sali berisha non grata Archives - Albeu.com

Berisha shpallet “non grata” nga Mbretëria e Bashkuar
Berisha është shpallur “non grata”nga Mbretëria e Bashkuar. Lajmin e ka dhënë vetë duke thënë se ka marrë një letër ku i është njoftuar moslejimi i hyrjes në Britani.

“Kjo ishte çështja e dytë pse jam sot para jush. Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin. Jam njoftuar me një letër se sekretari i brendshëm ka marrë vendimin për moslejimin tim për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me arsyetimin e keni lidhje me kriminelë dhe jeni gati t’i përdorni këto lidhje për politikë.

Ky vendim është në vrazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup që kanë financuar vendimin e Blinken. Unë kam qenë në dijeni të përpjekjeve që partner ndërkombëtarë t’i bashkëngjiten vendimit të tyre.

Në lidhje me shpifjet mbi të cilat bazohet vendimi i Sekretarit të Brendshëm të MB, po i marr me rradhë.

Së pari, për akuzën se unë kam lidhje të qarta me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët i kam përdorur për qëllime politike. Kjo është një akuzë që nuk më është bërë kurrë, as nga kundërshtarët e mij dhe nga asnjë institucion zyrtar kombëtar apo ndërkombëtar. Ju jeni dëshmitarë të faktit se, askush tjetër sa unë nuk ka denoncuar pa ndalur, pa kompromis, me emra, pa marrë parasysh asnjë rrezik personal apo familjar, kriminelët, grupet e organizuara kriminale të këtij vendi, dhe lidhjet e tyre me qeveritarë.

Askush tjetër në qeveri nuk ka bërë luftë ndaj krimit të organizuar, dhe nuk ka pasur rezultatet që kam pasur unë, të cilat kanë qenë kusht për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në NATO. Dhe askush tjetër në opozitë, me asgjë më shumë se një IPad dhe fjalën time, e mbi të gjitha pa asnjë mbrojtje, përveç mbështetjes qytetare, nuk e ka bërë këtë.

Sot nuk gjen dot një shqiptar të dalë e të thotë, me cilin kriminel ka bashkëpunuar Sali Berisha, apo cili kriminel ka përfituar prej tij gjë tjetër veç burgut dhe denoncimit publik. Të gjithë kanë parë se si Edi Rama i bëri ata deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë policie, biznesmenë, investitorë strategjikë dhe, në fund, përmes amnistisë fiskale ju ofron një lavatriçe të madhe për të larë paratë e krimit dhe drogës!

Ju e dini kush ka ardhur ne pushtet me ndihmën e bandave, dhe kush i ka përdorur ato për ta mbajtur pushtetin. Sali Berisha ka ardhur në pushtet me votën e qytetarëve dhe ka dorëzuar pushtetin po përmes saj, pasi të vetmen kontratë gjithë karrierën time e kam pasur vetëm me qytetarët.

E pra, të akuzosh pa përmendur një fakt, dikë që kurrë dhe në asnjë rast nuk ka bërë kompromis me krimin, ndërkohë që vendi nën qeverisjen e Ramës rënkon nën thundrën e bandave, vrasjeve mafioze, kapjes së shtetit dhe shkrirjes së pushtetit me krimin, nuk bën gjë tjetër veçse e ndihmon atë!

Së dyti, në lidhje me biznesmenin Damir Fazlliç. Nuk kam pasur kurrë dijeni, as sot nuk di që ai të ketë qenë ndonjëherë objekt padish për aktivitet kriminal, në MB ku ai është qytetar, apo në ndonjë vend tjetër. Ai ka qenë dhe është një investitor, që ka sjellë kapital në Shqipëri nëpërmjet bankave dhe në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe ndërkombëtar, siç kanë dëshmuar verifikimet e organeve zyrtare të fushës. Prokuroria e Ina Ramës, për mendimin tim për motive politike, çka unë e denocova, ngriti dhe zhvilloi hetime ndaj tij në përfundim të të cilave nuk provoi dot asnjë shkelje të z. Fazlliç. Dhe ju rikujtoj se, ajo për të cilën e hetonin. ishin jo tendera, prokurime të drejtpërdrejta apo para publike, por blerje e një toke private, me fonde gjithashtu private.

Damir Fazlliç nuk ka përfituar kurrë, qoftë dhe një qindarkë të vetme nga unë apo qeveria ime. Ai ka vazhduar biznesin dhe investimet gjatë qeverisë Rama, dhe nëse do kish patur pengim të hetimit ndaj tij gjatë qeverisë sime, ka pasur 10 vjet kohë që të hetonte Prokuroria gjatë qeverisë Rama, por asgjë e tillë nuk ka ndodhur.

Pra, autoritetet e MB të vetmin rast konkret që citojnë është i 14 viteve më parë, i cili u vendos në hetim pa asnjë fakt, për transferta të rregullta bankare, për të cilat pas hetimit, Prokuroroa nuk ngriti dot padi, sepse Fazliç kishte kryer çdo gjë sipas ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, dhe kishte si faj të vetëm se ai, me Kompanine BGR, kishte këshilluar mua ne fushatën elektorale të vitit 2005, nga e cila ish-komunistët humbën. E trishtueshme është që sot, pas 14 viteve, kjo çështje përdoret si treguesi i vetëm në të cilin mbështesin vendimin e tyre autoritetet britanike.

Më lejoni t’u them se, vite pasi hetimi i Prokurorisë së Ina Ramës ndaj Damir Fazllic, me të cilin nuk provoi dot asnjë shkelje, unë kam vizituar Britaninë e Madhe dhe kam takuar kryeministri e këtij vendi. Madje kam marrë edhe përgëzime për reformat e ndërmarra dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Përveç kësaj, në vitet 2005-2013, me agjensitë e zbatimit të ligjit të këtij vendi, si Soca etj., kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit të organizuar, përfshi këtu edhe operacione të fshehta, të cilat janë vlerësuar shumë prej tyre”, tha Berisha.

Kujtojmë se Berisha është shpallur dhe nga SHBA non grata më 19 maj 2021./albeu.com

https://www.facebook.com/newsbomb.al/videos/441329311236552

The post Berisha shpallet “non grata” nga Mbretëria e Bashkuar appeared first on Albeu.com.

Pas Ramës Manja thirrje ndaj SPAK për të hetuar Berishën: “Non grata” nuk është thirrur ende nga organet e drejtësisë
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kërkuar që të vihet para drejtësisë, ish-kryeministri Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij në konferencën “Drejtësi në kohë sfidash”, Manja tha se Berisha duhet të hetohet për vrasjet e 21 Janarit, ‘Gërdecin’, çështjen Çez/Dia dhe kompleksin ‘Partizani’.

Gjatë fjalës së tij, ministri është shprehur gjithashtu se 9 maji, “Dita e Europës” ka ardhur me një tjetër peshë, nën dritën e luftës së fundit në Ukrainë.

Manja theksoi se Shqipëria dëshiron që lufta të marrë fund dhe paqja të triumfojë.

Fjala e ministrit Manja

Tema e kësaj konference është “Drejtësi në Kohë sfidash” dhe mendoj se sot, kjo ditë, 9 Maji, apo ndryshe Dita e Evropës, ka ardhur me një peshë të re. Sepse Evropa prej më shumë se dy muajsh ndodhet përballë një sfide të jashtëzakonshme, e cila ka ngritur plot hamendje dhe një shqetësim të madh, për të tashmen e për të ardhmen, lufta Rusi-Ukrainë.

Ku ndodhet Shqipëria në këtë përplasje të madhe të demokracisë me një stuhi pushtimi ushtarak në gjirin e Europës?

Jemi të rreshtuar në anën e demokracise, krah për krah Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Duam që lufta të mbarojë dhe paqja të triumfojë.

Dhe duke reflektuar për paqen, çmimin e të cilës sot që të gjithë e vlerësojmë edhe më mirë besoj, nën dritën e asaj lufte të përgjakshme, peshon sot edhe më shumë ajo fjala e Papa Gjon Palit II, “Paqja kërkon katër kushte thelbësore; të vërtetën, dashurinë, lirinë dhe drejtësinë”.

E ku jemi ne sot me drejtësinë?

Do të më falni që nuk do të rreshtoj këtu arritjet. Që nuk janë te pakta po të kemi parasysh se ku ishim deri para disa vitesh. Jam i bindur që këtë do ta bëjnë të tjerë këtu. Sepse mund të flitet vërtetë shumë për risitë dhe dobitë e Reformës në Drejtësi. Mund të flitet sot për dobinë dhe potencialin e madh të institucioneve të reja të drejtësisë. Por këtu unë dua të them dy fjalë për elefantin në mes të dhomës së drejtësisë së re, si i thonë fjalës.

Ai zotëria i shpallur “non grata”, si kalorës i korrupsionit dhe kundër demokracisë nga aleati jetik i vendit dhe kombit tonë, nuk është problemi i Amerikës, por i Shqipërisë. Shqiptarët meritojnë të dinë si qëndron drejtësia e re në raport me këtë çështje të rëndë për shtetin shqiptar, të cilën Qeveria Amerikane e ka thënë shumë qartësisht se u takon institucioneve shqiptare ta hetojnë dhe ta gjykojnë!

Zotëria është i famshëm për karshillëkun e tij ndaj ligjit dhe organeve të drejtësisë, të cilave u ka përplasur deri edhe derën në fytyrë, duke penguar ekzekutimin e urdhërave të tyre pas vrasjes së katër qytetareve në bulevard. Nuk është thirrur megjithatë kurrë nga organet e drejtësisë, as për ato vrasje, as gjithë atë shpërthim kriminal municionesh që hodhi në erë qindra shtëpi e mori dhjetra jetë njerëzish, as për të tjera skandale korruptive marramendëse, ku mbiemri i tij ka qenë qershia mbi tortën e babëzisë!

Madje mund të them, meqë kemi dhe titullin e konferencës të tillë, ai jo vetëm nuk është pyetur kurrë nga organet e drejtësisë deri më sot, por e sfidon vetë sensin e drejtësisë, duke anatemuar deri institucionet e reja të drejtësisë.

Unë vërtetë kam një karrierë të tërë në prokurori, po këtu as nuk po bëj prokurorin, as po ngre akuza! Nuk po bëj as gjykatësin dhe as po shpall fajtorë. Por po bëj hapur, troç, me zë të lartë, atë pyetje që bëjnë shqiptarët prej kaq shumë vitesh dhe sot edhe më shumë se dje, qëkur ndodhi shpallja “non grata” e Sali Berishës:

Ore kur do hapen nga drejtësia e re petët e lakrorit të këtij njeriu që e ka pasur okllainë e pushtetit në dorë kur kanë ndodhur gjëmat dhe skandalet më të mëdha në këtë vend?! Nëse është i pafajshëm siç ulërin me të madhe, dhe një dynja e gjitha, bashkë me vetë shtetin amerikan kanë lajthitur deri në pikën që t’i bien në qafë një plaku qelibar, atëherë le të na e thotë pra drejtësia e re këtë!

Të hetohet roli i tij në 21 janar, të hetohet roli i tij në Gërdec, të hetohet roli i tij në aferat e bujshme të Çez/Dias, apo klubit Partizani, të hetohen edhe burimet financiare të djalit të tij, që atje në Amerikë është bërë edhe personazh filmash e librash… dhe nëse në të gjitha këto punë që nuk duken hiç të bardha, zotëria del i larë, hajde t’i kërkojmë falje dhe t’i kërkojmë edhe Amerikës t’i kërkojë falje!

Po jo kështu; nisen hetime kryesisht për personazhe dytësore e tretësore dhe nuk preken me dorë kallzimet për kryepersonazhin e tragjedive e dramave më të mëdha të këtyre tridhjetë vjetëve, që vazhdon sjell vërdallë jetën publike shqiptare si ata gangsterët e Hollivudit!

Kjo nuk i bën asnjë nder drejtësisë dhe më keq akoma, e minon besimin tek drejtësia e re!

Nëse ne do të donim që drejtësia të merrej me ata që vjedhin qindarkat e qytetarëve në urbanet e Tiranës, apo me 10 mijë-lekëshat e rryshfetit të nënpunësve në sportelet e shtetit, që sapo i mbyllëm perfundimisht, dhe jo me kokat e korrupsionit, atëherë pse duhej të bënim Reformën në Drejtësi, këtë super-ndërrmarrje ku u angazhuan me të gjitha forcat edhe aleatët tanë strategjikë?!

Kishim drejtësinë e vjetër që e qante me lot dënimin e atyre që s’kishin t’u paguanin rryshfete gjykatësve!

Nuk po kërkoj këtu asgjë më shumë se sa DREJTËSI, të barabartë për të gjithë dhe flas me kokën lart, duke ju parë drejt e në sy, sepse flas në emër të një force politike në qeveri, që ia ka hapur derën organeve të drejtësisë së re për të hetuar të madh e të vogël në oborrin e saj! Jo vetëm kaq, po flas ne emer të një force politike, që është vendosur në anën e drejtësisë, duke e udhëhequr reformën dhe duke u bërë garante e saj, me fuqinë e shembullit të saj!

Po ne nuk mund ta kemi më gojën vetëm për t’ju thënë bravo kur goditen njerëz të lidhur me forcën tonë qeverisëse, sepse u bënë afro 5 vjet që Vetingu nxjerr nga sistemi prokurorë e gjykatës të korruptuar dhe ne presim. Madje aq shumë ka nxjerrë sa kemi probleme të paparashikuara me boshllëqet në gjykata. Por për çfarë sensi drejtësie flasim kur ata që e kthyen drejtësinë në pazarin e gjësë së gjallë, që u majmën duke nxjerre kriminelë nga burgjet dhe duke gllabëruar pronat e të tjerëve, sot vazhdojnë të patrazuar jetën e tyre prej pasanikësh!

Ku është drejtësia e re me kërkesën e shkruar edhe nga Bashkimi Europian që të korruptuarit e djegur nga Vetingu të japin llogari para drejtësisë?

E çuditshme dhe e neveritshme në fakt, që këta që nuk justifikojnë miliona euro pasuri si rrogëtarë të shtetit, janë akoma sot të padukshëm e të paprekshëm, ndërsa një qytetar i zakonshëm që shkel ligjin, hetohet me rrënjë e me degë dhe dënohet pa hezitim!

Unë nuk di ta shpjegoj këtë ngurrim zvarritës, po di që pa u dënuar ujqit e drejtësisë së vjetër, çakejtë do të vazhdojnë të bëjnë kërdinë nën hundën e drejtësisë së re! Kam dyshimet e mia që burojnë nga simbioza e hershme mes eksponentëve të caktuar të drejtësisë me politikanët e vjetër që kanë dominuar dhe dominojnë akoma shpirtrat e ndrydhur, por nuk dua ta besoj dot se frika e vjetër ka gjetur fole edhe në shpirtin e drejtësisë së re!

Le të shpresojmë se është vetëm çështje kohe zgjerimi i spektrit të goditjeve të drejtësisë së re. Unë e besoj këtë./BW

The post Pas Ramës Manja thirrje ndaj SPAK për të hetuar Berishën: “Non grata” nuk është thirrur ende nga organet e drejtësisë appeared first on Albeu.com.

Kokalari: Biden ka marrë peng Amerikën, me Trump Berisha nuk do të ishte shpallur “non grata”
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Evi Kokalari, gjatë fjalës së saj ka sulmuar qeverinë e SHBA, ku tha se Joe Biden ka marrë peng Amerikën dhe se nëse Trump do të ishte në pushtet, Berisha nuk do të ishte shpallur “non grata”.

“Unë prezantoj gruan shqiptare të lindur dhe rritur në Shqipëri nën regjimin komunist dhe konservatorizimin amerikan dhe parimet e saj. Shqipërisë nuk mund t’i imponosh një lider me urdhër nga elementë të huaj, sepse jemi pasardhës të Gjergj Kastriotit.

Kjo është tokë e ilirëve dhe shqiponjave, ne jemi njerëz të zakoneve dhe kanuneve, mikpritës dhe të besës. Por kjo mikpritje ka raste kur merret me naivitet dhe dobësi dhe jemi të detyruar t’u tregojmë vendin miqve problematikë.

Amerikanët janë kundër ndërhyrjeve në politikën e brendshme. Më vjen turp si është prezantuar Amerika në vitet e fundit.

Joe Biden ka marrë peng Amerikën. Nëse do ishte Trump nuk do të kishte luftë në Ukrainë dhe Berisha nuk do të ishte shpallur non grata” tha ajo.

The post Kokalari: Biden ka marrë peng Amerikën, me Trump Berisha nuk do të ishte shpallur “non grata” appeared first on Albeu.com.

Ç’do të bëjë nëse deputetët braktisin Kuvendin prej tij? Berisha i “vë vulën” me përgjigjen
Pas shpalljes “non grata” nga ana e SHBA, ish-kryeministri Sali Berisha është gjendur përballë kërkesës së Amerikës për t’u mos u futur në Kuvendin e ri, pavarësisht mandatit të fituar në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ditën e sotme kreu I PD Lulzim Basha u përball me një kërkesë të ambasadores së Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, për “braktisjen” e Berishës dhe mos futjen e tij në Kuvend.

Gjatë një interviste në “Ora neës”, Berisha ka deklaruar publikisht se do të jetë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë dhe do të gëzojë mandatin e fituar nga shqiptarët.

PJESË NGA INTERVISTA:

PYETJE: Në qarkun e gazetarëve thuhet se disa deputetë do të braktisin punimet në ditën e parë të Kuvendit, nëse ju do të jeni prezent, çfarë do të bëni?

Sali Berisha: Unë nuk kam asnjë lidhje me axhendën e Kuvendit. Do të shkoj të ulem me krenari në vendin tim. Aty ku ma kanë caktuar qytetarët.

The post Ç’do të bëjë nëse deputetët braktisin Kuvendin prej tij? Berisha i “vë vulën” me përgjigjen appeared first on Albeu.com.