samiti i demokracise Archives - Albeu.com

Rama flet në Samitin e Demokracisë: Mbështetja e SHBA jetike, Reforma në Drejtësi do vazhdojë
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ndodhet në Shtetet e Bashkuara, në samitin e Demokracisë, të organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se mbështetja e SHBA ka qenë jetike për të çuar përpara aspiratat demokratike të vendit.

Kryeministri shtoi se është I angazhuar për vijimësinë e reformës në drejtësi.

“I nderuar Biden dhe pjesëmarrës është një nder të përfaqësoj Shqipërinë në forumin e demokracisë.Vedit tim iu  desh kohë e gjatë dhe rrugën i mundimshëm për të dalë nga izolimi dhe për të qenë pjesë e bashkisë se demokracisë. Ja ku jemi me një demokraci të re si anëtarë të rinj.

Në këtë rrugëtim mbështetja e SHBA ka qenë jetike për të çuar përpara aspiratat demokratike. Reforma në stemin në drejtësi nisi 4 vite më parë, ne po pastrojm ë sistemin e drejtësisë dhe tashmë jemi në procesin e rindërtimit të demokracisë. Jemi të angazhuar për vazhdimin e reformës në drejtësi. Jemi angazhuar të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha institucionet. Reformat duhet të jenë të mbështetura në përpjekje të përditshme”, tha Rama./albeu.com/

The post Rama flet në Samitin e Demokracisë: Mbështetja e SHBA jetike, Reforma në Drejtësi do vazhdojë appeared first on Albeu.com.

Kosova pa ftesë në Samitin e Demokracisë, vjen reagimi i DASH
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka thënë se nuk “komenton çështjet e brendshme pse disa vende nuk janë ftuar”, në Samitin për Demokraci, të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, raporton Zëri i Amerikës (VOA) në gjuhën serbe.

“Presidenti Biden është zotuar të jetë nikoqir i Samitit të Demokracisë për të forcuar angazhimin tonë për pozicionimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në zemër të politikës së jashtme të SHBA-së”, ka thënë një zëdhënës i paidentifikuar i Departamentit të Shtetit.

Kjo ngjarje virtuale është planifikuar të mbahet më 9 dhe 10 dhjetor.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se pjesë e Samitit do të jenë shtetet me demokraci të zhvilluar apo në zhvillim, shoqëria civile dhe sektori privat – pa specifikuar numrin e saktë të të ftuarve.

“Do të kërkohet angazhim inovativ dhe i fuqishëm për t’u mbrojtur kundër autoritarizmit, për mënyrat e trajtimit dhe luftimit të korrupsionit dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit. Samiti për Demokracinë tregon bindjen e thellë të presidentit Biden se demokracitë duhet të bashkohen, të mësojnë së bashku, të mbështesin njëra-tjetrën dhe të punojnë së bashku për të trajtuar sfidat më urgjente të botës”, është thënë në përgjigje.

Për momentin, përveç aludimit për numrin përfundimtar të pjesëmarrësve, ende nuk është publikuar listë zyrtare.

Media amerikane Politico ka njoftuar se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë ftuar nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, për dallim nga Serbia, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

“Ne nuk do të komentojmë mbi opinionet e brendshme se pse disa vende nuk u ftuan,” është thënë në përgjigje, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara duan të përfshijnë dhe përfaqësojnë vende të rajoneve të ndryshme dhe karakteristikave socio-ekonomike në Samit.

Një grup i organizatave joqeveritare nga Kosova, ka kërkuar përmes një letre që, Shtetet e Bashkuara të shqyrtojnë thirrjen e Kosovës për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci.

Radio Evropa e Lirë ka siguruar letrën nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, e cila i është dërguar Zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Koordinatores për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Shanthi Kalathil, në të cilën kanë dhënë arsyet e tyre pse Kosova do të duhej të ishte pjesë e kësaj iniciative.

Mirëpo DASH ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk përpiqen të përcaktojnë cilat shtete janë demokrate e cilat nuk janë.

Ambasadori i SHBA në Serbi, Anthony Godfrey, ka deklaruar se jo të gjithë partnerët kanë mundur të ftohen në Samit.

“Qëllimi ishte të ftoheshin vende nga rajone të ndryshme me nivele të ndryshme të zhvillimit të demokracisë. Vende ku demokracia është shumë mirë e zhvilluar, si dhe vende ku demokracia është ende në zhvillim, me përmasa të ndryshme dhe numër të ndryshëm banorësh. Shtetet e Bashkuara, megjithatë, mbeten të përkushtuara për të bashkëpunuar me Serbinë në forma të tjera, në mënyrë që të avancojnë dhe forcojnë demokracinë,” ka thënë Godfrey më 9 nëntor.

Në të njëjtën ditë, kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Menendez dhe shtatë senatorë të tjerë, i kanë dërguar një letër presidentit amerikan, përmes së cilës kanë kërkuar sqarime dhe transparencë në lidhje me kriteret e aplikuara për të vendosur se cilat vende do të ftohen në Samit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se secili ka të drejtë të zgjedhë se kë do të ftojë dhe të vlerësojë demokracitë e njerëzve të tjerë, teksa ka komentuar mosftesën e Serbisë në Samit./REL

The post Kosova pa ftesë në Samitin e Demokracisë, vjen reagimi i DASH appeared first on Albeu.com.