saimir zotkaj Archives - Albeu.com

Sekuestrohet në Durrës heroinë dhe kokainë, arrestohet 32-vjeçari
Në Durrës janë sekuestruar 92 gr heroinë dhe 170 gr kokainë dhe është vënë në pranga 32-vjeçari Saimir Zotkaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu janë sekuestruar dhe një peshore elektronike, automjeti që drejtonte i arrestuari, si dhe 800 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Sekuestrohen sasi drogash të forta, heroinë e kokainë, të ndara në doza, gati për shitje, si dhe një shumë parash e përfituar nga tregtimi i tyre.

Finalizohet nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, operacioni policor i koduar “October”. Evidentohet dhe goditet një rast i veprimtarive kriminale të prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike.

Vihet në pranga 32-vjeçari, i cili mbante doza heroine dhe kokaine, në automjet dhe sasi të tjera të këtyre lëndëve narkotike, në banesë.

Shërbimet e Policisë së Durrësit, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, me fokus evidentimin dhe goditjen e aktiviteteve kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, finalizuan operacionin policor të koduar “October”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-S. Z., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 32-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje në lokalet e qytetit. Në vijim të operacionit “October”, u ushtrua kontroll edhe në banesën e të arrestuarit, ku u gjetën dhe u sekuestruan  92 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 170 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, automjeti që drejtonte i arrestuari, si dhe 800 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve./albeu.com

The post Sekuestrohet në Durrës heroinë dhe kokainë, arrestohet 32-vjeçari appeared first on Albeu.com.