Salmonele Archives - Albeu.com

Nuk ka siguri ushqimore/ Nga janari në maj, si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim
Sektori shëndetësor shqiptar, ende nuk mund të identifikojë shkaqet për rreth 98% të rasteve me çrregullime diarrehike, megjithatë të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se nga janari në maj 2025 ka rritje të rasteve me salmonelë dhe helmim nga ushqimi.

Të dhënat tregojnë se helmimet nga ushqimi, të cilësuara si toksiko-infeksione alimentare, mbeten një burim serioz shqetësimi.

Në total, janë shënuar 466 raste të tilla në janar-maj 2025, me numrin më të lartë në janar, 112 raste dhe një rritje të ndjeshme sërish në maj 115 raste.

Ky lloj infeksioni përbën shkakun më të zakonshëm të sëmundjeve diarrehike pas gastro-enteriteve dhe shpesh lidhet me standardet e dobëta të higjienës gjatë përpunimit apo ruajtjes së ushqimeve, sidomos në ambientet e përbashkëta të gatimit dhe shërbimit.

Në të njëjtën kohë, rastet me salmonelë, një tjetër burim i zakonshëm i infeksioneve ushqimore, kanë njohur një rritje të dukshme.

Nga vetëm 3 raste në janar, ato arritën në 31 raste në maj, duke e çuar totalin për periudhën në 59 raste në 5- mujorin 2025.

Kjo rritje graduale përgjatë muajve sinjalizon një përkeqësim të kontrollit mbi produktet ushqimore, veçanërisht në sezonin pranveror kur rritet konsumi i ushqimeve të freskëta dhe shpeshtohen aktivitetet në ambient të hapur.

Gjatë periudhës janar–maj 2025, në Shqipëri janë raportuar gjithsej 28,268 raste të sëmundjeve diarrehike, sipas të dhënave të mbledhura nga ISHP.

Pjesën dërrmuese të këtyre rasteve e përbëjnë gastro-enteritet me etiologji të panjohur, të cilat përfaqësojnë mbi 98% të rasteve totale, me 27,716 raste të regjistruara në pesë muajt e parë të vitit.

Kjo shifër me origjinë të panjohur përbëjnë mbi 98% të të gjitha sëmundjeve diarrehike të raportuara gjatë periudhës janar–maj 2025 tregon se nuk është identifikuar shkaku i saktë i sëmundjes, nëse është bakteriale, virale, parazitare apo toksike.

Kjo lë hapësirë për shumë pasiguri si në diagnozë, ashtu edhe në trajtim dhe parandalim.

Fakti që 98% e rasteve futen në këtë kategori tregon se sistemi i survejancës epidemiologjike është i mangët në testime laboratorike, ose rastet identifikohen dhe klasifikohen vetëm mbi bazën e simptomave klinike të përgjithshme (si diarre dhe të vjella), pa hetim të mëtejshëm.

Mungesa në përcaktimin e shkakut i bën më vështira ndërhyrjet parandaluese pasi nuk dihet nëse duhet të merren masa për ujin, ushqimin, higjienën personale apo ndonjë burim tjetër specifik./ B.Hoxha, Monitor

The post Nuk ka siguri ushqimore/ Nga janari në maj, si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim appeared first on Albeu.com.

Infektimi i fëmijëve me salmonelë në Gramsh/ PD: Bashkia nuk mban përgjegjësi, kompania e përfshirë në korrupsion vazhdon të fitojë ende tendera
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, ka reaguar lidhur me skandalin e infektimit të fëmijëve me bakterin salmonela në çerdhet dhe kopshtet e qytetit të Gramshit, duke akuzuar drejtpërdrejt kryetarin e bashkisë, Besion Ajazi, për fshehje të të vërtetës dhe shpërdorim të fondeve publike.

Genta Vangjeli, theksoi se kryebashkiaku ka mashtruar opinionin publik kur tha se; “nuk kishte dijeni për emrin e kontraktorit”, “nuk dinte vlerën e tenderit” dhe se “nuk mund të dinte gjithçka për një kontratë të prokurimit”.

PD thekson se kompania fituese, ‘Nelsa shpk’, ka një të kaluar problematike. Sipas saj, në vitin 2018 kjo kompani ishte pjesë e një çështjeje të njohur për korrupsion në tenderat publikë dhe u përfshi në një vendim penal të formës së prerë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda.

Deklarata e Vangjelit:

Kur gazetarët e pyetën për kontraktorin që zbatonte kontratën lidhur me fenomemin e infektimit të fëmijëve me bakterin salmonella në Gramsh, kryetari i kësaj bashkie ndër të tjera tha se … nuk e kishte idenë të thoshte emrin, por ishte një kompani që rezultoi fituese nga procedura e prokurimit … nuk mund të dinte kryetari i bashkisë sa është vlera e tenderit… dhe se ndonjë prind po shfrytëzonte rastin e fëmijës së tij për të bërë politikë….

E vërteta është që në zbatim të nenit 73 të VKM nr.281/2021 i ndryshuar për miratimin e rregullave të PP, në cilësinë e titullarit të AK , Kryetari i Bashkisë e di mirë vlerën e tenderit sepse ka firmosur Urdhërin e Prokurimit, miraton raportin pёrmbledhёs të procedurës së prokurimit dhe adresimin e çështjeve apo problematikave që mund të dalin nga ky raport, e di mirë se kush është kontraktori sepse ekziston një kontratë e nënshkruar për këtë qëllim në datën 12 Dhjetor 2023 ndërmjet Bashkisë Gramsh dhe kontraktorit ‘Nelsa shpk’ me objekt Blerje mallra ushqimore për plotësimin e nevojave të çerdheve, kopshteve dhe konviktit të shkollës së mesme me afat 24 muaj.

Kujtojmë se në vitin 2018, një tender i ngjashëm për blerje ushqimesh ka qenë shkaku i dënimit të formës së prerë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, për korrupsion në tenderat e zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për ish drejtorine e burgjeve dhe të tjerë biznesmenë përfshirë kompaninë Nelsa shpk e cila në atë kohë kishte pronar babain e zonjës që mban pronësinë aktuale.

Edhe pse subjekt i dënimit nga gjykata, sipas spending data, dëshmohet se autoritetet kontraktore kanë kualifikuar dhe lidhur kontrata me këtë operator në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik neni për kriretet detyruese për skualifikim pika 1/b ( LPP Nr. 9643, datë 20.11.2006 i ndryshuar neni 45 pika 1/b, dhe LPP aktual nr.162, datë 23.12.2020 i ndryshuar, neni 76 pika 1/b) .

Sipas opencorporates.al, ky operator ka regjistruar 8.5 mil euro kontrata publike përfshirë edhe periudhën pas dënimit gjyqësor të formës së prerë.

Duke kujtuar Kryetarin Besjon Ajazi se mban përgjegjësi menaxheriale përfshirë edhe përdorimin e fondeve publike sipas nenit 8 dhe 9 të ligjit NR. 10296, DATË 8.7.2010, ‘Për menaxhimin financiar dhe kontrollin’ i ndryshuar, apelojmë organet ligjzbatuese të identifikojnë dhe penalizojnë përgjegjësit konkretë të kësaj ngjarjeje.

Fëmijët nuk mund të jenë të pasigurt…. shqiptarët nuk mund të jenë të pasigurt për papërgjegjshmërinë e shtetit.

The post Infektimi i fëmijëve me salmonelë në Gramsh/ PD: Bashkia nuk mban përgjegjësi, kompania e përfshirë në korrupsion vazhdon të fitojë ende tendera appeared first on Albeu.com.

Infektimi me salmonelë i 17 fëmijëve në Gramsh, dalin përgjigjet e analizave: Vezët ishin të kontaminuara
Duket se më në fund është zbardhur rasti i infektimit të fëmijëve në kopshtin publik në qytetin e në Gramshit.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb rezultatet e analizave, nga ku ka dalë se produkti që ka shkaktuar infektimin ka qenë veza, e cila ka qenë e kontaminuar me salmonelë.

Nga analizat e mëparshme të kryera në qumësht dhe mishin e pulës, rezultatet ishin negative.

Ndërkohë vetëm dy ditë më parë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka bërë me dije se nga analizat e kryera, nuk kanë rezultuar me përmbajtje salmonelë për të paktë dy produkte.

Komunikim për publikun i AKU

Në kuadër të transparencës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ndjekjen e procedurave ligjore dhe informimit të publikut, lidhur me kampionaturat e marra në produktet ushqimore lëndë e parë në kopshtin Nr .1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë, të cilat u dërguan për analizim për treguesin Salmonella spp pranë Laboratorit të Referencës në ISUV.

Informojmë se për mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht dhe kofshë pule, të kampionuara nga DRAKU Elbasan, si dhe produktet qumësht, kofshë pule, vezë e kampionuar nga DRAKU Tiranë, kanë rezultuar të pastër për treguesin Salmonella spp.

Ndërsa për produktin vezë kampionuar nga DRAKU Elbasan dhe kofshë pule kampionuar nga DRAKU Tiranë, analizimi është ende në proces.

Sapo të kemi këtë informacion, AKU do të vijojë me informimin e mëtejshëm të publikut.

The post Infektimi me salmonelë i 17 fëmijëve në Gramsh, dalin përgjigjet e analizave: Vezët ishin të kontaminuara appeared first on Albeu.com.

H*lmimi në kopshtin publik në Gramsh me salmonelë/ Flet prindi: Konsumuan supë pule, janë 14 raste, ngjarjen vijojnë e mbajnë sekrete
Erald Çarçiu, prind i dy vajzave binjake që frekuentonin kopshtin publik në Gramsh, ku disa ditë më parë shpërtheu dhe ‘epidemia e salmonelës’, është shprehur për ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, se ngjarja vijon e mbahet sekrete nga autoritetet.

Sipas tij, mbrëmjen e djeshme janë konfirmuar edhe 10 raste të tjera me salmonelë, përfshirë fëmijë dhe staf të kopshtit.

Çarçiu i cili njëkohësisht është edhe anëtar i këshillit bashkiak i PD në Gramsh, bëri të ditur se 10 ditë më parë, fëmijët kanë konsumuar supë pule, çka më pas kanë filluar të shfaqen edhe shenjat e infektimit me salmonelë.

ERALD ÇARÇIU: Akoma vazhdojnë ta mbajnë mbuluar, në mënyrë sekrete nëpër e-mail personale. Nuk arrij ta kuptoj pse është ky mbuloj kur edhe ne kemi nevojë të na japin edhe këshilla, si të veprojmë me fëmijët. Ata fëmijët e prekur, si duhet të kurohen, ku duhet të kurohen. Nuk e kutoj këtë heshjen, pse duhet ta mbulojnë, çfarë halli kanë që duan ta mbulojnë. Këtë nuk arrij ta kuptoj.

Janë 14 raste fëmijë dhe staf, nuk janë 4. Është konfirmuar edhe tek të tjerët. Të premten e kaluar, fëmijët kanë konsumuar supë pule dhe pastaj kanë filluar shenjat. Një e nga një fëmijët. Përgjigjet e analizave këtu i vonuan, i kanë nxjerrë ditën e djeshme për 10 vetë.

Me prindërit e fëmijëve që unë kam biseduar, ka një shqetësim. Me njërin prej tyre që unë kam qenë mbrëmë, fëmija kishte ende probleme. Shumica e fëmijëve e marrin mjekimin në shtëpi.

The post H*lmimi në kopshtin publik në Gramsh me salmonelë/ Flet prindi: Konsumuan supë pule, janë 14 raste, ngjarjen vijojnë e mbajnë sekrete appeared first on Albeu.com.

Skandali me mishin e pulës me salmonelë/ Ishte shpallur në kërkim, policia ndalon dhe liron brenda ditës vëllain e pronarit të “diMal”
Një javë pas shpërthimit të skandalit, ku tregje u hodh mish i infektuar me salmonelë nga kompania ‘diMal’, është arrestuar dhe liruar administratori i kësaj kompanie Arben Goxha.

Arben Goxha, i cili është vëllai i pronarit ‘diMal’, Mondi Goxha, u la i lirë nga policia brenda ditës, edhe pse kompania nën e admistrimin e tij ka rrezikuar jetën e konsumatorëve shqiptarë.

Policia bën me dije se 50-vjeçari është liruar pas konsultimit me prokurorin dhe është proceduar penalisht për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin A. G., 50-vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njerëzve“. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi”, njofton policia.

Skandali i mishit të infektuar me salmonelë

Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për rreth mbi 18 ton në total, ku 13.1 ton fileto pule është hedhur në treg dhe është konsumuar, ndërsa 5.2 ton është bllokuar nga AKU. Sasia ka hyrë në Shqipëri më 11 Mars.

Ndërkohë, AKU, pas publikimit të skandalit, përmes një komunikate të shkurtër për mediat, pranoi faktet, por ndërkohë nuk tregon se cila është kompania që e ka hedhur në treg fileton me salmonelë, duke mos bërë transparencë për konsumatorin.

Rasti është konstatuar pas proceduarave standarde, ku inspektorët e AKU-së në pikën doganore kanë marrë mostrat e mishit të importuar dhe i kanë dërguar për analizim. Deri në daljen e rezultatit të analizave mishi duhet të qëndronte i bllokuar, por ndërkohë ka ndodhur e kundërta.

Pa pritur rezultatin e analizave, subjekti importues, në këtë rast kompania “AMG FOOD“, ose e njohur me emrin tregtar si “diMal“, është lejuar ta hedhë të gjithë produktin në treg për shitje.

Përgjigjia e analizave ka dalë me 5 ditë vonesë dhe një pjesë e sasisë, është shpërndarë në treg dhe është konsumuar, ku bëhet fjalë për 13.1 ton fileto pule.

Përgjegjësia për këtë skandal shkon direkt tek Ministria e Bujqësisë e drejtuar nga Anila Denaj dhe tek institucioni në varësi të saj, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i drejtuar nga Manush Kullolli.

Të shqetësuar jo për shëndetin e qytetarëve, por për faktin se ky skandal mund të bëhej mediatik, AKU ka trokitur në derën e subjektit që ka importuar mishin, në mënyrë që të tërhiqet nga tregu.

“Ora News” raportoi më herët se inspektorët e AKU i kanë kërkuar subjektit importues faturat e shpërndarjes, por përfaqësuesi i subjektit i ka “treguar muskujt” inspektorëve duke refuzuar t’i vendosë në dispozicion faturat.

Papërgjegjshmëria e institucionit që drejtohet nga Manush Kullolli vijon të rrezikojë jetën e qytetarëve, ndërsa “flirtimet” e biznesmenëve me inspektorët e AKU, bëjnë që këto të fundit të mbyllin sytë para shkeljeve flagrante

Kompania “diMal” bën reklamë edhe në televizionin “Top Channel”, në një prej emisioneve më të ndjekura “Big Brother Vip”, teksa siç konstatohet edhe në videon e mëposhtme, organizon edhe sfida, duke ofruar çmime për banorët./B.news

The post Skandali me mishin e pulës me salmonelë/ Ishte shpallur në kërkim, policia ndalon dhe liron brenda ditës vëllain e pronarit të “diMal” appeared first on Albeu.com.

Pas skandalit AKU kontroll në 6 biznese, konstatohet mish pule me salmonelë në Vlorë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), është kujtuar vetëm pas shpërthimit të skandalit, për të ushtruar kontrolle në bizneset që tregtojnë mish pule të infektuar me salmonelë.

Burime për mediat bëjnë me dije se pas kontrollit të ushtruar, në 6 subjekte në Vlorë është evidentuar se mbanin në ambientet e tyre dhe kanë tregtuar për klientët mish pule me salmonelë.

Mësohet se bëhet fjalë për disa markete, por nuk kanë munguar as restorante të cilat për klientët janë hallka e fundit e konsumit të produkteve, apo edhe në “fast food-e” të cilat janë kryesisht afër shkollave.

Burime për mediat bëjnë me dije gjithashtu se; nga qyteti i Vlorës është tërhequr një sasi e konsiderueshme mish pule me salmonelë të evidentuar deri më tani.

Dyshohet se numri i marketeve, restoranteve dhe fast foodeve që kanë tregtuar apo përgatitur sasinë e pulës me Sarmonelë është edhe më i madh.

Sipas burimeve, ka dyshime që pas daljes së lajmit publikisht, shumë subjekte private në Vlorë kanë larguar prej tyre gjithë sasinë e pulës që kanë patur, pavarësisht se ka qënë ose jo me sarmonelë për t`i shpëtuar rrezikut. Kjo gjë ka zbehur “skandalin”, duke ulur numrin e subjekteve të evidentuara.

Mësohet se për 6 subjektet ku janë konstatuar sasi të pulës me salmonelë, janë marrë masa administrative që varjojnë nga gjoba të ulëta, deri në vlera të konsiderueshme.

Kujtojmë se pak ditë më par, rezultoi se një sasie prej mbi 18 ton filetosh pule me salmonelë ishte futur përmes Portit të Durrësit dhe vinte nga Brazili, teksa 13.1 ton kompania “AMG FOOD“, ose e njohur me emrin tregtar si “diMal“ e kishte hedhur në treg dhe është konsumuar nga qytetarët.

Për rastin në fjalë është shpallur në kërkim pronari i komanisë “diMal”, Mondi Goxha, teksa janë vënë nën hetim dhe tre inspektorë të AKU-së.

Deri më tani, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj dhe kreu i AKU-së, Manush Kulolli, nuk kanë mbajtur asnjë përgjegjësi.

The post Pas skandalit AKU kontroll në 6 biznese, konstatohet mish pule me salmonelë në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Skandali me mishin e pulës me salmonelë/ Reagon ministrja Denaj: S’bëhet politikë me ushqimin…
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, duke folur ekskluzivisht për Euronews Albania, para një takimi të Kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë, u prononcua dhe në lidhje me filetot e bllokuara për shkak të përmbajtjes së salmonelës.

Sipas ministres, AKU ka kryer detyrën e saj sipas protokolleve dhe është e angazhuar për të garantuar sigurinë ushqimore.

Denaj theksoi ka pasur reagim por se nuk duhet të politizohet çështja e ushqimit dhe se rasti duhet të shqyrtohet nga institucionet përkatëse.

“Është gjithmonë kënaqësi të jesh në Athinë me bashkëatdhetarët. Situata e AKU është e qartë; agjencia ka kryer detyrën dhe ka realizuar kontrollet e nevojshme. Sigurisht, lajmi është bërë publik, janë konfirmuar përgjigjet e analizave dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit, për të cilin AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet.

Çështja i takon insitucioneve si krimi ekonomik, policia që duhet të japin gjykimin përkatës. Nuk bëhet politikë me ushqimin, është shumë e rëndësishme që të verifikohen prononcimet në media nga institucionet shtetërore. Jo vetëm që kemi reaguar, por gjithashtu i kemi çuar çështjet përpara institucioneve. Por, politikë me ushqimin nuk bëhet, institucionet janë aty për të garantuar zbatimin e protokolleve, të cilat janë të shkruara dhe të zbatuara nga ne. Jam gjithmonë në shërbim të sqarimit, por vetëm për publikun”, deklaroi Denaj.

The post Skandali me mishin e pulës me salmonelë/ Reagon ministrja Denaj: S’bëhet politikë me ushqimin… appeared first on Albeu.com.

Mishi i pulës me salmonelë, flet drejtori i AKU: Inspektimi nuk gjeti as produkt, as gjurmë
Martin Jorgaqi, Drejtor i Menaxhimit të Riskut për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), ka qenë i ftuar në EruoNeës Albania, teksa ka folur lidhur me skandalin e fundit të bërë publik, ku mbi 13 tonë fileto pule të importuara nga Brazili dhe të hedhura në treg, kanë rezultuar të kenë në përmbajtje bakterin e Salmonelës.

Jorgaqi është shprehur se mostrat për anazliat janë marrë gjatë një inspektimi rutinë më datë 11 mars. Më tej ai vijon të shtojë se në momentin e daljes së përgjigjes së analizave, autoritetet janë nisur drejt vendit ku mbahej ngarkesa, ndërsa isnpektimi nuk ka gjetur asnjë produkt si hde subjekti tregtues nuk u tregua aspak bashkëpunues.

“Historia ka nisur me një aktivitet me një marrje monstre, që është një aktivitet mjaft i zakonshëm në pikën e inspektimit kufitar dhe në inspektimet në terren që AKU kryen. U mor monstra në pikën e inspektimit kufitar në ngarkesën nga Brazili, sipas planit të miratuar dhe janë aktivitete që ne i zhvillojmë sipas protokollit. Monstra përfaqësonte një sasi prej afërsisht 8 ton të ngarkesës që ishte në kamion.

Monstra u mor në datë 11 dhe në datë 21 doli analiza. Menjëherë u komunikua me drejtoritë rajonale të qarkut të Tiranës që nxorën inspektim të menjëhershëm duke nisur trupat inspektues në subjektin ku mbahej malli.  Inspektimi u zhvillua në dy ditë, datë 21 dhe 22, duke pasur parasysh rëndësinë e produktit dhe problemit.

Inspektimi në subjekt nuk gjeti as produkt, as gjurmë dhe subjekti nuk u tregua bashkëpunues. Ai e ka detyrim ligjor të paraqesë dokumentacionin, të krijojë ambient të përshtatshëm për inspektimin që të kryhet puna siç duhet. Kjo gjë nuk u arrit dhe trupa inspektuese po mban procesverbalin”, tha Martin Jorgaqi.

The post Mishi i pulës me salmonelë, flet drejtori i AKU: Inspektimi nuk gjeti as produkt, as gjurmë appeared first on Albeu.com.

Fileto pule me salmonelë në tryezat e shqiptarëve, Muçollari: Qeveria dhe Ministrja Denaj të largohen menjëherë
Këtë të shtunë, në një deklaratë për mediat anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari, u shpreh se qeveria dhe ministrja Denaj duhen të largohen menjëherë, pas skandalit ku u hodhën në treg 27 ton fileto pule i kontaminuar me salmonelë.

Gjithashtu, ai shprehet se, opinioni publik është tronditur dje nga zbulimi i faktit se në fillim të këtij muaji, 27 ton fileto pule e prekur nga salmonela, ka hyrë në Portin e Durrësit.

DEKLARATA:

As 32 pesticidet e dëmshme për shëndetin të ndaluara në BE, por që qarkullojnë lirisht në Shqiperi, as salmonela helmuese nuk e bëjnë qeverinë, Ministren e Bujqësisë, Anila Denaj, dhe AKU të lëvizin nga vendi.

Opinioni publik është tronditur dje nga zbulimi i faktit se në fillim të këtij muaji, 27 ton fileto pule e prekur nga salmonela, ka hyrë në Portin e Durrësit.

Këtë e konfirmon zyrtarisht dhe AKU. Kjo agjenci, pretendon se ka rënë në gjurmë të salmonelës që në doganen e portit. Por, nuk ka kryer detyrën për bllokimin e menjëhershëm.

Pra, një pjesë e madhe e kesaj sasie ka hyrë në treg.

Ka pasur dje gjithë ditën raportime për këtë situatë. Për shkak të mungesës së transparencës dhe papërgjegjshmërisë kriminale të Ministres Denaj, versionet janë të ndryshme.

Por, askush nuk e mohon që mishi me lëndën helmuese, ka mbërritur ne marketet dhe shtëpitë e qytetarëve.

Ky është një skandal shumë i rëndë. Autoritetet tona së pari kanë reaguar me vonesë për analizat finale, dhe më e keqja, e kanë lejuar produktin të konsumohet.

Meqënëse as demtimi i shëndetit të qytetarëve nuk është arsye për zonjën Denaj të mbajë përgjegjësi, të bëjë transparencë e të largohet një orë e më parë nga ajo detyrë, ne i themi sot Prokurorisë, që nëse vertetë kërkon të bëjë punën e të mbrojë qytetarët, të heqë dorë nga ndjekja e keqbërësve të vegjël, por të shkojë drejt e në zyrën e Ministres së Bujqësisë.

Siguria ushqimore do të vendoset me 11 Maj me votën e qytetarëve, por ndërkohë do të kerkojmë transparencë të plotë të këtyre ngjarjeve dhe vënien para Drejtesisë të çdo qeveritari.

Partia Demokratike e konsideron sigurinë ushqimore si çështje të Sigurisë Kombëtare.

Partia Demokratike do të angazhojë specialistët më të mirë dhe gjithë burimet e duhura për ta garantuar produkin ushqimor, për fëmijët tanë, për prindërti tanë, përmes një platforme që parashikon përmbysje totale të gjendjes aktuale, që nga ndërhyrjet ligjore e deri tek ofrimi i standarteve europiane në analizimin dhe trajtimin e rasteve. PD do të rrisë kapacitetet në burime njerëzore dhe në infrastukrurë, për të bërë të mundur parandalimin e rasteve.

The post Fileto pule me salmonelë në tryezat e shqiptarëve, Muçollari: Qeveria dhe Ministrja Denaj të largohen menjëherë appeared first on Albeu.com.

Skandali me mishin e pulës me salmonelë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë, procedohen 3 inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (EMRAT)
Ditën e djeshme, një skandal i rëndë ushqimor ka dalë në dritë, ku një kompani private ka importuar produkte ushqimore që përmbanin bakterin e salmonelës, më konkretisht fileto pule.

Policia ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë, ndërsa ka proceduar penalisht vëllanë e tij dhe tre inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Sipas njoftimit të DVP Tiranë, 50-vjeçari Arben Goxha, administrator i kompanisë, dhe vëllai i tij, Mondi Goxha, 53-vjeç, kanë futur në vend sasi produktesh ushqimore të kontaminuara, të cilat më pas u lejuan për tregtim nga inspektorët e AKU-së.

Në këtë skemë janë përfshirë edhe tre inspektorë të AKU-së, Gezim Hushi, 38-vjeç, Sada Lufta, 42-vjeçe, dhe Aldo Sinjari, 46-vjeç, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke mos parandaluar daljen e këtyre produkteve në treg.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Importuan produkte ushqimore të cilat në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës, shpallet në kërkim administratori i kompanisë si dhe procedohet penalisht vëllai i tij, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve“.

Procedohen penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kreu veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të salmonelës dhe në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50-vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe u proceduan penalisht shtetasit: M. G., 53-vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38-vjeç, S. L., 42-vjeçe dhe A. S., 46-vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G., kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e inspektorëve të AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

The post Skandali me mishin e pulës me salmonelë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë, procedohen 3 inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (EMRAT) appeared first on Albeu.com.