rudolf nikolli Archives - Albeu.com

“Kishte 1 vit që më përndiqnin”, autori i sulmit në xhami lihet në burg
Rudolf Nikolli, i cili plagosi me thikë pesë besimtarë në xhaminë “Dine Hoxha” është lënë në burg.

Prokuroria ka theksuar se Nikollaj ka marrë mjekime, ndërsa është marrë edhe kartela e tij.

Ai tregon se prej kohësh kurohej, por gjithashtu thotë se herën e fundit nuk i ka marrë ilaçet.

“Përndjekja është e vërtetë. Ato mendojnë se jam jomysliman dhe më kanë përndjekur. Nëse këto persona i paraqitni këtu unë i njoh me fytyra që më kanë përndjekur. Nuk është se më kanë bërë ndonjë gjë, por përndjekja ka qenë e vazhdueshme, për gati një vit. Unë nuk desha të bëja atë gjë që bëra, por përndjekja nuk është normale.”, tha 34-vjeçari.

Pyetje: Në spital ke qenë?

Nikolli: Po kam qenë.

Pyetje: Ke marrë mjekime, sa ke qëndruar?

Nikolli: Po i kam marrë. Kam qëndruar tre javë herën e fundit.

Kisha raste që harroja t’i pija ilaçet dhe atë ditë nuk i kisha pirë. Ilaçet i merrja vetë. Unë kam qenë në Tiranë, vëllai ka qenë në Klos.

Pyetje: Të ka thënë dikush që të përndiqnin, apo e ke menduar vetë?

Nikolli: Jo nuk më ka thënë njeri e kam menduar vetë. /abcnews.al/

The post “Kishte 1 vit që më përndiqnin”, autori i sulmit në xhami lihet në burg appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodhi në xhaminë “Dine Hoxha” gjatë faljes, si 34-vjeçari plagosi me thikë 6 persona
Në Shqipëri ndodh rrallë, për të mos thënë asnjëherë, që të prishet qetësia e festave fetare apo e muajve e ditëve të shenjta. Muaji i Ramazanit gjithmonë ka qenë një muaj që në vendin tonë është respektuar nga të gjithë, pa dallim feje.

Por dje ndodhi diçka e paprecedent. Një ngjarje në kufijtë e një akti terrorist, por që në fakt deri tani nuk po rezulton i tillë. Duket më shumë si një ngjarje e kryer nga një person, që sipas të gjitha të dhënave, nisur edhe nga ato që thonë familjarët e tij, vuan nga probleme të theksuara psikologjike. Madje për një farë kohe ka marrë edhe mjekim në spital.

Rudolf Nikollaj, një 34-vjeçar, familja e të cilit i përket fesë së krishterë, ndërsa ai vetë është konvertuar në mysliman, u fut dje në xhaminë “Dine Hoxha”, te Rruga e Kavajës në Tiranë, jo për t’u falur, por për të sulmuar besimtarët. Fillimisht ai goditi me thikë një besimtar që në fakt punonte edhe në picerinë aty pranë, me të cilin u përball në derë të xhamisë. Më pas u fut brenda duke plagosur edhe katër të tjerë, të gjithë të rinj, që po faleshin. Të tjerë besimtarë ndërhynë, duke arritur t’i heqin thikën nga dora e ta nxjerrin jashtë. Më pas, jashtë xhamisë, ai u neutralizua nga kalimtarë e besimtarë të tjerë, që “e arrestuan”, derisa aty mbërriti Policia.

TE PLAGOSURIT

Policia e Tiranës njoftoi dje zyrtarisht se rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një objekti kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas. “Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikollaj, 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, tha zyrtarisht Policia. Të plagosurit, Donald Koçi, 35 vjeç, Saba Peposhi, 22 vjeç, Maringlen Konja, 24 vjeç, Kleon Jupaj, 26 vjeç dhe Amri Tolaj, 23 vjeç, u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës. Burimet thanë se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe pas ndihmës së parë në urgjencë, janë shtruar në pavijon.

NEUTRALIZIMI

Përveç sulmit të paprecedent në xhami, për më tepër në një muaj të shenjtë, siç është muaji i Ramazanit, edhe ajo që ndodhi pas ngjarjes, sjellja e besimtarëve dhe e kalimtarëve me autorin e ngjarjes ishte disi e tepruar. Ata arritën ta neutralizonin, përmes forcës dhe përplasjes fizike me të. Por ajo që ndodhi pasi e kishin shtrirë në tokë u duk disi e tepruar.

“Desh ma futi me thikë dhe mua”, tha njëri prej personave që po e mbante derisa erdhi Policia. Dikush tjetër bërtiste: “Ka vrarë 6 vetë aty brenda”. Pasi mbërritën forcat e Policisë që përpiqen të prangosin autorin, një prej të pranishmëve e godet me shkelma dhe bërtet: “O legen, o maskara”.

Ngjarja që ndodhi është një krim mjaft i rëndë, por për aq kohë sa të gjithë i kthejnë sytë nga drejtësia, duhet pritur që të vendosë ajo dhe jo të bëhet vetëgjyqësi ndaj një njeriu, që sipas të gjitha të dhënave, nuk ka qenë i ndërgjegjshëm për veprimet që ka kryer.

Sulmi ndaj besimtarëve në xhami, reagon KMSH: Të zbardhet ngjarja

Kreu i Komunitetit të Myslimanëve Shqiptarë, Bujar Spahiu, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në xhaminë “Dine Hoxha”, ku 5 besimtarë myslimanë u plagosën me thikë nga një 34-vjeçar. Ngjarja ndodhi te Rruga e Kavajës rreth orës 14:30 dhe autori u arrit të prangosej nga Policia. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spahiu u bëri thirrje organeve përkatëse që të zbardhet sa më parë kjo ngjarje, e cila lëndoi besimtarët në këto ditë Ramazani. “U informova nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në xhaminë ‘Dine Hoxha’. Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një person i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami. Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën. I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë. Personi është në duart e forcave të rendit. Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarjeje, e cila lëndoi besimtarët në këto ditë Ramazani”, thuhet në reagimin e kreut të Komunitetit të Myslimanëve Shqiptarë, Bujar Spahiu. /panorama

The post Çfarë ndodhi në xhaminë “Dine Hoxha” gjatë faljes, si 34-vjeçari plagosi me thikë 6 persona appeared first on Albeu.com.

Nga 22 në 35 vjeç, kush janë 5 të rinjtë që u therën me thikë brenda xhamisë në Tiranë
Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë në xhaminë “Dine Hoxha”. Një shtetas i identifikuar si Rudolf  Nikolli ka hyrë në ambientet e xhamisë në fjalë dhe ka plagosur 5 persona të cilët janë në kujdesin  e mjekëve.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se të plagosur nga ky sulm me thikë janë shtetasit:

Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. /albeu.com/

The post Nga 22 në 35 vjeç, kush janë 5 të rinjtë që u therën me thikë brenda xhamisë në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Plagosi 5 shtetas brenda xhamisë në Tiranë, ky është autori 34 vjeçar që u arrestua (FOTO LAJM)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku një shtetas 34-vjecar me origjinë nga Burreli hyri në xhaminë “Dine Hoxha” dhe qëlloi me thikë 5 shtetas duke i plagosur.

Autori është shtetasi Rudolf Nikolli, dhe është vënë në pranga nga policia e Shtetit.

Por kush është autori?

Nikolli me origjinë nga Klosi, Mat, është një shtetas i njohur për policinë e Shtetit dhe për plagosjet me thikë.

Vetëm pak javë më parë ai ka qëlluar me thikë, një shofer autobuzi i linjës Klos-Tiranë pas një sherri mes tyre në terminalin e autobuzave.

Plagosja në terminalin e autobuzave në Mars:

Një 32-vjeçar është plagosur me thikë nga një tjetër person. Siç raporton News24, konflikti ka ndodhur në terminalin e autobusëve të veriut në Tiranë.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Robert Kurti, ndërsa autor është 34-vjeçari Rudolf Nikollaj.

I plagosuri  u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, kurse autori u shpall në kërkim. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar  (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur  neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli,  i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e  parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. /albeu.com/

The post Plagosi 5 shtetas brenda xhamisë në Tiranë, ky është autori 34 vjeçar që u arrestua (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.