RTK Archives - Albeu.com

Punëtorët e RTK-së dalin sërish në protestë, nga e hëna fillojnë grevën njëorëshe
Për të tretën herë, punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë dalë sot sërish në protestë, duke kërkuar ekzekutimin e pagave të tyre.

Gjatë protestës, kryetari i SPERTK, Gëzim Bimbashi i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të veprojë njësoj si në gusht të këtij viti dhe të sigurojë pagesat.

“Gjendja në RTK është përkeqësuar ndërsa institucionet po vazhdojnë të heshtin. Mbi 700 familje të punonjësve të RTK po përballen me probleme për mbijetesë. Presione nga bankat, detyrime për të paguar, ankth i përditshëm për të ardhmen. Kjo nuk është krizë ekonomike, është krizë e identitetit”, ka thënë Bimbashi.

Ai shtoi se situata mund të zgjidhet menjëherë pa asnjë vonesë me një vendim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Të gjitha justifikimet e tjera për komisione apo procedura të tjera janë beteja mes partish. Mos i fusni punëtorët e RTK-së në beteja politike. Ne nuk jemi pjesë e asnjë partie. Jemi punëtorë që kërkojmë atë që na takon me ligj”, ka deklaruar tutje Bimbashi.

Bimbashi tha se deri më tani nuk ka pasur veprime konkrete nga autoritetet dhe kërkoi ndërhyrje të menjëhershme.

“Kemi dëgjuar deklarata por asnjë veprim konkret. Prandaj, i bëjmë thirrje publike kryeministrit në detyrë Kurti që të veprojë ashtu sikurse herën e kaluar dhe të mundësojë zgjidhjen e menjëhershme të situatës. Është e papranueshme që punëtorët nuk kanë marrë as njoftim nga menaxhmenti për vonesë të pagave. RTK është pronë publike dhe e qytetarëve, e jo e partive politike. Ne do ta mbrojmë me dinjitet, unitet dhe vendosmëri”, tha ai.

Punëtorët e RTK-së njoftuan se greva do të fillojë nga e hëna dhe do të zgjasë një orë, nga ora 11:00 deri në 12:00.

“Greva do të fillojë nga e hëna në të gjithë RTK-në. Kërkojmë që nga kjo orë të mos punohet asgjë”, tha Bimbash.

Ndërkaq Atdhe Hykolli nga BSPK që kishte dalë në mbështetje të protestës së punëtorëve të RTK-së ka thënë se zëri i punëtorëve duhet të dëgjohet.

“I bëjë thirrje punëdhënësve, institucioneve, qeverisë dhe kryeministrit në detyrë që të dëgjojë atë që po thuhet sot këtu. Demokracia e vërtetë është kur dëgjohet zëri i punëtorëve. Sot kërkojmë pagën për punën që ne bëjmë”, tha Hykolli.

Në mbështetje të protestës ishte edhe kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha.

Rexha tha se AGK qëndron në përkrahje të kolegëve të RKT-së, derisa bëri thirrje që qeveria të gjej rrugë ligjore që punëtorëve të mediumit publik tu ekzekutohen pagat.

“AGK edhe njëherë dhe gjatë gjithë kohës qëndron në përkrahje dhe solidaritet të plotë me kolegët e RTK-së. Është për keqardhje që jemi në mesin e muajit nëntor dhe pagat e 700 kolegëve në RTK nuk janë ekzekutuar. Përgjegjësia bie mbi Qeverinë e Kosovës. Thirrja jonë është për kryeministrin në detyrë që bashkë me ministrin e Financave të gjej rrugë ligjore për të ekzekutuar edhe për tre muaj shtesë buxhetin për RTK. Këtë situatë e shohim si presion shtesë të LVV-së dhe qeverisë ndaj transmetuesit publik”, tha Rexha duke shtuar se përkrahin edhe grevën e paralajmëruar për të hënën, derisa uroi që të mos vie deri aty.

Kurse, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj gjithashtu tha se mbështesin protestën e punëtorëve të RTK.

“Sikurse u gjetën para për studentët e pensionistët është dashur të gjenden edhe për punëtorët e RTK-së”, tha Jasharaj.

The post Punëtorët e RTK-së dalin sërish në protestë, nga e hëna fillojnë grevën njëorëshe appeared first on Albeu.com.

Këngëtarja nga Tirana fiton Festivalin e Këngës në RTK me këngën “Rreze zjarr” (VIDEO)
Këngëtarja nga Tirana, Arsi Bako, u shpall fituese e çmimit kryesor “Diamanti Blu” në edicionin e tretë të Festivalit të Këngës në RTK, me këngën “Rreze zjarr”, një krijim me frymë rock që u vlerësua nga juria me pesë anëtarë.

“Nuk e kam pritur, ishte emocion i papërshkrueshëm”, tha Bako pas triumfit, duke përshkruar këngën si motivuese dhe të përshtatshme “për çdo gjendje emocionale”.

Çmimin e dytë e mori Florent Abrashi me këngën “Unë dhe ti”, ndërsa në vend të tretë u rendit Arjeta Palushaj me “Andrra”.

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ndau çmimin kryesor, duke e cilësuar festivalin “një kontribut të rëndësishëm për trashëgiminë muzikore kosovare”.

Drejtori i festivalit, Rilind Gërvalla, njoftoi se edicioni i ardhshëm do të mbahet pa subvencion nga Ministria e Kulturës, dhe RTK do ta financojë vetë aktivitetin, duke e bashkuar me rikthimin e “Akordeve të Kosovës”. Ai shtoi se RTK po lobon për pjesëmarrjen e Kosovës në Eurovision.

Festivali, i mbështetur sivjet me 200 mijë euro, u zhvillua për tre net në “Sallën e djegur” të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur si Gjon’s Tears, Elvana Gjata dhe Tuna.

The post Këngëtarja nga Tirana fiton Festivalin e Këngës në RTK me këngën “Rreze zjarr” (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

RTK publikoi shkrimin e paverifikuar të ‘Slobodna Bosna’ jep dorëheqjen kryetari i bordit të RTK dhe 2 anëtarë! Boletini akuzon Adi Krastën: S’do të adresojë skandalin
Besnik Boletini, Arta Berisha dhe së fundi Safet Kabashaj që të tre pjesë të Bordit të Radiotelevizonit të Kosovës (RTK) kanë dhënë dorëheqje pas publikimit të lajmi të portalit boshnjak ku sulmohet rëndë Nacionale e Periskopi.

Ndërkohë, Nacionale ka arritur që të sigurojë procesverbalin e mbledhjes së parë të Brodit në të cilin është diskutuar publikimi i këtij lajmi dhe marrja e masave dhe paralajmëron se gjatë ditës së sotme do të publikojë krejt çka u diskutua në mbledhjen e Bordit të RTK-së një ditë pas publikimi të lajmit të “Slobodna Bosna” në lajmet qendrore të RTK-së.

Në këtë procesverbal që ka 16 faqe janë të gjitha diskutimet e Bordit përfshirë edhe drejtorin e TV-së, Rilind Gërvalla.

Sipas këtij proces verbali, anëtari i partisë së Vetëvendosjes që është drejtor i Televizonit, Rilind Gërvalla ka arsyetuar publikimin e lajmit duke u thirrë në burime nga institucionet e sigurisë.

Gjithashtu, në këtë mbledhje janë bërë krahasime të lajmeve, duke përmendur edhe audio-iniçizimet e shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari – Lila me kriminelin serb, Milan Radoijiçiç

Më tej, procesverbali tregon se kush e ka bllokuar shkarkimin e Rilind Gërvallës nga pozita e drejtorit.

Ndërkohë, këto ditë kanë dhënë dorëheqje tre anëtarë të Bordit të RTK-së.

Kryetari i Bordit Besnik Boletini dha njoftimin për dorëheqje nga pozita e kryetarit të Bordit të RTK-së. Ai ka bërë me dije se gjetjet e raportit tregonin në mënyrë të qartë se RTK i kishte shkelur standardet profesionale. Boletini ka akuzuar zëvendësdrejtorin e RTK-së, Adi Krasta, se nuk ka dashur të marr masa ndaj atyre që shkaktuan skandalin.

“Sot gjatë mbledhjes së bordit, kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Bordit të RTK-së. Përpjekjet për të adresuar skandalin e publikimit të një artikulli të paverifikuar, gjatë këtyre javëve ishin të përditshme dhe të vazhdueshme, përkundër vështirësive. Gjetjet e raportit të komisionit ishin të qarta. Që nga data 9 gusht, zëvendësdrejtori Adi Krasta (që i ka përgjegjësitë e drejtorit) nuk po e adreson këtë raport. Të jesh në krye të transmetuesit publik edhe për një ditë është privilegj, por edhe përgjegjësi. E siç po shihet ai nuk ka vullnet për të marrë masa ndaj atyre që e shkaktuan skandalin”, ka shkruar ai.

Arta Berisha gjithashtu konfirmoi dje se dorëheqja e saj ndërlidhet me skandalin e shkrimit të Slobodna Bosna të publikuar në RTK.

Berisha ka thënë se janë shkelur standardet profesionale të gazetarisë, dhe sipas saj bordi është gënjyer. Dorëheqje ka dhënë edhe Safet Kabashaj nga pozita e anëtarit të Bordit.

Ndërkohë për këto dorëheqje reagoi një anëtare e Bordit, Albulena Mehmeti, e cila hodhi kritika ndaj kolegëve të saj. /Nacionale/

The post RTK publikoi shkrimin e paverifikuar të ‘Slobodna Bosna’ jep dorëheqjen kryetari i bordit të RTK dhe 2 anëtarë! Boletini akuzon Adi Krastën: S’do të adresojë skandalin appeared first on Albeu.com.

RTK shprehet optimiste që vitin tjetër Kosova të shkojë në Eurovision
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) njoftoi se ka riemëruar Adrian Krastën, drejtor edhe për edicionin e dytë të Festivalit të Këngës në RTK.

Në muajin tetor, për herë të parë u organizua Festivali i Këngës nga RTK, ku fitues u zgjodh artisti i njohur La Fazani me këngën “Oj Kosovë”.

“Festivali i vitit të kaluar, i pari i këtij lloji në Kosovë, jo vetëm që magjepsi audiencën, por la gjurmë të pashlyeshme në skenën mbarëkombëtare të muzikës, duke qenë ngjarja më e madhe kulturore në vend. Festivali u dha hapësirë artistëve të rinj që përveç përformimit në festival, këngët e tyre transmetohen edhe në të gjitha kanalet e RTK-së”, thuhet në komunikatën e bordit.

“Duke u mbështetur në këtë qëllim, organizim dhe përvojë, edicioni i dytë i Festivalit të Këngës në RTK premton të jetë edhe më spektakolar, duke ofruar një platformë për artistët aspirantë që të shfaqin talentin dhe krijimtarinë e tyre në një platformë garuese mbarëkombëtare”.

RTK gjithashtu njoftoi se do të paraqesë aplikimin e saj në EBU që kënga fituese të përfaqësojë Kosovën në Eurovision.

“Ne jemi optimistë që kënga fituese e Festivalit të dytë me radhë do ta përfaqësojë Kosovën në këtë garë ndërkombëtare. Për këtë çështje është punuar në vazhdimësi nga bordi dhe menaxhmenti i RTK-së dhe është arritur të sigurohet përkrahje nga shumë vende, por në anën tjetër ka edhe pengesa të vazhdueshme për shkaqe politike nga disa vendet të cilat se njohin Kosovën”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

The post RTK shprehet optimiste që vitin tjetër Kosova të shkojë në Eurovision appeared first on Albeu.com.