sabotim Archives - Albeu.com

“Le të hajë m*** ai kolegu im”, si Xhevahir Lita saboti hetimet për Pëllumb Gjokën, dhe si ia zhdukte provat prokurorit të ri
Fakte tronditëse kanë dalë në dosjen e SPAK, ku veç vrasjeve dhe planeve kriminale të grupit Bajri në Shkodër, një rol kyç në aktivitetin e grupit ka dhe prokurori i qytetit, Xhevahir Lita.

Sipas komunikime në aplikacionin “Sky”, Lita rezulton të jetë zhytur thellë, jo vetëm me lirimin e vrasësve, por dhe me pushimin e dosjes së pronave në Velipojë që janë plaçkitur nga Pëllumb Gjoka.

Këtë dosje pronash Xhevahir Lita ishte ngarkuar ta hetonte me një koleg tjetër të quajtur Gëzim Spahiu.

Ky i fundit një magjistrat i ri, i etur për të hetuar deri në fund skandalin e tjetërsimit të rërës së Velipojës nga Pëllumb Gjoka.

Por me një Xhevahir Lita nëpër këmbë, që në atë kohë ishte bërë zv/drejtues i prokurorisë Shkodër, Gëzim Spahi nuk mund të çante dot i vetëm dhe t’i jepte zgjidhje kallëzimit të Dedë Markut dhe Lule e Donald Zefit.

Për shkak të avancimit në hetime, Xhevahir Lita, ndërhynte në mënyrë të vazhdueshme tek Spahiu, duke sjellë debate të forta mes dy prokurorëve të çështjes.

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, Xhevahir Lita bisedon në koherencë me subjektin kryesor të këtij hetimi Pëllumb Gjoka, duke e informuar se kush do pyetet, çfarë veprime do kryhen dhe ekspertimet grafike të firmave mbi dokumenta.

Në 28 tetor 2020, Pëllumb Gjoka i shkruan Xhevahir Litës duke i thënë: ” …je bërë mendjemadh tash që u bane zv/prok…”.

Komunikimi mes tyre vijon për dërgimin e një shkrese në një institucion.

Lita i thotë Pëllumbit:”…për atë letrën po merem, se atij tjetrit i ka thënë dhe një tjetër por bën kakerdhi. Po do e zgjidh pa merak…”.

Të dyja palët flasin për kapjen e ekspertëve në Institutin e policisë Shkencore me qëllim orientimin që aktet e ekspertimit të dilnin në konkluzionin siç kërkonte Xhevahir Lita dhe Pëllumb Gjoka.

Ndërsa në datën 24 shkurt 2021, Xhevahir Lita ka biseduar me  Pëllumb Gjokën lidhur me një akt- ekspertimi për të cilin Gjoka është në dijeni dhe Lita ka dërguar mesazhet:

“…shih se ndoshta ka bere nje vendim per kryerje e ekspertimit e procures…takova dhe, Valbonën dhe me tha se ka marrë mostra për ti derguar per ekspertim…une jam e bindur por me tha thuaj Pllumit të kapë dikë që të dalë tamam…po edhe këtij akti ekspertimi bjeri mbrapa që të qepet mirë si dosje se ai kolegu im fillon bën kakërdhi…”.

Gjoka i kërkon Litës që ta mbyllë si çështje dhe i dërgon mesazhet: “… kërkoja nesër për ta myll…se edhe nje kafe të duhet ty….Se të kam ba tel 300 her…Mik me ke edhe te kam, po çdo gja ka lezetin e vet….Më shkon mua se kafja është bereqet… Kshu që kujtoju neser ti japesh drejtim…”.

Xhevahir Lita i përgjigjet: se i ka marrë përgjigjet i ka fotokopjuar por ka harruar ti marrë për t’ia treguar Pëllumbit në Tiranë.

Lita e mbyll bisedën duke dërguar mesazh: “…të bëjmë dhe këtë ekspertim të dalë se ka firmosë vetë Dranja te prokura dhe pastaj le të hajë një m***t ai kolegu im…”.

Ofendimi i rëndë i adresohet për prokurorin e ri, kolegun e tij Gëzim Spahiu, i cili nuk pranoi të nënshtrohej përballë trysnisë financiare të Pëllumb Gjokës.

Lita orienton të kallëzuarin e kësaj dosje Pëllumb Gjoka, se në shkurt 2021 do dërgojë oficerin Çlirim Halili për të pyetur hallën e tij, Drande Hotaj alias Gjoka.

Gjithçka ka qenë e mirë orkestruar dhe se i pranishëm në marrjen në pyetje në ambientet e shtëpisë të të moshuarës ka qenë dhe Enea Hoti.

Në dosjen hetimore thuhet se Drande Hotaj alias Gjoka halla e Pëllumbit nga Malësia e Madhe, ka përfituar një tokë në Pulaj Velipojë, me sipërfaqe prej 390 dylymë.

Të cilën dyshohet se e ka përfituar në mënyrë të paligjshme, me dokumenta të falsifikuara.

Dyshimet janë se për kërkesat e paraqitura pranë organeve shtetërore, të bëra nga Ardian Beci, njeri me 8 klasë por individ që shfaqet si personi i autorizuar me prokurë nga Drande Hotaj, janë përdorur dokumente të falsifikuara, me qëllim marrjen në cilësinë e “ish-pronares” të kësaj toke.

Pas gjithë kësaj skeme dhe industrie falsifikimesh, ka dyshime të forta se qëndron pikërisht biznesmeni i kazinove “Imperial”, Pëllumb Gjoka, miku i tij Ardian Beci dhe shefja e financës së kompanisë “Imperial” Sonila Boga, që ka ndjekur proceset gjyqësore në tre shkallët gjyqësore, duke qëndruar si përfaqësuese ligjore e të moshuarës Drande Hotaj alias Gjoka.

Kjo e fundit rezulton të mos ketë ndjekur asnjë gjyq dhe njëherësh, as e di ku ndodhet prona.

Ujërat lëviznin nën rrogoz, por në fakt konflikti doli në sipërfaqe sapo në teren u shfaq biznesmeni strategjik Pëllumb Gjoka, i cili i kërkoi në mënyrë ultimative shtetasit Dedë Marku që të braktiste lokalin “Devi”, pasi toka tashmë i përkiste atij.

Kallëzimi i  Dedë Markut dhe Lule Zefit kundër Pëllumb Gjokës dhe personave të tjerë, u pushua në 13 korrik 2022, nga prokurorja Franceskina Lekani.

Ndërsa kërkesa e saj është pranuar në nëntor 2022 nga gjyqtari Arbër Çela. Tashmë kjo dosje është tërhequr nga SPAK dhe po hetohet jo vetëm Pëllumb Gjoka dhe Xhevahir Lita, por dhe persona të tjerë./Ora News

The post “Le të hajë m*** ai kolegu im”, si Xhevahir Lita saboti hetimet për Pëllumb Gjokën, dhe si ia zhdukte provat prokurorit të ri appeared first on Albeu.com.

Hetimi për shpërthimet e gazsjellësit Nord Stream, Moska: Dështim i plotë
Ministria e Jashtme e Rusisë tha sot se kishte thirrur ambasadorët e Gjermanisë dhe Danimarkës për të protestuar ndaj hetimeve lidhur me incidentit në tubacionin e gazit Nord Stream.

Rusia e quajti hetimin një dështim të plotë.

Shpërthimet e pashpjegueshme nënujore shkaktuan çarje në Nord Stream 1 dhe në tubacionet e ndërtuara Nord Stream 2 që lidhin Rusinë me Gjermaninë nëpërmjet Detit Baltik në shtator 2022.

Shpërthimet ndodhën në zonat ekonomike të Suedisë dhe Danimarkës dhe të dy vendet thonë se shpërthimet ishin të qëllimshme, por ende nuk kanë përcaktuar se kush ishte përgjegjës. Të dy vendet dhe Gjermania po hetojnë incidentin.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Rusisë akuzoi tre vendet se po vononin qëllimisht dhe po përpiqeshin të fshihnin se kush qëndron pas shpërthimeve.

Ministria shprehu pakënaqësinë për mënyrën si po kryhet hetimi.

“Është vërejtur se këto vende nuk janë të interesuara të përcaktojnë rrethanat e vërteta të këtij sabotimi. Përkundrazi, ata po vonojnë përpjekjet e tyre dhe po përpiqen të fshehin gjurmët dhe autorët e vërtetë të krimit pas të cilit besojmë se qëndrojnë vende të njohura.”

/Albeu.com/

The post Hetimi për shpërthimet e gazsjellësit Nord Stream, Moska: Dështim i plotë appeared first on Albeu.com.

Anijet ruse akuzohen për sabotim në Detin e Veriut: Po përgatiten në rast të një konflikti me Perëndimin
Rusia ka një program për të sabotuar fermat e erës dhe kabllot e komunikimit në Detin ne Veriut, sipas akuzave të reja.

Detajet vijnë nga një hetim i përbashkët nga transmetuesit publikë në Danimarkë, Norvegji, Suedi dhe Finlandë.

Ai thotë se Rusia ka një flotë anijesh të maskuara si peshkarexha dhe anije kërkimore në Detin e Veriut.

Ata mbajnë pajisje mbikëqyrjeje nënujore dhe po hartojnë vendet kryesore për sabotim të mundshëm.

BBC shkruan se zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar janë në dijeni të anijeve ruse që lëvizin nëpër ujërat e Mbretërisë së Bashkuar si pjesë e programit.

Një oficer danez i kundërzbulimit thotë se planet e sabotimit po përgatiten në rast të një konflikti të plotë me Perëndimin, ndërsa kreu i inteligjencës norvegjeze u tha transmetuesve se programi konsiderohej shumë i rëndësishëm për Rusinë dhe kontrollohej drejtpërdrejt nga Moska.

Transmetuesit thonë se kanë analizuar komunikimet e përgjuara ruse të cilat tregojnë të ashtuquajturat anije fantazmë që lundrojnë në ujërat nordike të cilat kanë fikur transmetuesit në mënyrë që të mos zbulojnë vendndodhjet e tyre.

Raporti fokusohet në një anije ruse të quajtur Admiral Vladimirsky.

Zyrtarisht, kjo është një anije ekspedite Oqeanografike, ose anije kërkimore nënujore. Por raporti pretendon se në fakt bëhet fjalë për një anije spiune ruse.

Dokumentari përdor një ish-ekspert anonim të Marinës Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar për të gjurmuar lëvizjet e anijes në afërsi të shtatë fermave me erë në brigjet e Britanisë dhe Holandës në një mision.

Ai thotë se anija ngadalësohet kur i afrohet zonave ku ka ferma me erë dhe lundrues në zonë. Ai thotë se ka lundruar për një muaj me transmetuesin e fikur.

Kur një reporter iu afrua anijes me një varkë të vogël, ai u përball me një individ të maskuar që mbante një pushkë sulmi ushtarak.

E njëjta anije thuhet se u pa në brigjet skoceze vitin e kaluar. Ai u pa duke hyrë në Moray Firth më 10 nëntor dhe u pa rreth 30 milje detare në lindje të Lossiemouth, shtëpia e flotës së avionëve të patrullës detare të RAF përpara se të nisej ngadalë në perëndim.

BBC shkruan se zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar janë të vetëdijshëm për qëllimin e Rusisë për të kryer atë që njihet si harta nënujore, duke përfshirë përdorimin e varkave që lëvizin në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.

Nëse ka kërcënime specifike kundër Britanisë së Madhe, këto do të hetohen, por burimet nuk pranuan të thonë se çfarë aktiviteti mund të ishte parë deri më tani./Albeu.com/

The post Anijet ruse akuzohen për sabotim në Detin e Veriut: Po përgatiten në rast të një konflikti me Perëndimin appeared first on Albeu.com.

A i ka sabotuar Rusia avionët luftarakë që i janë dërguar Ukrainës?
Për javë të tëra, Ukraina ushtroi presion duke iu kërkuar aleatëve perëndimorë avionë luftarakë, pasi janë vendimtarë për luftën kundër ushtrisë pushtuese ruse. Polonia dhe Sllovakia dërguan disa avionë në Ukrainë.

Por tani po del në shesh e vërteta: avionët luftarakë MiG-29 të dorëzuar nga Sllovakia, nuk janë operacionalë. Mesa duket sepse janë sabotuar nga teknikët rusë.

Euractiv shkruan se ministri sllovak i Mbrojtjes, Jaroslav Nad e tha këtë përpara parlamentit të vendit të tij. Pjesët e vetme me defekt në avionët e vjetër sovjetikë u instaluan nga teknikët rusë që punuan në bazën ajrore sllovake deri vitin e kaluar.

Politikani vazhdoi: “Ata janë të aftë që të fluturojnë, por kjo nuk do të thotë se janë të aftë për të luftuar. Policia po heton në bazë të dyshimeve tona”.

Teknikët erdhën në Sllovaki si pjesë e një marrëveshje afatgjatë me rusinë, tha gjenerali Lubomir Svoboda, zëvendësshefi i ushtrisë sllovake. Arsyeja: Rusët kishin njohuri më të mëdha për avionët luftarakë.

Nëse konfirmohet dyshimi për sabotazh, kjo do të ishte e barabartë me një dështim total. Sepse Sllovakia është anëtare e NATO-s.

Në mars, Sllovakia u bë vendi i dytë pas Polonisë që dorëzoi avionë luftarakë në Ukrainë. Ajo mori përsipër të dorëzonte 11 avionët MiG-29 që i kishin mbetur.

Ushtria e Ukrainës e përshkroi dorëzimin e avionëve luftarakë si një hap historik.

Megjithatë, sipas zëdhënësit të Forcave Ajrore të Ukrainës, Kievit i duhen avionë perëndimorë, pasi MiG-ët janë moralisht dhe fizikisht të vjetruar. Rusia mund të përdorë të paktën pesë herë më shumë avionë se Ukraina.

Por kërkesa e tyre nuk ka gjetur një gatishmëri të madhe në Perëndim. Përveç kancelarit Olaf Scholz, SHBA deri më tani ka refuzuar gjithashtu të dërgojë avionët e saj luftarakë në Ukrainë./Albeu.com/.

The post A i ka sabotuar Rusia avionët luftarakë që i janë dërguar Ukrainës? appeared first on Albeu.com.

Misteri i sabotimit të gazsjellësit Nord Stream
Kush fshihet pas shpërthimeve të vitit të kaluar që dëmtuan tubacionet e gazsjellësit Nord Stream në Detin Baltik ?

Përgjigja mund të ketë ndërlikime të gjera për sigurinë energjitike në Evropë por edhe mund të kërcënojë unitetin e Perëndimit lidhur me mbështetjen për Ukrainën përballë agresionit të Rusisë. Gjithashtu mund të dëmtojë përpjekjet e Rusisë dhe Kinës për të fajësuar Perëndimin.

Megjithatë, gati gjashtë muaj pas sobotimit të gazsjellësit Nord Stream, ende nuk ka një shpjegim të pranuar. Por një seri raportimesh të pakonfirmuara që akuzojnë Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën po mbushin një vakum të lënë bosh nga shtypi ndërsa vazhdojnë hetimet.

Tubacionet, të njohura si Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2, zotërohen kryesisht nga kompania shtetërore ruse Gazprom dhe transportojnë gaz natyral nga Rusia drejt Evropës në terminalin qendror në Gjermani.

Nord Stream u fut në punë në vitin 2011. Nord Stream 2 përfundoi në vjeshtën e vitit 2021 por asnjëherë nuk u fut në punë si rezultat i agresionit rus në Ukrainë shkurtin e vitit 2022.

Tubacionet anashkalojnë rrugët egzistuese përmes Ukrainës, çka nënkupton se Ukraina jo vetëm që humbet të ardhura nga tarifat e tranzitit, por nuk mund të përdorë drejtpërdrejt gazin që transportohet.

Më 2 shtator të vitit 2022 firma ruse Gazprom ndaloi rrjedhën e gazit përmes tubacioneve të Nord Stream 1 duke përmendur çështje që lidhen me sanksionet evropiane kundër Rusisë lidhur me sulmin në Ukrainë.

Tre javë më pas shpërthimet me lëndë plasëse nxorën nga përdorimi Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 duke shkaktuar rrjedhje të konsiderueshme gazi të mbetur në tubacione.

Thellësia e tubacioneve dhe kompleksiteti i përdorimit të lëndëve shpërthyese nënujore nxorën idenë se vetëm një aktor shtetëror me ekspertizë mund të ishte në gjendje të realizonte diçka të tillë.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara sugjeruan se Rusia mund të fshihej pas shpërthimeve ndërsa nga ana tjetër Rusia akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë.

Hetimet e vendeve evropiane, përfshirë Danimarkën ku kalojnë tubacionet, ende nuk kanë dhënë rezultate përfundimtare.

TEORITË E RAPORTUARA

Gazetari investigativ amerikan Seymour Hersch, i njohur për ekspozimin në të kaluarën të abuzimeve të qeverisë amerikane, publikoi një raport të gjatë në muajin shkurt ku pretendon se Presidenti Joe Biden kishte urdhëruar sabotimin, për të cilin gazetari Hersch tha se ishte kryer nga CIA me ndihmën e Norvegjisë.

Raporti i bazuar në një burim të vetëm, të paidentifikuar, është mohuar kategorikisht nga Shtëpia e Bardhë, CIA dhe Departamenti i Shtetit. Asnjë rrjet mediatik nuk ka qënë në gjendje ta vërtetojë raportin.

Rusia dhe Kina shfrytëzuan shkrimin e gazetarit Hersch duke thënë se ishte bazë për një hetim të ri të paanshëm nga Kombet e Bashkuara.

Të martën, raportimet e gazetave amerikane “The New York Times”, “The Washington Post” dhe medias gjermane, cituan zyrtarë amerikanë dhe të tjerë se kishte prova që Ukraina ose të paktën shtetas ukrainas, mund të kenë qënë përgjegjës për shpërthimet. Qeveria ukrainase e ka mohuar përfshirjen.

Gazeta gjermane “Die Zeit” dhe mediumet publike gjermane ARD dhe SWR raportuan se hetuesit besonin se pesë burra dhe një grua përdorën një jaht të kontraktuar nga një kompani ukrainase në Poloni për të kryer sulmin.

Prokurorët federalë gjermanë konfirmuan se kishin kontrolluar një anije në janar./VOA

The post Misteri i sabotimit të gazsjellësit Nord Stream appeared first on Albeu.com.

Raporti i inteligjencës amerikane zbulon kush fshihet pas sabotimit të tubacionit Nord Stream
New York Times po raporton se inteligjenca amerikane në një raport të ri, sugjeron se një grup pro-ukrainas qëndron pas sabotazhit ndaj tubacionit Nord Stream, vitin e kaluar.

Sipas zyrtarëve amerikanë, nuk ka prova që tregojnë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ose togerët e tij të lartë ishin të përfshirë në sulm, ose se kushdo që kreu sabotimin kishte marrë udhëzime nga qeveria ukrainase, thotë gazeta.

Autorët e supozuar të operacionit kundërshtojnë Vladimir Putinin, por inteligjenca “nuk i specifikon anëtarët e grupit, apo kush e drejtoi apo pagoi operacionin”.

Zyrtarët amerikanë nuk do të zbulojnë se si është marrë inteligjenca, apo natyrën e saj, thotë NYT.

Kujtojmë se shpërthimet e fuqishme shkaktuan këputje në tubacionet Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 në vitin 2022.

Tubacionet prej 760 miljesh shkojnë nga Rusia në Gjermani, nëpërmjet Detit Baltik, në një thellësi deri në 110 metra.

Më 26 shtator, tubacionet regjistruan një rënie të mprehtë të presionit dhe sizmologët zbuluan shpërthime përpara se të regjistroheshin rrjedhjet.

SHBA dhe NATO thonë se shpërthimet janë “një akt sabotimi”, ndërsa Rusia thotë se Perëndimi është përgjegjës, megjithëse asnjëra palë nuk ka dhënë prova./albeu.com

The post Raporti i inteligjencës amerikane zbulon kush fshihet pas sabotimit të tubacionit Nord Stream appeared first on Albeu.com.