rusai Archives - Albeu.com

Rusia: Shtyrja e bisedimeve bërthamore me SHBA-në, për shkak të dallimeve
Moska ka shtyrë rundin e ri të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara për kontrollin e armëve bërthamore për shkak të dallimeve në qasje dhe për shkak të tensioneve lidhur me Ukrainën, tha një diplomat rus. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se vendimi i Moskës për të shtyrë bisedimet me SHBA-në – që pritej të mbaheshin këtë javë në Kajro – është marrë nga niveli politik.

“Ne po përballemi me një situatë kur kolegët tanë amerikanë nuk po tregojnë se janë të gatshëm të dëgjojnë sinjalet tona dhe as të marrin parasysh prioritetet tona”, tha ai për gazetarët në Moskë.

Ryabkov pretendoi se SHBA-ja ka dëshiruar që t’i përqendrojë bisedimet vetëm në rinisjen e inspektimeve sipas traktatit New START dhe ka shpërfillur kërkesat e Moskës që të diskutohet edhe për çështje specifike që lidhen me armët që janë pjesë e traktatit që synon kufizimin e armëve strategjike. SHBA-ja tha më 28 nëntor se Moska ka vendosur njëanshëm të shtyjë bisedimet e Kajros dhe ka thënë se do të propozojë data të reja për mbajtjen e tyre.

Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur gatishmërinë që të marrë pjesë në bisedime, duke shtuar se pret që ato të mbahen sa më shpjet, pasi “rinisja e inspektimeve është prioritet për të ruajtur traktatin si instrument i stabilitetit”.

Traktati New START, që hyri në fuqi më 2011, kufizon numrin e kokave strategjike bërthamore që SHBA-ja dhe Rusia mund të dislokojnë, dhe po ashtu kufizon dislokimin e raketave tokësore dhe atyre të vendosura në nëndetëse. Disa ditë para se traktati të skadonte në shkurtin e vitit 2021, Rusia dhe SHBA-ja u pajtuan që ta zgjasin edhe për pesë vjet. Në gusht, Rusia deklaroi se do të ndalonte përkohësisht inspektimet e SHBA-së, duke argumentuar se kufizimet e udhëtimeve, sanksionet ndaj kompanive ajrore ruse, që janë vendosura nga SHBA-ja dhe aleatët e saj, e kanë bërë të vështirë që ekspertët ushtarakë rusë të vizitojnë uzinat bërthamore të SHBA-së për të kryer inspektime./REL

The post Rusia: Shtyrja e bisedimeve bërthamore me SHBA-në, për shkak të dallimeve appeared first on Albeu.com.

Miratohet rezoluta, NATO njeh Rusinë si “shtet terrorist”, thirrje për krijimin e një Gjykate Speciale
Të 30 anëtarët e aleancës mbështetën propozimet e delegacionit ukrainas në Asamblenë Parlamentare më 21 nëntor dhe miratuan një rezolutë që e njeh Rusinë si një “shtet terrorist”. Rezoluta gjithashtu apelon për ngritjen e një gjykate të posaçme ndërkombëtare në lidhje me agresionin e Rusisë në Ukrainë.

“Një gjykatë e tillë do të bëjë të mundur dënimin jo vetëm të autorëve të drejtpërdrejtë të krimeve të luftës, por edhe të udhëheqjes së lartë ruse.

“Rezoluta e quan Rusinë kërcënimin më të drejtpërdrejtë për sigurinë euro-atlantike. Aty thuhet qartë se shteti i Rusisë, nën regjimin e saj aktual, është një shtet terrorist”, shtoi ai. Ai shtoi se Rusia ka shkelur marrëveshjet e saj me aleancën, kështu që dispozita e kufizimit të vendosjes përpara të trupave është nul dhe e pavlefshme”, tha Tomas Valasek, kreu i delegacionit sllovak në AP të NATO-s.

Dokumenti përfshin gjithashtu kërkesat e Ukrainës për të rritur ndihmën ushtarake, zhvillimin e hapave specifikë në lidhje me pranimin e Ukrainës në NATO dhe krijimin e një mekanizmi për mbledhjen e dëmshpërblimeve nga Rusia për dëmet e shkaktuara nga agresioni i saj, sipas diplomatit ukrainas. Rezoluta do t’u dërgohet qeverive dhe parlamenteve të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 14 nëntor miratoi një rezolutë duke thënë se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljet e ligjit ndërkombëtar gjatë luftës së saj në Ukrainë dhe duhet të paguajë dëmshpërblime të luftës. Sipas votimit, 94 vende e favorizuan masën, 14 vende, përfshirë Kinën dhe Iranin, votuan kundër, ndërsa rreth 73 vende abstenuan.

The post Miratohet rezoluta, NATO njeh Rusinë si “shtet terrorist”, thirrje për krijimin e një Gjykate Speciale appeared first on Albeu.com.

Sulmet ajrore ruse, Guvernatori i Donetsk: Një person është vrarë dhe dy janë plagosur në Bakhmut
Një person u vra dhe dy u plagosën mbrëmë në Bakhmut, një qytet i rrethuar për vendndodhjen e tij strategjike në qendër industriale të Ukrainës, Donbas , tha në Telegram guvernatori i rajonit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko.

Sipas Guardian, Kyrylenko tha se forcat ruse lëshuan gjithashtu dy sulme me raketa në qytetin e Kramatorsk, me katërmbëdhjetë raketa gjithsej të drejtuara në zonën industriale. Informacioni për viktimat dhe infrastrukturën e dëmtuar nga Kramatorsk është ende i padisponueshëm.

Granatimet në periferi të fshatrave në komunitetin Ocheretyn dëmtuan linjat e energjisë elektrike, ndërsa bastisjet në periferi të fshatrave në Kurakhovo shkatërruan një shtëpi private.

“Është e rrezikshme të qëndrosh në rajonin e Donetskut. Evakuoni në kohë,” paralajmëroi ai.

Ndërkohë, forcat ruse shkatërruan katër shtëpi në Kurdyumiyka, dëmtuan një tjetër dhe vranë bagëti në Nelipiyka. Kyrylenko vuri në dukje se “granatimet e Torskyi dhe Zarichnyi në komunitetin Lymansk nuk ndalen”.

The post Sulmet ajrore ruse, Guvernatori i Donetsk: Një person është vrarë dhe dy janë plagosur në Bakhmut appeared first on Albeu.com.

Shqipëria a ka influencë ruse apo kineze? Kim: Po, prandaj është koha që shqiptarët të zgjedhin se në krahun e kujt janë
Ambasadorja e shteteve të Bashkuara të Amerikës në një intervistë për “Opinion” ka folur në lidhje me financimet ruse në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Europës.

Ajo ka theksuar se ka ardhur koha sërish që qeveria dhe populli shqiptar duhet të zgjedhin mes perëndimit dhe lindjes.

E pyetur nga moderatori i emisionit se a ka ndikim rus dhe kinez në Shqipëri, Kim tha se po ka një ndikim, prandaj është koha që shqiptarët të qëndrojnë dhe të bashkëpunojnë me perëndimin.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Ka qenë lajm i madh vizita juaj tek partia e ish-presidentit meta, cili ishte qëllimi i vizitës?

Kim: Ky është një vit domethënës. Vitin e kaluar festuam 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, këtë vit festojmë 100 vjetorin, në 46 SHBA-të u larguan për një periudhë të gjatë, pastaj kemi vitin 97-të për shkak të dhunës në vend.

Fevziu: Por Mariza Lino ka qenë këtu në atë kohë?

Kim: U largua, dhe u rikthye sërish. Por sot Shqipëria dhe SHBA-të ulen bashkë në Këshillin e Sigurimit, u ndjeva krenare kur pashë Xhaçkën dhe Blinkenin bashkë. Në Korrik u shpallën negociatat formale për hyrjen e Shqipërisë në BE, ky është lajm i madh, po aq i rëndësishëm sa kur hyri në NATO.

Fevziu: Por SHBA-të e mbështetën fort?

Kim: Ne gjithmonë e mbështesim Shqipërinë në integrimin., SHBA-të duan që të jetë në krahun tonë.

Fevziu: Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç perëndimit?

Kim: Nuk do ta thoja këtë, duhet të bëni zgjedhje, duhet të zgjidhni.

Fevziu: Zgjedhje?

Kim: Në fund të vitit 1920 Shqipëria u nda nga Perandoria Osmane, SHBA-të u qëndruan në krah. Në fund të Luftës së II Botërore komunistët bënë zgjedhje komuniste. Në 1991 Shqipëria zgjodhi sërish. Pra duhen bërë zgjedhje sërish. 31 vite pas komunizmit qeveria dhe populli shqiptar duhet të zgjedhin sërish.

Fevziu: Mendoni se kemi dyshime?

Kim: Kur sheh dobësim të institucioneve politike them se po. Mendoj se udhëheqësit duhet të marrin një drejtim, prandaj insistojmë tek reforma në Drejtësi.

Fevziu: Sidomos një demokraci të re si Shqipëria?

Kim: Pikërisht kanë kaluar vetëm 31 vite, që nuk është aspak kohë e gjatë.

Fevziu: Është botuar një lajm për financimet e Rusisë nëpër botë. Sipas VOA ky raport thotë se në Shqipëri janë dhënë 500 mijë dollarë, çfarë informacioni keni më shumë nga ne për këtë lajm?

Kim: Nuk kam ndonjë gjë më shumë për të bërë publike. Situata ën Shqipëri nuk është unike, kemi parë qeverinë ruse kudo nëpër botë të minojë demokracinë. E kanë bërë dhe në Europë e kanë bërë dhe në SHBA.

Fevziu: Po dhe në SHBA, kishte një hetim?

Kim: Në fund të vitit të kaluar filluam të ndanim informacion se çfarë Rusia po bën në Ukrainë, se çfarë po bën kudo nëpër botë.

Fevziu: A e ndatë me Shqipërinë?

Kim: Po ndajmë informacion me demokracitë nëpër botë, por dhe me publikun. Prej vitit 2014-të qeveria ruse ka shpenzuar 300 milionë dollarë. Vetëm një sasi e vogël që rusët paguajnë për të korruptuar median, politikanët, për të përhapur dezinformim. Qëllimi pse e ndajmë këtë informacion është të themi se ne e kemi përjetuar ju e keni përjetuar dhe duhet të ndërmarrim hapa. Javën e kaluar takova kreun e KQZ, dhe mesazhi kryesor ishte duhet të ndërmerrni hapa për tu mbrojtur nga financimet ruse, si dhe për vendosjn e masave për pastrimin e parave.

Fevziu: Pse zyrtarët amerikanë kanë përmendur vetëm Shqipërinë, Bosnjën, Madagaskarin, pse Shqipëri?

Kim: Nuk mund të komentoj. Por mendoj se është ilustrim i rreziqeve që na kanosën.

Fevziu: PD ka bërë një deklaratë dje se asnjë cent nuk ka dalë nga PD nga ai drejtim, në rastin Muzin?

Kim: Nuk e kam parë deklaratën.

Fevziu: A ka influencë ruse apo kineze në Shqipëri?

Kim: Ata janë përpjekje të vazhdueshme për të ndikuar.

Fevziu: Keni informacion.

Kim: Po.

Fevziu: Edhe në media?

Kim: Po.

The post Shqipëria a ka influencë ruse apo kineze? Kim: Po, prandaj është koha që shqiptarët të zgjedhin se në krahun e kujt janë appeared first on Albeu.com.