samiti i berlinit Archives - Albeu.com

Samiti i Berlinit, nënshkruhen tri marrëveshje me rëndësi të madhe
“Marrëveshja për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale”.

Këto janë tri marrëveshjet që janë nënshkruar sot nga liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Procesit të Berlinit.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz në fjalimin e tij në Samitin e Berlinit ka thënë se vendet e Ballkanit Përendimor janë përkushtuar të punojnë së bashku për të arritur qëllimet dhe synimet në Tregun e Përbashkët Rajonal dhe jo vetëm.

Scholz në këtë samit ka thënë procesi i normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet dhe se mund të llogarisin në Procesin e Berlinit për mbështetje.

“Zotimet që po i bëjmë sot janë me urgjencë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, procesi i normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet, mund të llogarisin në këtë proces që do ti mbështesë”, ka deklaruar Scholz.

Ky samit përndryshe është konsideruar si lëvizje drejt integrimit të mëtejshëm dhe stabilitetit të rajonit që vendet si Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria t’i afrohen anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për shkak të frikës nga ndikimet gjithnjë e më të shtuara të Rusisë dhe Kinës në rajon.

Procesi i Berlinit filloi vitin 2014 me iniciativën e kancelares Angela Merkel.

Qëllimet kryesore të këtij procesi janë, përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe integrimi evropian i rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Procesi fokusohet në lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit.

Ky proces përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën.

Ndërsa, shtetet pjesëmarrëse të BE-së janë, Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Polonia, Sllovenia dhe Italia.

The post Samiti i Berlinit, nënshkruhen tri marrëveshje me rëndësi të madhe appeared first on Albeu.com.

Procesi i Berlinit, Scholz paralajmëron marrëveshje: Samiti do zhvillohet në nëntor të këtij viti
Pas një takimi me kryeministrin slloven Robert Golob, kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi se Samiti i Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet në nëntor të këtij viti për t’i dhënë një shtysë të re Procesit të Berlinit, shkruajnë mediat e huaja.

Ai vuri në dukje se Ballkanit Perëndimor iu premtua një perspektivë e shpejtë dhe realiste e BE-së në vitin 2003, por ai vlerësoi se pak ka ndodhur që atëherë. Sipas tij Gjermania dhe Sllovenia dëshirojnë të bashkëpunojnë për t’i dhënë një shtysë të re procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Fatkeqësisht, ky proces, siç është bërë, është një proces që ka çuar në apati në këto vende, sepse është shumë i ngadalshëm,” tha Golob.

Ai vlerësoi se BE-ja duhet të fokusohet në shpërblimin e Ballkanit Perëndimor për përparimin në rrugën drejt anëtarësimit në BE, shkruan Reuters. Ai përmendi çështjen e energjisë si shembull dhe sugjeroi që Maqedonia e Veriut mund të lejohet të marrë pjesë në projekte energjetike në mbarë BE-në sapo vendi të zbatojë të gjitha rregullat e BE-së për energjinë./albeu.com

The post Procesi i Berlinit, Scholz paralajmëron marrëveshje: Samiti do zhvillohet në nëntor të këtij viti appeared first on Albeu.com.

“Kemi folur bashkë në telefon”, Merkel: I dashur Edi, ishte tablo e drejtpërdrejtë
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij përballë liderëve të Ballkanit, gjatë samitit të Berlinit. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se është shumë e rëndësishme që të kemi më shumë autorësi në proces teksa foli për integrimin në BE.

“Është e rëndësishme që procesi të kombinohet me përpjekjet e shtuara të Komisionit bazuar në planin e ri ekonomik dhe të investimeve. Sigurisht është e trishtë dhe të gjithë e dinë që ndërkohë procesi i integrimit të rajonit që dikur shihej dhe tregohej si rruga e duhur për të nënshtruar nacionalizmat është shndërruar në një proces që shtypet nga nacionalizmat e BE-së. Ja që, herë aty e herë këtu, nacionalizmat në BE janë duke e ndërlikuar rrugën tonë në Be dhe po luajnë rolin e kundërt. Gjithsesi, siç do të thoshte edhe legjendari Donald Trump: Është ajo që është! (It is ëhat it is!) Kështu na duhet të ecim para me ato që kemi dhe mendojmë se procesi i Berlinit dhe ajo që është nxjerrë prej tij është shylla më e fortë e shpresës për të ardhmen”, tha Rama.

Pas fjalës së tij, ishte kancelarja Merkel që iu kthye Ramës: Faleminderit i dashur Edi për tablonë mjaft të drejtpërdrejtë sipas këndvështrimit tuaj. Kemi folur së fundmi në telefon dhe shpresojmë që do të bëjmë progres.

Samiti mblodhi së bashku për tetë herë kryetarët e shteteve ose qeverive nga Ballkani Perëndimor dhe homologët e tyre nga nëntë shtete anëtare të BE-së, përfaqësues të nivelit të lartë të BE-së dhe Mbretërinë e Bashkuar, për të përparuar në bashkëpunimin e tyre rajonal dhe agjendën e integrimit evropian.

The post “Kemi folur bashkë në telefon”, Merkel: I dashur Edi, ishte tablo e drejtpërdrejtë appeared first on Albeu.com.

30 miliardë euro ndihmë për Ballkanin, Von der Leyen: Të përshpejtohet agjenda e zgjerimit
Kancelarja Angela Merkel mbajti këtë të hënë, nëpërmjet një videokonference, seancën e fundit të Samitit të Berlinit, me gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes tyre dhe kryeministrin Rama.

Pasi njoftoi një donacion me 3 milionë vaksina dhuratë nga Gjermania për Ballkanin, Merkel foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe procesin e Integrimit.

“E dimë që ekzistojnë një sërë problemesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kemi edhe një varg bisedimesh mes Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore dhe na nevojitet shumë angazhim dhe durim. Është interesi i bashkësisë evropiane që bashkëpunimi me vendet e Ballkanit Perëndimor të jetë i mundshëm, dhe natyrisht ka shumë për të bërë për anëtarësimin”, tha Merkel.

Në takim ishin të pranishëm edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi.

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, në fjalën e saj të hapjes, tha se prioritet i parë është të përshpejtojnë agjendën e zgjerimit në të gjithë rajonin dhe të mbështesin partnerët e Ballkanit Perëndimor.

‘Prioriteti ynë i parë është të përshpejtojmë axhendën e zgjerimit në të gjithë rajonin dhe të mbështesim partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor në punën e tyre për të kryer reformat e nevojshme për të përparuar në rrugën e tyre drejt BE-së. Por angazhimi ynë me Ballkanin Perëndimor shkon përtej kësaj, dhe Procesi i Berlinit ka shërbyer si një inkubator për shumë iniciativa që tani janë bërë një pjesë integrale e politikës së BE-së ndaj rajonit. Së bashku ne kemi vendosur kursin për një Evropë më të qëndrueshme, më dixhitale dhe më elastike’.- tha Ursula von der Leyen.

Nga ana tjetër Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, theksoi se mbyllja e hendekut socio-ekonomik midis Ballkanit Perëndimor dhe BE është thelbësore për procesin e Zgjerimit.

‘Mbyllja e hendekut socio-ekonomik midis Ballkanit Perëndimor dhe BE është thelbësore për procesin e Zgjerimit. Ne po sjellim mundësi të konsiderueshme investimi në rajon përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve, me vlerë afër 30 miliardë €. Tani i takon rajonit t’i përdorë ato mirë duke shfrytëzuar potencialin e tij të plotë ekonomik dhe duke vendosur një Treg të Përbashkët Rajonal bazuar në rregullat e BE. Krijimi i ‘Linjave të Gjelbërta’ në pikat kufitare brenda të gjithë rajonit së pari, dhe tani pilotimi i kësaj me një Shtet Anëtar të BE-së është një ilustrim perfekt i mënyrës se si mund të funksionojë kjo.’- tha Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi.

The post 30 miliardë euro ndihmë për Ballkanin, Von der Leyen: Të përshpejtohet agjenda e zgjerimit appeared first on Albeu.com.