sali berisha arrest shtepiak Archives - Albeu.com

Ish-kryeministri në arrest shtëpie, simpatizantët e Berishës mblidhen sërish poshtë banesës së ti, pjesë edhe Argita Malltezi
Dhjetëra mbështetës të ish-kryeministrit, Sali Berisha janë mbledhur sërish poshtë pallatit ku ai banon në rrugën “Mustafa Metohiti”.

Mësohet se këto grumbullime do të vazhdojë edhe në ditët e tjera në vazhdim, për të kundërshtuar vendimin e GJKKO ndaj Berishës.

Në grumbullimet e mëparshme, ish-kryeministri ka dalë në dritare duke i përshëndetur, madje herën e fundit edhe duke mbajtur një fjalim.

Ashtu si në grumbullimet e mëparshme, pjesë e të pranishmëve  është edher vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi.

The post Ish-kryeministri në arrest shtëpie, simpatizantët e Berishës mblidhen sërish poshtë banesës së ti, pjesë edhe Argita Malltezi appeared first on Albeu.com.

Berisha vendoset në arrest shtëpiak, reagon Bardhi: Abuzimi me ligjin lë shijen e përndjekjes politike ndaj opozitës
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendosjes së masës së arrestit në shtëpi për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Bardhi u shpreh se abuzimi me masat shtrënguese kthehet vetvetiu në padrejtësi dhe se drejtësia nuk mund të ketë betejë, përtej asaj që dikton ligji, me opozitën.

Sipas tij një deputeti nuk mund t’i pezullohet ushtrimi i funksionit, që “de facto” arrihet nëse atij i ndalohet komunikimi dhe përmbushja e veprimtarisë politike qoftë edhe në kushte izolimi, sepse këtë nuk e lejon shprehimisht ligji.

Deklarata e plotë:

Tejkalimi i nevojës, veprimeve të arsyeshme dhe abuzimi me masat shtrënguese kthehet vetvetiu në padrejtësi. Opozita vërtetë nuk ka betejë me drejtësinë, por e kundërta e kësaj duhet të jetë edhe më e zëshme: drejtësia nuk mund të ketë betejë, përtej asaj që dikton ligji, me opozitën.

E në këtë drejtim, një deputeti nuk mund ti pezullohet ushtrimi i funksionit, që defacto arrihet nëse atij i ndalohet kumunikimi dhe përmbushja e veprimtarisë politik qoftë edhe në kushte izolimi, sepse këtë nuk e lejon shprehimisht ligji.

Abuzimi me ligjin në këtë rast, duke izoluar Sali Berishën në kushte që nuk aplikohen as për të burgosurit, është qartazi i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe një tejkalim që lë shijen e përndjekjes politike ndaj opozitës.

Përndjekja politike ndaj opozitës do ta rradhiste Shqipërinë krah Rusisë, dhe jo krah vendeve të NATO-s apo BE-së. Në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, cilido mund të hetohet dhe nëse rezulton i fajshëm të dënohet.

Por në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, askush nuk mund të përndiqet politikisht, askush nuk duhet të trajtohet përtej standarteve që lejon ligji dhe janë të nevojshme në një shoqëri me drejtësi dhe barazi. Abuzimi, tejkalimi dhe mungesa e arsyes janë gjithmonë PADREJTËSI!

The post Berisha vendoset në arrest shtëpiak, reagon Bardhi: Abuzimi me ligjin lë shijen e përndjekjes politike ndaj opozitës appeared first on Albeu.com.

“Sali Berisha nuk mund të linçohet”, Agron Gjekmarkaj reagon për masën ndaj ish-kryeministrit: Po trajtohet si një individ inferior ndaj ligjit dhe kjo është një kambanë alarmi
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar në lidhje me masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ndaj të cilit u caktua “arresti shtëpiak” me mbikëqyrje policore dhe moslejim të komunikimit me persona jashtë familjes.

Gjekmarkaj ka bërë një analizë të situatës, duke nisur që nga viti 1993 kur u arrestua Fatos Nano, duke i kthyer në aktualitet ku masë arresti ka ndaj liderit defacto të opozitës, Berishës.

Deputeti demokrat thotë se Berisha mund të braktiset e të mos votohet, por jo të linçohet pasi është një person në hetim dhe i vlen prezumimi i pafajësisë.

Ai gjithashtu shprehet se Berisha po trajtohet si një individ inferior ndaj ligjit dhe kjo është një kambanë alarmi dhe se izolimi tij e shton edhe më amullinë e opozitës, gjë që sipas tij ndihmon Edi Ramën.

Ndër të tjera shprehet se nxitimi për të arrestuar Berishën nuk e bën Shqipërinë një vend më të drejtë dhe të ndershëm, përkundrazi, sipas Gjekmarkajt, e bën më të paqartë, pragmatike e më mosbesueses.

Reagimi i plotë i Gjekmarkajt:

Në vitin 1993 arrestohej lideri i opozites Fatos Nano ! Shumë kush me zell militant  gezohej. Ishte një ditë e trishtë për Shqiperinë e cila ditë pas dite mblodhi zemerim për të shperrthyer në anarkinë e vitit 1997 vit ku çdo ënderr u plagos per vdekje,pas zgjedhjeve të vrara  të Majit 1996.

Padyshim bëj pjesë tek ata që e fajësojnë pushtetin e asaj kohe dhe kreun e saj Sali Berisha për politikat e ndjekura , mungesen e liberalizmit dhe zhgenjimet e shkaktuara.  Opozita socialiste e atyre viteve, ishte e madhe dhe e forte pertej goditjeve që mori. Ky fakt  ishte një garanci per vendin dhe aspiratat demokratike. Asokohe kishte shumë më teper idealizem, pasion pozitiv e negativ, debat, madje edhe dhunë të dukshme , ideologji  me me bollek , sesa sot, më shumë besim tek partitë e tek lidershipi . Deri diku edhe me tepri  tribale që na çoi tek thyerjet e medha të vitit 1997-1998. PD kaloi në opozitë ndonese e plagosur ndihej ënde shumë e forte dhe energjike. Perseri ajo shihej si ekuilibruese ndaj revanshit socialist. Mbeshtetesit e saj besonin se ishin viktima të një revolucioni komunist, element të të cilit ai viti shfaqi por nuk ishin ata motorri i tij.

Dialektika vazhdon me alternimet e pushtetit me një farë emancipimi të ndersjelltë të forcave politike. Sot perseri   pas 30 vjetesh nga arrestimi i parë   faktori kryesor opozitar  Sali Berisha  defakto Lideri i saj , arrestohet megjithëse  nuk paraqiste asnjë rrezik per askend nëse hetohej në liri. E perseris Sali Berisha nuk është mbi ligjin dhe as nën të. Ai është një person në hetim dhe për të si per kedo tjeter vlen prezumimi i pafajsisë. Atij po i bëhet më parë gjyq mediatik. Sali Berisha mund të braktiset, të mos votohet, të kritikohet , të gjykohet mbi parime nese duhet por jo të linçohet. Nese një proces i drejtë e deshmon atë fajtor ai dhe ne duhet të pranojmë verdiktin e drejtësisë. Por secili prej nesh ka detyrim etik të kerkojë një drejtësi të ftohtë , jo emocionale, jo pasionale, jo hakmarrese, jo politike  se nese  ajo ( drejtesia) shfaq keto nuanca ajo nuk është më e tillë.

Procedura që u ndoq për Sali Berishen ishte në shkelje të nenit 73 të Kushtetutes.Më pas u kerkua hapja rrugë nga Kuvendi e ndeshkimit të tij për mos zbatim të kesaj paligjshmerie e cila e zhvesh( i) deputetin nga garancitë kushtetuese. Pra Sali Berisha po trajtohet si një individ inferior ndaj ligjit dhe kjo është një kembanë alarmi. Në trupen gjykuese ndaj tij një prej gjyqtarëve kishte konflikt të hapur interesi. Avokatet që kjo gjykatë ishin zgjedhje provokuese të gjithë militantë të majtë.

Izolimi tij e shton edhe më amullinë e Opozites. Me apo pa dashje kjo është një ndihme per pushtetin e Edi Rames. Prej gati tre vitesh Opozita është në një agresion të pazakontë ! Luften me të madhe, me një ashpersi asgjesuse e ka bërë brënda vetes.  Sa më shumë ta themi po aq kemi shpresë të vetësherohemi.

Në një kontekst rrethanash që e bënin gjithnjë e me të madhe flaken brënda saj, ku dorë kishte e ka dhe qeveria  po aq faktor të tjerë dogjem kredibilitetin tonë dhe shpresat për ndryshim.

Asnjëri prej nesh në betejen e brëndshme “vllavrasëse” nuk u tregua shënjtor, as i arsyeshem e rracional. Dukej sikur ishim në një provim etik para se majtes ku secilit i thuhej , ” ti je ndryshe nuk je si ata”. Prezuncioni ka arritur edhe të tilla kulme shqiptarë të ” eperm” shqiptarë “inferior” , shqiptarë “gjykates” e shqiptarë “të gjykuar”!

E pra Opozita meritoka perbuzje e ndeshkim. Keshtu u bëftë!! Secili prej nesh nga deputet e PD -së , është kalimtar me cene mbase më shumë e virtyte më pak.

Pas 10 viteve pushtet socialist , me një cikel skandalesh që nuk kanë të sosur e keqja qenkesh  Opozita e cila është shumë afer zhbërjes. Nese ajo bie siç shumë kush deshiron bashkë më të rrezohet edhe mekanizmi mbrojtes i shoqerisë në raport me një Qeveri të gjithëpushtetshme. Nuk është e thënë që jemi ne perfaqesuesit më të dënjë të opozitarizmit! Mbase jemi më të keqinjët por Opozita është institucion themelor i demokracisë shprehje patetike kjo e shumë degjuar por e vertetë e thjeshtë. Koha mund të na denojë si të paaftë si të korruptuar mendoni ç’të doni por shpejtoni per veten tuaj.

Nese shqiptaret nuk duan ta ndihmojnë këtë Opozitë të rimëkëmbet, të ringrihet  duhet të vrapojnë  ta ribëjnë sa më parë Opoziten që Shqiperia duhet të ketë. Pa të është e zhveshur, e vetmuar, e kercenuar shumë pranë humbjes të atyre vlerave që ka fituar në 34 vite. Sot dikush gezohet që Sali Berisha izolohet, një politikan i cili ka perjetuar majat e suksesit dhe honet e rënies emri i të cilit lidhet me themelimin e pluralizmit, Shqiperinë në Nato dhe pa viza në avancim drejt integrimit , në mos per të tjera dhe per rrugen e Kombit por edhe i shpallur “non grata” nga SHBA-të. Kjo e fundit secilit prej nesh në Opozitë ja ka bërë me të veshtirë qendrimin, sjelljen, komunikimin politik e publik. Falë kesaj ngjarjeje PD humbi busullen dhe ju err horizonti. Shumë shqiptarë e mbeshteten dhe votuan Sali Berishen edhe pse këtë fakt e dinin dhe pranonin me keqardhje e dyshime. Ne që gjykuam ndryshe  që nuk e mendojmë  SPAK-un një organizatë kriminale  mbetem më pak dhe shume nga mbeshtesit tanë na e bëjnë me gisht teksa si Odiseu kalojme permes nevojes  per një drejtesi të re dhe ristabilizimit të mardhenjeve të PD me SHBA-të kaq jetike per ne e kombin.

Ne duam bashkimin e PD-se pa perjashtime, ënde kemi besim se ajo bëhet dhe bind. Koha do ta vertetojë. Ne do ta provojmë. Secili ka të drejte  hyjnore të tentoje me korrigjue gabimet e veta.

Nxitimi për të arrestuar Sali Berishen nuk e bën sot Shqiperinë më të ndershme e  as më të drejtë pertej meritave apo  gabimeve të tij cilat do qofshin.  Perkundrazi ajo sot është me paqartë , më  pragmatike, më mosbesuese, më e vogel në njerez që rendin per te ikur, më me shumë pikëpyetje. Demokracia është edhe proçedure e cila u dhunua me  dashje e perzgjedhje. Ata që gezohen tek mazhoranca duhet te dine nje gje që vetem prapanicat kanë të vetat dhe jo karriget. Sado  vonë  gjithmonë ndodh diçka që i lë pa të, me të prapmen në rrezik , te vetmuar ku nuk të flasin as shoket e partisë, ( veç të shihje Arben Ahmetajn muajt e fundit ) , ku krenaria shnderrohet në rënie psikologjike ,pa perjashtuar zhvillimet e brendshme apo ato shoqerore një ditë. Sot Shqiperia hyn në listen e vendeve që burgos shefin e Opozites 10 vjet pasi ka rënë nga pushteti dhe i zgjat jeten një pushteti qe prej 10 vitesh vetem mbjedh vetveten dhe eleminon Opoziten. Ne i lëme trashigimi njëri tjetrit kujtimin e keq bazuar mbi principin “vdekja jote është jeta ime”!

The post “Sali Berisha nuk mund të linçohet”, Agron Gjekmarkaj reagon për masën ndaj ish-kryeministrit: Po trajtohet si një individ inferior ndaj ligjit dhe kjo është një kambanë alarmi appeared first on Albeu.com.

“Rama ka përgjegjësi të rënda, asnjë sekondë në SPAK”, Vasili: Arrestimi i Berishës, vetëgroposje e drejtësisë
Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar pas dhënies së masës “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha duke thënë se me këtë vendim “drejtësia po varroset”.

Vasili ktheu vëmendjen nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj, duke thënë se këta të fundit “janë provuar me mijëra prova si hajdutë, por Berisha është ai që po arrestohet”.

Ai theksoi se mbi Ramën rëndojnë përgjegjësi të rënda penale individuale dhe ai është akoma në zyrë dhe nuk është thirrur asnjë sekondë nga SPAK.

Reagimi i plotë:

Rama e Veliaj vjedhin, Berisha arrestohet, drejtesia varroset!

Drejtesia eshte vetvrare dhe vetevarrosuar tashme.

Rama, Veliaj jane provuar me mijra prova si hajdute, jane neper zyrat me te larta te shtetit dhe bredhin rrugeve ndersa Berisha arrestohet.

Mbi Ramen rendojne pergjegjesi shume te renda penale individuale dhe ai eshte akoma ne zyre, nuk eshte thirrur asnje sekonde nga SPAK.

FAJET E PROVUARA TE RAMES PER:

Aferen e INCENERATOREVE, per firmat e tij fap fap, ndekohe afera eshte certifikuar tashme nga vete SPAK.

Ne aferen Mc Gonigal, ku pergjegjesite e tij jane shume te renda dhe te certifikuara ne SHBA.

Ne Ceshtjen Beccheti ku per shkak te Rames humben 150 milion euro e ku deklarat e tij ishin percaktuese ne humbjen e arbitrazhit.

Ne mosveprimet e tij te qellimshme, kur u informua me shkrese zyrtare nga Ministri i Drejtesise ne prill 2017 per rrezikun e humbjes se 2 miliard euro ne arbitrazhe.

Ne aferen e shembjes se Teatrit Kombetar, per te cilin ka vendim te Gjykates Kushtetuese, ku ai miratoi ligj te personalizuar per nje kompani, ne shkelje te hapur te interesit publik dhe duke e prishur ne kulmin e pandemise dhe te gjendjes se jashtezakonshme duke rrezikuar ne menyre kriminale shendetin e njerezve.

Ne Aferen e Portit te Durresit ku u shkel cdo ligj, ku u shkel marreveshja e stabilizim asocimit dhe ku Parlamenti Europian dhe BE u shprehen qarte dhe nderprene edhe kredite.

Ne aferen e Bordit te cmimeve teushqimeve dhe naftes ku bashke me oligarket kliente te tij te ulur ne tavolinen e Bordit grabiten qindra milion euro qyetareve e te cilin Gjykata Kushtetuese e rrezoi.

Ne kercenimin e oficerit te policise Emiljano Nuhu per denoncimet e tij ndaj Taulant Balles e qe e detyruan te largohej nga Shqiperia e te merrej ne mbrojtje nga nje shtet i huaj.

Ne veprimet e tij gjate pandemise kur deklaroi se maskat dhe testet jane te panevojshme, nderkoheqe OBSH kerkonte ” testim, testim testim”, si dhe mos dhenien per muaj me radhe te asnje rimbrsimi per ilacet per qindra mijra shqiptare qe vuanin covidin ne shtepi.

Ne koncesionin e sterilizimit ku ai me ndergjegjegje vazhdoi te mashtronte me ndergjegje opinionin publik jo vetem perpara por edhe me pas kur SPAK kushte filluar arrestimet per kete afere.

Ne dosjen 184 te zgjedhjeve ne Diber ku vete Rama me zerin e tij vertetohet si pjese aktive e krimit zgjedhor.

Ne Ligjin per dividentin te bere per interesat e klienteve te tij, duke i dhene fuqi prapavepruese dhe shkelur Kushtetuten per faqe te zeze.

Ne deklaratat qe policia e shtetit te hiqte uniformat dhe te bente vota per partine e Rames.

FAJET E PROVUARA TE VELIAJT:

Erion Veliaj, ka qenë pjesë themelore e realizimit të vjedhjes së shekullit përmes inceneratorit të Tiranës; ka qenë pjesë e konceptimit të këtij projekti.

Erion Veliaj, ka rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke dhënë miratimin në parimin për studimin e fizibilitetit të inceneratorit të Tiranës.

Erion Veliaj ka futur ne borxh per 30 vjet qytetaret e Tiranes per nje vjedhje 500 milion euro.

Erion Veliaj ka lejuar zaptimin e 15 ha toke jashte teritorit te Lejes se Ndertimit te Projektit te firmosur nga Edi Rama.

Erion Veliaj ka firmosur me dorën e tij dokumente të paligjshme dhe po kryen edhe aktualisht me fondet publike, pagesa të paligjshme për shërbime publike të pakryera.

Erion Veliaj, ka rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke dhënë miratimin në parimin për studimin e fizibilitetit të inceneratorit të Tiranës.

Erion Veliaj a refuzuar kerkesen zyrtare te Partise se Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, që të ndërpritet menjehere financimi i inceneratorit qe nuk ekziston si dhe te ndalet kjo vjedhje flagrante e taksave të qytetarëve permes projektit super korruptiv të inceneratorit të Tiranës.

Zyrtarët e Veliajt, ndaj të cilëve SPAK ka ngritur akuzë, nuk kanë vepruar të vetëm; ata kanë zbatuar urdhrat direkte të kryetarit të tyre dhe si një grup i strukturuar kriminal, ata duhet të ishin të gjithë sëbashku përpara akuzave shumë të rënda për inceneratorin e Tiranës.

PERFUNDIM:

Rama dhe Veliaj ne zyre dhe Berisha i arrestuar eshte vetgroposje e drejtesise.

Askush nuk mund te pranoje nje drejtesi te tille te paligjshme.

Kjo drejtesi e kapur dhe me regji eshte riprodhim i neveritshem i Sigurimit te Shtetit dhe Nenit te Agjitacion dhe Propagandes.

Kete drejtesi nuk e beson me askush.

The post “Rama ka përgjegjësi të rënda, asnjë sekondë në SPAK”, Vasili: Arrestimi i Berishës, vetëgroposje e drejtësisë appeared first on Albeu.com.