rusia Archives - Albeu.com

Rusia teston platforma lundruese për t’u mbrojtur nga dronët ukrainas
Rusia pritet të nisë prodhimin e platformave lundruese sulmuese për të mbrojtur Shën Petersburgun nga dronët detarë dhe ajrorë të Ukrainës, tha më 18 gusht guvernatori i rajonit të Leningradit.

“Presim që deri në tetor të identifikojmë modelet që më pas mund t’i blejmë për të mbrojtur kufijtë e rajonit të Leningradit”, tha Aleksandr Drozdenko në një postim në Telegram, ku u shfaqën edhe skema të një posti lundrues vrojtimi të quajtur PLOT-40. “Plot” do të thotë trap në gjuhën shqipe.

Pamjet e trapit të armatosur u shfaqën për herë të parë në fund të korrikut, kur një prototip u prezantua në një port në Viborg.

“Pas analizimit të sulmeve të armikut, u bë e qartë se ishte e rëndësishme të forcohej mbrojtja nga uji”, tha në atë kohë Drozdenko. Anija e pazakontë “është projektuar për të mbrojtur bazat detare, infrastrukturën e porteve dhe objektet e karburanteve dhe energjisë nga kërcënimet moderne, përfshirë anijet pa ekuipazh dhe mjetet ajrore pa ekuipazh”, tha guvernatori.

Scott Savitz, inxhinier i lartë në RAND, një organizatë jofitimprurëse kërkimore me bazë në Shtetet e Bashkuara, i tha Radios Evropa e Lirë se efektiviteti i trapeve do të varej nga disa faktorë, përfshirë shpejtësinë dhe saktësinë me të cilën mund të identifikojnë dhe godasin dronët që afrohen, si dhe “dobësitë e vetë platformave lundruese ndaj sulmeve”.

Kapakët që shihen në versionin e prototipit nuk duken të jenë të blinduara rëndë.

Anijet janë të pajisura me një top automatik ose mitraloz që komandohen nga distanca, të pajisur me një grup sensorësh elektro-optikë. Prototipi i trapit, i fotografuar pranë Viborgut, ka pesë kapakë të vegjël rreth pjesës së sipërme të trupit të objektit, të cilët mund të përdoren si vende qitjeje për ushtarët, si dhe një kapak më të madh hyrës për personelin, megjithëse nuk është e qartë nëse anijet janë projektuar për të pasur ekuipazh.

Një platformë e vogël rreth trupit të trapit do t’u mundësonte ushtarëve të përdornin raketa të lëshuara nga supi, kur kushtet në det janë të qeta.

Savitz vuri në pah se anijet e kontrolluara në distancë nuk e zvogëlojnë domosdoshmërish numrin e personelit ushtarak të nevojshëm për operimin e tyre. Nëse mjeti PLOT-40 është pa ekuipazh, tha ai, përparësia e vetme do të ishte zvogëlimi i rrezikut për ushtarët.

“Personeli në bordin e një platforme mund të ofrojë një nivel të vetëdijes për situatën dhe përshtatshmërisë që zakonisht është më i madh se ai i dikujt që i vëzhgon dhe i kontrollon ato nga distanca”, tha Savitz, duke shtuar se “një platformë pa ekuipazh mund të kërkojë po aq njerëz për operim, dhe ndonjëherë edhe më shumë, sesa një platformë me ekuipazh”, për shkak të nevojës për kontroll, mirëmbajtje dhe furnizim.

“Në kontekstin e mbrojtjes së porteve, përparësia kryesore e mungesës së ekuipazhit në bord është se sulmet ndaj platformave nuk do të dëmtonin njerëzit. Disa vende janë më të shqetësuara për këtë sesa të tjerat”, tha ai.

Eksperti për mbrojtjen e porteve shtoi se “vendosja e personelit në këto platforma për turne 12-orëshe nuk kërkon shumë kushte për qëndrimin e tyre”.

Projekti rus Plot-40 të kujton për nga funksioni, nëse jo nga forma, fortesat Maunsell, të vendosura në det disa kilometra larg brigjeve britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndryshe nga trapi lundrues rus, instalimet britanike të radarëve dhe armëve ishin të fiksuara në shtratin e detit, por kishin të njëjtin qëllim: të përfshiheshin në luftime kundër avionëve dhe anijeve armike përpara se ata të hynin në rrezen e veprimit të baterive që ishin në tokë.

Sipas raportimeve, dhjetëra avionë nazistë dhe bomba V-1 u rrëzuan nga ekuipazhet në fortesat britanike, ndërsa një anije luftarake gjermane u fundos.

Përparësia kryesore e trapeve ruse ndaj një anijeje konvencionale do të ishte stabiliteti më i madh në det, tha Savitz. “Këto platforma mund të jenë në gjendje të mbajnë më shumë dhe armë më të mëdha sesa një anije e vogël dhe mund të ofrojnë më shumë stabilitet për të mundësuar sulme të sakta”.

Ai shtoi se “inovacioni i jashtëzakonshëm që ukrainasit kanë demonstruar vazhdimisht” do të thotë se vendosja në masë e trapeve nuk do ta “zhdukte aftësinë e ukrainasve për të goditur portet ruse”.

Duke pasur parasysh “zjarrin kaotik me armë dhe raketa” që është parë rreth porteve ruse gjatë sulmeve ukrainase me dronë, ka të ngjarë që trapet të ankorohen larg bregut për të minimizuar rrezikun e zjarrit nga vetë forcat ruse./REL

The post Rusia teston platforma lundruese për t’u mbrojtur nga dronët ukrainas appeared first on Albeu.com.

Mediat serbe shtrembërojnë aksionin për shembjen e vilave pa leje në Ujman, duke e paraqitur si goditje ndaj serbëve
Ndërhyrja për largimin e objekteve të ngritura pa leje në pronën e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, pranë Liqenit të Ujmanit, është shoqëruar me dezinformata nga mediat serbe.

Edhe pse pronarët e vilave ishin njoftuar që t’i largonin gjërat e tyre deri më 17 korrik, aksioni u portretizua si një veprim me prapavijë etnike dhe si masë e ndërmarrë “ekskluzivisht kundër serbëve”.

Në artikujt dhe raportimet e publikuara të martën, “Novosti”, “RT Balkan”, “Sputnik Serbia” dhe “RTS” përdorën formulime e tituj që krijojnë përshtypjen se institucionet e Kosovës po veprojnë kundër serbëve. Në këto raportime u la mënjanë fakti se bëhet fjalë për zbatimin e vendimeve për heqjen e ndërtimeve pa leje nga prona publike.

“Me makineri të rënda dhe tuba të gjatë dëbojnë serbët: Njerëzit e Kurtit po rrënojnë shtëpitë e pushimit të popullit tonë në Gazivodë”, ishte titulli i publikuar nga gazeta “Novosti”, e cila e lidhi ndërhyrjen me pretendimet për një fushatë kundër serbëve.

Qasje të ngjashme ndoqi edhe “RTS”, duke raportuar me titullin: “Ka nisur rrënimi i shtëpive të pushimit në pronësi të serbëve në Gazivodë, asiston e ashtuquajtura policia e Kosovës”. Në një publikim tjetër, ky medium shkroi: “Ka nisur rrënimi i shtëpive të pushimit në bregun e Gazivodës, të pranishme forca të shumta policore”.

Përmes një paraqitjeje të tillë, “RTS” tentoi ta shtrembëronte realitetin e aksionit dhe njëkohësisht të nxiste panik me pretendimin se në vendngjarje kishte “forca të shumta policore”.

Edhe “Sputnik Serbia” dhe “RT Balkan” ndoqën të njëjtën linjë, duke e përshkruar ndërhyrjen si rrënim të “shtëpive të pushimit të serbëve”, pa e sqaruar bazën ligjore mbi të cilën po zhvillohej aksioni.

Faktet, megjithatë, dëshmojnë se veprimet nuk kufizohen vetëm në zonën e Ujmanit dhe nuk varen nga përkatësia etnike e pronarëve. Mediat në Kosovë raportuan gjatë gjithë ditës për shembjen e vilave ilegale. Në disa pamje të publikuara shiheshin persona duke nxjerrë gjësende nga këto objekte edhe sot, ndonëse afati i përcaktuar për largimin e tyre kishte qenë 17 korriku.

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” ka sqaruar se aksioni përfshin objektet e ndërtuara në parcelat që janë pronë e saj.

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes, Faruk Mujka, njoftoi se 11 personave u ishte kërkuar në mënyrë zyrtare t’i lironin objektet e ngritura në pronën e “Ibër-Lepencit”, pasi ato vlerësohen si ndërtime pa leje.

“Ekzekutimi i vendimeve po kryhet nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me asistimin e Policisë së Kosovës”, ka bërë të ditur ai.

Mujka kishte theksuar më herët se procesi i verifikimit të pronave dhe heqja e objekteve pa leje nuk do të përqendroheshin vetëm në komunën e Zubin Potokut. Sipas tij, veprimet do të shtriheshin në të gjitha komunat ku ndodhet infrastruktura e “Ibër-Lepencit”.

Aksione të kësaj natyre janë zhvilluar edhe më parë nga institucionet e Kosovës për largimin e ndërtimeve të paligjshme në zona të tjera turistike dhe të mbrojtura. Kjo tregon se masat nuk zbatohen vetëm ndaj pronave që u përkasin pjesëtarëve të një komuniteti të caktuar.

Ky është pikërisht konteksti që nuk u përfshi në raportimet e mediave serbe. Nëpërmjet shprehjeve si “dëbojnë serbët”, “rrënimi i shtëpive të serbëve” dhe “njerëzit e Kurtit”, aksioni u paraqit si ndërhyrje e motivuar etnikisht. Njëkohësisht, nuk u bë e ditur se autoritetet e mbështesin veprimin në pretendimet për uzurpim të pronës publike dhe se kanë paralajmëruar zbatimin e procedurave në çdo zonë ku identifikohen ndërtime pa leje.

Si rezultat, raportimi bëhet selektiv dhe prodhon narrativën e pavërtetë se ndërhyrja synon ekskluzivisht serbët. Autoritetet, ndërkaq, kanë deklaruar se po zbatohet ligji ndaj objekteve të ngritura në pronë publike, pa marrë parasysh identitetin e pronarëve./TheGeoPost.

The post Mediat serbe shtrembërojnë aksionin për shembjen e vilave pa leje në Ujman, duke e paraqitur si goditje ndaj serbëve appeared first on Albeu.com.

Dhjetë të vdekur nga goditja ruse mbi një anije drithërash në Odesa
Një transportues misri u shënjestrua nga raketa ruse në afërsi të portit jugor të Odesës, duke lënë pas 10 viktima. Mjeti lundrues “Golden Leo”, që mbante flamurin e Guinea-Bissau, operohej nga një ekuipazh i përbërë nga indianë dhe sirianë.

Të dielën, tre raketa goditën anijen dhe shkaktuan një zjarr, bëri të ditur marina ukrainase nëpërmjet platformës Telegram.

Sipas autoritetit portual ukrainas, operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdoi gjatë gjithë natës, por fatkeqësisht nëntë anëtarë të ekuipazhit dhe njëri nga pilotët detarë humbën jetën. Tetë nga 17 persona në bord arritën të shpëtoheshin.

Deti i Zi u kthye në një vatër të nxehtë të konfliktit menjëherë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Megjithatë, falë një marrëveshjeje të posaçme për drithërat, e cila synonte të ulte ndikimin mbi çmimet globale dhe t’u mundësonte të dy vendeve eksportin e produkteve bujqësore, transporti tregtar ishte rikthyer kryesisht në normalitet.

Tani, Moska dhe Kievi po përshkallëzojnë ofensivat në Detin e Zi dhe në Detin Azov, duke vënë në shënjestër burime kyçe të ardhurash për palën kundërshtare.

Forcat ukrainase kanë goditur infrastrukturën energjetike ruse, përfshirë cisternat e naftës, ndërkohë që Rusia po intensifikon sulmet ndaj porteve të ujërave të thella dhe anijeve të mallrave të Ukrainës.

Guvernatori i rajonit të Odesës njoftoi të hënën se gjatë këtij muaji, bombardimet ajrore ruse kanë shkaktuar tashmë 28 të vdekur në zonë.

Të dyja palët janë eksportues të mëdhenj drithërash dhe ringjallja e dhunës në këtë rrugë detare ka ngjallur shqetësime rreth sigurisë së furnizimeve.

Sipas tregtarëve dhe analistëve, Ukraina, e cila në sezonet e fundit zinte rreth 6% të eksporteve globale të grurit dhe afërsisht 11% të misrit, ka humbur rreth një të tretën e kapacitetit të saj për të transportuar drithëra nëpërmjet porteve të Detit të Zi për shkak të sulmeve të përsëritura me raketa dhe dronë nga ana e Rusisë.

The post Dhjetë të vdekur nga goditja ruse mbi një anije drithërash në Odesa appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Rusia sulmon Kievin me raketa, të paktën gjashtë të plagosur
Një sulm me raketa ruse goditi Kievin në orët e para të mëngjesit, duke lënë të paktën gjashtë persona të plagosur, sipas autoriteteve lokale ukrainase.

Gazetarët e AFP-së raportuan se shpërthimet u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas pak minuta përpara se të aktivizoheshin sirenat e alarmit ajror.

Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko, njoftoi përmes Telegramit se kryeqyteti ishte nën sulm.

“Armiku po sulmon kryeqytetin me raketa”, shkroi ai, duke u bërë thirrje banorëve të strehohen menjëherë në vende të sigurta.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, konfirmoi se gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga sulmi, ndërsa tre prej tyre janë transportuar në spital për trajtim mjekësor.

Autoritetet ukrainase vijojnë të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga sulmi, ndërsa alarmi ajror mbetet aktiv në disa rajone të vendit.

Kiev was just targeted by 8 Iskander ballistic missiles.

No warning were issued before the strike. pic.twitter.com/o07B0zGOwi

— ayden (@squatsons) July 11, 2026

The post VIDEO/ Rusia sulmon Kievin me raketa, të paktën gjashtë të plagosur appeared first on Albeu.com.

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krime
Autoritetet e instaluara nga Rusia në Krimenë e pushtuar pezulluan shitjen e karburanteve për individë dhe biznese, për shkak të një mungese të theksuar të tyre dhe një sezoni të dobët turistik.

Sergei Aksyonov, kreu prorus i gadishullit, të cilin Moska e aneksoi në mënyrë të paligjshme nga Ukraina në vitin 2014, tha se, nga 21 qershori, pikat e karburanteve në Krime nuk do t’i shesin askujt, përveç agjencive shtetërore.

“Karburanti do të furnizohet ekskluzivisht për agjencitë shtetërore përgjegjëse për mirëmbajtjen e shërbimeve thelbësore dhe garantimin e sigurisë”, tha Aksyonov në një video të shkurtër, të shpërndarë në Telegram.

Ai nuk dha ndonjë afat të qartë se kur do të rifillojë shitja e karburanteve.

Autoritetet ruse në Krime kanë pasur prej kohësh vështirësi për të siguruar furnizime të mjaftueshme për rreth 2 milionë banorët, përfshirë ujë dhe ushqim.

Tani, në sfondin e zhvillimeve të fundit në luftën në Ukrainë, në fokus ka dalë edhe mungesa e karburanteve.

Gjatë muajve të fundit, ushtria ukrainase ka shtuar sulmet me dronë, duke goditur kamionët që transportojnë karburante drejt Krimesë.

Ky rajon lidhet me Rusinë vetëm përmes Urës së Kërçit dhe një korridori rreth 100 kilometra të territorit të pushtuar ukrainas.

Po ashtu, Ukraina ka goditur edhe rafineritë e naftës, tubacionet dhe infrastrukturën tjetër energjetike në Rusi.

Këto sulme kanë ndikuar në mungesën e karburanteve jo vetëm në Krime – ku ekonomia varet shumë nga turistët rusë – por edhe në pjesë të tjera të Rusisë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka përshkruar këto sulme si “sanksione me rreze të gjatë” kundër Rusisë, e cila financion në masë të madhe luftën e saj në Ukrainë përmes të ardhurave nga nafta.

Gjatë raportimit të tij më 21 qershor, Zelensky tha se forcat ukrainase kanë goditur “logjistikën detare që përdoret për transportimin e naftës në rajonin rus të Krasnodarit dhe një depo nafte në Kërçin e pushtuar përkohësisht”.

“Përveç kësaj, janë goditur me sukses objekte të logjistikës ushtarake, si dhe katër stacione radarësh që u përkasin sistemeve të mbrojtjes ajrore… Rusia kupton vetëm forcën, dhe forca jonë me rreze të gjatë po funksionon padyshim për paqen”, shtoi ai.

Aksyonov konfirmoi se sulmet kishin në shënjestër Kërçin në Krime dhe tha se katër persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën nga sulmi ukrainas.

Ai nuk specifikoi nëse ndonjë objekt nafte në zonë është goditur. Kanalet ruse dhe ukrainase në Telegram publikuan pamje që tregonin tym të zi që ngrihej nga zona. Radio Evropa e Lirë nuk mundi t’i verifikonte në mënyrë të pavarur këto raportime. /REL

The post Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krime appeared first on Albeu.com.

Përfundon armëpushimi treditor, Rusia sulmon me raketa Kievin, një i vdekur dhe 16 të plagosur
Rusia ka ndërmarrë një sulm të ashpër gjatë natës ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, duke përdorur dronë dhe raketa balistike, menjëherë pas përfundimit të armëpushimit treditor.

Sipas mediave ukrainase, në kryeqytet janë dëgjuar shpërthime të shumta, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore kanë hyrë në veprim për të neutralizuar dronët rusë.

Raportohet se disa ndërtesa janë shembur në periferi të Kievit si pasojë e bombardimeve. Bilanci paraprak flet për një viktimë dhe 16 persona të plagosur.

Lajmi u konfirmua nga kreu i administratës ushtarake të qytetit, Timur Tkachenko, i cili deklaroi se të plagosurit janë transportuar në spital, përveç dy personave që morën trajtim mjekësor në ambulancë.

The post Përfundon armëpushimi treditor, Rusia sulmon me raketa Kievin, një i vdekur dhe 16 të plagosur appeared first on Albeu.com.

Pas armëpushimt tre ditor, Rusia sulmon sërish Ukrianën/ Humbin jetën 9 persona dhe plagosen 28 të tjerë
Rusia ka sulmuar sërish Ukrainën, duke shkaktuar nëntë viktima dhe 28 të plagosur. Më i godituri ishte rajoni qendror i Dnipropetrovskit, ku tetë persona u vranë dhe 11 u plagosën gjatë gjithë të martës. BBC shkruan se presidenti Volodymyr Zelensky tha se më shumë se 100 dronë rusë ndodheshin aktualisht mbi Ukrainë, duke paralajmëruar për valë të tjera sulmesh gjatë gjithë ditës.

Sulmet e fundit vijnë menjëherë pasi një armëpushim tre-ditor i ndërmjetësuar nga SHBA-të, i cili skadoi të hënën. Si Rusia ashtu edhe Ukraina raportuan shkelje të shumta, kryesisht përgjatë vijës së gjerë të frontit gjatë armëpushimit.

Presidenti rus Vladimir Putin nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Në një postim në Telegram të mërkurën në mëngjes, kreu rajonal i Dnipropetrovskit, Oleksandr Hanzha, raportoi më shumë se 30 sulme ruse në tre rrethe gjatë gjithë së martës.

The post Pas armëpushimt tre ditor, Rusia sulmon sërish Ukrianën/ Humbin jetën 9 persona dhe plagosen 28 të tjerë appeared first on Albeu.com.

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit
Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra tjetrën për shkelje të një armëpushimi tre-ditor të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. Armëpushimi u shpall nga vetë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

“Që nga fillimi i ditës, numri i sulmeve të kryera nga agresori ka arritur në 51”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Forcat Ajrore Ukrainase raportuan 44 mjete ajrore pa pilot të lëshuara nga Rusia që nga e premtja.

Nga ana tjetër Ministria ruse e Mbrojtjes tha se grupet ukrainase nisën sulme me dronë dhe artileri ndaj pozicioneve ruse.

The post Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit appeared first on Albeu.com.

Rusia refuzon paqen për Pashkë, Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina, kërkohet marrëveshje përfundimtare
Rusia refuzoi një armëpushim të përkohshëm me Ukrainën gjatë festës së Pashkëve, duke deklaruar se nuk ka marrë një propozim të qartë nga pala ukrainase.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh se nga deklaratat e presidentit Volodymyr Zelensky nuk rezulton një iniciativë e formuluar konkretisht për një armëpushim.

Ai theksoi se Rusia nuk synon marrëveshje të përkohshme, por një zgjidhje përfundimtare të konfliktit. Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina është e gatshme për çdo format armëpushimi, qoftë të plotë apo të kufizuar në sektorin energjetik.

Sipas tij, një ndalim i sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike gjatë Pashkëve do të ndihmonte edhe në zbutjen e krizës globale të energjisë, të ndikuar nga tensionet ndërkombëtare. Zelensky theksoi se Ukraina është e gatshme për kompromis, por jo në dëm të sovranitetit dhe dinjitetit të saj.

Ndërkohë, Kievi akuzon Moskën se po zvarrit qëllimisht luftën për të fituar më shumë territor, ndërsa Rusia vijon të këmbëngulë se prioritet mbetet arritja e një marrëveshjeje përfundimtare paqeje.

The post Rusia refuzon paqen për Pashkë, Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina, kërkohet marrëveshje përfundimtare appeared first on Albeu.com.

Bllokada ekonomike nga SHBA, Rusia i vjen në ndihmë Kubës, nis naftë drejt ishullit
Një tanker rus i naftës, po lundron drejt Kubës me 730,000 fuçi naftë të papërpunuar, pavarësisht bllokadës ekonomike që SHBA-ja i ka vendosur ishullit.

Anija me flamur rus, e quajtur Anatoly Kolodkin, ngarkoi karburant në portin rus të Primorskut më 8 mars dhe sipas të dhënave të gjurmimit detar është duke u nisur për në Kubë. Ajo pritet të mbërrijë në terminalin e naftës të Matanzasit rreth 23 marsit.

Ky ngarkesë vjen ndërsa Kuba po përballet me mungesa të rënda energjie dhe ndërprerje të rrymës, për shkak të embargos së sanksioneve amerikane që ka ndalur shumicën e furnizimeve me naftë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar publikisht se pret të ketë “nderin e marrjes së Kubës” dhe ka shtuar presionin ndaj vendit, duke ndërprerë furnizimet me naftë të ardhura më parë nga Venezuela dhe duke kërcënuar me tarifa çdo shtet që shitet energji tek Havana.

Përveç Anatoly Kolodkin, edhe një tjetër anije me flamurin e Hong Kong-ut, e quajtur ‘Sea Horse’, po lundron drejt Kubës me rreth 200,000 fuçi naftë/diesel, duke shtuar furnizimet e mundshme energjetike në ishull.

Kjo do të jetë një prej dërgesave të para të mëdha të energjisë drejt Kubës në muajt e fundit, pasi vendi nuk ka marrë furnizime të mëdha që nga 9 janari i këtij viti kur Meksika dërgoi një sasi nafte menjëherë pas ndërprerjes së furnizimit venezuelian.

The post Bllokada ekonomike nga SHBA, Rusia i vjen në ndihmë Kubës, nis naftë drejt ishullit appeared first on Albeu.com.