ruanda Archives - Albeu.com

Cilat janë detajet e planit të ri të kryeministrit britanik për dërgimin e emigrantëve në Ruandë?
Projektligji i ri i propozuar nga Kryeministri britanik Rishi Sunak, që synon të dërgojë në Ruandë emigrantët që mbërrijnë në mënyrë të paligjshme në Britani, do të votohet gjatë një seance me debate të shumta në parlament të martën.

Një muaj pasi Gjykata e Lartë britanike e shpalli të paligjshme këtë politikë, zoti Sunak shpreson se projektligji i ri do të përmbushë zotimin e tij për të frenuar prurjet e njerëzve që kalojnë Kanalin e La Manshit me varka të vogla.

Në vazhdim disa detaje të mëtejshme rreth planit të propozuar dhe çështjes së emigracionit:

PËRSE ËSHTË EMIGRACIONI NJË ÇËSHTJE KAQ E RËNDËSISHME PËR BRITANINË?

Rimarrja nën kontroll e kufijve të vendit dhe frenimi i lëvizjes së lirë të njerëzve ishte një faktor kryesor që solli referendumin në vitin 2016 për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Sipas kompanisë së anketimeve YouGov, emigracioni radhitet aktualisht si çështja e dytë më e rëndësishme në Britani, pas ekonomisë.

Qeveri të njëpasnjëshme konservatore patën premtuar të ulnin nivelin e emigracionit në më pak se 100 mijë në vit, por nuk e përmendën më këtë zotim në vitin 2019.

Në vitin 2022 u arrit një rekord i ri prej 745 mijë personash, pjesërisht për shkak të të ardhurve nga Ukraina dhe Hong Kongu.

Në përgjigje, qeveria e zotit Sunak paraqiti javën e kaluar një seri masash që do ta ulnin këtë shifër me 300 mijë persona më pak.

Ndërkohë në vitin 2022 u arrit edhe një rekord prej 45,775 personash që mbërritën pa lejen e autoriteteve me varka të vogla në brigjet jugore të Anglisë. Deri më tani për vitin 2023, kanë mbërritur pothuajse 29 mijë më shumë.

ÇFARË PËRFAQËSON PLANI I BRITANISË PËR RUANDAN?

Plani me të cilin kishte rënë dakord në prill 2022 kryeministri i atëhershëm Boris Johnson, synonte t’i shkurajonte emigrantët që donin të bënin udhëtimin e rrezikshëm prej gati 32 kilometrash përmes Kanalit të La Manshit me varka të vogla ose gomone.

Sipas atij plani, çdokush që mbërrinte në Britani ilegalisht pas 1 janarit të vitit të kaluar mund të dërgohej në Ruanda, gati 6400 kilometra larg.

Sidoqoftë, fluturimi i parë i deportimit në qershor 2022 u bllokua nga një masë e minutës së fundit nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Muajin e kaluar, Gjykata e Lartë vendosi unanimisht të mbajë në fuqi një vendim që e shpallte këtë plan të paligjshëm, për shkak se Ruanda nuk ishte një vend i tretë i sigurtë dhe emigrantët rrezikoheshin të dërgoheshin mbrapsht në vendet e tyre ku mund të keqtrajtohen.

Megjithëse nuk janë bërë deportime, Britania i ka paguar tashmë Ruandës 240 milionë paundë.

PËRSE ËSHTË KAQ I RËNDËSISHËM KY PLAN PËR KRYEMINISTRIN SUNAK?

Pasi u bë kryeministër në tetor të vitit të kaluar, zoti Sunak e bëri “ndalimin e varkave” një nga pesë përparësitë e tij kryesore, por përfaqësuesit e krahut të djathtë të Partisë së tij Konservatore duan që ai të shkojë më tej.

Anketimet tregojnë se konservatorët janë rreth 20 pikë pas Partisë Laburiste të opozitës dhe një ish-ministër i rëndësishëm tha se ata do të përballen me “disfatë zgjedhore” në zgjedhjet që priten vitin e ardhshëm, nëse ai nuk e zbatonte këtë plan.

Britania po shpenzon aktualisht mbi 3 miliardë paundë në vit për përpunimin e kërkesave për azil, me kostot për strehimin e emigrantëve që presin një vendim në hotele dhe objekte të tjera, që shkojnë në rreth 8 milionë paundë në ditë.

Sipas shifrave të qeverisë të muajit gusht, numri i kërkesave për azil në pritje të një vendimi paraprak arriti një rekord prej mbi 134 mijë, ose nëse përfshihen edhe personat në ngarkim, në 175,457. Kryeministri Sunak kishte premtuar se do t’i jepte zgjidhje kësaj situate.

Dërgimi i një azilkërkuesi në vendin afrikan do të kushtonte mesatarisht 169 mijë paundë, ka thënë qeveria.

ÇFARË ËSHTË PROJEKTILIGJI I RI I EMERGJENCËS I PROPOZUAR NGA KRYEMINISTRI SUNAK?

Për të trajtuar çështjet e ngritura nga Gjykata e Lartë, Kryeministri Sunak ka rënë dakord për një traktat të ri me Ruandën dhe ka paraqitur legjislacionin e emergjencës që kërkon të anashkalojë ligjet që do ta parandalonin zbatimin e planit për deportimet.

Propozimi përjashton disa seksione të Ligjit britanik për të Drejtat e Njeriut dhe thotë se vetëm ministrat do të vendosin nëse do të zbatojnë urdhërat e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Megjithatë, kritikët e tij të kahut të djathtë, shumë prej të cilëve duan që Britania të largohet nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kanë thënë se propozimi nuk shkon aq larg sa të shmangë bllokimin e deportimeve nga gjykatat. Ministri i tij i emigracionit ka dhënë dorëheqjen.

Zoti Sunak tha se Ruanda do të tërhiqej nga plani nëse projektligji do të konsiderohej si shkelje e ligjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Konservatorët e qendrës janë gjithashtu të shqetësuar se ligji shkon shumë larg.

A DO TË MIROHET LIGJI PËR EMERGJENCAT?

“Projektligji për Sigurinë e Ruandës” përballet me një votim të ashpër të martën në Dhomën e Komunave, ku konservatorët e zotit Sunak aktualisht kanë një shumicë prej 56 votash.

Në teori kjo do të thotë se nëse 29 deputetë rebelohen, ose 56 abstenojnë, qeveria do ta humbasë votimin, megjithëse propozimi mund të kalojë edhe me mbështetjen e të pavarurve ose ligjvënësve të Irlandës së Veriut.

Humbja do ta vinte në rrezik edhe vetë postin e kryeministrit Sunak.

Edhe nëse ai është në gjendje të fitojë votat e nevojshme – e marta është vetëm raundi i parë – legjislacioni mund të pengohet nga dhoma e sipërme, Dhoma e Lordëve, duke e penguar propozimin të bëhet ligj përpara zgjedhjeve.

SI KRAHASOHET BRITANIA ME VENDET E TJERA PËR SA I PËRKET EMIGRACIONIT?

Australia ishte vendi i parë që propozoi konceptin e mbajtjes së azilkërkuesve në qendrat e paraburgimit në det të hapur. Danimarka ka nënshkruar një marrëveshje të ngjashme me Ruandën, por ende nuk ka dërguar ndonjë emigrant atje.

Izraeli anuloi një marrëveshje të ngjashme me Ruandën në vitin 2018 pas pesë vjetësh, pasi Gjykata e Lartë e Izraelit e shpalli atë të paligjshme, për shkak se Ruanda nuk kishte respektuar garancitë që kishte dhënë.

Disa vende të BE-së po forcojnë gjithashtu kontrollet e tyre kufitare. Italia ka njoftuar së fundmi planet për të ndërtuar qendra pritjeje në Shqipëri për emigrantët që vijnë nga deti.

Sipas Bibliotekës së Dhomës së Komunave, e cila ofron burime kërkimore për ligjvënësit britanikë, pati rreth 13 kërkesa për azil për çdo 10 mijë persona që jetonin në Britani në vitin 2022, krahasuar me 22 aplikime për çdo 10 mijë persona në vendet e Bashkimit Evropian. /VOA

The post Cilat janë detajet e planit të ri të kryeministrit britanik për dërgimin e emigrantëve në Ruandë? appeared first on Albeu.com.

Në listë për tu depërtuar në Afrikë, i riu shqiptar: Nuk e di ku bie Ruanda, erdha në Britani të fitoja lekë për të ndihmuar familjen
Gazeta britanike, Daily Mail ka publikuar rastin e një shqiptari 28-vjeçar, që ka zbuluar se është në listën e deportimeve drejt Ruandës.

Ndërsa thotë se nuk e di ku i bie Ruanda, shqiptari shprehet se ka punuar në ndërtim në Britani. “E di se emri im është në listën që do të fluturojë drejt Ruandës. Shqetësohem gjithë kohën se do më detyrojnë të shkoj dhe të jetoj atje”.

Shqiptari, me emrin Meti, thotë se i shpëtoi për pak fluturimit për në Ruandë në qershor të këtij viti. Ai ishte vetëm disa hapa larg avionit, kur fluturimi u anulua në minutën e fundit.

“Dera ishte e hapur, duart i kisha të lidhura dhe po më mbanin dy roje sigurie. Më pas një zyrtar i emigracionit u shfaq dhe tha ‘nuk ka fluturime për sot’,” tregon shqiptari.

Të mërkurën, Gjykata Supreme britanike pritet të marrë vendimin final për çështjen e deportimeve drejt Ruandës.

“Jam i terrorizuar nga ajo që më pret. Avokatët më kanë thënë se nëse avioni niset, unë duhet të jem brenda. Më duket sikur po më trajtojnë si kavie,” thotë Meti.

Në mënyrë të pazakontë, Meti nuk ka kërkuar asgjë nga shteti britanik, edhe pse zyrtarisht është azilkërkues dhe mund të marrë strehim falas dhe një kompensim.

“Më mirë ta mbaj kokën ulur. Dua të fitoj para për t’i dërguar përsëri te mamaja ime e vet në Shqipëri. Ajo mbijeton duke shitur qumështin e dy lopëve tona. Nuk jam detyruar të vij këtu. E zgjodha sepse doja një jetë më të mirë. Nuk u trafikova dhe nuk e kam dëgjuar kurrë atë term derisa më pyetën këtu nëse kisha ardhur kundër vullnetit tim. E dija se mund të fitoja deri dhjetë herë më shumë në Angli. Vendosa të largohem sepse shokët e mi kishin ikur tashmë në Europë ose në Britani. Nuk kishte mbetur pothuajse asnjë djalë i ri,” thotë ai, duke theksuar se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do përfundonte në Afrikë”, u shpreh Meti.

The post Në listë për tu depërtuar në Afrikë, i riu shqiptar: Nuk e di ku bie Ruanda, erdha në Britani të fitoja lekë për të ndihmuar familjen appeared first on Albeu.com.

Gjykata shpëton shqiptarët në Angli, rrëzohet vendimi për dërgimin në Ruanda
Aktivistët dhe azilkërkuesit kanë fituar një sfidë në Gjykatën e Apelit mbi skemën e planifikuar të qeverisë për dëbimin etyre në Ruanda.

Tre gjyqtarë kanë rrëzuar një vendim të Gjykatës së Lartë që më parë thoshte se kombi i Afrikës Lindore mund të konsiderohet një “vend i tretë i sigurt” për dërgimin e migrantëve.

Ky është vendimi i fundit i gjykatës në një betejë të gjatë ligjore për të vënë në funksion skemën e diskutueshme, pasi u njoftua prillin e kaluar si pjesë e planeve për të goditur kalimet e Kanalit.

Duke shpallur vendimin, Burnett tha se ai nuk pranon që migrantët të rrezikohen në Ruanda, sepse nuk është një vend i sigurt për ta për t’u strehuar derisa të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, dy gjyqtarë në Gjykatën e Lartë hodhën poshtë një sërë ofertash ligjore kundër planit të qeverisë për t’u siguruar azilkërkuesve një biletë me një drejtim për në vendin e Afrikës Lindore.

Megjithatë, avokatët e disa azilkërkuesve individualë dhe shoqata bamirëse Asylum Aid sollën një sfidë të suksesshme kundër vendimit të tyre në Gjykatën e Apelit.

Vendimi i fundit u mirëprit nga deputetja Caroline Lucas e cila shkroi në Twitter: “Lajm i shkëlqyeshëm që Gjykata e Apelit ka vendosur që skema e Braverman-it krejtësisht çnjerëzore, groteske imorale dhe krejtësisht e pafuqishme #Rwanda është gjithashtu e paligjshme, dhe në shkelje të qartë të ligjit të të drejtave të njeriut. Koha për një politikë që i trajton njerëzit me respekt dhe dinjitet.”

Qeveria dëshiron të dërgojë dhjetëra mijëra emigrantë më shumë se 4,000 milje larg në Ruandë si pjesë e një marrëveshjeje prej 120 milionë funtesh të rënë dakord me qeverinë në Kigali vitin e kaluar.

Politika u prezantua nën Boris Johnson, por është shtyrë përpara nga pasardhësit e tij si pjesë e planeve të tyre për të trajtuar kalimet me varka të vogla në Kanal.

The post Gjykata shpëton shqiptarët në Angli, rrëzohet vendimi për dërgimin në Ruanda appeared first on Albeu.com.

“Të paligjshmit do shkojnë në Ruanda”, del vendimi për emigrantët në Angli
Plani i qeverisë britanike për të dëbuar emigrantët e paligjshëm drejt Ruandës, është legjitim: Ky është vendimi që mori sot Gjykata e Lartë në Londër, duke përmbysur kështu shpresat e shumë klandestinëve që mbërrijnë në këtë vend për t’i shpëtuar deportimit.

Por ndonëse u shprehën kundër kësaj politike në tërësi, gjyqtarët vendosën sakaq në favor të tetë azilkërkuesve. Komenti i tyre ishte se ministria e brendshme nuk i kishte “parë më kujdes tetë rastet në fjalë, ndaj u vendos që ato të rishqyrtohen”.

Në mesin e tyre, është edhe një emigrant shqiptar, i cili mendohet të jetë më origjinë nga Shkodra. Vendimi i gjykatës vjen në një kohë kur kalimet e paligjshme në La Mansh kanë mbërritur nivele rekord. Në prill, Londra zyrtare vulosi një marrëveshje në bazë të të cilës, mijëra klandestinë që mbërrijnë në brigjet angleze, mund të dërgohen në Ruanda.

Dëbimi mund të prekë këdo që hyn ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, me përjashtim të të miturve të pashoqëruar. Deportime megjithatë, ende nuk ka pasur. Fluturimi i parë i këtij lloji u bllokua në muajin qershor me një urdhër të minutës së fundit nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, ndërsa u kërkua që ligjshmëria e të gjithë strategjisë që shqyrtohej në Gjykatën e Lartë të Londrës. Pavarësisht se kjo gjykatë vendosi në favor të qeverisë britanike, nuk do të thotë se fluturimet do të nisin menjëherë pasi mund të ketë apelim. Sekretarja e Brendshme Suella Braverman e përshëndeti këtë zhvillim.

“Gjithmonë e kemi thënë kjo politikë është e ligjshme, dhe Gjykata e vërtetoi këtë”, tha ajo me tone triumfuese. Braverman shtoi se fokusi i saj mbetet ecja përpara sa më shpejt me politikat e veta të emigracionit, ndërsa shtoi se janë të gatshëm të mbrohen kundër çdo sfide të mëtejshme ligjore.

The post “Të paligjshmit do shkojnë në Ruanda”, del vendimi për emigrantët në Angli appeared first on Albeu.com.

“Kërcënojnë” deputetët anglezë: Shqiptarët që vijnë me gomone çojini në Ruanda
Pothuajse 500 milionë paund janë shpenzuar në 7 vitet e fundit për parandalimin e kalimit të paligjshëm të emigrantëve në kanalin e “La Mansh-it”, që ndan Britaninë e Madhe nga kontinenti europian.

Në total përfshihen shuma të mëdha që i janë dorëzuar qeverisë franceze në një përpjekje për të parandaluar azilkërkuesit e mundshëm që të largohen nga brigjet e tyre, si dhe për koston fillestare të marrëveshjes së azilit që Britania e Madhe ka firmosur me Ruandan.

Por, media britanike DailyMail ka publikuar një raport sekret të ushtrisë britanike, që zbulon se 40% e emigrantëve që kanë kaluar me gomone janë nga Shqipëria.

Rritjeje të numrit të shqiptarëve që përdorin gomone për të hyrë në Britani ka bërë që deputetët anglezë mbrëmjen e djeshme t’i bëjnë thirrje ministrave që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të deportuar emigrantët në Ruandë.

“Është e qartë se shumë shqiptarë që vijnë në MB me varka të vogla nuk po ikin nga lufta apo persekutimi, ata janë emigrantë ekonomikë. Ky është një kriminalitet flagrant dhe nënvizon urgjencën për të vazhduar me Ruandën dhe skema të ngjashme”.

Tom Hunt, deputeti konservator për Ipsëich, tha se shifrat “vërtet hapëse theksojnë pse është kaq kritike që qeveria të fillojë dhe të prezantojë Ruandën si skemë”, duke shtuar:

“Duhet ta çojmë deri në fund këtë farsë. Legjislacioni për të realizuar skemën e Ruandës duhet të jetë në krye të “tabakasë” kur Parlamenti të kthehet pas pushimeve verore”.

Një burim në fushatën e lidershipit të Liz Truss tha se ka një plan për ta zgjeruar këtë forcë kufitare.

“Liz ka një plan për të zgjeruar forcën kufitare, për të siguruar që Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut të funksionojë për Britaninë dhe të reformojë ligjet moderne të skllavërisë që po abuzohen. Nevoja për parandalim është thelbësore, prandaj ne do të sigurojmë që marrëveshja e migracionit me Ruandën të funksionojë dhe të kërkojmë të arrijmë marrëveshje të tjera”.

Një zëdhënës i fushatës së Rishi Sunak tha se ndalimi i kalimeve do të ishte një përparësi kryesore për të, duke shtuar:

“Është krejtësisht e papranueshme që emigrantët nga vende paqësore, si Shqipëria, po përpiqen të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar”./Abcnews.al/

The post “Kërcënojnë” deputetët anglezë: Shqiptarët që vijnë me gomone çojini në Ruanda appeared first on Albeu.com.

“Ndaleni avionin, do vras veten”, azilkërkuesi shqiptar refuzon dëbimin nga Britania e Madhe për në Ruanda (VIDEO)
Një shtetas shqiptar që është dëbuar nga Britania e Madhe, ka kundërshtuar me forcë vendimin.

Ka qenë plani i qeverisë së Britanisë së Madhe për të dërguar azilkërkuesit në Ruanda, i cili është anuluar në minutën e fundit pas një vendimi të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut që e ka dënuar këtë nismë, që ka sjellë këtë situatë të tensionuar.

Deri në shtatë persona që kishin mbërritur në Britani për të kërkuar strehim pritej të largoheshin në vendin e Afrikës Lindore një orë e gjysmë përpara se fluturimi të nisej.

Mes tyre një azilkërkues shqiptar dhe viktimë e dyshuar e trafikimit ka thënë për TheGuardian se ishte në një “gjendje shumë të keqe mendore” teksa po priste të hipte në fluturimin e deportimit për në Ruanda, një vend për të cilin ai tha se nuk di “asgjë”.

Media britanike shkruan se 26-vjeçari shqiptar ishte një prej shtatë azilkërkuesve që nisën sfidat ligjore të minutës së fundit për të shmangur fluturimin me forcë në vendin e Afrikës Lindore. Pjesa tjetër përfshijnë tre iranianë, një azilkërkues irakian dhe një vietnamez, të cilët mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla në mes të majit.

Ndërkohë djali shqiptar tha: “Në Shqipëri jam shfrytëzuar nga trafikantët për gjashtë muaj. Më trafikuan në Francë. Nuk e dija se në cilin vend po më çonin”.

Ai tha se kur e hipën në një varkë të vogël në Francën veriore, iu dha të kuptonte se trafikantë të tjerë do ta prisnin kur të mbërrinte në Mbretërinë e Bashkuar.

“Jam në gjendje shumë të keqe mendore. Nuk dija asgjë për Ruandën. Nuk kam qenë kurrë në Afrikë dhe nuk mendoj se do të jetë e sigurt për mua. Nuk mund të kthehem në Shqipëri se do të më vrasin trafikantët atje. I vetmi vend i sigurt për mua është Britania e Madhe. Si mund të dërgojnë një shqiptar në Afrikë?”.

Burri tha se kishte menduar të vriste veten në vend që të hipte në avion.

“Unë prisja mbështetje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, por nuk mora asnjë, kështu që po i kërkoj popullit britanik të më mbështesë në vend të kësaj. Unë kam një djalë në Mbretërinë e Bashkuar, por nëse më dërgojnë në Ruanda, nuk do të mund ta shoh. Kam shumë stres dhe unë dhe djali im kemi një situatë shumë të keqe të shëndetit mendor. Familja ime në Iran është shumë e shqetësuar për atë që po më ndodh. Gjithmonë kam menduar se këtu ka drejtësi, por nuk kam gjetur drejtësi në këtë vend”, tha një nga burrat iranianë.

“Isha i përfshirë në politikë paqësore, demokratike kundër regjimit iranian. Qeveria e ekzekutoi kushëririn tim dhe e mbajti e torturoi xhaxhain tim për katër vjet. Nëse do të qëndroja në Iran, do të më ekzekutonin gjithashtu, ose të paktën do të më dënonin me 30 vjet burg. Ika nga një regjim brutal. Unë nuk jam kriminel. Dua që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të dijë se unë dua të jetoj vetëm në paqe. Për shkak të marrëdhënieve të mira diplomatike midis Iranit dhe Ruandës, unë jam i shqetësuar se nëse më dërgojnë në Ruanda … qeveria e Ruandës do të më kthejë në Iran”, tha një tjetër iranian.

The post “Ndaleni avionin, do vras veten”, azilkërkuesi shqiptar refuzon dëbimin nga Britania e Madhe për në Ruanda (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Anglia fillon kthimin mbrapsht të azilkërkuesve
Duket se Mbretëria e Bashkuar do të nisë kthimin mbrapsht të azilkërkuesve në vendin e saj.

Qeveria konservatore e Britanisë së Madhe ka bërë një marrëveshje me Ruanda-n që të dërgojë në vendin e Afrikës Lindore, një numër azilkërkuesish. Ky hap i ndërmarrë nga qeveria është kundërshtuar nga disa politikanë dhe grupet e refugjatëve të cilët e kanë cilësuar si jonjerëzore, jo efektive dhe humbje të parave publike.

Sekretari i Brendshëm Priti Patel vizitoi kryeqytetin e Ruandës, Kigali, të enjten për të nënshkruar atë që të dy vendet e quajtën një “partneritet për zhvillimin ekonomik”.

Sipas këtij plani, refugjatët që do të mbërrijnë në Britani të Madhe me kamionë apo me varka përmes Kanalit Anglez, do të merren nga qeveria e Britanisë së Madhe dhe do të dërgohen 6,400 kilometra larg për në Ruanda, një herë e mirë.

Kujtojmë se një plan i tillë ka qarkulluar muaj më parë edhe për Shqipërinë si vend pritës i azilkërkuesve të Anglisë, por lajmi është mohuar nga autoritetet e vendit tonë.

The post Anglia fillon kthimin mbrapsht të azilkërkuesve appeared first on Albeu.com.

Macron i kërkon Ruandës që t’i falë Francës për rolin e saj në gjenocidin e 1994
Presidenti francez Emmanuel Macron u ka kërkuar ruandëve që ta falin Francën për rolin e saj në gjenocidin e 1994-ës ku u vranë rreth 800,000 Tutsi etnikë dhe Hutus të moderuar.

Duke folur në memorialin e gjenocidit në kryeqytetin e Ruandës Kigali, ai tha se Franca nuk i kishte marrë vesh paralajmërimet e masakrës dhe se shteti nuk kishte qenë një bashkëpunëtore në vrasjet.

Udhëheqësi i Ruandës vlerësoi fjalimin e tij, duke I cilësuar fjalët e Macron si “një akt jashtëzaëkonisht të guximshëm”

Në mars, një komision ekspert francez zbuloi se Franca nën Presidentin e ndjerë François Mitterrand kishte mbajtur “përgjegjësi të rëndë dhe dërrmuese” për gjenocidin por nuk kishte qenë bashkëpunëtore. Raporti tha se Franca kishte qenë “e verbër” ndaj përgatitjeve të gjenocidit./albeu.com

The post Macron i kërkon Ruandës që t’i falë Francës për rolin e saj në gjenocidin e 1994 appeared first on Albeu.com.