saimir mane Archives - Albeu.com

The Times: Boom dhe përplasje në Rivierën shqiptare/ Banorët kundër investitorëve strategjikë
Zhvilluesit po nxitohen të ndërtojnë resorte luksoze. Por vendasit kanë frikë se mënyra e tyre e jetesës është në rrezik — dhe zemërimi po shpërthen ndaj taktikave të “dorës së fortë”

Polici në pension shtrëngoi bicepsin dhe buzëqeshi.

“I sheh ato gurë?” tha Hyso Xhuveli, 75 vjeç, duke treguar me dorë objektet e shumta të mprehta që shtriheshin përreth rrugës së pashtruar, gati për t’u hedhur. “Këtë do të bëjmë nëse ata kthehen.”

Xhuveli nuk dukej sikur po bënte shaka. Para disa muajsh ai ndihmoi të përzinte një eskavator të dërguar në Tragjas — një fshat në jug të Shqipërisë — në emër të njeriut më të pasur të vendit, për të shqyer tokën mbi të cilën po qëndronim.

Shoferi i Caterpillar-it kishte ardhur për të nisur punën për një tub që do të sillte ujë nga burimi lokal drejt Green Coast, një kompleks resort prej miliarda eurosh që po ndërtohet nga Samir Mane, një tajkun pajisjesh shtëpiake, 15 milje përgjatë bregut të Adriatikut.

Protestues duke u përpjekur të përzinin eskavatorin në Tragjas

Burimi ka ushqyer fshatin që nga koha e ilirëve, fqinjët e grekëve të lashtë. Ai furnizon një pellg kristal të pastër të fshatit dhe ushqen lule të egra, arat e grurit dhe barin e gjelbër të dendur ku kullosin lopë e dele.

Punimet për Green Coast nisën katër vjet më parë, dhe dy nga katër seksionet e planifikuara tani janë të hapura. Kur të përfundojë, do të mbulojë 90 hektarë dhe do të përmbajë vila luksoze dhe shtatë hotele me pesë yje, si dhe restorante, plazhe private, stacione policie e ambulance dhe një helipad. Është zhvillimi më i madh turistik i Shqipërisë që nga koha kur vendi u hap për të huajt pas rënies së diktaturës komuniste në vitin 1990.

Pengesa e tij është një revoltë. Në mars, Xhuveli dhe disa qindra burra e gra të tjerë nga Tragjasi rrethuan eskavatorin, duke u përleshur me rreth 50 policë derisa ata u tërhoqën nëpër kodra. Asnjë pëllëmbë toke nuk u prek.

Burimi në Tragjas ka ushqyer fshatin për rreth 2,000 vjet

Fshati është një nga mbi 30 komunitete që kanë protestuar kundër një rrjeti tubacionesh të destinuara të shërbejnë Green Coast dhe resorte të tjera aty pranë që së bashku do të zënë një zonë sa gjysma e Londrës së Madhe.

Fshatarët kanë frikë se tubat do t’i lënë pa ujë të mjaftueshëm për të jetuar mbi tokë. Pas një historie të gjatë përballjesh me pushtuesit, përfshirë edhe si partizanë që luftuan përkrah oficerëve britanikë të lidhjes kundër gjermanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ata nuk frikësohen lehtë.

“Mbaje mend fjalën time, do të ketë gjak nëse kjo gjë vazhdon …” tha Mezin Ramohitoj, kryetari i fshatit, që është murator. “Ende ka vend në memorialin e luftës së fshatit.”

Gjatë pjesës më të madhe të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, Shqipëria ishte një shtet komunist i varfër, i izoluar nga gjëra të tilla si resorte pushimesh nga diktatori, Enver Hoxha. Me bunkerë bërthamorë dhe burgje në male për disidentët, vendi ishte Koreja e Veriut e Europës. Tani përdorues të TikTok-ut dhe Instagram-it e quajnë atë “Maldive e Europës” ose “Tajlanda e Europës”.

Si u bë ky vend surprizë qëndrimi më me leverdi luksoz i Europës

Agjentët e udhëtimeve shohin një minierë ari të re mesdhetare, me plazhe të bardha dhe ujëra blu po aq tërheqëse sa në Greqi, Itali apo Kroaci. Shqipëria tani renditet si destinacioni turistik që rritet më shpejt në Europë, me 11.7 milionë vizitorë të regjistruar nga qeveria vitin e kaluar — megjithëse shifra mund të jetë fryrë nga hyrje-daljet e punëtorëve turq të naftës dhe shqiptarëve të diasporës të numëruar çdo herë që hyjnë.

Qyteti i Vlorës ka ndryshuar shpejt. Nuk ka dyshim, megjithatë, për numrin e madh të hoteleve dhe zhvillimeve turistike që po shfaqen përgjatë brigjeve të Adriatikut dhe Jonit me një ritëm të shpejtë, veçanërisht midis qytetit jugor të Vlorës dhe qytetit të Sarandës, një shtrirje e reklamuar si Riviera Shqiptare. Në vitet 2000 Saranda kishte dy hotele: tani ka 600.

Një në pesë nga tre milionë shqiptarët punon në turizëm, ndërsa filipinas dhe aziatikë jugorë po vijnë gjithnjë e më shumë si pastrues e kamarierë. Këtë verë Ryanair dhe linja të tjera ajrore kanë operuar 44 fluturime javore nga Britania në Tiranë, kryeqytetin. Qeveria po ndërton një aeroport në Vlorë, me plane për fluturime direkte nga vende aq larg sa SHBA.

Edhe familja e Donald Trump është e interesuar për një pjesë të aksionit. Vajza e presidentit amerikan, Ivanka, dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë shpallur plane për të ndërtuar një hotel prej 1.4 miliardë dollarësh në Sazan, një ishull ish-ushtarak i pabanuar, i mbuluar me bunkerë, përballë Vlorës.

Shumë nga këto projekte janë të diskutueshme. Aktivistët akuzojnë qeverinë e Edi Ramës, kryeministrit shumëngjyrësh, për dhënie të tokave me çmime të ulëta për investitorë të preferuar pavarësisht ndikimit mbi mjedisin.

Kritikat fokusohen veçanërisht te një ligj për investime strategjike i prezantuar nga Rama në vitin 2015, dy vjet pasi ai mori detyrën, që u lejon investitorëve të marrin tokë nga qeveria për vetëm 1 euro, me shtetin pastaj të detyruar me ligj të sigurojë akses në ujë, rrjet energjie dhe rrugë. (Qeveria ka ndërtuar një tunel rruge përmes malit drejt Green Coast.) Ndërkohë, ligji u jep investitorëve mbrojtje nga pretendimet mbi tokë.

Lart e poshtë bregdetit, njerëzit thonë se u janë ofruar shuma të mëdha nga zhvilluesit për shtëpitë e tyre, duke ndjerë se nuk kanë zgjedhje tjetër veçse të pranojnë. Në një raport të vitit 2021, grupi Civic Resistance argumentoi se ligji shërben “si një formë ‘presioni’ mbi pronarët [e pronave private], të cilët detyrohen të pranojnë një marrëveshje me investitorët, sepse përndryshe shteti do të ndërhyjë për të shpronësuar pronat e tyre me një vlerë që mund të jetë më e ulët se vlera e tregut.”

Ka mijëra raste pronësie të diskutueshme në Shqipëri, që datojnë që nga kolektivizimi i tokës nën regjimin komunist.

Mane, një figurë e respektuar që revista Forbes këtë vit e listoi me një pasuri prej 1.5 miliardë dollarësh, këmbëngul se e gjithë toka për Green Coast — e blerë për një shumë të papublikuar që mendohet të ketë qenë dukshëm më shumë se 1 euro — është fituar në mënyrë të rregullt.

Green Coast ka një statujë të Jul Çezarit, i cili zbarkoi në jug të Shqipërisë gjatë rrugës për në Maqedoni.

Balfin Group, kompania e tij e pasurive të paluajtshme, gjithashtu mohon akuzat se nuk ka konsultuar apo kompensuar banorët e një lagjeje të varfër në Vlorë që u rrëzua për një marinë.

Por unë dëgjova një histori tjetër kur e vizitova dhe takova një burrë që tha se kishte jetuar për 35 vjet me gruan e tij në një bungalow pranë asaj që tani ishte kantieri i marines. Burri, shumë i shqetësuar për të dhënë emrin, tha se hyrja kryesore e shtëpisë së tij ishte shkatërruar shtatë muaj më parë për t’i hapur rrugë marines.

“Në Britani keni ligje. Këtu është vetëm ligji i më të fortit,” tha ai, duke pretenduar se nuk ishte paralajmëruar për punimet e planifikuara apo i kompensuar. Balfin Group nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi rastin.

Shqipëria ka kohë që identifikohet si një vatër e pastrimit të parave dhe bum-i turistik e ka shtuar këtë, thonë hetuesit. “Hotelet dhe restorantet gjithmonë kanë pasur lidhje të ngushta me botën kriminale dhe janë përdorur për aktivitete pastrimi parash,” raportoi muajin e kaluar Global Initiative Against Transnational Organised Crime. “Megjithatë, fitueshmëria gjithnjë në rritje e industrisë ka tërhequr investime të mëdha nga burime të paligjshme.”

Mafia kriminale shqiptare fiton para nga trafiku i drogës dhe njerëzve, si edhe kontrabanda e migrantëve dhe armëve. Shumë kompani ndërtimi dyshohen se janë fasada. Nuk ka prova që Mane, i cili ka kaluar nga shitja e frigoriferëve dhe lavastoviljeve në pronësi qendrash tregtare, një banke dhe shumë sipërmarrjesh pasurish të paluajtshme në Amerikë dhe Kanada, të jetë i përfshirë në kriminalitet, megjithatë.

Në Shqipëri është e vështirë të dihet saktësisht kush është me kë. Gazetarët investigativë vendas e përshkruajnë politikën e vendit si një sport gjaku të luajtur midis familjeve elitare, me akuzat për korrupsion si armën e zgjedhur.

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i konsideruar një protezhe i Ramës, është në burg duke u përballur me akuza për kanalizim të kontratave publike te shokët, si edhe për shpenzime prej qindra mijëra eurosh për bizhuteri e rroba për gruan e tij. Veliaj thotë se prokurorët e tij kanë “ndërtuar çështjen mbi … pretendime të pabaza për të skicuar një thriller në stilin e Sherifit të Perëndimit të Egër.”

Prokurori i Sarandës u pezullua në janar nën akuza për marrje ryshfeti, të cilat ai i mohon. Paraardhësi i tij është në burg për të njëjtën arsye, pasi u lirua në 2023 dhe u burgos përsëri në qershor.

Një humbës i qartë nga bum-i turistik është mjedisi. Nika, një biolog me profesion, tha se 70 për qind e investimeve strategjike në turizëm janë në zona natyrore të mbrojtura me ligj, të cilat qeveria mund t’i japë pa pasur nevojë të kompensojë vendasit. Green Coast, që ndodhet në buzë të Parkut Kombëtar Vjosë, do të marrë ujë nga një lumë atje që është shtëpi e 13 specieve globalisht të kërcënuara, përfshirë bretkosa, peshq e zogj.

Kompania Green Coast këmbëngul se nuk ka probleme me ujin dhe se ka mjaftueshëm në zonë si për vendasit ashtu edhe për pishinat dhe lëndinat e resortit. Fshatarët pretendojnë se po përdoren matje të vjetra për sasinë e ujit që buron, e cila sipas tyre po pakësohet për shkak të ndryshimeve klimatike.

Muajin e kaluar, këngëtarja shqiptare Ledina Çelo ndau me një milion ndjekësit e saj në Instagram një video që dukej se tregonte një rubinet që nuk nxirrte më ujë në vilën e saj në resort.

Myzafer Xhuveli është i shqetësuar se do të humbasë shtëpinë dhe jetesën si bari

Myzafer Xhuveli, 80 vjeç, një bari nga Tragjasi me një fytyrë të rrudhur dhe një thua të gishtit të madh të dorës së shqyer nga shtrati (“një dëmtim i vjetër”), tha se kishte qenë i detyruar të pakësonte numrin e deleve nga 1,000 sepse ka më pak ujë se më parë. Ai jeton pikërisht aty ku është planifikuar tubi.

“Ata duan të shembin shtëpinë time,” tha ai.

Ramohitoj, kryetari i fshatit, është gjithashtu i shqetësuar. Nëse vendoset tubi, “pusi i fshatit do të thahet, temperatura do të rritet, arat do të thahen … njerëzit do të largohen prej këtu sepse do të bëhet një vend i vdekur,” frikësohet ai.

“… Ende ka vend në memorialin e luftës së fshatit.”

Në Kallarat, një tjetër fshat aty pranë, banorët e armatosur me shkopinj, kosore dhe thika bllokuan një makinë që sipas tyre transportonte materiale ndërtimi për një tubacion. Ata e përmbysën automjetin në rrugë, e lanë të shkatërruar dhe drejtuesi i tij u shpëtua vetëm kur policia ndërhyri.

Për të mbajtur rendin në rajonin e mbushur me pushime luksoze, qeveria e Tiranës ka dislokuar njësi speciale policie dhe të blinduar. Në Vlorë, qyteti më i madh i zonës, policia shpërndau me gaz lotsjellës një protestë që kërkonte ndalimin e punimeve.

“Qeveria jonë është përkrah tayconns” tha Xhuveli. “Nuk kemi ku të mbështetemi, përveç tek vetja jonë.”

Ai dhe të tjerë e krahasuan këtë betejë me një konflikt të ngjashëm të vitit 1997, kur kolapsi i një skeme piramidale financiare zhyti Shqipërinë në kaos. Fshatrat morën armë nga depot ushtarake dhe ngritën barrikada kundër policisë dhe ushtrisë.

Njësoj si atëherë, vendi ndodhet në një moment kthesë. Ekonomia është rritur shpejt që kur Shqipëria u bë kandidate për Bashkimin Europian një dekadë më parë, dhe kjo është reflektuar në rivierën e saj. Hoteleria është kthyer në një industri miliarda eurosh. Në plazhet e Dhërmiut, Himarës dhe Jalës, ku dikur pushonin vetëm vendas, tani shihen jahte italiane dhe avionë privatë që sjellin turistë nga Europa dhe më tej.

Për Manen, i cili ka krijuar pasurinë e tij me zinxhirin e dyqaneve “Neptun”, ky është shansi i artë për ta vendosur Shqipërinë në hartën e turizmit luksoz mesdhetar. Ai ka marrë mbështetje të fortë nga kryeministri Edi Rama, i cili e sheh zhvillimin si një mjet për të tërhequr kapital dhe për ta afruar vendin më pranë BE-së.

Por shumë shqiptarë të zakonshëm nuk ndihen pjesë e këtij vizioni. Në Tragjas, banorët thonë se nuk janë kundër turizmit, por kundër faktit që ai po shkatërron mënyrën e tyre tradicionale të jetesës. “Ne nuk duam të bëhemi shërbëtorë në hotelet e tyre,” tha Ramohitoj. “Ne duam të jetojmë siç kemi jetuar gjithmonë — duke punuar tokën tonë dhe duke pirë ujin tonë.”

Në mes të kësaj përplasjeje, përfaqësuesit e Manes kanë premtuar se burimet tradicionale të fshatrave nuk do të preken dhe se tubacionet do të menaxhohen me kujdes. Por besimi është i thyer.

Në sheshin e Tragjasit, të rinjtë shohin me mosbesim çdo makinë të huaj që kalon. Burrat më të moshuar mbajnë kujtime të hidhura nga pushtimet e mëparshme — italiane, gjermane, greke, turke. Tani ata ndjejnë se po përballen me një pushtim të ri: atë të parave dhe luksit.

“Ne jemi gati të vdesim për këtë ujë,” tha Xhuveli, duke treguar përsëri burimin e fshatit. “Pa të, nuk jemi asgjë. Ata duhet ta dinë këtë.”

Burimi: The Times

Përkthyer në shqip: vna

The post The Times: Boom dhe përplasje në Rivierën shqiptare/ Banorët kundër investitorëve strategjikë appeared first on Albeu.com.

Samir Mane në listën e FORBES të njerëzve më të pasur të botës
Sipërmarrësi i njohur, Samir Mane është shqiptari i parë që futet në listën e Revistës Forbes. Revista prestigjoze Forbes për çdo vit publikon listën e njerëzve më të pasur të botës.

Në këtë listë renditen 3028 miliarderë nga e gjithë bota, rezultatet e së cilës janë plotësuar nga çmimet e aksioneve dhe kurset e këmbimit që nga 7 marsi 2025.

Mes tyre renditet edhe shqiptari Samir Mane, i cili mban vendin e 2356 në këtë listë.

Revista prestigjoze ka vendosur në faqen e saj profilin e pronarit të Balfin Group, Samir Mane, i cili renditet si një ndër miliarderët e gjithë botës.  Sipas Forbes, Samir Mane ka një kapital me rreth 1.4 miliardë dollarë.

Kujtojmë se Mane është themeluesi dhe presidenti i BALFIN Group, një konglomerat investimesh me qendër në Tiranë, Shqipëri.

Mane u largua nga regjimi komunist i Shqipërisë në 1991 dhe u transferua në Austri si refugjat. Ai hapi dyqanin ‘Neptun’, një zinxhir dyqanesh elektronike në Shqipëri në vitin 1998 dhe u kthye në 2005 për të hapur qendrën e parë tregtare në vend.

BALFIN zotëron gjithashtu prona të paluajtshme në SHBA, Kanada dhe Austri si dhe parqe logjistike dhe një universitet privat në Shqipëri.

The post Samir Mane në listën e FORBES të njerëzve më të pasur të botës appeared first on Albeu.com.

“Po ku hyn Ilir Meta në këtë histori?!”/ Debat mes Tomorrit dhe Lalës për vilën e Samir Manes…
Një nga pikat e SPAK në hetimin për Metën dhe Kryemadhin, është dyshimi që ka ngritur SPAK se lobuan për një ligj në këmbim të një vile.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një debat mes Klodian Tomorrit dhe Klodiana Lalës për këtë çështje.

Klodian Tomorri: Palët pretendojnë se po blihej vila dhe sipas tyre, Kryemadhi ndërroi mendje. Në finale nuk ka ndodhur. E rëndësishme ëhtë fakti i ligjit. Zonja Kryemadhi mori përsipër ta lobonte dhe ta shtynte përpara për zotin Samir Mane.

Klodiana Lala: Politika miraton ligje preferenciale për oligarkët e kemi diskutuar edhe herë tjetër.

Klodian Tomorri: Bëhet fjalë për një ligj që ka të bëjë me përgjegjësinë teknike në miniera, sepse atje është xhungël. SPAK e thotë se nuk është ligj korruptiv dhe nuk ka sjellë përfitime për Samir Manen, nuk ka tjetërsuar aset publik.

Klodiana Lala: Por fjalia që është dërguar në telefonin e deputetit Spahiu është e njëjta që është miratuar në ligj. Pastaj duhet ta finalizojë gjykata. Deri tani jemi marrë u rrëmbye apo jo Ilir Meta.

Klodian Tomorri: Kur ngrihet akuzë për ligj korruptiv, thuhet sa para u vodhën nga ky ligj, sa u shtrembërua konkurenca, sa përfitoi biznesmeni. Përtej kësaj, është edhe fakti që është ligj i propozuar nga PS, nga deputetja e Edi Ramës. Nëse do të hetohsh për ligje me sfonde korruptive në miniera, mund të hetojë si u zgjat koncesioni, por aty nuk hyn njeri se e zgjati Edi Rama dhe merren me këtë histori.  Ilir Meta ku hyn në këtë histori? Si i ka bërë premtim biznesmenin? Ku hyn Ilir Meta?

Neritan Sejamini: Nuk e kam analizuar dosjen, por meqë the nuk është shkaktuar dëm, koncepti i korrupsioni nuk lidhet vetëm me dëmin. Nëse ka rradhë dhe unë paguaj një punonjës shtetëror të kaloj rradhën, quhet korrupsion. Këto konceptet që ka apo jo dëm…

Klodian Tomorri: Nëse ti mendon që SPAK dhe reforma në drejtësi duhet të merret me këtë korrupsionin që hyri pa rradhë, apo u miratua ligj që nuk ka dëm publik dhe të lërë këto batërdi….

Neritan Sejamin: Edhe sikur ligji të mos ketë dëme negative, nëse janë shkëmbyer para quhet korrupsion.

Kejdi Mehmetaj: Nuk janë shkëmbyer para.

Neritan Sejamin: Në konceptin shqiptar të ligjit, edhe rënia dakord për të marrë një favor, quhet korrupsion. Ne nuk i dimë rrethanat. Ne nuk kemi dosjen penale.

The post “Po ku hyn Ilir Meta në këtë histori?!”/ Debat mes Tomorrit dhe Lalës për vilën e Samir Manes… appeared first on Albeu.com.

Samir Mane si rrallë herë shfaqet përtej kornizave të biznesmenit, filmohet me tabaka në duar duke shërbyer ujë
Samir Mane është biznesmeni i cili pa çka se është pronari i një sërë biznesesh dhe konsiderohet si një prej njerëzve më të pasur në vendin tonë, gjithmonë shfaqet sportiv, mjaft i thjeshtë dhe pa komplekse.

Këtë fundjavë ai së bashku me miqtë e tij ndodhen në jug të vendit. E teksa të gjithë mendojmë se Samirin do e shihnim duke shijuar darkën me shoqërinë e tij, ai ka bërë për ta “kamarierin”.

Në një video të publikuar nga gazetari Blendi Fevziu, Mane shihet me tabaka në duar teksa po u servir atyre gotat me ujë.

Pjesë nga biseda:

Samir Mane: Kam sjellë gotat e ujit se ka shumë punë Dino. Kam sjellë gotat me ujë për ta ndihmuar.

Fevziu: A të vij të punoj unë por e kam dorën keq?

Samir Mane: S’ka problem, sot punoj unë nesër e ke radhën ti.

Fevziu: Do e postoj në Instagram, ta dish.

Samir Mane: Po.

The post Samir Mane si rrallë herë shfaqet përtej kornizave të biznesmenit, filmohet me tabaka në duar duke shërbyer ujë appeared first on Albeu.com.