “mbi” 100,000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur në luftë, tani në muajin e nëntë të saj.

“E njëjta gjë ndoshta në anën ukrainase,” shtoi Milley.

G20-ta është më i madhi nga tre samitet që mbahen në Azinë Juglindore këtë javë dhe në vijim, dhe mbeti e paqartë nëse Lavrov do të përfaqësojë Rusinë në të gjitha ato.

Biden kishte përjashtuar mundësinë e takimit me Putin nëse ai do të kishte marrë pjesë në samit dhe tha se e vetmja bisedë që mund të kishte me liderin rus do të ishte diskutimi i një marrëveshjeje për lirimin e amerikanëve të burgosur në Rusi.

Indonezia ka ftuar gjithashtu presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka të ngjarë të marrë pjesë virtualisht.

Zelensky ka thënë se nuk do të merrte pjesë, nëse Putini merr pjesë.

Ky samit do të mbahet në Bali të Indonezisë më 15 dhe 16 nëntor, e cila aktualisht udhëheq me presidencën e G20-ës.

The post Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20-ës në Bali appeared first on Albeu.com.

Ukraina bën thirrje që Rusia të përjashtohet nga samiti i G20-ës
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleh Nikolenko, i ka bërë thirrje grupit të 20 ekonomive më të mëdha në botë që të dëbojnë Rusinë dhe të anulojnë ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, në samitin e G20-s.

Në një postim në Twitter më 1 nëntor, ai tha se fakti që Putini e pranoi publikisht se ai urdhëroi sulmet me raketa ndaj civilëve ukrainas dhe infrastrukturës energjetike do të thotë se “duart e tij [janë] të njollosura me gjak” dhe se “ai nuk duhet të lejohet të ulet në tryezë me liderët botërorë.”

Ky samit do të mbahet në Bali të Indonezisë në nëntor, e cila aktualisht udhëheq me presidencën e G20-s.

Lideri i Indonezisë, Joko Widodo, tha më 19 gusht se presidenti rus, Vladimir Putin, do të marr pjesë në samit.

Xhakarta u vu nën presionin e Perëndimit për të mos e ftuar Putinin në takimin e G20-s, pasi Indonezia njoftoi në prill se e kishte ftuar liderin rus.

Por, Indonezia ka mbajtur një pozicion neutral duke bërë thirrje për zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë dhe Widodo më herët gjatë këtij viti k a vizituar edhe Kievin, edhe Moskën.

Indonezia po ashtu ka ftuar në samit edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në përpjekje për të gjetur një kompromis midis Moskës dhe Kievit.

Zelensky, shteti i të cilit nuk bën pjesë në grupin e 20 ekonomive më të mëdha në botë, ka thënë se ai do të marrë pjesë në samit, të paktën përmes video-lidhjes. REL

The post Ukraina bën thirrje që Rusia të përjashtohet nga samiti i G20-ës appeared first on Albeu.com.

Samiti i G20/ Ministrat refuzojnë të takohen me Lavrov, kryediplomati rus detyrohet të largohet
Ashtu siç kishte paralajmëruar, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov ka marrë pjesë në takimin e ministrave të financave nga Grupi i 20 vendeve të industrializuara në Bali të premten që lam pas, edhe pse Rusia ndodhet një pozicion tjetër tanimë që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Pikërisht ishte pushtimi i Ukrainës tema kryesore e diskutimit këtë vit. Bota po përballet me ndërprerje të furnizimit me ushqim dhe energji.

Sekretari shtetit Blinken dhe shumë ministra të tjerë refuzuan të takohen me Lavrov, bëjnë të ditur mediat e huaja.

Situata shkoi deri në atë pikë nuk u bë ata fotoja familjare e zakonshme në takime të tilla, ndërsa rusi u ul pranë ministrave nga vende që kanë refuzuar ti bashkohen perëndimit.

Në momentin që fjalën e mori ministrja gjermane, Lavrov nuk mundi të përballonte komentet e forta duke zgjedhur të largohej, apo më pas u shpreh se nuk ndihej aspak i tupëruar nga kjo situatë./albeu.com

The post Samiti i G20/ Ministrat refuzojnë të takohen me Lavrov, kryediplomati rus detyrohet të largohet appeared first on Albeu.com.

A do të marrë pjesë Putin në samitin e G20-s? Këshilltari i i tij i zbulon planin
Presidenti rus Vladimir Putin planifikon të marrë pjesë në samitin e G20-s në që do mbahet në Indonezi në nëntor, tha të hënën një këshilltar i Kremlinit.

“Ne kemi marrë ftesën zyrtare… dhe jemi përgjigjur pozitivisht, duke thënë se jemi të interesuar të marrim pjesë,” u tha gazetarëve Yuri Ushakov.

Ai tha se me “shumë kohë” përpara samitit të 15-16 nëntorit në Bali, mund të ketë ndryshime në mënyrën e pjesëmarrjes së Rusisë.

“Por tani për tani, ftesa është për pjesëmarrje personalisht”, shtoi Ushakov.

Gjatë pandemisë së COVID-19 në tetor, Putin iu bashkua virtualisht samitit të G20-s në Romë.

Indonezia, e cila mban presidencën e radhës të grupit këtë vit, shkaktoi polemika duke ftuar Rusinë në mbledhjen e ekonomive kryesore të botës.

Vendet perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë ushtruar presion ndaj Xhakartës për të përjashtuar Moskën pas ofensivës së Rusisë në Ukrainë dhe akuzave për krime lufte.

Por kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz tregoi të hënën se ai ishte ende i hapur për të marrë pjesë, pavarësisht nga prania e mundshme e Putinit.

Scholz, i cili aktualisht është nikoqir në samitin e G7 të vendeve më të industrializuara, tha se do të merrte një vendim përfundimtar nëse do të merrte pjesë “pak para nisjes”.

Ai vuri në dukje se Indonezia ka ftuar edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha gjithashtu të dielën se ajo nuk përjashtoi mundësinë e uljes në të njëjtën tryezë me Putinin në G20.

Ajo tha se ishte “e rëndësishme t’i tregonim atij përballë se çfarë mendojmë për të”. Kombet e G20-s përbëjnë rreth 80 për qind të prodhimit të përgjithshëm ekonomik botëror, ndërsa G7-a kontribuon rreth 31 për qind./albeu.com

The post A do të marrë pjesë Putin në samitin e G20-s? Këshilltari i i tij i zbulon planin appeared first on Albeu.com.