Sali Berisha Archives - Albeu.com

AGSH reagon pas deklaratave të Berishës ndaj mediave: Dënojmë gjuhën e përdorur nga kreu i PD-së! Kritika nuk duhet të shndërrohet në gjuhë linçuese dhe intimidim publik
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke dënuar gjuhën e përdorur ndaj mediave, gazetarëve dhe pronarëve të mediave.

Në një reagim zyrtar, AGSH thekson se etiketimet si “mafia e fjalës së lirë”, “pronarë mafiozë mediash” apo “vrasës të të vërtetave” janë të papranueshme dhe dëmtojnë klimën e lirisë së shtypit në vend.

Sipas asociacionit, kritika ndaj medias është legjitime në një shoqëri demokratike, por nuk duhet të kthehet në sulm të përgjithësuar, gjuhë linçuese apo intimidim ndaj gazetarëve dhe redaksive.

AGSH nënvizon se politikanët, sidomos ata në pozita të larta, kanë përgjegjësi të shtuar për të shmangur deklarata që nxisin armiqësi dhe presion ndaj medias.

Deklarata e AGSH:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon gjuhën e përdorur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj mediave, pronarëve të mediave, gazetarëve dhe hapësirës mediatike në tërësi, gjatë komunikimit të tij publik me qytetarët të shtunën.

Etiketimet si “mafia e fjalës së lirë”, “pronarë mafiozë mediash”, “vrasës të të vërtetave”, “shërbëtorë të përulur” apo çdo formulim tjetër që synon të delegjitimojë median për shkak të linjës editoriale, qëndrimeve kritike apo hapësirës që u jep aktorëve të ndryshëm publikë, janë të papranueshme dhe të dëmshme për klimën e lirisë së shtypit në vend.

AGSH thekson se kritika ndaj medias është legjitime në një shoqëri demokratike, por ajo nuk mund të shndërrohet në gjuhë linçuese, intimidim publik apo sulm të përgjithësuar ndaj gazetarëve dhe redaksive. Politikanët, veçanërisht ata që mbajnë funksione të larta publike ose drejtojnë parti politike, kanë përgjegjësi të shtuar për të shmangur gjuhën që nxit armiqësi, presion apo mosbesim të organizuar ndaj medias.

Media në Shqipëri ka probleme reale që lidhen me pronësinë, transparencën, presionin politik dhe ekonomik, por këto çështje duhet të trajtohen përmes debatit të përgjegjshëm publik, mekanizmave ligjorë, vetërregullimit dhe standardeve profesionale, jo përmes sulmeve denigruese që rrezikojnë të vendosin gazetarët në shënjestër

The post AGSH reagon pas deklaratave të Berishës ndaj mediave: Dënojmë gjuhën e përdorur nga kreu i PD-së! Kritika nuk duhet të shndërrohet në gjuhë linçuese dhe intimidim publik appeared first on Albeu.com.

Rrëfimi i ish kreut të SHISH – “Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit”, Klosi: Ja pse u vra Azem Hajdari
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka bërë një analizë të sigurisë në Shqipëri, duke theksuar se vendi nuk përballet me rrezik të lartë nga terrorizmi, por nga krimi i organizuar në rritje.

I ftuar në studion e ‘QUO VADIS’, Klosi u shpreh se, ndryshe nga e kaluara, sot grupet kriminale janë më të sofistikuara dhe me më shumë burime financiare.

Ai u ndal edhe tek vrasja e Azem Hajdarit, duke nënvizuar se e përdori më shumë PD, që ishte partia e tij, se sa pala tjetër.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi: Shërbimi atëherë ishte i hapur, dilte policia, dilte shtypi. Sot është më e vështirë nëse ka gjëra të tilla. Shohim sulmet kibernetike. Ata që marrin për detyrë për të eliminuar një njeri të rëndësishëm apo për skup për bomba, në Shqipëri nuk kanë ekzistuar ndonjëherë. Dy herë është përmendur për atentat ndaj Azem Hajdarit, një herë në Parlament dhe një herë ai që e mori. Në të dyja rastet kanë qenë probleme personale, një herë me deputetin e Kukësit dhe një herë me Haklajt. Por nuk është se u përfitua diçka në politikë me eliminimin e tij ose për jetën e vendit. Praktikisht vrasjen e Azem Hajdarit e përdori më shumë PD, që ishte partia e tij, nuk e përdori pala tjetër. Pala tjetër, ku isha edhe unë, humbëm. Ishte detyra jonë për ta mbrojtur dhe nuk e mbrojtëm dot. Shqipëria është vend i vogël, pa shumë probleme. Sot, praktikisht, nuk ka interes për akte terroriste bota në Shqipëri. Aktet terroriste duan të bëjnë efekt te publiku. Terrorizmi në Shqipëri ka qenë i infiltruar nga jashtë, jo për të bërë akte terroriste, por për t’u fshehur.

Krimi i organizuar sot është më i avancuar. Është me më shumë para, ikin nga Shqipëria që të mos ekstradohen. Mundësitë e krimit të organizuar sot janë më të zhvilluara. Policia ka qenë e vëmendshme. Përballë nuk ke budallenj që gabojnë. Mjetet që përdorin janë më të sofistikuara dhe vështirë t’i zbulosh. Krimi është i favorizuar sepse i zgjedh ai mjetet që përdor. Policia duhet t’u shkojë nga mbrapa të zbulojë se çfarë kanë në mendje ata. Krimi është në avancë, kualifikohen më parë ata. Shqipëria është më e hapur sot. Problem në Shqipëri nuk është terrorizmi, por krimi i organizuar.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka bërë deklarata të forta lidhur me ngjarjet e 21 Janarit, duke pretenduar se dhuna dhe viktimat e asaj dite nuk ishin të rastësishme.

I ftuar në QUO VADIS ai u shpreh se ngjarja u zhvillua para syve të kamerave, ndërsa sipas tij pati përpjekje të qëllimshme për të zhdukur provat.

Klosi deklaroi se, pas protestës, u ndërmorën veprime për të fshirë gjurmët, duke përmendur fshirjen e serverit të Kryeministrisë dhe izolimin e Gardës për disa ditë.

Ai shtoi se edhe prokuroria u pengua në hetime, ndërsa prokurorja u sulmua publikisht pas lëshimit të urdhrave të arrestit.

Klosi akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha, duke pretenduar se situata ishte e parashikuar dhe se përdorimi i dhunës kishte si qëllim demonstrimin e kontrollit mbi sigurinë në vend.

Klosi: Për 21 Janarin, u zhvillua para kamerave. Unë kam qenë në shesh para Kryeministrisë. Nga Berisha u punua që të mos kishte prova për ngjarjen. U fshi serveri i Kryeministrisë. Garda u mbajt 3 ditë brenda. Pati të lënduar dhe u kuruan në Kryeministri. U quajt prokurorja me epitete nga më skandalozet vetëm pse lëshoi urdhër arreste. Është luftuar nga ata që shkaktuan ngjarjen që provat të fshiheshin.

Asnjë urdhër i prokurores nuk u miratua dhe u tallën me të. Ishte një pushtet absolut atëherë, jo si sot. Rama thotë që e mbështet prokurorinë. Nuk thotë që prokuroria përbëhet nga horra. Edhe Gërdeci, gjyq pas gjyqi. Është më kollaj që SPAK të merret me ngjarje të freskëta, sepse e ka më kollaj, sesa të merret me ngjarjet që populli është i interesuar. Çfarë ndodhi me Gërdecin, që u vranë 26 veta, me 21 Janarin, që u vranë 4 burra që ishin me duar në xhepa. Në fund të protestës, kur nuk kishte rrezik, u qëllua.

Atë ditë ishte e planifikuar të vriteshin. I shërbenin Berishës. Tek ndërkombëtarët kishte diskutime që çfarë është më e rëndësishme në Shqipëri, siguria apo demokracia? Demokracia është e ardhmja që do të futet në BE, që do të kërkojë një kohë të gjatë. Siguria është fenomen më delikat. Ne na ka ndodhur në zgjedhjet e 1997. U bënë me ndihmën e autoblindave italiane. Vrasja e tyre është humbje e sigurisë. Ky ka qenë një mesazh që na kanë dhënë dhe unë jam dëshmitar. Për partnerët, siguria është e rëndësishme, pastaj demokracia. Siguria bëhet me organizim. Berisha këtë gjë e dinte. Mua më kanë thënë që jemi me atë qeveri që garanton sigurinë. Berisha e dinte dhe donte të tregonte që unë siguroj sigurinë në vend edhe nëse duhen vrarë njerëz.

The post Rrëfimi i ish kreut të SHISH – “Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit”, Klosi: Ja pse u vra Azem Hajdari appeared first on Albeu.com.

Pashka Ortodokse në Tiranë, Sali Berisha uron besimtarët ortodoksë: Të heqim këtë të keqe të madhe që na ka rënë për hise…
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë mesazhin e tij të urimit për besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.

Në një prononcim për mediat nga Katedralja Ortodokse në Tiranë, Berisha foli për rëndësinë e figurës së Jezu Krishtit, duke e përshkruar atë si “mbret, burrë dhe hyj”.

Ai theksoi ndikimin e thellë që mësimet e Krishtit kanë pasur në formimin e vlerave të botës perëndimore.

“Me mësimet e tij ndikoi më shumë se kushdo tjetër në moralin e qytetërimit perëndimor,” u shpreh Berisha.

Në fund të deklaratës së tij, kreu i demokratëve nisi të shprehte një urim për të ardhmen.

‘Dita e ringjalljes së Krishtit të mbret, burrit, hyjit, që me mësimet e tij ndikoi më shumë se kushdo tjetër në moralin e qytetërimit perëndimor. Uroj që pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që na ka rënë për hise këto vite. Gëzuar!’.

The post Pashka Ortodokse në Tiranë, Sali Berisha uron besimtarët ortodoksë: Të heqim këtë të keqe të madhe që na ka rënë për hise… appeared first on Albeu.com.

Paralajmërimi i Berishës: Me Ramën nuk ka më paqe dhe stabilitet, beteja jonë do përfshijë të gjithë Shqipërinë, s’ndalemi deri në largimin e kryeministrit
Këtë të hënë, në një konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi një ditë pas protestës së opozitës, se me sundimin e Edi Ramës nuk ka më paqe dhe stabilitet.

Berisha paralajmëroi shtrirje të protestave në të gjithë Shqipërinë dhe se deklaroi se nuk do të ndalen deri në largimin e Edi Ramës.

Sipas Berishës, protesta do të ketë kudo ku ka pakënaqësi, ndërsa theksoi se; “regjimi do të përballet me qëndresën të fuqishme popullore”.

“Qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë nderuan në mënyrën më madhështore, më solemne, më dinjitoze 22 marsin, ditën e parë të demokracisë me demonstratën e tyre të fuqishme në kushtet e një narkodiktature, autokracie elektorale apo diktaturë autoritare, shqiptarët treguan dje se janë të pamposhtur nga kjo narkodiktaturë.

Mendoj se me protestën e tyre përfaqësuan revoltën, zemërimin e një kombi të tërë.

Kurrë ndonjëherë më e fuqishme kryengritja paqësore e shqiptarëve se sa dje nuk ka qenë në rrugët e Tiranës. Mesazhi është i qartë, në Shqipëri në kushtet e autokracisë të sundimit të Edi Ramës, nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet.

Beteja jonë do të njohë vetëm ngjitje. Ajo do përfshijë të gjithë Shqipërinë dhe do jetë e pandërprerë gjer në largimin përfundimtar të kësaj organizate kriminale me në krye Edi Ramën.

Ndaj dhe unë kam një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ata dhjetëra mijëra qytetarë që mbushën dje rrugët dhe bulevardet e Tiranës dhe protestuan në mënyrë dinjitoze”, tha Berisha.

The post Paralajmërimi i Berishës: Me Ramën nuk ka më paqe dhe stabilitet, beteja jonë do përfshijë të gjithë Shqipërinë, s’ndalemi deri në largimin e kryeministrit appeared first on Albeu.com.

Berisha në Bruksel për 50-vjetorin e PPE: Integrimi i Shqipërisë i bllokuar nga korrupsioni i Ramës! PD po mbështetet fuqishëm
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë qëndrimit në Bruksel, foli për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, marrëdhëniet e PD-së me Partinë Popullore Europiane (PPE), si dhe raportet me institucionet europiane.

Berisha u shpreh se PPE mbështet fuqishëm Partinë Demokratike, duke theksuar se marrëdhëniet mes tyre janë të ngushta dhe të konsoliduara ndër vite. Ai kujtoi se PD është bërë pjesë e këtij grupimi vetëm pak vite pas themelimit të tij dhe sot gëzon statusin e anëtarit të asociuar.

Duke u ndalur te integrimi i Shqipërisë në Bashkimi Europian, Berisha deklaroi se procesi është bllokuar për shkak të, sipas tij, korrupsionit të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Ai shtoi se PPE mbështet një integrim të bazuar në meritë, në përputhje me kërkesat e opozitës.

Berisha theksoi gjithashtu se, ndërkohë që vende të tjera të rajonit po avancojnë në procesin e integrimit, Shqipëria ka mbetur pas, duke e lidhur këtë situatë me atë që ai e cilësoi si “probleme serioze korrupsioni”.

Berisha: Sot, grupimi më i madh politik i Evropës, grupim politik që ndërtoi Evropën e pasluftës me kontributin më kryesor, mblidhet në 50-vjetorin e themelimit të PPE. PD është anëtare tre vite pas themelimit të saj, sot është anëtare e asociuar, sepse anëtarësia e plotë këtu përcaktohet nga anëtarësia e vendit në Bashkimin Evropian. Por ka lidhje të shkëlqyera, lidhje të ngushta. Para dy javësh, një mision i gjerë me përfaqësues të 30 partive politike ishte në Tiranë në mbështetje të PD. Sot festohet në një ceremoni 50-vjetori me rezultate të shkëlqyera. Nesër është samiti i zgjeruar në të cilin marrin pjesë të gjithë kryetarët e shteteve, kryeministrat e partive të qendrës së djathtë dhe kryetarët e partive opozitare të vendeve anëtare dhe të vendeve të asociuara të ftuara në këtë samit. Samiti është një ngjarje shumë e rëndësishme që përcakton qëllimet e përbashkëta të PPE për çështjet madhore të kohës”, ka thënë Berisha.

Raporti i PD me Partinë Popullore është i shkëlqyer. Janë disa rezoluta që kanë shprehur mbështetjen e plotë për PD dhe dënimin e hapur të farsës elektorale dhe të regjimit të Edi Ramës. PPE mbështet plotësisht procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, por një proces të bazuar në meritë, siç është edhe kërkesa jona. : Paralajmërime shumë serioze dhe faktikisht, në qoftë se dje u votua me unanimitet Mali i Zi, Shqipëria mbeti në klasë dhe është në labirintet në të cilat e futi Edi Rama për shkak të dosjeve të tij të tmerrshme me korrupsionin. Pra, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës. Mendoj se Edi Rama nuk dëgjon më thirrje nga Brukseli, por nga disa prej vendeve më të prapambetura të Afrikës.

The post Berisha në Bruksel për 50-vjetorin e PPE: Integrimi i Shqipërisë i bllokuar nga korrupsioni i Ramës! PD po mbështetet fuqishëm appeared first on Albeu.com.

“Zgjatja e arrestit në shtëpi për Sali Berishën, masë antikushtetuese”, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për kreun e PD-së
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për kërkesën e Sali Berishës mbi tre qëndrimet e gjykatave më të ulëta mbi masën e arrestit shtëpiak, duke i dhënë të drejtë ish-kryeministrit se kohëzgjatja e mbajtjes nën arrest shtëpiak ishte e tejzgjatur.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur se zgjatja e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj kreut të PD-së, është në kundërshtim me Kushtetutën.

Çështja lidhet me qëndrimin e avokatëve të Berishës të cilët gjatë raportimit apo informacionit dy mujor kundërshtuan qëndrimin e SPAK që insistonte se Berisha duhet të vazhdonte të qëndronte nën arrest shtëpiak. që siç rezultoi u kthye në detyrim paraqitje janarin e 2025.

Gjykata arsyeton se edhe pse kishin kaluar shtatë muaj nga vendosja e arrestit në shtëpi, gjykatat e zakonshme nuk kishin dhënë argumente konkrete për ekzistencën e rrezikut të ikjes. Po ashtu, sipas Kushtetueses, nuk ishte paraqitur asnjë rrethanë e re që të justifikonte ashpërsimin e masës së sigurisë.

Njoftimi i plotë: Rrethanat e çështjes

1. Kërkuesi është aktualisht politikan, drejtues i partisë kryesore opozitare dhe deputet i Kuvendit, si dhe ish-president dhe ish-kryeministër. Mbi bazën e një kallëzimi për kryerjen e Vendim i Gjykatës Kushtetuese disa veprave penale nga funksionarë të lartë shtetërorë, të bërë nga shtetasi T.B., i cili në atë kohë ka qenë kryetari i grupit parlamentar të partisë në pushtet, Prokuroria e Posaçme në vitin 2020 ka regjistruar procedimin penal nr. 287 (procedimi penal nr. 287/2020) për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal (KP). Objekti i kallëzimit dhe i hetimit në vijim lidhet me procesin e kthimit të pronës në favor të 5 familjeve ish-pronare, procesin e privatizimit të pronës shtetërore (të objekteve të ish-klubit sportiv “Partizani”), procesin e ndryshimit të destinacionit dhe, më pas, edhe të zhvillimit të pronës.

2. Me urdhrin e datës 02.10.2023, prokurorët e çështjes kanë shënuar në regjistrin e njoftimit të veprave penale edhe emrin e kërkuesit, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim me shtetasit J.M. dhe F.B., të parashikuar nga nenet 260 e 25 të KP-së. Për sa i përket kërkuesit, faktet penale objekt hetimi lidhen me sjelljen e dyshuar të tij gjatë kohës kur ai ka ushtruar funksionin e Kryeministrit, pas vitit 2005, në proceset e kthimit të pronës, të privatizimit të pronës shtetërore (objekteve të ish-klubit sportiv “Partizani” në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të klubit shumësportesh “Partizani” në varësi të Ministrisë së Kulturës), si dhe të ndryshimit të destinacionit e të zhvillimit të pronës, duke favorizuarshtetasit J.M., F.B. e XH.B., ku këta të fundit dhe shoqëria e lidhur me ta kanë realizuar ndërtimin e një blloku pallatesh. Për këto procese dyshohet se janë dhënë dhe marrë përfitime monetare, paligjshmëria në origjinën e të cilave është fshehur nëpërmjet veprimeve financiare, transaksioneve të copëzuara ose në cash.

Procesi i parë

3. Në datën 16.10.2023 Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO-ja e Shkallës së Parë) kërkesën për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj personave nën hetim, përfshirë edhe kërkuesin, për të cilin është kërkuar vendosja e masave të sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, të parashikuara nga nenet 234 dhe 233 të Kodit të Procedurës Penale (KPP).

4. Mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, GJKKO-ja e Shkallës së Parë, gjyqtari i hetimeve paraprake, me vendimin nr. 112, datë 20.10.2023 (vendimi nr. 112/2023), ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, duke caktuar për kërkuesin masat e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Me vendimin nr. 117, datë 26.10.2023 (vendimi nr. 117/2023), GJKKO-ja e Shkallës së Parë ka disponuar me vazhdimin e këtyre masave. Ky vendim është miratuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO-ja e Apelit) me vendimin nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023, ndërsa Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024, ka vendosur mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi. Ky proces gjyqësor është bërë objekt kontrolli nga Gjykata Kushtetuese (Gjykata), e cila, me vendimin nr. 81, datë 21.11.2024 (vendimi nr. 81/2024), ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës dhe shfuqizimin e këtyre vendimeve gjyqësore, si të papajtueshme me Kushtetutën, vetëm  për pjesën që kanë caktuar masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” ndaj kërkuesit Sali Berisha.

ii. Procesi i dytë

5. Ndërkohë, duke qenë se kërkuesi nuk ka respektuar një prej detyrimeve të vendosura me vendimin nr. 112/2023 të GJKKO-së së Shkallës së Parë, të konfirmuar me vendimin nr. 117/2023 të kësaj të fundit, konkretisht “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së tij për zëvendësimin e masave të sigurimit personal nga “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, në atë “Arresti në burg/shtëpi”, të parashikuara nga nenet 237 dhe 238 të KPP-së.

6. Mbi bazën e rekomandimit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, Kuvendi, i mbledhur në seancë plenare në datën 21.12.2023, me vendimin nr. 127, datë 21.12.2023, ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së kërkuesit nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit. Në datën 22.12.2023 Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pranë GJKKO-së së Shkallës së Parë (gjyqtarit të hetimeve paraprake) kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal ndaj kërkuesit, e cila është pranuar me vendimin nr. 520, datë 30.12.2023 të asaj gjykate (vendimi nr. 520/2023), duke u caktuar ndaj kërkuesit masa e sigurimit “Arresti në shtëpi”. Ky vendim është miratuar nga GJKKO-ja e Apelit me vendimin nr. 15 (87-2024-23), datë 25.01.2024, i cili është lënë në fuqi nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin nr. 00-2024-667 (94), datë 09.04.2024. Edhe ky proces gjyqësor është bërë objekt i kontrollit kushtetues nga Gjykata, e cila, me vendimin nr. 1, datë 17.01.2025 (vendimi nr. 1/2025), ka vendosur rrëzimin e kërkesës.

7. Ndërkohë që procesi i dytë ishte në shqyrtim pranë Gjykatës, GJKKO-ja e Shkallës së Parë, me vendimin nr. 674, datë 27.11.2024 (vendimi nr. 674/2024), ka vendosur pranimin e kërkesës së kërkuesit dhe revokimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në shtëpi”, për shkak se nuk ekzistojnë më nevojat e sigurimit. Në vijim, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme, GJKKO-ja e Apelit, në datën 03.01.2025, ka vendosur ndryshimin e vendimit nr. 674/2024 të GJKKO-së së Shkallës së Parë dhe zëvendësimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” me masën e sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

iii. Procesi i tretë

8. Në datën 28.06.2024 Prokuroria e Posaçme, bazuar në nenin 246, pika 6, të KPP-së, ka paraqitur pranë GJKKO-së së Shkallës së Parë informacionin me shkrim, si dhe provat e përftuara në kuadër të hetimit dymujor për kërkuesin, i cili i referohet periudhës dymujore para kësaj date, ku i kërkon asaj gjykate vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arresti në shtëpi”, duke argumentuar se vijojnë të ekzistojnë kushtet dhe kriteret e vlerësuara për caktimin e masave të sigurimit, konkretisht ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale dhe dyshimi për kryerjen e saj rëndon mbi kërkuesin. Ndërsa kërkuesi, në parashtrimet e paraqitura nëpërmjet mbrojtësve të tij, i ka kërkuar GJKKO-së së Shkallës së Parë revokimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, të caktuar me vendimin nr. 520/2023 të asaj gjykate, duke argumentuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për caktimin e saj dhe se nevojat e hetimit nuk e diktojnë vazhdimin e masës së sigurimit.

9. GJKKO-ja e Shkallës së Parë, me vendimin nr. 400, datë 30.07.2024 (vendimi nr. 400/2024), ka vendosur vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në shtëpi”, të caktuar ndaj kërkuesit me vendimin nr. 520/2023 të asaj gjykate. Sipas GJKKO-së së Shkallës së Parë, nevojat e sigurimit në ngarkim të kërkuesit, lidhur me rrezikun e dëmtimit të provave, janë të tilla që justifikojnë vijimin e zbatimit të masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”. Po sipas asaj gjykate, vijon të ekzistojë mundësia që ai të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen ose asgjësimin e provave dhe rreziku i largimit të tij vazhdon të jetë ende prezent. Ndaj këtij vendimi ka bërë ankim kërkuesi.

10. GJKKO-ja e Apelit, me vendimin nr. 172 (87-2024-248), datë 13.09.2024, ka vendosur miratimin e vendimit nr. 400/2024 të GJKKO-së së Shkallës së Parë. Sipas GJKKOsë së Apelit, vendimmarrja e GJKKO-së së Shkallës së Parë është e drejtë dhe nevojat e sigurimit mbeten të pandryshuara ose të qëndrueshme, njësoj si në kohën e caktimit të masave të sigurimit, pasi nuk kanë ndryshuar rrethanat për të cilat janë vendosur ato. Po sipas GJKKOsë së Apelit, ekziston frika dhe rreziku që lënia në liri e kërkuesit mund të cenojë procesin e mbledhjes dhe vërtetësisë së provave dhe për t’iu shmangur procedimit, rreziqe të cilat konstatohet se janë konkrete dhe aktualisht prezente si në gjenezën e caktimit të masës së sigurimit personal ndaj tij. Po ashtu, GJKKO-ja e Apelit ka arsyetuar se rreziku i ikjes së kërkuesit për t’iu shmangur drejtësisë është i qëndrueshëm dhe aktual. Ndaj këtij vendimi ka paraqitur rekurs kërkuesi.

11. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr. 00-2024-2076, datë 17.12.2024, ka vendosur mospranimin e rekursit, për shkak se nuk përmbante asnjë nga shkaqet e parashikuara nga neni 432 i KPP-së. Sipas Kolegjit Penal, gjykatat më të ulëta kanë argumentuar vendimmarrjet e tyre dhe u kanë dhënë përgjigje në thelb shkaqeve të parashtruara nga kërkuesi dhe arsyetimet e tyre janë plotësuese të njëra-tjetrës. Po sipas Kolegjit Penal, të dyja gjykatat kanë argumentuar mjaftueshëm edhe ligjshmërinë e vazhdimit të zbatimit të masave të sigurimit personal ndaj të hetuarve, si dhe kanë analizuar kushtet dhe kriteret e parashikuara në ligj për caktimin e masave të sigurimit personal.

12. Në datën 11.06.2025 kërkuesi i është drejtuar Gjykatës me ankim kushtetues individual, sipas objektit të tij (duke kundërshtuar vendimet gjyqësore të procesit të tretë), i cili është regjistruar në të njëjtën datë.

13. Kolegji i Gjykatës në datën 29.07.2025 ka vendosur kalimin e kërkesës për shqyrtim paraprak në Mbledhjen e Gjyqtarëve, e cila në datën 12.09.2025 ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve.

14. Me vendimin e datës 04.12.2025, Mbledhja e Gjyqtarëve ka vendosur rrëzimin e kërkesës se një gjyqtari për heqjen dorë nga shqyrtimi i kësaj çështjeje, duke vlerësuar se nuk ekzistojnë pengesat ligjore të parashikuara nga neni 36, pika 1, shkronja “ç”, i Ligjit Organik dhe neni 18 pika 1, shkronja “ç”, i Rregullores për Procedurat Gjyqësorë të Gjykatës.

II

Pretendimet në Gjykatën Kushtetuese

15. Kërkuesi, në mënyrë të përmbledhur, në ankimin kushtetues individual dhe parashtrimet e tij ka pretenduar se i është cenuar:

15.1. Për aspektin procedural – E drejta për proces të rregullt në drejtim të:

15.1.1. Së drejtës për t’u gjykuar nga një gjykatë e caktuar me ligj, pasi gjyqtarja I.Gj. që ka dhënë vendimin në shkallë të parë, është dënuar me burgim për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i pasaportave, vizave”, dënim i cili më pas i është konvertuar me gjobë. Referuar dispozitave ligjore në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar (ligji nr. 96/2016), gjyqtari i cili në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji rezultonte i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë humbiste mandatin e magjistratit, bazuar në nenet 28, shkronja “d”, 64 dhe 66 të këtij ligji. Kërkuesi ka marrë dijeni për provat që mbështesin këtë pretendim në datën 05.05.2025 dhe në seancën gjyqësore paraprake të së njëjtës datë (05.05.2025) ka kërkuar kohë për paraqitjen e kërkesës për pavlefshmërinë e vendimit nr. 400/2024 të GJKKO-së së

Shkallës së Parë. Po ashtu, për të njëjtën arsye, kërkuesi i është drejtuar edhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) me kërkesë për mbarimin e mandatit të magjistratit të gjyqtares I.Gj. Kjo kërkesë e kërkuesit është lënë pa përgjigje nga KLGJ-ja. Në funksion të argumentit se gjyqtarja I.Gj. nuk plotëson kriteret për të kryer detyrën e magjistrates për shkak të dënimit të saj të mëparshëm, kërkuesi parashtron se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në çështjen Cani kundër Shqipërisë ka interpretuar pikërisht nenet 28 dhe 66 të ligjit nr. 96/2016, të cilat parashikojnë kriteret për t’u emëruar si magjistrat, si dhe rastet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë. Gjyqtarja I.Gj. nuk ka përmbushur detyrën që prej hyrjes në fuqi të ligjit nr. 96/2016, po ashtu as KLGJ-ja nuk ka përmbushur detyrën e saj. 15.1.2. Parimit të paanshmërisë në dy drejtime: Së pari, pasi gjyqtarja I.Gj., gjyqtare e hetimit paraprak pranë GJKKO-së së Shkallës së Parë, kur kërkesa për revokimin e masës së sigurimit është paraqitur nga kërkuesi, nuk ka zbatuar afatet procedurale të parashikuara nga ligji. Ajo gjyqtare ka bërë një trajtim të ndryshëm të kërkesave të paraqitura nga kërkuesi në raport me kërkesat e paraqitura nga organi i akuzës, ndërkohë që në të dyja rastet mosrespektimi i afateve procedurale nuk shoqërohet me ndonjë pasojë. Njëanshmëria e gjyqtares së hetimit paraprak është perceptuar nga kërkuesi nisur nga sjellja e saj. E njëjta gjyqtare ka vlerësuar më parë, me vendimin nr. 117/2023 të GJKKO-së së Shkallës së Parë, se afati prej dy ditësh është i mjaftueshëm për mbrojtësit e kërkuesit që të njihen me 42 fashikuj dhe një vendim gjyqësor prej 200 faqesh. Ndërkohë, organit të akuzës i ka dhënë 11 ditë kohë për të lexuar një material prej jo më shumë se 50 faqesh, të relatuar nga mbrojtësit e kërkuesit në seancë, i cili ishte mbështetur në informacionin e vet organit të

akuzës. Janë disa vendime të ndërmjetme të gjyqtares I.Gj. të cilat dëshmojnë se opinioni i saj juridik ndryshon sipas opinionit juridik të organit të akuzës. Me sjelljen e saj gjyqtarja e hetimit paraprak e ka vendosur kërkuesin në pozita procedurale jo të barabarta me organin e akuzës. Së dyti, për shkak të dispozitave të ligjit nr. 95/2016, datë 06.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” (ligji nr. 95/2016), pasi prokurorët dhe gjyqtarët e gjykatave të posaçme janë nën vëzhgimin e një oficeri hetues. Në këtë kuptim, gjyqtarët e gjykatave të posaçme janë objekt i një monitorimi që nuk paraqet asnjë

garanci ligjore dhe institucionale.

15.1.3. Së drejtës së aksesit dhe standardit të arsyetimit të vendimit gjyqësor, pasi gjykatat nuk i kanë dhënë përgjigje kërkuesit në lidhje me pretendimet e ngritura prej tij për cenimin e të drejtave dhe lirive themelore. Gjykatat nuk kanë marrë në shqyrtim pretendimin e kërkuesit për revokimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” dhe argumenti i dhënë prej tyre se ky pretendim ishte shqyrtuar në vendimmarrje të mëparshme nuk është i vërtetë. Gjykatat kanë arsyetuar se nevojat e hetimit nuk kanë ndryshuar, por nuk janë ndalur në mënyrë të posaçme në ndonjë element konkret që kishte rezultuar nga hetimi. Arsyetimet e gjykatave janë kontradiktore dhe të pakuptueshme. Gjykatat në arsyetimin e tyre kanë përdorur fraza standarde dhe arsyetime të cilat janë përdorur prej tyre edhe më parë. Në lidhje me rrezikun e ikjes së kërkuesit, gjykatat kanë dhënë të njëjtat argumente që kanë dhënë kur kanë caktuar masat e para të sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në

policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Ato nuk kanë arsyetuar pse është i pabazuar kërkimi i kërkuesit për detyrimin e gjykatës që të verifikojë diligjencën e duhur të organit të akuzës. Nuk ka asnjë të dhënë për evidentimin e ndonjë rreziku që kërkuesi të ndikonte mbi provat.

15.2. Për aspektin substancial – cenimi i lirisë personale në drejtim të:

15.2.1. Mungesës së faktit penal, në shkelje të nenit 27, pika 2, shkronja “c”, të Kushtetutës, pasi gjykatat nuk mund të lejojnë dhe të arsyetojnë se pas katër vjetësh hetime Prokuroria e Posaçme mund të paraqitet në gjykatë dhe të mbështesë dyshimin për kryerjen prej kërkuesit të faktit penal përsëri në të njëjtat arsye, miratimit të akteve kolegjiale. Pas katër vjetësh nga hetimi Prokuroria e Posaçme duhet të argumentojë mjaftueshëm pse pjesëmarrja në akte kolegjiale në mënyrë të arsyeshme të çon në konkluzionin se mund të përbëjë fakt penal. Gjykatat pas katër vjetësh hetime duhet të argumentonin mjaftueshëm sesi kërkuesi në cilësinë e ish-Kryeministrit duhet të parashikonte që propozimi i Këshillit të Ministrave për miratimin e ligjeve në Kuvend, miratimi po prej Këshillit të Ministrave i akteve të tjera normative ose i akteve të tjera në të cilat nuk ka përcaktime për një marrëdhënie juridike konkrete, të veçantë, do të sillte përfitime shumë vite më vonë. Gjykata në vendimin e saj nr. 1/2025 ka vlerësuar se “qenia e kërkuesit në cilësinë e kryetarit të një organi kolegjial, i cili ka disponuar për lirimin nga detyra të gjyqtares, nuk është shkak për të vënë në dyshim paanshmërinë e gjyqtares, për sa kohë nuk rezulton dhe nuk është provuar që ai (kërkuesi), në cilësinë e kryetarit të atij organi, të ketë pasur votë përcaktuese në këtë drejtim ose të ketë vënë në lëvizje procedimin disiplinor ndaj gjyqtares, ose të ketë pasur ndonjë rol përcaktues në procedimin disiplinor ndaj saj”. I njëjti kriter i vendosur nga Gjykata duhej të mbahej parasysh edhe nga gjykatat e juridiksionit të zakonshëm.

15.2.2. Mungesës së shkakut ligjor për moszbatimin e urdhrave të ligjshëm të gjykatës, për shkak të mosekzistencës së shkakut procedural për të cilin është kërkuar zëvendësimi i masës së sigurimit personal, pasi vendimi gjyqësor mbi bazën e të cilit ishin caktuar masat e sigurimit personal nuk ka qenë i ekzekutueshëm deri në datën 21.11.2023, kur ka marrë formë të prerë. Në datat që prokuroria pretendon se kërkuesi duhej të paraqitej në Policinë Gjyqësore, vendimi gjyqësor që ka vendosur këtë detyrim nuk ka qenë i ekzekutueshëm, pasi ndaj tij ishte bërë ankim. Në rastin e zëvendësimit të masave të sigurimit personal të vendosura ndaj kërkuesit, gjykatat nuk kanë hetuar kur ka lindur detyrimi i tij për zbatimin e masave të sigurimit të caktuara me vendimin nr. 112/2023. Arsyetimi i gjykatave se detyrimi për zbatimin e masave të sigurimit personal të vendosura me vendimin nr. 112/2023 ka lindur menjëherë me shpalljen e vendimit është i gabuar dhe në shkelje të nenit 417 të KPP-së.

15.2.3. Standardit të arsyetimit të vendimeve gjyqësore, pasi gjykatat nuk kanë dhënë argumente të mjaftueshme për nevojën e kohëzgjatjes së masës së sigurimit personal “Arresti në shtëpi”; për vazhdimin e kufizimit të lirisë personale dhe të së drejtës për jetë familjare; për cenimin e lirisë së shprehjes; për cenimin e së drejtës së organizimit dhe së drejtës për të ushtruar mandatin e deputetit. Gjykatat nuk kanë arsyetuar domosdoshmërinë e vazhdimit të masës së sigurimit personal “Arresti në shtëpi”. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë nuk e ka arsyetuar vendimin e tij, por ka adaptuar arsyetimet e gjykatave më të ulëta, duke i vlerësuar komplementare të njëra-tjetrës. Gjykatat nuk e kanë mbështetur arsyetimin e tyre në të dhënat që kanë rezultuar nga hetimi, pasi nuk rezulton që gjatë kohës që janë zhvilluar hetimet të jetë evidentuar ndonjë e dhënë nga e cila të rezultonte përpjekja e kërkuesit për të ndikuar procesin e marrjes së provave. Arsyetimi i gjykatave është në kundërshtim me qëndrimin e organit të akuzës, sipas të cilit nuk ekziston rreziku i ikjes së kërkuesit. Konstatimet gjyqësore në vendimet e caktimit të masave të sigurimit personal nuk mund të përbëjnë “gjë të gjykuar”. Prokuroria e Posaçme në rastin konkret ka ndryshuar qëndrim nga ai i mbajtur në aktet fillestare për caktimin e masës

së sigurimit.

15.2.4. Parimit të mosdiskriminimit, pasi në vendimin e GJKKO-së së Apelit nuk gjejnë pasqyrim pretendimet e ngritura nga i bashkakuzuari tjetër, në lidhje me pretendimin për “përndjekje politike”. Kërkuesi dhe subjektet e tjera të këtij procedimi nuk janë lejuar nga gjykatat të paraqesin në seancë pretendimet e tyre për motivin politik të procedimit penal. Në këtë rast, gjykatat kanë tejkaluar kufizimet e parashikuara nga KEDNJ-ja, e cila ka epërsi ndaj së drejtës së brendshme dhe zbatohet drejtpërdrejt. Qëllimi real i izolimit të kërkuesit ka qenë pengimi i ushtrimit të të drejtave të tij politike, si liria e shprehjes, liria e organizimit, si dhe ajo e përfaqësimit të zgjedhësve dhe provat për këtë janë vetë sjellja e autoriteteve shtetërore. Kërkuesi është kryetari i partisë opozitare me numrin më të lartë të deputetëve në Kuvend. Procedimi penal ka nisur nga kallëzimi i kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, parti e cila ka numrin me të lartë të deputetëve në Kuvend. Po ashtu, Kryeministri i vendit është shprehur në kongresin e Partisë Socialiste se reforma në drejtësi ka dështuar në rast se Prokuroria e Posaçme nuk heton kërkuesin.

15.2.5. Parimit të barazisë përpara ligjit, pasi gjykatat mbajnë standard të dyfishtë për kërkuesin, në krahasim me shtetas të tjerë. Sipas gjykatave, vepra penale është kryer nga kërkuesi, si në rastin kur ka qenë në rolin e përfaqësuesit të organit propozues të akteve ligjore, ashtu edhe në rastet kur ka qenë në rolin e drejtuesit të organit që ka shqyrtuar propozimin e një subjekti tjetër. Ndërkohë, Gjykata e ka trajtuar ndryshe rolin e kërkuesit si kryetar i ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në marrjen pjesë dhe vendimmarrjen për akte kolegjiale individuale, me rolin e tij në marrjen pjesë dhe vendimmarrjet për akte kolegjiale normative. Gjykatat nuk kanë dhënë argumente të mjaftueshme për të provuar se kërkuesi nuk po ndiqet penalisht për motive politike.

16. Subjekti i interesuar, Prokuroria e Posaçme, në mënyrë të përmbledhur, ka

prapësuar si vijon:

16.1. Për aspektin procedural

16.1.1. Pretendimet e kërkuesit për cenimin e parimit të paanshmërisë dhe së drejtës për t’u gjykuar nga një gjykatë e caktuar me ligj janë të pabazuara, pasi vendimi i GJEDNJ-së, i referuar prej tij, pasqyron procesin ligjor të gjykatave vendase

në rastin e gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit L.D., që përfundoi me vendimin e Komisionit Disiplinor sipas parashikimit të nenit 128, pika 2, shkronja “b”, të Kushtetutës, ndaj rrethana e pretenduar nga kërkuesi kërkon rit të ndryshëm dhe është jashtë kufijve të shqyrtimit të këtij gjykimi kushtetues. Këto pretendime janë ngritur edhe në një gjykim tjetër të zhvilluar nga Gjykata, e cila, me vendimin nr. 42, datë 01.07.2025, ka arsyetuar se nuk ka ndonjë akt të organit publik të ngarkuar nga ligji që të ketë vendosur për ndalimin e

ushtrimit të funksionit nga gjyqtarja I.Gj. për shkakun e pretenduar. Në këtë kuptim, ajo gjyqtare, ndërsa ka qenë në detyrë, ka vepruar në kushte legjitimiteti në ushtrimin e funksioneve në rastin konkret… (Kliko për të lexuar më shumë)

V E N D O S I:

1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës.

2. Deklarimin si antikushtetuese të vendimeve nr. 400, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 172 (87-2024-248), datë 13.09.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-2076, datë 17.12.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, sipas arsyetimit të mësipërm të këtij vendimi, vetëm për pjesën që disponon për kërkuesin Sali Berisha.

3. Shpenzimet e përfaqësimit të kërkuesit në vlerën 75.000 lekë i ngarkohen Ministrisë së Financave.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare

The post “Zgjatja e arrestit në shtëpi për Sali Berishën, masë antikushtetuese”, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për kreun e PD-së appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës, Berisha mbërrin në selinë e PD, militantët e presin me brohoritje
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbërriti në selinë e Partisë Demokratike në orën 18:00 kur edhe u njoftua zyrtarisht nisja e protestës.

Ai është pritur me brohoritje dhe duartrokitje nga mbështetësit e mbledhur përpara godinës.

Protesta e opozitës pritet të zhvillohet në bulevardin kryesor “Dëshmorët e  Kombit” përpara Kryeministrisë.

Ndryshe nga herët e tjera, në këtë protestë nuk do të ketë fjalime. Ende nuk dihen skenarët, por organizues të protestës kanë deklaruar se protestën do të kenë në dorë qytetarët.

Policia ka marrë masa me 1500 efektive shtesë, për mbarëvajtjen e tubimit opozitar kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

The post Protesta e opozitës, Berisha mbërrin në selinë e PD, militantët e presin me brohoritje appeared first on Albeu.com.

“Do t’ju merret çdo pasuri ty dhe ministrave”, Berisha ultimatum Ramës: Ti do e paguash me vite burgu! Thuaju mercenarëve të mos qëllojnë protestuesit
Kreu i PD, Sali Berisha mbajti sot fjalimin e radhës nga foltorja e vendosur përpara godinës së Kryeministrisë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe kapje të shtetit.

Berisha tha se çdo pasuri e fituar në mënyrë të paligjshme do t’i merret dhe do të kthehet në vite burg për kryeministrin. Ai përshëndeti të rinjtë, adoleshentët dhe studentët që sipas tij u bënë “tmerri i narkoregjimit më 10 shkurt” dhe theksoi se kryengritja e sotme është paqësore, duke shtuar se kjo është mënyra më e drejtë për t’u kundërvënë qeverisë.

Ish-kryeministri dënoi gjithashtu dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe i bëri thirrje forcave të rendit të qëndrojnë në detyrë pa u ndikuar nga “banditët në drejtim”. Ai paralajmëroi se për çdo cenim personal ndaj qytetarëve, përgjegjësi do të mbajë vetëm Edi Rama.

Berisha: Edi Rama, i ke hesapet gabim. Ke vjedhur shumë. Çdo pasuri që ke vënë në dorë do t’ju merret, dhe do t’ju dalë prej hundësh; do t’ju kthehet në vite burg. Ne jemi në shesh, në kryengritje paqësore. Asnjë forcë në botë nuk mund ta ndalojë.

Përshëndes Ilirin, që u sulmua nga snajperi kriminel në ballë, teksa filmonte protestën. Përshëndes gjithashtu protestuesit e tjerë që morën plumba në kokë. Kjo është një kryengritje paqësore, sepse në fakt, ti meriton çdo variant. Ne mund të të jepnim çdo përgjigje, por kryengritja paqësore është zgjidhja jonë.

Për çdo cenim personal, do të ketë një përgjegjës – vetëm Edvin Kristaq Rama. U bëj thirrje mercenarëve: mos qëlloni mbi protestuesit, sepse protestuesit do të veprojnë vetëm mbi ty.

20 shkurti është dita e krenarisë sonë. Shkojmë më krenar se asnjëherë më parë, sepse më 20 shkurt i treguam shqiptarëve se ne nuk pajtohemi kurrë me një organizatë kriminale. Shkojmë në një kohë kur kemi marrë të betuar misionin e shpëtimit të Shqipërisë.

Kemi kaluar mbi tanka dhe autoblinda, duke sfiduar kultin më të keq të Enver Hoxhës. Ftoj çdo shqiptar të jetë në Tiranë në ora 6, kur e gjithë Tirana të derdhet në rrugë. Shqipëria është në Tiranë. Le të dalim zot të vendit tonë dhe t’i japim goditjet e merituara regjimit anti-shqiptar të Edi Ramës.

Me asgjë nuk ndalemi. Ne jemi njerëz që besojmë në të vërtetën. Duam që ky vend të jetë toka e bekuar e shqiptarëve. Këta janë armiqtë më të këqinj.

The post “Do t’ju merret çdo pasuri ty dhe ministrave”, Berisha ultimatum Ramës: Ti do e paguash me vite burgu! Thuaju mercenarëve të mos qëllojnë protestuesit appeared first on Albeu.com.

U qëllua me shkopa gome pas koke dhe iu hodh spraj në fytyrë, Bledion Nallbati në gjendje të rëndë te Trauma, Sali Berisha niset me urgjencë
Protesta e thirrur nga Partia Demokratike këtë të martë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Gjatë incidenteve nuk kanë munguar edhe aktet e dhunës, ndërsa i lënduar ka mbetur deputeti demokrat, Bledion Nallbati.

Sipas raportimeve, Nallbati është përfshirë në momentet e përplasjes me efektivët e FNSH-së, ku dyshohet se është goditur dhe ndaj tij është përdorur edhe spraj në fytyrë. Menjëherë pas incidentit, ai është shoqëruar drejt Urgjencës së Spitalit të Traumës nga drejtues të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi.

Ka qenë vetë deputetja Albana Vokshi ajo që ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të tij. Sipas saj, Nallbati ka pësuar një goditje në kokë gjatë momentit kur po ndihmonte qytetarët në protestë.

“Ka një goditje në kokë. Ishte duke ndihmuar një qytetar, kur policia e ka goditur në kokë. Aktualisht është duke u trajtuar, po i bëjnë larje të syve dhe të fytyrës për shkak të djegies nga spraji, si dhe po i nënshtrohet një skaneri”, është shprehur Vokshi.

Ndërkohë, pas përfundimit të protestës, në Spitalin e Traumës ka shkuar edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, për t’u interesuar nga afër për gjendjen shëndetësore të deputetit.

The post U qëllua me shkopa gome pas koke dhe iu hodh spraj në fytyrë, Bledion Nallbati në gjendje të rëndë te Trauma, Sali Berisha niset me urgjencë appeared first on Albeu.com.

Demokratët nuk i ndal as shiu rrëke për të rrëzuar Edi Ramën, Sali Berisha niset drejt Bulevardit për t’iu bashkuar qindra protestuesve
Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë selinë e Partisë Demokratike dhe është nisur drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’iu bashkuar mijëra protestuesve që kanë mbërritur sot në Tiranë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Lideri i të djathtëve është shoqëruar nga dhjetëra demokratë mes brohoritjeve dhe thirrjeve: “O Sali, o hero”.  Ai shoqërohet nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Gjatë kësaj proteste pritet të marrë fjalën, Agron Gjekmarkaj, Ilir Alimehmeti dhe dy të rinj, njëri prej tyre Xhonatan Pano, ku dhe më pas fjalën përmbyllëse do e marrë Berisha.

Kjo është protesta e tretë kombëtare e zhvilluar nga opozita, pas tubimit të mbajtur më 24 janar. Demonstrata po zhvillohet para godinës së Kryeministrisë, ku opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, si dhe krijimin e një qeverie teknike që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Në kuadër të mbarëvajtjes së situatës, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie për të shmangur incidente të mundshme. Porta hyrëse e Kryeministrisë është blinduar me struktura metalike. Rreth 1350 efektivë policie janë angazhuar për ruajtjen e perimetrit të godinës.

Në një kohë kur vetë lideri i të djathtëve ka paralajmëruar se dhe kjo protestë do të jetë paqësore, demokratët kanë deklaruar vetë se “fati” është në duart e qytetarëve dhe do të jenë ata që do të vendosin sa i përket vijimësisë dhe mënyrës së si do të zhvillohet më tej protesta.

Por ashtu sikurse dhe raportuam dhe më herët para nisjes së protestës disa të mitur qëlluan me gurë efektivët. Lidhur me këto zhvillime nuk ka një reagim zyrtar nga policia, por burime për mediat bëjnë me dije se efektivët janë duke hetuar për të zbardhur identitetin e tyre dhe personat që mund t’i kenë shtyrë drejt një akti të tillë.

The post Demokratët nuk i ndal as shiu rrëke për të rrëzuar Edi Ramën, Sali Berisha niset drejt Bulevardit për t’iu bashkuar qindra protestuesve appeared first on Albeu.com.