Samiti Bërdo-Brioni Archives - Albeu.com

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Durrës për Samitin Bërdo-Brioni
Këtë të hënë, udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Durrës për Samitin rajonal Bërdo-Brioni, për të zhvilluar bisedime për të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian (BE).

Tema e samitit të sivjetshëm do të jetë “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së”.

Takimi do të përqendrohet në të ardhmen evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, posaçërisht në Planin e Rritjes së BE-së për rajonin.

Derisa Kosova ngel vendi i vetëm nga rajoni që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat për në BE, Shqipëria ka shënuar përparim të madh kohëve të fundit, duke i hapur shumicën e kapitujve të negociatave për anëtarësim, me vendet e tjera që kanë ngecur në këtë pikë.

Sa i përket Planit të Rritjes së BE-së, një paketë prej 6 miliardë eurosh e miratuar më 2023, të gjitha vendet e rajonit i kanë pranuar mjetet e para, ndërsa Kosova dhe Bosnja ende jo.

Kosovës po i kushton mungesa e një Kuvendi të ri, pas zgjedhjeve të shkurtit, pasi i duhet ta ratifikojë marrëveshjen e nevojshme fillimisht, ndërsa Bosnja s’e ka dorëzuar ende agjendën e kërkuar të reformave tek autoritetet evropiane.

Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani në këtë samit ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ai i Malit të Zi Jakov Milatoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, si dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska-Davkova.

Samiti vjen në një moment kyç për Ballkanin Perëndimor, ku përveç temës së integrimit evropian, do të trajtohen edhe çështje që lidhen me forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ruajtjen e stabilitetit politik në rajon.

Ky samit, gjithashtu i sjell Osmanin dhe Vuçiçin përballë për herë të parë, pas një shkëmbimi akuzash ndaj njëri-tjetrit kohëve të fundit në lidhje me sigurinë në rajon.

Osmani tha në fundjavë se “thirrjet e pamatura” të presidentit serb për luftë, janë jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së kohëve të fundit.

Reagimi i Osmanit erdhi pasi Vuçiç tha të premten se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës.

Edhe Vuçi po i referohej komenteve të mëparshme të presidentes kosovare kur foli për luftën, pasi javën e kaluar në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë, Osmani i kishte bërë thirrje Evropës t’i parandalojë “taktikat agresive dhe destabilizuese” të Serbisë ndaj fqinjëve të saj.

Takimi po organizohet nga presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, dhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, dy prej nismëtarëve të samitit, ndërkaq do të drejtohet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, si nikoqir i takimit në Durrës.

Kjo nismë rajonale, e nisur në vitin 2013 nga Sllovenia dhe Kroacia, synon të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, si dhe të lehtësojë përpjekjet e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian./REL

The post Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Durrës për Samitin Bërdo-Brioni appeared first on Albeu.com.

Samiti Bërdo-Brioni thirrje BE-së: Liberalizoni vizat Kosovës
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave, ndërsa Bosnje e Hercegovinës statusin e shtetit kandidat.

Pahor i bëri komentet në fund të samitit të Procesit Bërdo-Brioni, që u mbajt të hënën në Bërdo të Sllovenisë.

Përveç Pahorit, nikoqir i takimit, aty morën pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i Kroacisë, Zoran Millanoviq, si dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, Millorad Dodik dhe Zhelko Komshiq.

Procesi i Bërdo-Brionit është një nismë sllovene-kroate, e ndërmarrë në vitin 2010 nga Pahor, atëbotë kryeministër i Sllovenisë.

Qëllimi i saj është forcimi i besimit të ndërsjellë në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi më i shpejtë i këtij rajoni në BE.

The post Samiti Bërdo-Brioni thirrje BE-së: Liberalizoni vizat Kosovës appeared first on Albeu.com.