Sa lugë sheqer duhet të konsumojmë në ditë Archives - Albeu.com

Sa lugë sheqer duhet të konsumojmë në ditë, ja çfarë këshillojnë ekspertët
Ekspertët sugjerojnë të konsumojmë më pak se një pije me sheqer  në javë, pra 200 deri në 355 ml sheqer në javë.

Rritja e marrjes ditore të sasisë së sheqerit dhe sheqernave të shtuara mund të rrisë rrezikun e shfaqjes deri në 45 sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe depresionin, paralajmërojnë studiuesit në një studim të botuar në revistën mjekësore “The British Medical Journal”.

Rekomandimet e ekspertëve, megjithatë, janë shumë bujare: ata sugjerojnë të konsumojmë deri në gjashtë lugë çaji sheqer në ditë si edhe një pije freskuese me sheqer në javë. Dy udhëzime këto që, sipas hulumtimit tëmjekëve, mund të çojnë në një përmirësim të treguesve shëndetësorë te njerëzit.

Kujtojmë se rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është që sheqernat e shtuara nuk duhet të kalojnë 10% të marrjes ditore të kalorive.

Hulumtimi i fundit analizoi të dhënat e disponueshme nga të gjitha studimet e mëparshme (73 në total) në lidhje me raportin e konsumit të sheqerit me shëndetin.

Provat kanë treguar se marrja e tepërt e sheqerit duket të jetë e lidhur me një sërë problemesh shëndetësore si diabeti mellitus , hipertensioni, obeziteti, infarkti i miokardit dhe goditjet në tru.

Përveç kësaj, konsumi i pijeve me sheqer tregoi një korrelacion të lartë me rritjen e peshës trupore, ndërsa shtimi i sheqernave në ushqim dhe pije duket se çon në një rritje të akumulimit të yndyrës në mëlçi si dhe në trup.

Në përgjithësi, studiuesit e patën të vështirë të përcaktonin përfitime nga konsumimi i sheqerit. Ata rekomandojnë kategorikisht shmangien e konsumit të tepërt të sheqerit nga fëmijët, ndërsa për të rriturit rekomandojnë uljen e konsumit të sheqernave apo sheqernave të shtuara në më pak se 25 g/ditë (rreth gjashtë lugë çaji në ditë)./albeu.com/

The post Sa lugë sheqer duhet të konsumojmë në ditë, ja çfarë këshillojnë ekspertët appeared first on Albeu.com.