rufan rama Archives - Albeu.com

Tragjedia e nënës së Aldi Ramës, vrasësit të policit në Lezhë: Bashkëshorti i sharroi këmbë e duar në sy të dy fëmijëve
Çfarë ndodhi në Kallamata 12 vite më parë? Përplasjet mes çiftit të ri që sollën një nga krimet më monstruoze që ishin parë ndonjëherë në Greqi! Si Rufan Rama masakroi me një sharrë elektrike nënën e dy djemve të tij dhe më pas i kërkoi ndihmë policisë. Fakte dhe detaje të panjohura më parë të referuara nga prokuroria greke… Si rrugëtoi fëmija Aldi Rama pa i mbushur ende 9 vjeç me imazhin e nënës së tij të sharruar këmbësh e duarsh! Vrasja e oficerit të policisë, reagimet e të atit dhe mohimi i këtij të fundit publikisht të ishte ai autori i asaj masakre ndaj ish-gruas së tij!

Ishte ora 20.00 e mbrëmjes së 28 shtatorit kur një grua, që çalonte duke ecur, e ndonjëherë ulej nëpër shkallët e pavionit të traumës në Spitalin Ushtarak, “lante” me lot shkallët e urgjencës, e kapte prej xhakete a përparëseje këdo nga mjekët, infermierët që hynin brenda në spital.

42 vjeçarja vinte vërdallë si e shushatur dhe pavarësisht ndonjë fjale që i thoshte ndokush atypari se do ta informonin për zhvillimet, (por duhet të largohej nga hyrja e spitalit), nuk lëvizte prej andej.

Herë fshinte lotët e herë fshinte hundët që i kullonin. Donte të dinte më shumë rreth të birit, që mëngjesin e asaj dite, ishte kthyer në kryelajmin e të gjitha mediave; në rrjetet sociale, ishte njeriu që po urrehej më shumë nga komentuesit, edhe pse ishte vetëm 21 vjeç.

Informacioni që arrinte të mblidhte ishte me “pikatore”. Dinte vetëm që i biri kishte qëlluar veten, në kokë, por edhe ky informacion kishte një tis misteri që vetë nëna nuk e pranonte për të birin. E vetmja gjë që mendonte ishte sesi të dilte nga ajo sallë operacioni ku e kishin futur prej orësh, dhe nuk jepte kush “xhevap”.

Të paktën t’i thoshin një fjalë të mirë, të ngushëllonin nënën që priste me sytë drejt qiellit të errët, duke iu lutur perëndisë, që sado të kishte gabuar, ai ishte djali, djali i saj. Një nënë, nuk e hedh dot poshtë të birin.

Pastaj ato orë endej në kujtime, sa pak kohë kishte kaluar me të. Çfarë kishte ndodhur. Fundja fare, Perëndia, do të kishte një shkak se pse jeta e saj kishte qenë zi e më zi gjithë këto vite, ndërkohë që ajo e djalit tashmë po merrte një tjetër drejtim. Veç të dilte gjallë nga operacioni, se mandej, do të merrej vetë  me të, nuk do ta linte më në Lezhë aty ku djaloshi ishte. Fundja çdo bënte. Edhe nëse dilte gjallë nga operacioni, ai do të përfundonte dyerve të burgut. Po nëna si nënë, do ta ndiqte kudo që të shkonte. E kishte bërë edhe më parë/Newsbomb.al/

The post Tragjedia e nënës së Aldi Ramës, vrasësit të policit në Lezhë: Bashkëshorti i sharroi këmbë e duar në sy të dy fëmijëve appeared first on Albeu.com.

Babai i Aldi Ramës bën akuzën e fortë: Djalin ma vrau policia, nuk e fal gjakun!
Pak ditë më parë Shqipëria u trondit nga krimi i rëndë në Lezhë ku i riu Aldo Rama qëlloi për vdekje Saimir Hoxhën dhe u arratis për të kryer vetëvrasje në pyjet e zonës.

I riu luftoi për jetë disa orë në spital por nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda në kokë.

Disa ditë pas ngjarjes, Rufan Rama, babai i Aldi Ramës që vrau nënkomisarin e policisë Saimir Hoxha  ka deklaruar se do të marrë hak për të birin duke bërë akuzën e rëndë.

“ E kanë vrarë mor djalin, e kanë marrë pistoletën dhe ja kanë kthyer drejt kokës. Nuk rri pa ia marrë hakun, nuk e fal gjakun e tim biri more zotëri, do marr hak…shtet kopil…”- tha ndër të tjera babai i 21-vjeçarit.

Babai i Ramës këmbëngul për fax news, se nuk do ta falë këtë padrejtësi të bërë dhe se nëse drejtësia nuk ndërmerr asnjë veprim atëherë do të merrte vetë masa për të marrë hakun e djalit të tij.

Rufan Rama: Ata policë që e kanë kapur, kanë ushtruar një dhunë shumë të paparë, duke e rrahur në mënyrë barbare. Kur e kanë kapur në Lezhë e kanë dhunuar. Bravo ju qoftë gazetarëve dhe prokurorëve që e kanë deklaruar se djali e ka denoncuar këtë dhunë, por nuk ka pasur ekspertizë mjeko-ligjore.

Akoma do ketë vrasje në popull. Si e vranë Klodian Rashën që i futën pistoletën në duar. Kam komunikuar me të 2 javë para se të vritej. I ka thënë gjyshit që kam një dhimbje të madhe në këtë krah. Ai e ka pyetur po si kështu. Na fikën mor ky shtet, cfarë bëhet me këtë popull. Një njeri kur shkel ligjin arrestohet, si qenka kjo me të dalim të vrasim njerëz si të na mbushet mendja? A ishte një person i katërt në makinë?

Nuk jam i sigurtë kush e ka shkrepur armën. Kam parë disa lajme, para disa kohësh ka dalë një lajm sikur ka qenë një person i katërt i cili ka qenë më i rrezikshëm se Aldi dhe mendoj se mund ta ketë bërë krimin, më pas thonë hajt ta mbulojmë këtë se Aldi e ka bërë. Nuk të linte kush të dhunohesh në këtë mënyrë. E kanë vrarë mor djalin, e kanë marrë pistoletën dhe ja kanë kthyer drejt kokës. Nuk rri pa ia marrë hakun, nuk e fal gjakun e tim biri more zotëri, do marr hak…shtet kopil. /albeu.com/

The post Babai i Aldi Ramës bën akuzën e fortë: Djalin ma vrau policia, nuk e fal gjakun! appeared first on Albeu.com.