ruasia Archives - Albeu.com

Djali i Prigozhin merr drejtimin e Wagner, nis negociatat me Rusinë
Media britanike The Independent ka raportuar sot se djali 25-vjeçar i Yevgeny Prigozhin pritet të marrë detyrën nga babai i tij dhe do të bëhet kreu i ardhshëm i grupit Wagner.

Pavel Prigozhin duket se po trashëgon shumicën dërrmuese të pasurisë së babait të tij, duke përfshirë këtu grupin mercenar, pronat dhe rreth 100 milionë paundë, sipas një fotografie të postuar në rrjetet sociale të atij që raportohet të jetë testamenti i ish-kreut të Wagner.

Tani ai ka nisur negociatat me gardën kombëtare ruse, Rosgvardia, për ribashkimin e organizatës mercenare në luftimet në Ukrainë, tha Instituti për Studimin e Luftës.

Në një raport mbi Rusinë të publikuar të dielën thuhet se: “Një kanal i njohur Telegram i lidhur me Wagner njoftoi më 1 tetor se djali 25-vjeçar i Yevgeny Prigozhin, Pavel Prigozhin ka marrë “komandën” e Grupit Wagner dhe është duke negociuar me Rosgvardia për ribashkimin e Grupit Wagner në operacionet luftarake në Ukrainë.”

Ish-kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin grumbulloi një pasuri të madhe përpara se të themelonte Grupin Wagner, aleat të Kremlinit, i cili mbështeti luftën e Rusisë në Ukrainë me shërbimet e tyre.

Megjithatë, në gusht, dy muaj pasi 62-vjeçari udhëhoqi ushtrinë e tij private në një rebelim të dështuar kundër udhëheqjes ushtarake ruse, ai vdiq në një aksident ajror pranë Moskës. Shkaku i incidentit ende nuk është përcaktuar.

Sipas dokumentit të shpërndarë, Prigozhin kishte një testament që ishte noterizuar më 2 mars sipas tij i linte pas pjesën më të madhe të pasurisë djalit të Prigozhin, Pavel. Sipas The Times , në të shkruhet “E gjithë pasuria ime . . . si dhe pronat që mund të fitohen nga unë në të ardhmen, ia lë trashëgim Pavel Evgenyevich Prigozhin.”

Krahas Grupit Wagner, Pavel do të trashëgojë rreth 100 milionë paundë, një shtëpi në Shën Petersburg, nëntë shoqëri aksionare dhe aksione në Concord dhe perandorinë e hotelierisë së ngritur nga Yevgeny Prigozhin.

The post Djali i Prigozhin merr drejtimin e Wagner, nis negociatat me Rusinë appeared first on Albeu.com.

Kush është lideri çeçen, besnik i Putinit që kërcënon Zelenskyn me vdekje
Një personazh që duket sikur vjen nga një roman, djali i liderit separatist Akhmad, është aleati më i pamëshirshëm i Kremlinit.

Ai ka kërcënuar me vdekje presidentin Zelensky. Ramazan Kadyrov tha se Rusia duhet të përdorë armë bërthamore kundër Kievit, nëse “një mercenar i vetëm i huaj” gjendet në territorin e Ukrainës.

Lideri çeçen paralajmëroi se forcat ruse do të pushtonin Donbasin dhe më pas “çdo qytet të Ukrainës.”

Në Ukrainë ai e kishte filmuar veten në video, megjithëse mediat raportuan se mund të ishte filmuar diku tjetër.

Kadyrov ka në Ukrainë “skuadrat e vdekjes” që I atribuohen krimeve të luftës, përdhunimeve, torturave të civilëve dhe planeve për të vrarë presidentin Zelensky.

Pas gjithë kësaj qëndron një personazh që duket sikur ka dalë nga një roman, Ramazan Kadyrov, 45-vjeçari është “koka e Çeçenisë”, siç e quan ai veten.

Për 15  vjet ai ka komanduar republikën e vogël çeçene e cila është mjaft e pasur me naftë. Në viti 1990 ajo zhvilloi dy luftëra të përgjakshme kundër Moskës për të arritur pavarësinë, por më pas u bë një aleate e ngushtë dhe besnike e Kremlinit.

Ramazan Kadyrov është në krye të Çeçenisë që në vitin 2007 dhe që atëherë ka krijuar lidhje shumë të ngushta me Kremlinin, për shkak të një marrëdhënieje në dukje shumë të mirë personale me Putinin.

Me mjekrën e një profeti, pothuajse gjithmonë i veshur me të zeza, Kadyrov i ka detyruar gratë çeçene të mbajnë shami dhe ka nisur fushata brutale kundër homoseksualitetit. Represioni, korrupsioni, dhuna, burgjet sekrete, torturat dhe kërcënimet janë shenjat dalluese me të cilat ai ka ndërtuar pushtetin e tij./albeu.com

The post Kush është lideri çeçen, besnik i Putinit që kërcënon Zelenskyn me vdekje appeared first on Albeu.com.