sak Archives - Albeu.com

Gazetarja: Ahmetaj telefonoi një zyrtar menjëherë pasi iu bllokua telefoni nga SPAK
Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se krahas dosjes aktuale përmes së cilës SPAK i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit për Arben Ahmetajn, në Prokurorinë e Posaçme ekziston edhe një tjetër dosje ndaj ish-zyrtarit të lartë.

Për “Top Story”, Hoxha tha se një prokuror i SPAK ka hetuar privatizimin e shoqërisë “Buka”, dhe është në pritje të “dritës jeshile” nga Këshilli i Mandateve, për t’i dërguar një kërkesë Gjykatës së Posaçme për masë sigurie. Sipas Hoxhës, Ahmetaj me firmën tij prej ministri e tjetërsoi këtë pasuri.

“Në materialin që përmendi zonja Tabaku ka edhe emra të tjerë mjaft interesant. Në dy raste të tjera madje, Arben Ahmetaj për të ruajtur pikërisht këtë sekretin e madh që ia ka sygjeruar edhe SPAK dhe ia ka kërkuar këshillit të mandateve të paktën në dy raste, Ahmetaj pas sekuestrimit të një aparati Blackberry në vilën e tij në Hamallaj rezultonte se ka tentuar të ndërhyjë tek dy persona, njëri prej tyre ish-zyrtar i një bashkie në Jug të vendit.

Ata kanë të drejtë që diskutojnë dhe shoqëria do të ketë shumë të drejtë në momentin që shumë emra të tjerë dalin nga kjo dosje, por edhe nga një dosje tjetër për Arben Ahmetajn nga një tjetër Prokuror i Posaçëm i SPAK për privatizimin e shoqërisë “Buka” për të cilën ish-ministri dhe ish-funksionari i lartë shfuqizoi vendimet e të gjitha Gjykatave, duke i mëveshur vetes rolin e një gjykatësi dhe me një firmë si ministër në atë kohë, e tjetërsoi të gjithë këtë pasuri.

Kjo çështje tashmë gjendet në dorën e një prokurori, i cili në varësi të vendimit që do të marrë këshilli i mandateve, edhe ai me shumë mundësi do të shkojë për një kërkesë për masë sigurie në Gjykatën e Posaçme”- tha Hoxha.

The post Gazetarja: Ahmetaj  telefonoi një zyrtar menjëherë pasi iu bllokua telefoni nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Kreu i SPAK raporton te “Ligjet”: Janë rritur konfiskimet e pasurive të ardhura nga krimi
Kreu SPAK, Altin Dumani, po raporton sot në Komisionin e Ligjeve në Kuvend për punën e bërë nga institucioni që ai drejti në vitin e kaluar.

Dumani ka dhënë shifra për punën e deritanishme ndërkohë që ka thënë se hetime dhe vendime të rëndësishme janë marrë për dënimin e zyrtarëve të lartë apo edhe luftën kundër korrupsionit.

“Janë regjistruar 28 procedime penale me 34 persona në hetim, me një rritje nga viti i kaluar, ku janë regjistruar 18 procedime penale me 9 persona në hetim. Në lidhje me përdorimin e mjeteve të posaçme të hetimit, përveç përgjimeve telefonike, po aplikohen në masë të konsiderueshme, të gjitha mjetet për një çështje apo çështje të ndryshme, si vëzhgime, simulime, dorëzim i kontrolluar, letërporosi, si edhe për herë të parë, agjentë të infiltruar. Në vitin 2022, pjesën më të madhe të procedimeve penale ku është kërkuar përgjimi, e kryesojnë çështjet e hetuara për veprën penale të korrupsionit me 69 procedime penale, ku janë interceptuar 1023 pajisje fundore.

Një e dhënë e rëndësishme, është rritur gama e databazave shtetërore ku SPAK ka akses të drejtpërdrejtë. Në lidhje me rekomandimin mbi fokusimin në hetime më shumë në çështjet e korrupsionit të nivelit të zyrtarëve të lartë, nënvizojmë se me kërkesë të SPAK nga Gjykata e Posaçme gjatë vitit 2022, janë dhënë 4 vendimi dënimi, me 4 persona të dënuar, për ish-zyrtarë të nivelit të lartë. Ndërkohë, në periudhën 2022-2022, rezulton se në total, në SPAK janë hetuar 24 procedime penale me 25 persona në hetim, ndaj ish-zyrtarëve të lartë”, tha ai.

Në raportin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thuhet se gjatë vitit 2022 janë shpallur në kërkim ndërkombëtar 42 persona. Ajo që vihet re është ngritja e grupeve të përbashkëta hetimore me vendet partnere. Në listë rezultojnë 11 grupe pune të reja me vendet si Italia, Gjermania, Britania e Madhe dhe disa shtete të tjera, ku në fokus është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Dumani në raportim tha se gjatë vitit 2022 janë nisur 107 procedime penale me 40 persona nën akuzë. Ai nuk la pa përmendur edhe rritjen e pasurive të konfiskuara.

The post Kreu i SPAK raporton te “Ligjet”: Janë rritur konfiskimet e pasurive të ardhura nga krimi appeared first on Albeu.com.