Salianii Archives - Albeu.com

PD vendosi të bojkotojë seancën plenare në Kuvend, Ervin Salianji shpërthen ndaj Sali Berishës: Po i vjen në ndihmë Edi Ramës
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pasi Partia Demokratike këtë të hënë vendosi që të mos marrë pjesë në seancën plenare në Kuvend, duke e bojkotuar.

Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se bojkoti i seancës parlamentare është shërbimi më i madh që Partia Demokratike mund t’i bëjë Edi Ramës dhe për këtë ka akuzuar Sali Berishën se po i vjen në ndihmë kryeministrit.

Sipas ish-deputetit, në ditën kur PD duhet t’i jeptë zë protestuesve, PD vepron për llogari të interesave personalë të Sali Berishës.

“Sot Partia Demokratike duhej ti jepte zë zemërimit të qytetarëve dhe të rinjve që kanë ngritur dhe po mbajnë në këmbë revoltën më të gjatë popullore të viteve të fundit në Shqipëri”, thekson Salianji në postimin e tij.

Ndërsa në fund Salianji thekson në postimin e tij, se shqiptarët duhet të vazhdojnë të kërkojnë largimin e dyshes Berisha-Rama.

Postimi i plotë:

Bojkoti i seancës parlamentare është shërbimi më i madh që mund ti bëhet Edi Ramës.

Në ditët më të zeza të kësaj qeverie, kur qytetarët janë në revoltë dhe aferat korruptive janë ekspozuar njëra pas tjetrës, Sali Berisha zgjedh edhe një herë ti vijë në ndihmë Edi Ramës, duke u sjellë si bashkëortak dhe pjesë e bashkëqeverisjes!

Sot Parlamenti duhej të ziente. Duhej të ishte arena ku një qeveri e kalbëzuar dhe e rrënuar moralisht të vihej me shpatulla pas muri. Sot Partia Demokratike duhej ti jepte zë zemërimit të qytetarëve dhe të rinjve që kanë ngritur dhe po mbajnë në këmbë revoltën më të gjatë popullore të viteve të fundit në Shqipëri.

Por, mesa duket, interesi personal i Sali Berishës nuk e lejon Partinë Demokratike të marrë frymë, të përmbushë misionin e saj opozitar dhe të përfaqësojë qytetarët.

Prandaj kërkohet ndryshim. Prandaj gjithnjë e më shumë qytetarët kërkojnë largimin e dyshes bashkëqeverisëse Rama–Berisha.

Ndryshimi do të vijë, sepse tashmë ortakeria e tyre politike është ekspozuar hapur para syve të shqiptarëve. Ata nuk janë më alternativë kundër njëri-tjetrit, janë garancia e mbijetesës së njëri-tjetrit.

The post PD vendosi të bojkotojë seancën plenare në Kuvend, Ervin Salianji shpërthen ndaj Sali Berishës: Po i vjen në ndihmë Edi Ramës appeared first on Albeu.com.