sa ore duhet te fleme Archives - Albeu.com

Flini vonë? Zbuloni nëse mjaftojnë vetëm 4 orë gjumë
Të gjithë kemi nevojë për gjumë dhe të gjithë e duam atë. Nuk është e lehtë të plotësojmë nevojat tona të përditshme për gjumë dhe shumë mëngjese na gjejnë të lodhur. Pavarësisht nëse zgjohemi shumë herët për punë, ose rrimë pafund nëpër TikTok një natë më parë, shumë gjëra mund të na “vjedhin” orë të tëra nga gjumi. Rezultati është që ne zgjohemi dhe përpiqemi të vazhdojmë ditën me vetëm 4 orë gjumë ose më pak.

A mjaftojnë 4 orë gjumë?

Jo! Nuk mjaftojnë! Një i rritur mesatarisht ka nevojë për 7 orë gjumë çdo ditë. Ideali është diku nga 7 deri në 9 orë, por varet edhe nga personi. Disa njerëz mund të flenë 6 ose më shumë orë në natë dhe të jenë krejtësisht mirë, ndërsa të tjerëve mund t’u duhen pak më shumë se 9 orë për t’u ndjerë të çlodhur.

Megjithatë, për shumicën e njerëzve, 7 orë është kufiri më i ulët. Kjo është për shkak se gjumi më pak se 7 orë në natë në baza të rregullta është i lidhur me efekte negative shëndetësore. Gjatë natës trupi kalon në katër faza, të cilat përsërisin dhe formojnë ciklet e gjumit. Gjatë 7 orëve të rekomanduara të gjumit, njerëzit kalojnë rreth katër ose pesë cikle.

Pak orë gjumë mund të mos lejojnë trupin të përfundojë të gjitha ciklet. Fjetja e vazhdueshme më pak se sa keni nevojë mund të çojë në privim të gjumit, i cili ka shumë implikime shëndetësore. Por edhe një natë me shumë pak gjumë mund të ndikojë në cilësinë e ditës tuaj të ardhshme, fizikisht dhe mendërisht.

Çfarë ndodh kur fle 4 orë?

Ekziston një rrezik për shëndetin tuaj fizik. Trupi ka nevojë për gjumë të mjaftueshëm për t’u rikuperuar nga jeta e përditshme. Ritmi i zemrës gjatë gjumit ngadalësohet, presioni i gjakut bie dhe disa organe vitale nuk duhet të punojnë aq shumë gjatë kësaj periudhe pushimi. Kur trupi nuk e ka atë kohë për t’u çlodhur, mund të jetë i dëmshëm në një sërë mënyrash. Ata që nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm mund të jenë në rrezik më të madh për sëmundje koronare të zemrës, sëmundje të veshkave, presion të lartë të gjakut, diabet, obezitet, goditje në tru dhe sigurisht një sistem imunitar të dobësuar.

Rreziku i vdekshmërisë rritet

Sipas një studimi, njerëzit që flenë 7 ose më shumë orë kanë rrezikun më të ulët të vdekshmërisë. Veçanërisht për ata që jetojnë me kushte para-ekzistuese, gjumi adekuat, ndër shumë faktorë të tjerë, ka fuqinë t’i shtojë vite jetës së njerëzve.

Ekziston rreziku i sëmundjeve të zemrës

Me kalimin e kohës, privimi kronik i gjumit mund të dëmtojë zemrën. Pavarësisht nëse po flini qëllimisht më pak ose po luftoni me pagjumësinë, mungesa kronike e gjumit është e lidhur me presionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet e zemrës. Ky rrezik lidhet edhe me faktorë të tjerë, si nivelet më të larta të stresit dhe mungesa e ushtrimeve fizike, të cilat mund të ndikojnë në shëndetin e zemrës.

Ka efekte negative në shëndetin mendor

Shumë njerëz raportojnë se pas një nate me gjumë të dobët ndihen më të stresuar, të rraskapitur dhe të paaftë për t’u përqëndruar. Kjo ka të ngjarë sepse gjumi adekuat ndihmon në ruajtjen e aftësive tona njohëse, të tilla si fokusi dhe kujtesa. Truri ka nevojë për gjumë për të pushuar dhe për t’u rikthyer, ashtu si trupi. Privimi kronik i gjumit mund të çojë në efekte negative në shëndetin mendor, një rritje të rrezikut të çrregullimeve mendore, depresionit dhe ankthit, mund të shkaktojë ide vetëvrasëse dhe madje edhe çrregullime bipolare.

Si ta kuptoni që nuk po flini mjaftueshëm?

Nëse flini brenda intervalit të rekomanduar, zgjoheni të çlodhur dhe nuk jeni tepër të përgjumur gjatë ditës, me siguri po flini mjaftueshëm.

Shumica e njerëzve ndihen pak të lodhur për rreth 30 minuta pasi zgjohen dhe njëfarë lodhjeje gjatë ditës është normale, veçanërisht pasdite. Megjithatë, nëse ndiheni të përgjumur ose të lodhur gjatë gjithë ditës, kjo është një shenjë se jeni të privuar nga gjumi.

Nëse ju gjithashtu flini shumë më shumë orë në fundjavë ose në ditët jo pune në përgjithësi sesa në ditët e javës, kjo mund të jetë një shenjë se jeni të privuar nga gjumi gjatë javës.

The post Flini vonë? Zbuloni nëse mjaftojnë vetëm 4 orë gjumë appeared first on Albeu.com.

Sa orë gjumë duhet të flemë? Pse gjithçka varet nga mosha
Përgjigja nuk është aq e thjeshtë, thotë dr.Raxh Dasgupta, asistent/profesor i mjekësisë klinike në divizionin e mjekësisë pulmonare, terapisë intensive dhe gjumit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë Jugore.

“Nevojat për gjumë janë shumë të individualizuara, por rekomandimi i përgjithshëm është të flini 7-9 orë gjumë në natë. Por rekomandimet ndryshojnë kur njerëzit plaken.“Nevojat për gjumë ndryshojnë gjatë jetës”- thotë Kristina Çik, një studiuese në psikiatri dhe shkencat e sjelljes në Universitetin e Stenfordit.

Udhëzimet mbi gjumin nga CDC-ja amerikane

Të rriturit duhet të flenë të paktën 7 orë në natë, por sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve 1 në 3 persona nuk e bëjnë këtë. Dhe një gjumë

i pamjaftueshëm lidhe me pasoja afatgjata shëndetësore negative, siç janë rreziku më i lartë i sëmundjeve kardiovaskulare, diabeti, mbipesha dhe demenca.

Sipas një studimi të fundit në një periudhë afatshkurtër, edhe një ditë pa gjumë mund të dëmtojë mirëqenien tuaj fizike. Dasgupta thonë se njerëzit që bëjnë një gjumë të keq mund të jenë të predispozuar ndaj sëmundjeve të tilla si ankthi, depresioni dhe çrregullimi bipolar.

Në vitin e parë të jetës, foshnjat mund të flenë 17-20 orë në ditë. Ndërkohë foshnjat 4 deri në 12 muaj kanë nevojë për 12-16 orë gjumë, duke përfshirë dremitjet. Pastaj fëmijët e vegjël, midis moshës 1 dhe 3 vjeç, duhet të bëjnë 11-14 orë gjumë, thotë Dr.Banu Kola, profesor i asociuar i psikiatrisë dhe psikologjisë në Klinikën Majo.

Fëmijët e moshës 3-5 vjeç duhet të flenë nga 10-13 orë, dhe ata nga mosha 6- 12 vjeç, duhet të flenë nëntë deri në 12 orë. Ndërkohë adoleshentët duhet të flenë 8-10orë gjumë. Ky rekomandim ka ndezur një debat vitet e fundit mbi orën se kur duhet të nisë mësimi në shkolla në mëngjes.

Dasgupta dhe Kola bien dakord se 7-9 orë gjumë është më e mira për të rriturit, edhe pse të moshuarit mund të jenë më të aftë në përballimin e disa privimeve të gjumit. Ndërkohë të rriturit e rinj mund të kenë nevojë rregullisht për 9 orë gjumë pasi truri i tyre është ende në zhvillim, thotë Çik.

Ndërkohë të rriturit e çdo moshe mund të kenë nevojë për 9 ose më shumë orë gjumë kur po rimëkëmben nga një dëmtim, sëmundje apo kur rikuperojnë orët e humbura të gjumit. Kola thotë se ekzistojnë edhe “variante natyrore”, duke iu referuar disa njerëzve që kërkojnë më shumë se 10 orë gjumë dhe të tjerëve që bëjnë më pak se 4 orë dhe që funksionojnë normalisht.

Si ta përmirësoni gjumin tuaj

Nuk po flini mjaftueshëm? Ja cilat janë disa nga mënyrat për ta zgjidhur këtë problem:

Krijoni një rutinë të gjumit

Mundohuni të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë. Dasgupta thotë se ju mund të mbani edhe një ditar për të regjistruar orët kur flini dhe sa shpesh zgjoheni gjatë natës. Në këtë mënyrë mund të keni një ide të qartë se çfarë funksionon për ju. Po ashtu duhet të siguroheni që dhoma juaj të jetë e errët, e freskët dhe e rehatshme.

Fikni pajisjet elektronike

Bëjeni këtë sa më shpejt të jetë e mundur para gjumit, thekson Çik, pasi ekspozimi ndaj dritës mund të ndikojë në ciklin e gjumit-zgjimit që ka trupi tuaj.“Sidomos nëse synoni të flini më herët, është e rëndësishme të ekspozoheni ndaj dritës natyrore në mëngjes herët,dhe të kufizoni ekspozimin ndaj dritës në orët para gjumit. Pajisjet elektronike imitojnë gjatësitë e valës së rrezeve të diellit, duke bërë që trupi juaj të qëndrojë zgjuar”- tha ai.

Provoni teknikat e meditimit

Ushtrimet e frymëmarrjes së thellë, meditimit dhe joga gjithashtu, mund të ndihmojnë për një gjumë cilësor thekson Çik. Studimi i saj i fundit tregoi se meditimi i ndihmoi fëmijët të flinin mbi 1 orë më shumë në natë.

Krijoni zakone të mira të ushqimit dhe ushtrimeve fizike

Një ushqyerje e shëndetshme dhe ruajtja e një regjimi të përditshëm të ushtrimeve fizike mund të krijojë kushtet për një gjumë më të mirë gjatë natës, thotë Dasgupta.“Ushtrimet fizike e reduktojnë stresin, dhe ndihmojnë në rritjen e dëshirës për të fjetur natën”- theksoi ai. /CNN/

The post Sa orë gjumë duhet të flemë? Pse gjithçka varet nga mosha appeared first on Albeu.com.

Sa orë gjumë ju duhet sipas moshës? Ja si ta llogarisni
Një të tretën e jetës sonë e kalojmë në gjumë. Por si ta llogarisim kohën që na duhet për t’u ngopur me gjumë e për t’u ndjerë të çlodhur? Si fillim duhet të vendosni kohën kur duhet të zgjoheni. Është e rëndësishme që nëse dëshironi të zgjoheni të relaksuar të vendosni alarmin për çdo ditë, në të njëjtën orë. Sasia e gjumit të nevojshëm ndryshon gjatë gjithë jetës sonë. Fëmijët duhet të flenë deri në 14 orë. Nga mosha 20-40 vjeç, na duhen 7 deri në 9 orë gjumë. Pasi të vendosni se në cilën orë do të ngriheni dhe sa orë gjumë ju nevojiten sipas moshës do ta keni formulën perfekte se kur të shkoni në shtrat.

Nëse duhet të zgjoheni në orën 08:00 atëherë duhet të shkoni në shtrat rreth orës 00:00. Shpesh besohet se njerëzit duhet të flenë rreth orës 22:00 për të bërë një gjumë me cilësi më të mirë. Por kërkimet e fundit nga Harvard e hedhin poshtë këtë teori. E rëndësishme është që të keni një orar gjumi sepse kjo ndikon në cilësinë e një gjumi të mirë. Çelësi qëndron te një orar i qëndrueshëm.

The post Sa orë gjumë ju duhet sipas moshës? Ja si ta llogarisni appeared first on Albeu.com.

Çfarë nuk dëshiron të bëjë një burrë pas një divorci
Ndarja nuk është një detyrë e lehtë për asnjërin prej jush, edhe kur ndjenjat kanë mbaruar.

Ne femrat reagojmë në fillim duke shprehur ndjenjat tona dhe me kalimin e kohës ndihemi gjithnjë e më mirë. Meshkujt sërish e përjetojnë pak më ndryshe, pasi në fillim ndihen mirë, por me kalimin e kohës e kuptojnë situatën dhe mërziten në mënyrën e tyre.

Por ka disa lëvizje që një mashkull pothuajse nuk do t’i bëjë kurrë pas një divorci, ndryshe nga femrat. Se cilat janë ato, do të lexoni në detaje më poshtë.

Ata nuk i fryjnë miqtë  me dhimbjen e tyre

Femrat priren t’i ngushëllojnë të dashurit e tyre në momentet e ndarjes dhe në fakt, duan me çdo kusht ta ndihmojnë dhe të rregullojnë psikologjinë e tyre. Burrat nga ana tjetër nuk e trajtojnë këtë çështje në atë mënyrë. Ata dalin për të kaluar mirë, kështu që nuk do të humbin më shumë se pesë minuta duke raportuar ndarjen e tyre dhe më pas do të flasin për të tyren.

Ata nuk i mbi-analizojnë faktet

Burrat do ta marrin faktin ashtu siç është, do ta vendosin në mendjen e tyre dhe në fund. Ata nuk do të shpenzojnë 500 orë duke analizuar çdo lëvizje dhe fjalë që mund të ketë çuar atje ose të ketë nënkuptuar diçka. Përkundrazi, analiza emocionale është diçka që femrat e duan. Ndaj ndoshta do të ishte mirë që në këtë pjesë të punoje si mashkull, të ndihesh edhe më mirë.

Ata pinë shumë

Ata mund të duken mirë në jetën e tyre shoqërore pas një divorci, por kur gjenden përballë alkoolit, atëherë e gjithë e vërteta del në sipërfaqe, prandaj përfundojnë duke pirë më shumë, për të harruar. Është një fazë e tretjes që kalon të gjithë. Nuk zgjat shumë, por edhe ajo është në lojë./albeu.com

The post Çfarë nuk dëshiron të bëjë një burrë pas një divorci appeared first on Albeu.com.